Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lugina e Valbones, 'dashuria'e re e amerikaneve

Shko poshtë

Lugina e Valbones, 'dashuria'e re e amerikaneve Empty Lugina e Valbones, 'dashuria'e re e amerikaneve

Mesazh nga Geri Thu 24 Jun 2010 - 8:50

Lugina e Valbones, 'dashuria'e re e amerikaneve Thumbnail.php?file=Lugina_e_Valbones_669171841
Udhetimi nga qyteti i Bajram Currit deri ne Rragam, fshati i fundit i lugines se Valbones, nje distance prej rreth 20 km, zgjat nje ore me makine dhe ndoshta edhe me shume. Eshte e pamundur qe duke udhetuar te mos ndalesh e te mrekullohesh nga kthjelltesia e lumit Valbone, gjelberimi i dendur dhe debora e perjetshme ne maje te Jezerces, qe duket si nje roje besnik i qiejve qe ushqen me uje dhe freski luginen. Deri ne qendren e komunes rruga eshte e asfaltuar jo keq, por kjo eshte nje distance shume e shkurter. Nga Margegaj e deri sa i lodhen kembet vizitori ecen neper luginen magjike deri ne Theth te Malesise se Madhe apo deri ne Vuthaj, Plave e Guci te Malit te Zi, neper bjeshket e Rozhajes e keshtu me radhe ne Bjeshket e Nemuna. Nje dite ndoshta eshte e pamjaftueshme per te shkelur me kembe qofte edhe nje nga fshatrat e zones. Turistet kane treguar se fakti qe asnjehere nuk arrijne ta eksplorojne plotesisht, i ben ata qe te rikthehen aty dhe perseri nuk arrijne ta eksplorojne e perseri rikthehen. Kjo ndodh sepse njerezit bien brenda sapo ta shohin me sy Valbonen e kalter, dashurohen me te ne menyre te rrufeshme dhe te thelle.
Teksa ngjitemi lugines drejt Rragamit, stacionit fundor ku mund te gjenden bujtina dhe hotele moderne, vetem disa mjete te renda dhe nje minator qe shpon me nge shkembin, na kujton se rruga me te vertete eshte skandaloze. Nje udhetar qe vizitonte luginen per here te trete thote i nervozuar se ne keto ane duhen bere disa mure mbajtese te skrapates, mure betoni, pasi muret e tjere te ngritur si bordura, e shemtojne tej mase kete zone. Te tjere thone se edhe tabani i rruges duhej te shtrohej me rrasa guri dhe jo me asfalt, nese mund te ndodhe nje gje e tille. Sa keq qe njeriu e ka shemtuar dhe po e shemton co dite luginen me hedhje inerte dhe gjithcka tjeter.
Bujtinat

Ne bujtinat e Valbones, ndertesa kryesisht dykateshe te stilit tradicional me cati te pjerreta me furde (cati prej druri) e ne te rralle edhe me tjegulla, vizitoret gjejne ushqim tradicional, shtroje e mbuloje, si dhe zjarr per t’u ngrohur. Kuzhina per ta eshte e hapur, qe do te thote se nese deshirojne te marrin pjesen ne gatimin e gjelles, pergatitjen e brumit per buke. Mund te dalin vetem apo te shoqeruar ne lum, mund te mjelin lopen dhe delet apo dhite. Si shtroje sherbejne dysheket e tipit te ri, por ka dhoma te vecanta me hastra (dysheke me nje lloj bari si fier etj., dhe deri dyshek me pupla), postiqe (lekure dele) etj. Cdo bujtine ka te pakten kater apo me shume dhoma, ku nje nga dhomat eshte detyrimisht me shtroje te tipit primitiv me kashte, me haster dhe cerge.
Shetitja e turisteve
Pronari i bujtines ne Qukun e Valbones, Alfred Selimaj, tregon se shetitja e turisteve perben nje nga gjerat e rralla qe mund te shijohen ne lugine, nje nga punet me te preferuara edhe per nje numer personash vendas, te cilet, sic tregon Alfredi, kohet e fundit po trajnohen nga agjenci dhe shoqata te specializuara. Turistet mund te bejne shetitje me kuaj dhe mund te dalin edhe ne maje te maleve ku debora ze deboren. Bujtinat nuk mund te shpjegohen pa lumin dhe madje eshte lumi qe perben magjine e krejt lugines. “Marrim buke me vete, tesha, batanije dhe nisemi per udhe, me kuaj apo ne kembe, varet nga destinacioni. Por ka vende qe nuk arrihen me kembe, sepse jane shume larg”, thote ai per disa stacione te njohura ne bjeshke. Duke filluar me Jezercen ne lartesine rreth 3000 m mbi det, ai permend disa prej vendeve ku shkojne turistet, zakonisht si “Kollate”, “Ros”, “Pecmarre”, “Qafa e Valbones”, aty ku buron uji dhe ku nje turist nuk largohet pa u kthyer dot edhe nje here per ta pare, Thethin me tej ne zonen e Malesise Madhe, “Boga” ne drejtimin e Vuthajve te Malit te Zi etj. Alfredi thote se keto vende jane aq joshese sa turistet nuk pranojne te zbresin ne bujtine, qe gjithsesi eshte shume bukur: “Duan te flene atje e ne detyrohemi te njoftojme nje shoqerues me kale per te sjelle ushqime, jane deri ne 7 ore larg me kembe”, thote ai. Pergjegjesia e pronareve te bujtinave ne Valbone shtrihet per gjate gjithe kohes se turistet qendrojne ne Valbone, por ka pasur raste kur i kane shoqeruar turistet deri ne Kruje ku kane pare Muzeun e Skenderbeut. Vizitoret vendas jane te pritur edhe per vende te tjera me ne afersi te komunes si ne Gryken e Motines, e cila futet si nje carje ne Majen e Hekurave, pllajen e Ceremit ne Kika ne lartesine 1800 m mbi det, ku ndodhet shpella e njohur e Dragobise, te cilen mjaft njerez duan te shohin, sepse e njohin si shpellen e Bajram Currit, te cilen me shume e beri te njohur Noli i madh se sa vdekja e Bajramit.
Cuditerisht ne majen e Jezerces dhe maja te tjera bie bore edhe ne muajt e pare te veres, ndersa ne lugine nuk bie asnje pike shi. Lartesia prej rreth 3000 m mbi nivelin e detit ben qe atje debora jo vetem te mos shtroje kurre, por here pas here te kete reshje. Ja pse lumi i Valbones eshte nje nga lumenjte e rralle qe nuk shterojne dhe pakesojne, por kane gjithmone uje te kristalte. Uji buron ne mes te shkembit ne nje lartesi prej 50 metrash dhe bie pingul mrekullisht e habitshme 5 km larg fshatit Rragam, ndersa ushqehet me prurje te pashtershme deri ne mbarim te lugines drejt liqenit te Fierzes.
“Emigranti”
Rifat Selimi, punetori i bujtines se Fushes se Gjere tregon se para nje viti nje shoqeri gjermane e kerkimeve etnografike kishte ardhur ne zonen e Malesise se Madhe per te xhiruar nje dokumentar per gjakmarrjen. Nje udherrefyes vendas, per ta marre me te mire te huajin, i tregon se mund te bejne nje shetitje ne luginen e Valbones, sepse sic kalohet nga Valbona ne Theth, ndodh e njejta gje edhe nga Thethi. Kerkuesi gjerman, i mahnitur me bukurite e natyres, “harron” temen e gjakmarrjes dhe ben nje dokumentar mbi bukurite e Valbones, ku ne subjekt vendos nje emigrant qe kthehet prane vendlindjes si udherrefyes per turistet... “E kemi pare dokumentarin ne nje kanal gjerman, eshte nje gje shume e bukur, por keto televizionet tona nuk po bejne asgje per Valbonen”, thote me keqardhje Rifati.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi