Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti i Sarandes, mirepret edhe sivjet turistet

Shko poshtë

Qyteti i Sarandes, mirepret edhe sivjet turistet Empty Qyteti i Sarandes, mirepret edhe sivjet turistet

Mesazh nga Geri Thu 24 Jun 2010 - 8:52

Qyteti i Sarandes, mirepret edhe sivjet turistet Thumbnail.php?file=Saranda_tyrizem_701635669
SARANDE - Ne prani te mijera qytetareve, si dhe te ftuarve nga qytete dhe vende te ndryshme te Shqiperise, Kryetari i Bashkise se Sarandes, Edmond Gjoka, deklaroi te shtunen hapjen zyrtare te sezonit turistik ne kete qytet ne jug te vendit.
"Qyteti i Sarandes sivjet ka permiresuar dukshem infrastrukturen lokale, duke e modernizuar ate me standardet evropiane," tha Gjoka.
"Celja e sezonit turistik ne Sarande shenon fillimin e mireseardhjes te mbare shqiptareve. Se bashku me ju, se bashku me shqiptaret, le t’ju urojme gjithe pushuesve ‘Mireserdhet ne Sarande," tha Gjoka.
Sipas tij, nje vit me pare ne Sarande pushuan mbi 300 mije turiste, ndersa sivjet numri i tyre do te shtohet, duke i shnderruar brigjet e jugut ne nje nga pikat me te preferuara per cdo pushues.
Nikolle Lesi, Zevendesminister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, duke pershendetur te pranishmit, tha se qyteti i Sarandes, ne saje te masave te marra vjen ne kete prag te celjes se sezonit me e pergatitur, me nje infrastrukture me te kompletuar turistike e mjedisore.
"Saranda eshte qytet model per zhvillimin e turizmit. Le te behemi te gjithe promovues te vlerave e bukurive turistike te qytetit", tha Lesi.
Saranda eshte nje qytet me me shume se 2000 vjet histori, ngritur ne zonen e bregdetit jugor te Shqiperise, i pasur ne vlera te rralla te trashegimise kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane.
Ne fillimet e tij, qyteti ka sherbyer si nje porte per qytetin antik te Finiqit dhe si rrjedhoje edhe si porte hyrjeje per ne rajon. Kjo trashegimi e pasur arkeologjike, e gershetuar me bukurite e natyres, si dhe portin e saj natyral perben bazen me te rendesishme per te promovuar zhvillimin e imazhit aktual te Sarandes, si nje destinacion i turizmit klasik boteror, si dhe per te terhequr tregun e turizmit te vecante.
Qyteti i Sarandes shtrihet pergjate gjirit te detit Jon, deri aty ku derdhet Lumi i Bistrices ne det, me nje gjatesi prej rreth 7,5 km. Qyteti po zgjerohet me ritme te shpejta ne disa drejtime si, drejt Kanalit te Cukes, drejt kodrave mbi det, apo drejt ish-marines ushtarake.
Sipas studiuesve, Saranda ka numrin me te larte te diteve me diell ne Europe, mbi 270 dite.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi