Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët, më të varfërit në Europë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Shqiptarët, më të varfërit në Europë Empty Shqiptarët, më të varfërit në Europë

Mesazh nga Geri Tue 22 Jun 2010 - 5:41

Shqiptarët, më të varfërit në Europë Tirana-termete
EUROSTAT e klasifikon Shqipërine si vendin më të varfer në Europë.
Ne nje vleresim krahasimor te
Prodhimit te Brendshem Bruto (GDP) per fryme per vitin 2009, te shprehur
sipas ‘Standardit te Fuqise Blerese’, vendi yne kap fundin e listes te
perbere nga 37 vende, mes te cilave mungon vetem Kosova.

‘Standardi i Fuqise Blerese’, eshte njesia e perbashket monetare fiktive
europiane, e cila eliminon kursin e kembimit dhe dallimet e cmimeve nga
njeri vend ne tjetrin per t'i krahasuar ato. Ne nje mesatare europiane
te rrumbullakosur ne shifren 100, Shqiperia shenon vetem 27%, duke mos
lene asnje vend pas saj. Bosnja renditet me lart, me 30%, Maqedonia
shenon 35, Serbia 37 ndersa Mali i Zi 43 perqind te GDP per fryme
krahasuar me mesataren e 27 vendeve europiane.

Mireqenia vleresohet mbi mesataren europiane tek 15 vendet e vjetra te Unionit, qe
kryesohen nga Luksemburgu me 268%. Greqia ndodhet nen kete mesatare me
95% dhe ndiqet nga vendet Europes Qendrore dhe lindore qe u anëtaresuan
me vone ne familjen europiane, ku dy anetaret me te reja Rumania e
Bullgaria rezultojne me perkatesisht 45 dhe 41%.

Ndoshta per shkak te mungeses se Kosoves, per te cilen nuk paraqiten shifra, vendi i
fundit ne liste eshte Shqiperia, me nje diference prej 73 pikesh nen
mesataren europiane sipas "Standardit te Fuqise Blerese", i cili paraqet
ne nje pozicion me te mire ekonomite e varfera, krahasuar me ate te
monedhes se standardizuar.

Pervec vendeve te BE-se dhe Ballkanit,vleresimi i Zyres Europiane te Statistikave ka perfshire dhe Zvicren,
Norvegjine e Islanden. Vleresimi perfundimtar i EUROSTAT do te
publikohet ne dhjetor te ketij viti.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi