Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

 :: Show Biz

Shko poshtë

Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16 Empty Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Mesazh nga Geri Mon 31 May 2010 - 7:29


Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16 Juliana
Gjermania, qe beri per vete evropianët me këngën e saj “Satellite”, e
cila u vleresua me 246 pike.Eshtë hera e dytë në historinë e këtij
festivali tradicional evropian, që Gjermania fiton vendin e parë.
Kënga “Satellite” ishte që përpara festivalit të Eurovision-it një
hit në Gjermani. “Jam shumë e lumtur që arritëm vendin e parë”, tha Lena
pas shpalljes së votave.”Ju falenderoj, kjo është absolutisht një
mrekulli, nuk mund të jetë reale.”
Në fakt Lena duhet të përgatitej për provimet e maturës. Por ajo e
shtyu përkohësisht mësimin, sepse donte të këndonte patjetër. Suksesi
dëshmoi se 19-vjeçarja morri vendimin e duhur. Sidoqoftë tani, menjëherë
pasi të kthehet në Gjermani, ajo do t’u rikthehet librave të shkollës.
125 milionë teleshikues nga mbarë Evropa
Kostume ekstravagante si edhe drita e efekte pafund e kthyen
festivalin e Eurovizionit në Arenën Telenor pranë Oslos, në një
spektakël të vërtetë. 25 vende nga Evropa morrën pjesë në të. Turqia
morri vendin e dytë, e ndjekur nga Rumania. Në vendin e katërt u rradhit
Danimarka, në të pestin Azerbajxhani.
Shqipëria në vendin e 16-të
Shqipëria mori pjesë me Juliana Pashën dhe këngën “It’s all about
you” (Nuk mundem pa ty). Megjithëse arriti të marrë vetëm vendin e
16-të, Pasha dëshmoi me zërin e saj kumbues dhe paraqitjen sovrane në
skenë, se Shqipëria është ndërkohë një vend pjesëmarrës i denjë për
spektakle të tilla si Eurovisioni.(Shekulli)
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16 Empty Re: Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Mesazh nga Vizitor Mon 31 May 2010 - 10:34

Te lumt vendlinda ime e dyte Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16 Icon_biggrin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi