Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lojtarët e Realit “dashurohen” me Mourinjon

Shko poshtë

Lojtarët e Realit “dashurohen” me Mourinjon Empty Lojtarët e Realit “dashurohen” me Mourinjon

Mesazh nga Geri Wed 21 Jul 2010 - 7:29

Lojtarët e Realit “dashurohen” me Mourinjon Mourinjo1Trajneri portugez ka bërë për vete futbollistët e Real
Madridit, që në seancat e para stërvitore

Hoze Mourinjo është bërë njeriu i momentit në Madrid dhe s’kishte si
të ndodhte ndryshe. Ish-trajneri i Interit dhe Çelsit ka qenë
protagonist në stërvitjet e para dhe ka bërë për vete futbollistët e
Realit me sjelljen e tij. Mbrojtësi brazilian Marselo tregon mjaft
thjesht ndryshimin mes trajnerit aktual të Realit të Madridit, Manuel
Pelegrinit, atij që i drejtoi “merengesit” në sezonin e kaluar.
“Mourinjo është më agresiv dhe i jep ekipit më shumë impulse se
Pelegrini. Jemi shumë të kënaqur me të, - tha Marselo. - I jep ritëm
stërvitjes me ato që thotë. Ne po vuajmë lodhjen gjatë këtyre ditëve të
para, por shumë mirë kështu. Nëse duhet të vuajmë për të fituar, ia
vlen. Na pëlqen të punojmë me Mourinjon.” Më pas, Marselo ka thënë se
është dakord me të gjitha vendimet e mara nga portugezi. “Eshtë një
njeri pozitiv, i hapur dhe flet me të gjithë. Për të jemi të gjithë
njëlloj.
Në secilën nga stërvitjet e para kemi kuptuar se çfarë trajneri
është. Ai ka thënë që futbolli është jeta e tij dhe drejtuesit e Realit
kanë marrë vendimin e duhur duke e sjellë në “Bernabeu”.
Ndërkohë kampionët e rinj të botës, Iker Kasiljas dhe Serxhio Ramos kanë
qenë dje në pikën stërvitore të “Valdebebas”-it, ku janë takuar me
trajnerin e tyre të ri, portugezin Hoze Mourinjo. Sipas asaj që shkruhej
në faqen zyrtare në internet të Real Madridit, dy futbollistët takuan
shokët e skuadrës, të cilët i përgëzuan për suksesin në “Afrika e Jugut
2010″, pastaj biseduan me trajnerin.
“Fola me Mourinjon dhe i urova atij të gjithë fatin e kësaj bote, por
sigurisht që me palmaresin dhe të kaluarën e tij fati nuk ka të bëjë.
Jam i bindur se me të do të fitojmë trofe,” - tha kapiteni Kasiljas.
Edhe mbrojtësi Serxhio Ramos tha disa fjalë për trajnerin e tij të ri:
“Mourinjo bazon gjithçka te rendimenti. Kudo ka arritur të jetë i
sukseshëm dhe i tillë do të jetë edhe në Madrid. Ai ka fituar shumë
tituj, di si arrihet suksesi, dhe mendoj se s’do ta kemi të vështirë
t’ia kuptojmë idetë.”
Futbollistët janë të mahnitur nga Hoze Mourinjo, ashtu si shtypi
madrilen, por nga kampi katalanas është lëshuar doreza e sfidës. Në një
artikull, të shkruar sot në të përditshmen e Barcelonës, “Sports”
lexohet: “96 pikë, 102 gola të shënuar, 31 nga 38 ndeshje të fituara.
Këtë arriti vjet Reali i Manuel Pelegrinit, trajneri më i sukseshëm nga
41 trajnerët në historinë e Realit të Madridit. Mourinjo duhet të arrijë
këto shifra të pamundura duke nisur nga mesatarja 81% e ndeshjeve të
fituara.”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi