Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Restaurimi i mobiljeve të vjetra

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Restaurimi i mobiljeve të vjetra Empty Restaurimi i mobiljeve të vjetra

Mesazh nga Geri Tue 15 Jun 2010 - 9:32

Restaurimi i mobiljeve të vjetra Mobilje-antike
Dollapë që koha i ka
dënuar me harresë, karrige gjithfarë modeli ku ka vite që askush nuk
ulet, pasqyra sqimatare po aq sa edhe zonjat që dikur zbukuroheshin në
to. Duket sikur jemi për vizitë në një shtëpi përrallash, por në të
vërtetë nuk është kështu.

Një burrë, hijerëndë për nga pamja,
quhet Bajram Hyseni dhe sporti që ushtron, siç i pëlqen ta cilësojë
punën që bën, është restaurimi i mobilieve të vjetra.

Këtu, në
këtë dhomë, Bajrami risjell në jetë, falë punës së tij të palodhur,
antikuarë të harruar dhe të përçunduar nga koha dhe pakujdesia e
njeriut.

Në këtë moment, ai po merret me restaurimin e një
komoje, e cila besohet t’i përkasë fillimit të shekullit të 20-të.
Shenjat e cigareve të shuara mbi trupin e mobiljes tregojnë qartë
torturat e ushtruara mbi objektin nga zotëruesit e saj në dekada.

“Kjo
është një komo që i përket fillimit të viteve 1900. Kjo është gjetur në
Pazarin e Ri dhe një klient ma ka sjellë për ta restauruar. Ky është
një punim i bërë me dorë. Perveç djegieve nuk ka dëmtime të tjera. Do
t’i bëjme një pastrim-lustrim dhe mendoj se 12 ditë do ta kthejmë në
gjendje optimale”, shprehet Bajrami.

Ansambli imobiliar, ku koha
dhe faktori shkatërrimtar njerëzor, kanë ushtruar ndikimin e tyre
negativ, është i gjerë. Kjo karrige, ku merimangat kanë ndërtuar
mbretërinë tyre, mendohet t’i ketë përkitur një familje të kamur të
kohës.

“Këtu kemi një karrige e cila mendohet të jetë e vitit
1920. Thuhet se është model austriak. Edhe këtu punimi është bërë me
dorë. E veçanta e kësaj karrige është se mbështetëset i ka me një lloj
materiali të veçantë”, shpjegon Bajrami.

Objektet drusore në
këtë dhomë janë të shumëllojshme. Dikur, ky lloj modeli pasqyre ishte
mëse i zakonshëm në paradhoma apo në dhomat e gjumit.

“Këtu
përpara kemi një konsul me pasqyrë. Mendohet që duhet të jetë e fundit
të viteve 1800. Është punuar me dru amerikan. Ka disa pjesë që i
mungojnë dhe që do t’i zëvendësojmë për ta kthyer në gjendje të mirë.
Ajo që është e veçantë këtu, është xhami origjinal”, thtoë Bajrami.

Dhe
nuk ka sesi të mungojnë, në të gjithë këtë mori sendesh, që presin
dorën e restaurimit, edhe punime made in Albania. Kjo bufe, vjen nga
veriu i vendit dhe është objekti më i moçëm në këtë dhomë.

“Kjo
është një bufe dykatëshe. Nuk gjen më si ky model. Ka qenë në një
gjendje shumë të keqe. Xhami i bufes është origjinal madje është i
ngjitur me kallaj”, thotë Bajrami.

Dashuria e këtij njeriu për
drurin nuk do shumë për t’u kuptuar. Mjafton të shkëputesh pak nga
atelieja e tij dhe të ngjitesh një kat më lart, në banesën ku ai jeton.
Gjithçka këtu është e punuar me dru dhe pjesa më e madhe e orendive
shënojnë në pasaportë të paktën 150 vite jetë

“Këtë zanat unë e
kam mësuar në vitin 1991, në Greqi dhe me kalimin e kohës kam filluar ta
perfeksionoj, kuptohet edhe duke e vjedhur zanatin. Është një punë
shumë e lodhshme të merresh me restaurimin e këtyre objekteve dhe po
kështu edhe t’i gjesh. Mobiljet e vjetra i gjej në pazar, ose mi sjellin
tregtarë të ndryshëm, ose edhe klientë të cilët janë të interesuar për
t’i pasur”, thekson Bajrami.

Dy dekadat e fundit të punës së tij,
Bajrami i ka ndarë midis Shqipërisë dhe fqinjit jugor Greqisë. Ai ka
parë shumë dhe është i aftë të bëjë një krahasim midis kulturave
imobilare të dy vendeve.

“Në Shqipëri, kultura për mobiljet e
vjetra është një fije më e ulët. Kjo ka të bëjë me dashurinë që ne kemi
për antikuarët. Kjo vjen edhe prej faktit që nuk kemi prodhuar mobilje
të tilla dhe nuk ua njohim vlerën. Janë pak ata që njerëz që kanë
kujdes”, thekson Bajrami.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi