Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

F1, “gafa” e Vetel i dhuron fitoren Meklarenit

Shko poshtë

F1, “gafa” e Vetel i dhuron fitoren Meklarenit Empty F1, “gafa” e Vetel i dhuron fitoren Meklarenit

Mesazh nga Geri Sun 30 May 2010 - 8:35

F1, “gafa” e Vetel i dhuron fitoren Meklarenit F1turqi
Një tentativë e
gabuar për parakalim e Sebastian Vetel ndaj Mark Veber i ka kushtuar
këtij të fundit Çmimin e Madh të Stambollit në Formula 1. Nga gafa e
pilotëve të Red Bull përfiton piloti Meklarenit, Luis Hamilton.

Fati i garës së Stambollit u
vendos në xhiron e 41 kur ndodhi edhe kontakti mes dy makinave Red Bull.
Menjëherë pas incidentit Sebastian Vetel detyrohet të lërë garën,
ndërsa Mark Veber futet në bokse për të dalë prej andej në vendin e
tretë.Pas këtij episodi gara u kryesua nga dy makinat Meklaren,
përkatësisht vendi i parë nga Hamilton dhe i dyti nga Xhenson Baton.
Pikët e siguruara nga kjo garë i japin kryesimin e përgjithshëm për
skuderi skuadrës britanike me 172 pikë, një më shumë se Red Bull dhe të
ndjekur nga Ferrari me 146.Për pilotë edhe pse u rëndit vetëm i
treti në garën e sotme, Mark Veber vazhdon të kryesojë rënditjen me 93
pikë, i ndjekur tashmë nga Xhenson Baton me 88 dhe Luis Hamilton me 84
pikë.Ndërkohë pilotët e Ferrarit kanë zhgënjyer në këtë pistë
duke u rënditur përkatësisht Masa në vendin e 7-të dhe Alonso në të
8-in.

Formula 1 rikthehet pas dy javësh, më 13 qershor me Çmimin e
Madh të Kanadasë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi