Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erioni: Dashuria me Bertinën dhe zhgënjimi nga Olta e Hakiu

 :: Show Biz

Shko poshtë

Erioni: Dashuria me Bertinën dhe zhgënjimi nga Olta e Hakiu Empty Erioni: Dashuria me Bertinën dhe zhgënjimi nga Olta e Hakiu

Mesazh nga Geri Mon 31 May 2010 - 7:18


Erioni: Dashuria me Bertinën dhe zhgënjimi nga Olta e Hakiu Erioni-dhe-Bertina
Big Brother e ka marrë për mirë Erionin. Paçka se hyri vetëm e doli
çift por, edhe nga ana fizike, ndryshe nga të tjerët ai ka dalë me disa
kile më tepër në peshë. E gjëja më e rëndësishme është se ai dhe Beritna janë bashkë dhe ndihen shumë mirë me
njeri-tjetrin. Ndoshta kishin nevojë për më shumë hapësirë për të
qartësuar ndjenjat e tyre, se për t’i kuptuar i kishin marrë vesh që
brenda shtëpisë së Big Brother.
Fatit nuk mund t’i shpëtosh, edhe pse natën e parë të hyrjes në
shtëpi, Erioni e shkualifikoi vajzën (shfajësohet se televizori ishte
bardhezi) kur ajo u rikthye diçka provoi, diçka që më pas do të
konkretizohej me një pëlqim reciprok. E pas kësaj, gjërat nuk do shkonin
dhe aq mirë, pasi trysnia e qëndrimit 24 orë më të njëjtët persona, do
shkaktonte krisje në marrëdhënien në çift.
Një tjetër motiv ishte edhe një banor tjetër e Big Brother, Olta.
Por, për Erionin asgjë nuk ka më rëndësi tani. Kemi folur me Bertinën
thotë ai, lojën e lamë brenda mureve të shtëpisë. Tani po jetojmë jetën
në realitet dhe ndihemi shumë mirë bashkë. Ndërsa Olta? Të shkuara të
harruara! Nuk kam më shoqëri midis tyre, ashtu siç ishte dukur, ajo e ka
zhgënjyer.
Gjëja që e bashkon Erionin me Bertinën është thjeshtësia.
Është e pa mundur që gjatë pak metrave rrugë që ecën të mos vësh re sa i
flasin dhe e përshëndetin. Popullariteti që ka ftuar është më se i
dukshëm. Erioni synon televizion, dhe shpreson që të marrë një ofertë të
tillë pune.
Tani ka vetëm nevojë për ca pushime së bashku me Bertinën. Në një
intervistë për Sh2-in, ai tregon ditët e tij jashtë shtëpisë, dhe si e
përjetoi qëndrimin brenda Big Brother.
Erion, si po ndiheni pas daljes nga shtëpia, u bënë ditë…?
Nuk po ambientohem dot me orarin në radhë të parë. Fle më orën që kam
fjetur te Big-u dhe zgjohem po me atë orë. Nga një qetësi absolute që
ishte brenda në shtëpi, ndërsa tani shikon shumë njerëz që vijnë të
takojnë, të kërkojnë shpjegime me detaje.
Shpesh herë kam ngelur i habitur, e kishin parë Big-un me aq detaje
sa të pyesin, në filan datë, pse ia the këtë shprehje ti atij personi,
që edhe ti vetë realisht nuk e mban mend se çfarë ke bërë aty brenda.
Është një zhurmë aq e bukur, po aq edhe e lodhshme. Kam nevojë për një
qetësi në këto momente.
Si është zgjimi tani që jeni në familjen tuaj?
Të them të drejtën, jetoj me prindërit po nuk po i takoj fare këto
ditë. Shkoj vonë në shtëpi, ata janë në gjumë, kur unë çohem në mëngjes
ata kanë ikur në punë dhe më thonë ke qenë më mirë kur ishe brenda se
atje të paktën të shikonim kur të donim. Kam dhe shumë njerëz të tjerë
që duhet t’i takoj dhe nuk kam mundur akoma.
E prisnit këtë lloj popullariteti që keni krijuar tashmë jashtë
shtëpisë?
Të them të vërtetën, prisja një lloj popullariteti, po kaq të madh
nuk e kisha menduar. Jam habitur nga reagimet. Shumë veta thonë na jeni
bërë si fëmijët e familjes, kemi zgjedhur ndonjë personazh aty dhe nuk
dukej sikur i kemi fëmijë këta dhe bënim tifo në çdo moment për ju.
Është gjë shumë e bukur, mua po më pëlqen kjo.
Futja në Big Brother ishte strategji për të qenë në televizion, duke
ditur që ju keni një eksperiencë si gazetar?
Kur jam futur në Big Brother ka qenë një moment kur kisha 3-4 muaj që
isha shkëputur nga puna ku isha dhe mendova kjo mund të jetë një urë
mjaft e mirë për tu futur sërish në media pas kësaj pauze. Kjo ka qenë
një nga arsyet primare, pastaj rrugës nuk e kisha shumë këtë idenë që do
kisha popullaritetin, qëllimi im i parë ishte kalimi në media.
Ju ndihmoi dega që keni përfunduar, Psikologjia brenda shtëpisë?
Nuk është se e kam përdorur shumë rolin e psikologut në shtëpi, pasi
më shumë jam marrë me situatat, jam munduar t’i përballoj sikur isha në
jetën e përditshme. Megjithëse psikologjia në shumicën e rasteve më ka
ndihmuar, edhe pse shpesh thosha ëe lëre këtë se jashtë mund të jetë dhe
ndryshe. Sepse nuk mund t’i besosh 100 për qind të gjithë banorëve,
pasi të gjithë aty kanë ardhur për lojë.
Asnjërit nuk e ki besuar?
Të them të vërtetën, personave që u kam besuar ka qenë Hakiu, Jetmiri
dhe Bertina me raste, pasi kur filloi të më fliste dhe kritikonte dhe
unë përdora atë egon time.
Marrëdhënia me Hakiun ishte mirë, pse ditët e fundit ju nuk kishit të
njëjtin raport miqësor?
Në fund me Hakiun u prishëm, jo për fajin tim. Ishte një moment kur
unë e nominova atë dhe ai kur ka dalë jashtë e ka parë shumë keq atë
nominim. Ndërkohë që ai gjatë gjithë kohës brenda në shtëpi thoshte; unë
jam i fort, jam i fort por, duke menduar dhe besuar se ishte i fort nuk
kishe pse të prekej kaq shumë.
Hakiu nuk e ka pranuar asnjëherë që unë e kam prishur shoqërinë me
Erionin vetëm pse më ka nominuar por, ka thënë që; ai nuk ka dhënë gjë
në shtëpi, këtë janë gjërat e atij dhe mua më duken kot. Ka thënë që
Erioni ka dhënë në shtëpi lojën me tre gocat, në qoftë se Erioni ka
dhënë lojën me gocat, Hakiu ka dhënë gjumin, oraret e gjumit dhe zgjimin
në mëngjes.
Mua më vjen keq që e prisha shoqërinë, pasi mendoja që me atë mund të
kisha shoqëri dhe me Jetmirin, por kur një njeri të flak për një
nominim, nuk ke se çfarë shoqërie t’i japësh atij personi. Mendoj që
edhe në mos’shkuarjen e shumë gjërave në lojën time ka qenë edhe ai
momenti kur Hakiu ka dalë me atë parullën në dorë që nuk dua ta fitoj ky
Big Brotherin se nuk ka dhënë gjë, ndërsa dy ditë para, ma ka thënë në
qoftë se nuk fitoj unë, dua ta fitosh ti.
E shijuat ju Erion Big Brotherin?
Po them se përderisa të gjithë janë dobësuar dhe unë jam shëndoshur,
duhet ta kem shijuar shumë.
Ishte një eksperiencë mjaft e mirë dhe thjeshtë të përballesh me 20
karaktere dhe persona të ndryshëm dhe të arrish në finale është goxha
mirë. Më ka shërbyer edhe për faktin se brenda shtëpisë me njerëzit kam
shkuar mirë pavarësisht fjalëve që thonë jashtë.
Kjo tregohet edhe nga fakti që nuk kam qenë në nominim për një kohë
të gjatë. Kjo tregon se në komunitet di të jetojë di të përballem, di të
përshtatem, dhe vetë nga natyra kështu jam. Kështu që kjo gjë u tregua
edhe aty.
Ishte Big Brother një vend për të krijuar miq?
Një dy mund t’i kesh miq, po Big Brother është një vend ku ti shkon
për të dhënë idetë e tua, për t’u përplasur me idetë e të tjerëve dhe
për të arritur qëllimin final që është çmimi ose për atë që ti hyn. Me
idenë që ti hynë, duhet t’i shkosh deri në fund asaj. Miqësitë në Big
Brother deri diku nuk janë reale.
U krijua ideja që femrat rrotullohen rreth teje dhe ti aha… nuk
ktheje asnjë përgjigje… ?
Unë Oltës i kam thënë që ti për mua je shoqja ime. Dhe kam pas
shoqëri dhe respekt për Oltën, pasi njihja babanë dhe vëllanë e saj.
E shihja në aspektin shoqëror, por, siç thamë, në Big Brother nuk ka
shoqëri.
Nuk është e lehtë që në një ambient në një shtëpi të jesh gjatë gjithë
kohës nga dikush i pëlqyer.
Bertina ju pëlqeu që në momentin e parë që e patë?
Bertinën e kam skualifikuar, por në momentin që unë kam ikur e kam
marrë me Xhimin tek zona tunelit, kur ka ardhur, aty jam habitur me atë
flokun kaçurrela, me atë hundën e vogël, kishte një shkëlqim… me atë
pelushin e bardhë, me dukej shumë e ëmbël dhe realisht më pëlqeu që në
fillim.
Ndoshta disa banorë, Jetmiri dhe disa të tjerë do ta kenë vënë re
këtë pëlqimin tim dhe për ditëlindje ma bënë lojën duke vënë Bërtitën ta
luante rolin e një femre.
Po më vonë gjërat nuk shkuan aq vaj, pse ?
Problemi jonë është se në të dy duam të jemi protagonist dhe kjo
është e vërtetë. Mua nuk më pëlqejnë shumë kërkesat e llogarisë. Unë
realisht me veten time mundohem gjithë kohës të jem në rregull.
Dhe kur një njeri të thotë një gjë, pavarësisht se mund të jetë ashtu
siç thotë ai, ti ke atë kokëfortësinë tënde që thua, Ok, për inatin
tënd do ta bëjë edhe këtë. Megjithatë, në shumë situata kam gabuar në
shtëpi, por përsëri ajo është lojë.
Pas daljes suaj nga shtëpia, si vazhdon të jetë marrëdhënia me
Bertinën?
Vazhdojmë të jemi bashkë. Dhe i kisha thënë dhe brenda që ne do
flasim jashtë. Brenda shtëpisë, situatat janë shumë të vështira për t,u
kuptuar dhe për t,u administruar, ndërkohë jashtë është shumë më
ndryshe.
Vetë fakti që atje je 24 orë me një person, do s’do, do kapesh me një
grimcë të vogël, ndërkohë jashtë ke më shumë hapësirë për t’u marrë me
shumë gjëra. Kem folur me Bertinën, jemi sqaruar dhe kemi thënë ajo
është pjesa e lojës ngelet te loja, jeta jonë reale është këtu jashtë
dhe ne jemi bashkë e jemi shumë mirë.
Çfarë të përbashkëtash keni me Bertinën?
Thjeshtësinë.
Duket sikur po bëhet një “konkurrencë” ofertash për banorët. Ju keni
pasur ndonjë ofertë pune?
Mua nuk më ka ardhur asgjë akoma. Qejfin e kisha të isha në media,
por e rëndësishme është të mos jesh pa punë. Edhe me sportin dua të
vazhdoj, që nga java tjetër do filloj të shkoj.
Me Oltën keni folur dhe pas Post-Big Brother?
Më Oltën folëm vetëm aty në studio, mbaroi spektakli unë u largova me
miqtë e mi dhe kështu që… nuk jam ulur të sqarohem dhe nuk kam ndonjë
interes të madh të sqarohem me të. Kur një person në një moment del hedh
balt mbi figurën time, një person që gjatë gjithë kohës në shtëpi është
munduar të bëjë lojë duke më përdorur mua, pavarësisht se mund të ketë
renë edhe vetë pre e lojës.
Mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, unë nuk do ta bëja kurrë të dilja
jashtë dhe të hidhja balt për një person. Ajo një dhe Hakiu dy janë dy
persona që kanë hedhë balt mbi mua dhe realisht më vjen keq për këtë.
Olta e ka quajtur Bertinën provinciale, çfarë mendimi keni për
pohimin e saj?
Po le të thonë, tani unë nuk e di ça kuptojnë këta me provinciale.
Unë do të doja t’i pyesja kush është ndryshimi midis provincialit dhe
qytetarit. Më është dukur habi. Si provinciale që thonë, është shumë e
qytetëruar e kulturuar dhe e shkolluar.
Vera po afron, do bëni pushime?
Do bëj pushime patjetër, se realisht janë shumë i lodhur. Katër muaj
atje brenda, pavarësisht se shumë thonë që janë pushime, po ana
psikologjike është lodhur. Po të shohim se si do jetë edhe Bertina me
punën, pasi ka filluar punë dhe mund ta ketë kohën e reduktuar.
/shekulli/
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi