Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VENDLINDJA IME-POEZI NGA SEVEME PRETENI

Shko poshtë

VENDLINDJA IME-POEZI NGA SEVEME PRETENI Empty VENDLINDJA IME-POEZI NGA SEVEME PRETENI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 29 May 2010 - 5:51

VENDLINDJA IME

Vushtrrise
1.
Ti je stacioni im i pare
nga u nisa ne jete
ne Ty vaji
per here te pare mu degjua
ne qerpike me ra loti i pare
me beri kalama
dhe mi qepi
ngjyrat e ylberit ne floke

per here te pare
buzeqesha te ti
ne buzen time foshnjore
rrjedhi tere aroma
e kopshteve tua
per here te pare
shkela token nene
ne hapin tim te pare
u zgjua dashuria
e pasosur per Ty

u dashurova ketu
per here te pare
si hark ylberit pas shiut
u rrita deri ne blerim
u zgjata si fije shelgjesh
te lumit Sitnice
mbi syprinen e saj
duke fshehur ne thellesit uji
puthjen e pare
kujtim te shenjte
ne nje guace
plot perla rinie


Me kujtohet kur zbathur
kaloja urren tende te Gurrit
betohesha atebote ne pranverat e tua
plot behar
se do te behem lum
qe do ti sheroj zemrat e djegura
do ti sheroj plaget e tua
shekullore

Sa here enderrova syhapur
ne malin tend Qyqavice
me nje gur nen koke
nen qiellin tend
duke i numruar yjet e fatit
duke i degjuar legjendat
qe kishin lene gjurme
ne palcen e trungjeve
duke i shikuar
imazhet e trimave te Drenices

Ti je epiqendra ime
me e ngrohte se dielli
rreth se ciles
sillem dhe shkrihem
ne vaje e gezime

.Kush kishte thene
se fati do t ma shkund
kohen e embel
nga kornizat e tua
e stinet e mia
te rrijne varur

Ti je stacioni im i fundit
ku do te zbres
kush e di
me vallen e fundit te jetes
ne flokun tim te bardhe
duke vallezuar
lodhur e mbeshtetur
ne nje baston nga mahagoni

apo si epitaf
i vuajtjes mergimtare
duke e shkund nga qepalla
lotin tim te fundit
per Ty
duke u perqafuar
permallshem
Une dhe Ti
Vushtrri

Stacioni im i pare
dhe i fundit
epiqendra ime
me e ngrohte se Dielli.


ne pritjen e pashprese
kush kishte thene
se do te me quajne
mergimtar

kush kishte thene
se femijte e lagjes sime
do ti festojne kaq shume
festa pa mua

e une ne verdhesi malli
gjethe i keputur
i fryre nga stuhia
ne te panjohurin vend



Seveme Fetiqi-Preteni lindi me 07.05.61 ne Vushtrri. Shkollën fillore
dhe te mesmen i kreu ne vendlindje. Me pastaj studioi mjekësinë ne
Universitetin e Kosovës ne Prishtine.
Qe nga bankat shkollore tregoi interesim dhe prirje për poezi. Poezitë
e saj u botuan pothuaj ne te gjitha gazetat dhe revistat shqiptare si
janë "PIONIERI", "ZERI I RINISE", "RILINDJA" ,"JETA E RE " ,"FLAKA E
VELLAZERIMIT", "BOTA E RE","KOSOVARJA" ,etj. Ne vitin 1983 ,poezitë e
saj u botuan ne përmbledhjen "RRJEDH E LE GJURME", te cilën e botoi
gazeta e studenteve "BOTA E RE".Me vone me 1985 iu botua përmbledhja e
pare "KURORE E KALTER" botim i RILINDJES e cila përmbledhje u shpërblye
si libri me i suksesshëm i Plejadës nga gazeta "ZERI I RINISE".Ne vitin
1998 boton përmbledhjen e dyte "DESHMIA E KTHIMIT TIM"(RILINDJA).
Ne vitin 2003 ,poezitë e saj botohen ne "ANTOLOGJINE E POEZISE MODERNE
" te Ferdinand Lahollit ku janë te përkthyera edhe ne gjuhen gjermane.
Është anëtare e Shoqatës se shkrimtarëve te Kosovës dhe anëtare e
Shoqatës se shkrimtareve shqiptar ne diaspore. Momentalisht punon si
mësuese ne shkollën me mësim ne gjuhen shqipe "NAIM FRASHERI" pranë
klubit "Bashkimi kombëtar " ne Ofenbah te Gjermanisë ku edhe jeton.

VENDLINDJA IME-POEZI NGA SEVEME PRETENI 29753_1268738808660_1535548066_30583833_5861217_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi