Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare Lloji Te Lekures Keni?

2 posters

Shko poshtë

Cfare Lloji Te Lekures Keni? Empty Cfare Lloji Te Lekures Keni?

Mesazh nga Vizitor Fri 25 Jun 2010 - 8:53

Cfare Lloji Te Lekures Keni? Llojetelekures


Ekzistojnë pesë lloje bazë të lëkurës: Lekure e yndyrshme, kombinim, e ndjeshme, e thatë dhe e dëmtuar nga dielli. Lloji i lëkurës tuaj përcaktohet nga ajo se sa shumë ose sa pakë yndyrë lëkura juaj prodhon. Gjenet, dieta, niveli i stresit, medikamentet e gjithashtu edhe mënyra e kujdesit ndaj lëkurës – të gjitha këto përcaktojnë se sa yndyrë prodhon lëkura juaj.
Rona Berg në librin e saj “Beauty the New Basics” në mënyrë të hollësishme tregon pesë llojet e ndryshme të lëkurës. Ja se si mund të mësoni se çfarë lloji të lëkurës keni.
Berg sugjeron që të bëni testin e lëkurës. Pastro fytyrën, fshije dhe më pas merr disa copëza letre orizi ose lecka për pastrimin e lenteve dhe vendosi në vende të ndryshme në lëkurë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme atëherë letra do të ngjitet kurse nëse keni lëkurë të thatë ajo nuk do të ngjitet dhe nuk do të kap yndyrat në fytyrë. Nëse ngjitet në zonën e ashtuquajtur zona-t (balli, hunda dhe mjekra) atëherë ju keni kombinim të të dyjave ose ndryshe lëkurë normale. Më poshtë keni 5 llojet e lëkurave dhe karakteristikat e tyre.

  • Lloji i Lekures 1: Lekura e Yndyrshme – lëkura e yndyrshme duket me shkëlqim të tepërt dhe me pore të zmadhuara e kështu është e cenueshme ndaj puçrrave të zeza dhe njollave.


  • Lloji i Lekures 2: Kombinim/normal – Ky lloj i lekures ka pore mesatare, thurje të rrafshët dhe të lëmueshme, qarkullim të mirë, ngjyrë të shëndetshme, anon të jetë me e tharë në faqe kurse më e yndyrshme në zonën-t (ballë, hundë dhe mjekër).


  • Lloji i Lekures 3: Lekura E Ndjeshme – Lekura e ndjeshme anon të jetë e hollë, delikate dhe me pore të vogla. Skuqet lehtë, është e cenueshme ndaj pëlcitjes së kapilarëve, shpesh është edhe alergjike dhe mund të skuqet të bëhet me puçrra.


  • Lloji i Lekures 4: Lekura e Thate – Lekura e thate ka ndjesinë e të qenit ngushtë (e tendosur) veçanërisht pas pastrimit. Kjo lloj lëkure ka prirje ndaj rrudhave delikate, leskorsje dhe vende vende me njolla te kuqe.


  • Lloji i Lekures 5: Lekura E mplakur apo dëmtuar nga dielli – Edhe ky lloj lëkure ka ndesinë e të qenit e ngushtë me rrudha të dukshme, e lëshuar (e varur) – veçanërisht ka faqet dhe mjekra – me thurje të vrazhdë dhe kapilar të thyer (pëlcitur).

Cilin lloj të lëkurës keni – provoni e tregoni se si kujdeseni për llojin e lëkurës që keni.Cfare Lloji Te Lekures Keni? Pixy
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare Lloji Te Lekures Keni? Empty Re: Cfare Lloji Te Lekures Keni?

Mesazh nga Shpejtimi Wed 7 Jul 2010 - 22:49

une per veten time kam Lekura E Ndjeshme .... e kam lekuren sikur te vajzave te bute hahahahaha....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare Lloji Te Lekures Keni? Empty Re: Cfare Lloji Te Lekures Keni?

Mesazh nga Hapësira Thu 8 Jul 2010 - 2:57

Normale!!
Hapësira
Hapësira
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 19
 <b>Piket</b> Piket : 21
Regjistruar : 07/07/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Kosovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare Lloji Te Lekures Keni? Empty Re: Cfare Lloji Te Lekures Keni?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi