Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, fitore modeste

Shko poshtë

Shqipëria, fitore modeste Empty Shqipëria, fitore modeste

Mesazh nga Geri Thu 3 Jun 2010 - 7:26

Shqipëria, fitore modeste Shqip-andora
Kombëtarja shqiptare, ku pjesa më e madhe e lojtarëve të saj ishin të rinj dhe në
moshë të re ka fituar edhe miqësoren e dytë me rezultatin 1-0, këtë herë
përballë Andorës. (UPDATE)

“Unë jam i kënaqur nga rezultati, pasi po vazhdon rezultati pozitiv. Gjithësesi unë mendoj se nuk është e
lehtë të luash ndaj Andores, pasi është një ekip mjaft i organizuar. Nga
loja nuk jam dhe aq i kënaqur pasi kemi ende shumë gjëra për të
rregulluar. Lojtarët tanë duhet të kenë shumë besim në vetvete dhe kjo
gjë u mungoi atyre që u futën në lojë në pjesën e dytë. Gjithsesi them
që kemi 14-15 lojtarë të cilët janë pretendentë për formacionin bazë”,
tha pas ndeshjes trajneri Kuzhe.

Kuqezinjtë e rinj e kanë dominuar të gjithë ndeshjen përballë një kundërshtari modest që renditet
në vendin e 201 në klasifikimin e FIFA-s. Ka qenë një ndeshje e
përqëndruar e gjitha në zonën e ekipit kundërshtar, ku lojtarët tanë
hasën shumë vështirësi për të çarë mbrojtjen e ngjeshur të Andorrës.

Në minutën e 21 Vrapi kaloi në avantazh kuqezinjtë, por goli i tij u
konsiderua si i parregullt nga anësori maqedonas. 1 minutë para
përfundimit të pjesës së parë, Hamdi Salihi i harruar nga mbrojtja
kundërshtare, e dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me
avantazhin e Shqipërisë.
Edhe në të dytën janë sërish tanët që
dominojnë lojën, madje krijojnë disa raste të tjera shënimi, por pa
mundur të finalizojnë aksionet.

Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe i dha shansin edhe disa lojtarëve të tjerë në këtë pjesë,
përpjekjet e të cilëve nuk ndryshuan rezultatin përfundimtar të
ndeshjes.
Kjo është fitorja e tretë radhazi dhe e 8-ta në miqësoret e
zhvilluara nga kombëtarja, humbja e fundit e përfaqësueses tonë në një
miqësore është ajo e para dy viteve 1-0 me Poloninë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi