Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

2 posters

Shko poshtë

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit Empty Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Mesazh nga Geri Wed 7 Jul 2010 - 4:50

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit Thumbnail.php?file=velipoje_120477579
I vendosur ne bregdetin e Adriatikut, vetem
pak kilometra larg Shkodres, ne kufi te afert me Ulqinin ne Malin e Zi,
me te cilin vetem ujrat e lumit Buna e ndajne ne mes, ky plazh prej
vitesh eshte bere nder me te frekuentuarit e Shqiperise. Nje vije
bregdetare qe nga rrjedhja e Bunes e deri tek Rana e Hedhun, pika
kufizuese me Shengjinin, ka shtrirje siperfaqesore prej 14 kilometra, ku
vetem 6 km shfrytezohet, nderkohe qe pjesa tjeter vazhdon te mbetet
akoma e virgjer.

Vlerat qe mbart ne vetvete me ujin dhe reren e
paster, por edhe me ajrin e paster, fale pyjeve me pisha qe e rrethojne,
e bejne shume te frekuentuar plazhin e Velipojes. Pjese e territorit te
plazhit jane dhe Laguna e Vilunit, Rezervati i Gjuetise me
shumellojshmerine e shpendeve, lumi i lundrueshem Buna, i vetmi i ketij
lloji ne vendin tone.
E krahas ketyre, nje motiv me teper per te
pushuar ne kete plazh eshte rera krejt e vecante nga te gjitha plazhet e
tjera te vendit dhe rajonit perrreth, e cila fale shfrytezimit ende te
paket eshte mbushur me jod, shume kurative per semundje te ndryshme.

Ne sezonin e kaluar numri i pushueve ne plazhin e Velipojes arriti deri ne
60 mije, mes te cileve jo vetem shqiptare, por edhe nga shtetet fqinje e
disa vende te ndryshme europiane. Por sivjet per sezonin e ri turistik
2010 pritet te shkoje deri ne 80 mije", thote kryetari i komunes se
Velipojes, Marku. Sipas tij, dyndja me e madhe ndaj bregdetit te
Velipojes konstatohet ne ditet e fundjaves.

Investime dhe ndryshime ne Velipoje

Kryekomunari shprehet entuziast
per sezonin e ardhshem turistik qe pritet te jete shume me lart ne
gjithe treguesit, pasi vec angazhimi total te strukturave te komunes per
nje sherbim cilesor gjate periudhes se sezonit turistik, Marku ndalet
tek investimet e qeverise shqiptare. "Fale tyre Velipoja kete sezon do
te jete krejt ndryshe nga vitet e tjera, duke i garantuar pushuesve
sherbim komod ne te gjithe aspektet", thote ai.
Rrefimin i
kryekomunarit Nikoll Marku e nis nga shetitorja e plazhit, ose sic
quhet, qendra e plazhit, vendi i pare ku perballen pushuesit dhe
vizitoret vendas dhe te huaj deri ne Velipoje. "Jane plot 90 milion leke
te akorduara nga qeveria shqiptare qe do te bejne te mundur perfundimin
e projektit per ndertimin e shetitores. Eshte nje siperfaqe prej 5 ha
toke, qe do te shnderrohet ne mjedis shlodhes per pushuesit, me
trotuare, gjelberim, ndricim, lokale sherbimi, kende lojrash per femije
dhe mjedise te tjera te rezervuara per nje sherbim sa me te kulturuar",
thote ai.

Pjese e ketij territori eshte edhe nje qender
informative turistike, qe me nje sherbim punonjesish te specializuar te
fushes se turizmit, do te jete ne dispozicion te te gjithe te
interesuarve per informacion sa me te shumellojshem, sidosmos per ata qe
vijne per here te pare ne Velipoje per te pushuar.

Higjiena dhe pastrimi, pajisje dhe mjete moderne

Higjena dhe pastertia qe do te mbizoteroje ne mjediset e plazhit te Velipojes, ky
eshte kujdesi i vecante nga strukturat e komunes ne pergatitjet per
sezonin e ri turistik, qe do te hapet ne 15 qershor.

Kryetari i komunes Nikoll Marku tregon se per kete sezon turistik jane marre masat e
nevojshme per te vene ne dispozicion pajisje dhe mjete moderne per
pastrimin e territorit te plazhit, reres prane detit, godinave,
shtepive, vilave dhe pallateve te shumta, qe shtrihen pergjate bregut te
detit.

"Jane vene ne dispozicion 120 milion leke nga te
ardhurat e komunes nga sezoni i meparshem, me te cilat do te blejme 2
makina teknologjike me kontinier ne dispozicion te pastrimit te plazhit,
100 kazane dhe kosha per hedhjen e mbeturinave ne vendet perkatese",
thote Marku. Per kete sektor do te angazhohen 45 punonjes, qe do te
punojne deri ne mbyllje te sezonit, ne 15 tetor.
- Pika vrojtimi dhe
motore uji shpetues-

Ne ndryshim nga sezoni i kaluar, kete vere
do te jene ne funksion 10 pika vrojtuese ne vende te ndryshne te bregut
te reres, rreth 500 metra larg njera tjetres me qellim, orientimin dhe
informimin sa me te sakte te pushuesve per terrenin ku do te pushojne,
sidomos per turistet e huaj. Per t'i ardhur ne ndihme pushuesve, gjate
brezit te ujit ne plazh do te patrullojne non-stop 4 motore uji te
pajisur me radio marrese e dhenese ne komunikim te vazhdueshem me pikat e
vrojtimit per cdo rast te jashtezakonshme.

Ne sherbim te pushuesve do te jene 2 qendra shendetesore ne te dy krahet e territorit
te plazhit, lindje dhe perendim, dy autoambulanca, mjeke dhe infermiere
ne sherbim 24 oresh. Rajoni Policor ne Velipoje me efektiv te zgjeruar
do te siguroje qetesine publike brenda territorit te plazhit, ndersa
efektivet rrugore do te kene nen kujdesje te gjitha akset rrugore qe
lidhin plazhin me Shkodren dhe akset e tjera nacionale.

Infrastruktura,gjithnje e ne permiresim

Fale investimeve madhore qe ka bere qeveria, infrastruktura rrugore qe te con drejt plazhit te
Velipojes cdo dite e me teper po behet me komode per automjetet. Krahas
akseve rrugore nacionale Tirane-Shkoder dhe superstrades Morine-Milot,
ne gjendje mjaft te mire eshte dhe aksi rrugor Shkoder-Velipoje, per te
vijuar edhe me rruget e tjera dytesore brenda territorit te plazhit.

Per t'i ardhur ne ndihme pushuesve, komuna e Velipojes me vendim te
keshillit ka vendosur qe nga qendra e komunes dhe deri ne zonen e
plazhit te ndertohet nje rruge dytesore vetem per kembesore. Vemendje
eshte treguar dhe per kanalizimet e ujrave te bardha dhe te zeza, ku me
fondin 9 milion euro, financuar nga Komuniteti Europian po nderhyhet ne
sistemimin e tyre. Me ndertimin vitin e kaluar te stacionit te ri te
pompave, furnizimi i zones se plazhit me uje te pijshem eshte
krejtesisht i garantuar, ashtu si dhe furnizimi i plote pa nderprerje me
energji elektrike.(yll-pres).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit Empty Re: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:29

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit 02092010237
visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit Empty Re: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:30

kjo pjesa ktu eshte derdhje e bunes dhe velipoj d m th ktu dahet buna me detin eshte fantastike!!!
visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit Empty Re: Velipoje: Nje turizem ndryshe per kete vit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi