Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fabregasi festoi me fanellën e Barcelonës

Shko poshtë

Fabregasi festoi me fanellën e Barcelonës Empty Fabregasi festoi me fanellën e Barcelonës

Mesazh nga Dewil Tue 13 Jul 2010 - 9:29

Fabregasi festoi me fanellën e Barcelonës Cescget_1677880c-300x187Kapiteni
i Arsenalit, Çesk Fabregas gjatë festës së titullit të kampionit të
botës në Madrid është xhiruar i veshur në fanellën e Barcelonës.

Fanella e klubit katalanas në trupin e 23-vjeçarit spanjoll nuk u
paraqit rastësisht. Gjatë festimit ishin bashkëlojtarët e tij të
kombëtares, anëtarët e Barcelonës, Xherard Pike dhe Karles Pujol, të
cilët e shtyn për ta veshur atë fanellë. Fabregas me këtë rast qeshi
dhe bëri me gjeste se nuk e kishte pritur një gjë të tillë. Megjithatë
ai nuk rezistoi shumë, madje as kur portieri rezervë i kombëtares
spanjolle, Pepe Reina e prezantoi si përforcim të ardhshëm të
Barcelonës. Menjëherë pas finales ndaj Holandës, Fabregasi kishte thënë
se është krenar që është pjesë e Arsenalit, derisa trajneri i
“Topçinjve”, Arsen Venger kishte refuzuar takimin me drejtuesit e
Barcelonës, të cilët dëshirojnë të negociojnë transferimin e
mesfushorit spanjoll, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin
2015. Ndërkohë “El Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se presidenti i
Barcelonës, Sandro Rosell është i gatshëm të ndajë 45 milionë euro për
të siguruar shërbimet e Fabregasit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi