Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia me bregdet te mrekullueshem dhe cmime te perballueshme

Shko poshtë

Shqiperia me bregdet te mrekullueshem dhe cmime te perballueshme Empty Shqiperia me bregdet te mrekullueshem dhe cmime te perballueshme

Mesazh nga Geri Wed 7 Jul 2010 - 4:48

Shqiperia me bregdet te mrekullueshem dhe cmime te perballueshme Bregdeti_163926037Problemet e medha ekonomike qe bota ka hasur kete vit kane bere qe njerezit ne mbare globin te zgjedhin destinacione te tjera turistike pervec atyre tradicionale. Nje destinacion qe po lulezon ne syte e turisteve nderkombetare eshte
Shqiperia.
Organizata britanike "Helium" e konsideruar si tryeza me e madhe elektronike e gazetareve, shkrimtareve dhe agjenteve turistike dhe te pasurive te paluajtshme, shkruan se Shqiperia ofron male, lumenj, bregdet te jashtezakonshem dhe ambiente te rehatshme per vizitoret e huaj. Shkrimtarja Katerina Nikolas thote se Shqiperia apelon vecanerisht ata udhetare te pavarur qe duan te eksplorojne nje vend, qe ndonese nuk eshte futur akoma ne epoken e
modernes, perben nje gur te cmuar.
Edhe ata qe kerkojne nje pakete turistike me cmime te uleta kane avantazhin te pushojne me se miri ne Shqiperi.
Hotele luksoze po lulezojne ne zonat bregdetare per te akomoduar turistet e shumte qe tani ka arritur ne mbi 2 milione ne vit, vazhdon me
tej Nikolas.
Vendet me te preferuara, te cilat jane vleresuar shume nga turistet e huaj qe tashme e kane rivizituar Shqiperine jane Saranda, Vlora e Tirana. Nje gje eshte e sigurt, mbyllet artikulli i "Helium", se nese Shqiperia behet nje vend anetar i Bashkimit Europian, popullariteti i saj si nje vend i bukur dhe i lire
turistik do te rritet duke ua kaluar edhe destinacioneve me te mira te Europes.
Pervec turizmit, Shqiperia ofron shume lehtesira dhe mundesi te arta edhe ne fushen e investimeve, sidomos ne pasurite e paluajtshme. Per organizaten britanike, "Helium", Shqiperia eshte destinacioni i preferuar i rradhes i investitoreve, sepse Shqiperia eshte nje vend ku pervec se ka nje bregdet te mrekullueshem, cmimet jane te perballueshme, dy faktore keto qe kapin gjithmone
interesin e investitoreve dhe ndertuesve.
Investitoret e huaj inkurajohen nga "Helium" te zgjedhin Saranden, Durresin, Vloren dhe Tiranen per te
perfituar nga zhvillimi i shpejte ne keto qytete, Per me teper investimi ne keto zona mund te rezultoje ne nje perfitim afatgjate per te gjithe.Mesazhi nga "Helium" per investitoret e huaj eshte i qarte: Shkoni ne Shqiperi!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi