Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rozana Radi ben operacion

 :: Show Biz

Shko poshtë

 Rozana Radi ben operacion Empty Rozana Radi ben operacion

Mesazh nga Geri Wed 30 Jun 2010 - 9:47

 Rozana Radi ben operacion Rozana11

Rozana Radi sjell për të gjithë lexuesit një lajm dhe disa foto po aq ekskluzive. Gjatë gjithë karrierës së saj ka luajtur rolin e vajzës moskokëçarëse, andaj dhe suksesin e ka pasur me ‘kile’. Prej kohësh në qarqet e gazetarëve rozë, qarkullonte lajmi se Rozana Radi, ka bërë gjoksin operacion, por pak prej tyre morën guximin ta publikonin me të madhe këtë lajm. Megjithatë, diçka u përfol faqeve të revistave a gazetave. Kur e pa Rozi, që ky lajm po merrte formë, vendosi që gjithë të vërtetën në lidhje me këtë operacion ta zbulonte. Ndërsa kontaktuam dje me Rozin, ajo na pohoi se gjithçka ishte thënë, ishte mëse e vërtetë… Operacioni i gjoksit, na thotë Rozi ‘është diçka që nuk mund të fshihet, si pasojë ishte më mirë që unë të tregoja vetë gjithë të vërtetën sesa të lexoja lloj-lloj hamendësimesh…’ Kështu pohon Rozi, e cila shpjegon se ideja për këtë operacion plastik, i ka lindur rreth 5 vite më parë, por për shkak të frikës, e ka shtyrë gjithmonë e më shumë, deri sa mbërriti aty ku “nuk mbante më ujë pilafi”. Operacioni ka qenë shumë i kushtueshëm, dhe është kryer në një klinikë jashtë Shqipërisë, ku kanë kryer gjithashtu ndërhyrje kirurgjikale edhe VIP-a të tjerë në botë. Ajo tregon ndërkaq se tani është e bindur që do të tërheqë edhe më shumë vëmëndjen e meshkujve. Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të Rozanës, pjesën tjetër dhe setin e plotë të fotove të nxehta do ta gjeni në një revistë të përmuajshme. Ndërkohë ne do t’i rikthehemi sërish Rozanës, por këtë herë nuk do të flasim për gjoksin e saj, por për këngët e reja dhe projektin teatror për të cilin është duke bërë prova në Tetarin Kombëtar. Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, ka vendosur që këtë verë, krahas pushimeve t’u përkushtohet maksimalisht, të dy profesioneve të saj. Pas kaq muajsh mungesë ajo do t’i rikthehet të mërkurë skenës së Teatrit Kombëtar, këtë herë në rolin e Ofelisë, tek tragjedia “Hamleti”. Ky angazhim i ri në teatër është duke i marrë jo pak kohë Rozit, por megjithatë ajo nuk ka ndërmend që ta lërë pasionin e saj, muzikën, për asnjë arsye. Aktualisht është duke punuar për 2 këngë të reja në studion e kompozitorit të njohur Adrian Hila, për njërën prej të cilave këngëtarja na tregon se do të realizojë edhe një klip shumë të nxehtë…
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi