Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fshati që zhduket cdo ditë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Fshati që zhduket cdo ditë Empty Fshati që zhduket cdo ditë

Mesazh nga Geri Mon 7 Jun 2010 - 9:42

Fshati që zhduket cdo ditë Cerruja
Në Shqipëri për fat
të keq është bërë normale që fshatra të tërë të jenë të izoluara nga
qytetërimi në dimer e në verë për shkak të mungesës së infrastrukturës
rrugore.

Nga veriu ne jug mund te gjesh shume
zona te tilla, ku qindra banore jane te detyruar te bejne rrugetime te
gjata disa oreshe ne kembe ose me kafshe per te siguruar qofte edhe
produktet e konsumit te perditshem.


Por ne Shqiperi mund te
ndodhe edhe ndryshe, te investohet ne nje lagje fshati thuajse te
braktisur nga e cila edhe ata grusht banoresh qe kane mbetur duan te
largohen per shkak te rreshkitjes se tokes. Fshati Cerruje shtrihet nje
nje zone te thelle malore me shume se 1 ore nga qyteti i Elbasanit. Nga
fshati dikur me rreth 800 banore sot kane mbetur jo me shume se 20
shtepi te shperndara shpateve te maleve.

Rreshkitjet e
vazhdueshme te tokes kane detyruar banoret te largohen drejt zonave te
tjera, duke lene pas shtepi te braktisura e me se shumti te shkaterruara
nga shkeputjet masive te dheut ne vitin 1999 e ne vazhdim. Shume shtepi
u shkaterruan ne menyre thuajse apokaliptike nga rreshqitjet e medha te
11 viteve me pare.

Godina te tera u zhduken plotesisht, te
cilat nese nuk ke jetuar ne Cerruje nuk do mund kurre t’i dalloje se
kane ekzistuar ndonjehere. “Ketu kane qene dy objekte te kooperatives.
Ja ne kete vend ku jemi ne ka qene dhe nje shtepi dy kateshe dhe shkolla
e lagjes me kater dhoma“, thote nje banor.

Ashtu si ne kete
pike te fshatit, dheu perpiu apo shkaterroi plotesisht dhjetra banesa te
tjera. Qe nga ai moment nisi zhvendosja ne mase e banoreve. Sot ne dy
lagjet me shume te prekura nga rreshqitjet, qe jane rreth 40 minuta ne
kembe larg njera-tjetres, kane mbetur vetem 13 shtepi, ato te cilat e
kane patur te pamundur financiarisht te largohen.

Por teksa
fshati eshte tkurrur duke humbur afersisht 80 perqind te banoreve,
komuna rreth 7 vite pas largimit ne mase te tyre ka nisur investimet ne
kete zone, per cudi shumicen ne lagjen me te braktisur dhe me te
rrezikuar edhe sot nga rreshqitjet. Rreth 80 milione leke jane investuar
per rikonstruktimin e rruges qe lidh fshatin me komunen Funar, 8,8
milione leke per shkollen e re dhe 10 milione te tjera per nje qender
shendetesore.

Gjithcka e kryer kur ne fakt, banoret e mbetur
kerkojne ndihme te largohen per shkak te rreshqitjeve qe vazhdojne, duke
u vene ne rrezik serioz edhe jeten. Kryetari i komunes pranon gjendjen
alarmante te banoreve, por nuk sqaron se pse jane kryer investime ne nje
zone e cila eshte kerkuar te zbrazet ne menyre urgjente sic e pranon
dhe ai vete.


Shumica e investimit eshte hedhur ne rrugen qe
lidh komunen me fshatin dhe shkon deri ne lagjen thuajse te braktisur.
Investimi tjeter eshte ai i shkolles se re, e cila sipas informacionit
ka vetem 4 nxenes. “Jemi te detyruar per aq kohe sa ka njerez, t’i
shkollojme, t’u sherbejme per aq familje sa jane, se edhe femijet e
vegjel te ketij fshati nuk mund t’i leme pa shkolle”, shprehet kryetari i
komunes.

Komuna ka ndertuar nje godine te re ne lagjen me te
shpopulluar, me nje klase per vetem kater nxenes, ndersa ne lagjen
tjeter te po te njejtit fshat ku mesojne rreth 40 femije, godina eshte
lene ne gjendje te mjerueshme. Ndertimi i nje rruge, nje shkolle apo
qendre shendetesore eshte nje lajm i mire per banoret e zonave rurale.

Keta
njerez nuk e kishin as rrugen as shkollen dhe as qendren shendetesore
ndersa fshati ishte i banuar. Tashme qe pushteti ka vendosur te
permiresoje infrastrukturen, ata nuk kane asnje arsye per te qene pak me
te lumtur, pasi ata kane vetem nje synim, te ikin nga fshati qe cdo vit
rreshqet dhe gllaberon shtepite, tokat dhe kasollet e bagetive.


Pak
vite me pare ata iu drejtuan deri edhe protestave para prefektures, por
ndersa nuk moren asnje sinjal mbeshtetjeje nga shteti, tashme ka nisur
procesi normal i zbrazejs se fshatit. Nje proces qe po con gradualisht
ne shuarjen e vendbanimeve ne shume zona te thella te vendit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi