Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkim Shehu: Tirana, aty ku më zgjohen kujtimet...

Shko poshtë

Bashkim Shehu: Tirana, aty ku më zgjohen kujtimet... Empty Bashkim Shehu: Tirana, aty ku më zgjohen kujtimet...

Mesazh nga Geri Sun 6 Jun 2010 - 8:10

Bashkim Shehu: Tirana, aty ku më zgjohen kujtimet... Safe_image.php?d=4ff7cacf12718756d72645f6fd905110&url=http%3A%2F%2F3.bp.blogspot.com%2F_jyUtcIwxnSc%2FTArUb7KblCI%2FAAAAAAAABDw%2Fw0yN0KVcvME%2Fs400%2Fbashkim%2Bshehu222
Fatmira Nikolli


Tiranë e sjell libri, aktivitetet për të. Prej kohësh i zhvendosur në
Spanjë, paçka fëmijërisë e rinisë që ka lënë këtu, kujtimet e kthejnë
herë pas here pas në kohë. Vetëm pothuaj një javë më parë, libri i tij
"Mozart me vonesë", u vlerësua nga çmimet "Kult" si "libri më i mirë
artistik". Atë natë, kur tërhoqi çmimin, ai tha se "puna e shkrimtarit,
veçanërisht e romancierit, është një punë vetmitare, prandaj i gjithë
procesi i punës është i mbushur me dyshime..." Fjalën e mbylli me një
dedikim: "këtë çmim ua dedikoj fëmijëve të mi". Dhe, po atë natë, kur u
vlerësua me çmim, na premtoi që do të gjente kohën të rrëfehej, e jo
vetëm për çmimin. Dhe e mbajti premtimin. Në këtë intervistë tregon
emocionet si shkrimtar pas vlerësimit, ndjesitë që i dha procesi i të
krijuarit. Këtë herë, në një rrëfim jashtë skemës së politikës, Shehu
tregon se ardhjet në Tiranë, veç kënaqësisë së takimit me miq të
vjetër, e çojnë në një kujtese ëndërrore, që përherë e më tepër dhe në
mënyra të pakuptueshme e nga më të papriturat ushqejnë ëndrrat e tija
me sy hapur... Si një libër i hapur, Shehu tregohet i sinqertë, teksa
tregon kush e uroi, kënaqësitë që i jep Tirana, lidhjet e tij me librin
e më tej.
Ju u vlerësuat me çmimin "libri më i mirë artistik" nga akademia e "KULT". Çfarë është për ju ky çmim?
Për
mua është në radhë të parë nxitje në lidhje me punën time të mëtejshme,
është inkurajim, veçanërisht kur kam parasysh se në edicionin e
vjetshëm ky çmim iu dha Ismail Kadaresë, dhe në një tjetër të mëparshëm
iu dha Fatos Kongolit. Nuk dua të bëj kurrsesi krahasime, por mendoj se
këto emra janë domethënës për rëndësinë e çmimit.
Ju keni botuar një sërë librash. Ç'do të thotë ky vlerësim pikërisht për romanin "Mozart me vonesë"?
Prej
shkrimeve të mia, ky roman është nga të paktat gjëra që ende më
interesojnë, prandaj më vjen mirë që vlerësohet pikërisht ky.
Çfarë mendoni se ka bërë më shumë për vete jurinë në këtë libër?Për
këtë duhet të pyesni anëtarët e jurisë, ndërsa mua s'më takon të merrem
me supozime se çfarë mund të jetë më shumë apo më pak tërheqëse në
librin tim. Dhe, përgjithësisht, asnjëherë, gjatë procesit të krijimit
apo më pas, nuk çoj nëpër mend supozime mbi parapëlqimet e lexuesve.
Botimi është për mua futje e ca letrave në shishe dhe hedhje e shishes
në mes të oqeanit.
Duhet të keni marrë shumë urime. Cilat kanë qenë dhe nga kush?
Po
përmend vetëm të parin dhe të fundit. Urimin e parë ma bëri kolegu dhe
miku im i mirë, Gentian Çoçoli, i cili ishte ulur pranë meje kur u dha
çmimi, dhe më shtrëngoi dorën tek po çohesha për t'u ngjitur në skenë.
I fundit është një tjetër koleg dhe mik i mirë, Visar Zhiti, i cili
para pak ditësh më dërgoi një e-mail nga Roma.
"Mozarti..."
është një roman me spiunime, hetime, burgosje, tradhti. Mos ne i kemi
shumë qejf këto histori, apo aty gjejmë veten?

Këtë nuk e
di. Sidoqoftë, nëse lexuesi gjen veten në një vepër letrare, dhe ngelet
aty, kjo sjell një raport të gabuar të tij me tekstin, sepse verbon
shqisën estetike të lexuesit.
Ju vini në Tiranë kur në
vendlindje ju pret ndonjë aktivitet për librin, ose për librat. Pjesën
tjetër të kohës në Shqipëri si e kaloni, me çfarë merreni?

Vij
në Tiranë edhe për aktivitete të tjera, të Qendrës së Kulturës
Kontemporane të Barcelonës, për të cilën punoj dhe që zhvillon prej
vitesh aktivitete në bashkëpunim me institucione kulturore shqiptare.
Konkretisht, partnerët tanë shqiptarë janë Instituti i Dialogut dhe
Komunikimit, si dhe Instituti Shqiptar i Medias. Vij gjithashtu për
pushime. Në të gjitha rastet, qoftë për punë, qoftë për pushime, një
nga gjërat kryesore është takimi me miq të vjetër. Ndërkaq, vetvetiu
ndodh, si të thuash, njëfarë karikimi i kujtesës, i një kujtese
ëndërrore, që përherë e më tepër dhe në mënyra të pakuptueshme e nga më
të papriturat ushqen ëndrrat e mia me sy hapur, të cilat i hedh në
letër, të cilën pastaj e fus në shishe dhe shishen e hedh në mes të
oqeanit.
Kur do të kemi një libër të ri tuajin në dorë?Nuk
e di, më mbetet shumë punë me librin që jam duke shkruar. Mund ta
mbaroj vitin e ardhshëm, por nuk jam krejt i sigurt. Çdo libër më
kërkon kohën e tij, që s'mund t'ia refuzoj. Unë punoj intensivisht dhe
nuk ngutem.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi