Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keni provuar ndonjeher drog?

+22
Elis Ani
Ariol
Jerenim
gocaa
MitrovicA
Lali
Gjimnazistja
Loni
Alda Nikos
Gentta
X-pIM GoLd
Arla
Shpejtimi
Shaban Cakolli
Dewil
Niku
Erisa
Bertina
Elisi
Erisa1
Merisa
Geri
26 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Geri Tue 25 May 2010 - 10:00

Keni provuar ndonjeher drog,e leht apo e fort qoft? N.q.s po ateher mund te thoni kur dhe pse?
N.q.s jo cfar mendimi keni per Drogen?
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Merisa Tue 25 May 2010 - 10:04

Une s'kam provuar asnjehere droge, dhe as qe do e provoj ndojhere, droga ta shkaterron jeten te gjithe duhet qendruar large saj...
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Geri Tue 25 May 2010 - 10:14

Kam provu po te leht s'ka shum kohe me disa shok kot per qef e ndeza 1 cigare po se piva te gjithe se po me dhimbte koka.

Ca esht droga?
Dicka qe te shkaterron jeten,ne fillim te duket si dicka e mir apo e embel dhe ashtu esht per nji duhan pirs nuk i ben shum pershtypje sepse dhe duhani me perberje droge esht ndaj njerzit nuk e len dot duhanin ashtu sic nuk len dot as drogen.
Droga vret shum njerz shum histori i di qe cfar ka shkaktu droga dhe sa me larg saj per cdo njeri sepse shkaterron vetem po more drog.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Erisa1 Tue 25 May 2010 - 11:27

Personalish skam provuar asnjehere Drog, por kam lexuar shum rreth kesaj dhe nuk po nguroj tju jap kete informacion.


NARKOMANIA

“Shitesit e drogave jetojne duke shitur vdekjen, ndersa narkomanet prejt tyre e blejne vdekjen”.
Termi narkomani rrjedh nga fjala greke “narko” dehem (narkotizoj) dhe “mania”-terbim me te cilen shprehen epshet per kenaqje, defrim me mjete narkotike(droge).

Ç`eshte droga?

Me droga kuptojme mjete natyrore me prejardhje bimore te cilat veprojne ne sistem nervore vegjetativ dhe auotonom, dhe shkaktojne ndryshime ne perjetimet tona emocionale.
Para se ta pershkruajme ndikimin e drogave te veçanta ne vetedije, eshte e nevojshme te theksojme se ai ndikim nuk eshte gjithnje i njejte.
Veprimi i nje droge varet nga personaliteti i cili e merr nga konstitucioni fizik dhe gjendja e shendetit, nga disponimi momental, nga dituria dhe shpresimi lidhur me ndikimin e droges nga situata sociale. E njejta droge mund te krijoje efekte te kendshme te nje individ, ndersa efekte jo te kendshme te personi tjeter. Madje edhe tek i njejti individ efektet mund te jene te ndryshme, varesisht nga faktoret e permendur.
Pas marrjes se narkotikeve neper mjet te injeksionit rendom perjetohen drejtepersedrejti “rreneqethjet” e kendeshme ne tere trupin dhe sidomos, ndjenje te kendshme ne pjesen e stomakut.
Kenaqesia fillestare, e cila shfaqet me rastin e marrjes se drogave paguhet ndonjehere me veshtersi te renda. Para se gjithash shfaqet toleranca ndaj ketyre drogave- e njejta sasi e droges nuk shkakton me perjetim te kenaqshem. Prandaj sasia e droges shtohet gjithnje e me teper.

Llojet e drogave

Ekzistojne disa lloje te drogave. Do ti permendim vetem me te rendesishmet dhe ato qe perdoren me teper, rrespektivisht qe keqperdoren:

1. Narkotiket-opiumi, morfiumi, heroina;
2. Drogat psikodelikte-LSD (ac. liselgjik), meskalini, psilocibini;
3. Mariuhana dhe hashashi (shpesh quhen kanabis)

Narkotiket-(opiumi, morfiumi, heroina) jane droga me te njohura dhe me te rrezikshme. Narkotiket shkaktojne varesine fizike. Nese droga nuk merret me kohe, shfaqen mundime te renda fizike, gati te padeshirueshme: ligeshtia dhe lodhja, dridhja, koçitja e disa muskulave, djeresitja dhe vjedhja e tepruar, shqetsimi intenziv etj. Ne kete gjendje individet jane te prirur bejne çfaredo lloji te delikteve (kundervajtjeve), ne menyre qe te arrine deri te droga.
Drogat psikodelikte - ( LSD, meskalini dhe psilocibini). Ne doza te forta edhe hashashi eshte droge psikodelikte. Termi “psikodelikt” tregon se keto droga shkaktojne ndryshime te dukshme psikike.
Te gjitha pershtypjet shqisore perjetohen mjaft te gjalla, perceptimi ndryshohet shfaqen halucinacione vizuele dhe auditive, perjetimet jane gjithesesi mjaft te parendomta, interesante dhe te kendeshme. LSD-ja eshte droga me e çuditeshme te disa njerez shkakton gjendje panike, ide mahnitese (paranoide), depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me ate te shizofrenise, keshtu qe nganjehere eshte i domozdoshem intervenimi mjekesore. Drogat psikodelikte nuk shkaktojnevaresi fizike por krijojne veti psikike.
Marihuana dhe hashashi (drogat e quajtura kanabis). Marihuana eshte nder drogat me te perhapura ne mesin e te rinjeve. Disa muzicient kane pershtypje se me mire ekezekutojne nen ndikimin e mariuhanes, mirepo kur ta degjojne incizimin e asaj muzike ne gjendje normale kuptojme se ajo eshte nen nivelin e standartit te tyre. Marihuana nuk shkakton varesine fizike, por krijon ate psikologjike.
Per nje organizim bashkekohore te luftes kunder droges duhet nderrmare nje varg masashpreventive si p.sh.: ngritja e nivelit arsimore dhe kulturor, formimi i edukates shendetesore, perkujdesja e familjes prinderve si mase preventive kunder narkomanise, rroli i mjekut te shkolles, psikologut, pedagogut,sociologut, mjetet e informimit masiv duhet te shtjellojne me teper tema nga kjo lemi.
Pasoja perfundimtare e konsumimit te drogave eshte dobesimi dhe shkaterrimi fizik e shpirterore, çmenduria dhe vdekja.
“Droga ne fillim merret per shkak te kenaqesise, te cilen ato e nxisin, kurse me vone per te evituar mundimet e tmerrshme”.

Drogat dhe Substancat Abuzuese.
Alkooli
Amfetamina
Barbituratet
Benzodiazepinat
Ekstazia
GBH
Ketamina
Khat
LSD
Mariuana (Marijuana)
Kokaina
Nikotina
Nitritet
Meskalina
Opioidet ose Opiatet - Heroina
Fenciklidina (Phencyclidine)
Solventet

KLASIFIKIMET

Klasifikimi i pare semantik i substancave psikotrope eshte ai i farmakologut gjerman L.Lewin.Ai dallon 5 grupe produktesh sipas efekteve te kerkuara nga perdoruesit:
•Euforika (qe prodhojne paqe te brendshme dhe nje ndjenje mireqenieje) e sjelle kryesisht nga opiatet
•Fantastika (qe korrespondojne me halucinogenet,madje me delirogenet.)
•Inebriantia qe prodhojne dehjen:alkooli,eteri
•Hypnotika qe prodhojne gjumin;ne kohen e Lewin-it ishin klorali,bromuri,kawa-kawa(gjumendjellesit ne teresine e tyre)
•Eksitantia qe perfaqesojne stimulantet:kafeja,kati,etj te cileve u shtojme ne ditet tona amfitaminen dhe kokainen

Klasifikimi kryesor ne mjediset psikiatrike eshte ai i J.Delay dhe P.Deniker.Tre jane grupet me te medha te ketij klasifikimi:
•Psikoleptiket e cilet zvogelojne aktivitetin psikik;dallojme neuroleptiket me efekt antidelirant te perdorur ne psikoza,trankuilizantet,sedativet,anksiolitiket dhe hipnotiket.
•Psikoanaleptiket e stimulojne aktivitetin psikik,ata perfshijne neoanaleptiket te cilet stimulojne vigjilencen(kafeja,amfetamina) dhe timoanaleptiket qe kane efekt pozitiv mbi humorin,keta te fundit jane antidepresues.
•Psikodisleptiket e cilet i korrespondojne halucinogeneve dhe kanabisit dhe,per disa,narkotikeve ashtu si dhe alkoolit.

Nje ndarje e thjeshte behet nga vete konsumatoret:droga qe te bejne:
Te fluturosh: mariuana,hashash,opium.
Te udhetosh: morfina,heroina,kokaina,LSD-ja dhe meskalina,amfitamina.

Drogat e grupit te pare krijojne tek konsumatori nje gjendje lumturie,prehje te mrekullueshme,pa bere qe ai te humbe nocionin e realitetit,ndersa te dytet te bejne te ndihesh krejtesisht jashte njesoj sikur te niseshe per ne Mars,pra te jetosh ne nje bote me vete.

Shqiperia Po Humb Betejen Ndaj Droges

Te rinjte e droguar ne Shqiperi nuk mund te drejtohen askund per ndihme.
Te rinj, shume prej tyre adoleshente, jane viktima te droges, nje plage te cilen autoritetet e ketushme duket se jane te pafuqishme per ta luftuar.
Problemi me i madh eshte se Shqiperia nuk ka nje program anti droges. Kur te droguarit i drejtohen nje spitali, ata shkojne kryesisht per mbidoze. Pas disa ditesh ata largohen prej andej pa asnje mundesi per kujdes te metejshem apo terapi.
"Nje e pesta e perdoruesve qe vijne ne kliniken tone te toksikologjise jane nen moshen 15 vjecare," thote Dr. Zihni Sula, ne spitalin ushtarak te Tiranes. Dy vjet me pare mosha mesatare e perdoruesve te rinj ishte ndermjet 16 dhe 17 vjec.
Mosha teper e re e perdoruesve, vecanerisht ne Tirane, eshte nje shqetesim i madh. Vitin e kaluar rreth 700 te rinj kane kerkuar ndihme ne spital dhe numri kete vit pritet te shtohet edhe me.
Artan Isufi, babai i nje vajze 17 vjecare ne Tirane, thote se ai ka mesuar dy vjet me pare se vajza e tij perdorte droge. "Une u terbova," thote ai. "Mendova te kerkoja ndihme por ku? Tek shteti? As qe behet fjale…
"Kam bere cdo gje per vajzen time. E kam cuar cdo vit me pushime. E kam nxitur te pikturoje sepse ajo ka talent. Kam nje shtepi te mire ne qender te Tiranes, nje makine te mire me te cilen dalim jashte qytetit per fundjave".

Shkelqim Demiraj, 15 vjec, eshte detyruar te shkoje ne spital nga i jati i tij, Iljazi. "Me thane se ai perdorte droge, dhe e merrte me shiringe," thote Iljazi. "Veshtire se mund ti gjeje nje vend pa shenja shiringe dhe te panxire ne krahun e tij. Shkelqimi ishte ende i vogel per te punuar, por ai shiste alumin dhe baker, te cilin ndoshta e vidhte per te fituar parate e nevojeshme per te blere droge".
Shkelqimi ka shkuar dy here ne spital, por te dyja heret eshte larguar perpara se ta vizitonin doktoret. Tani i ati i qendron prane krevatit te tij ne menyre qe te mos lejoje shoket ti sjellin droge. "Nese nuk e kontrolloj cdo moment, merr fund cdo gje," thote Iljazi. "Ai nuk eshte fare ne vete dhe mund te hidhet nga dritarja".

Pjesa me e madhe e perdoruesve te droges jane djem, por edhe vajzat duket se kane filluar te behen perdoruese. Dalina, 18 vjec, tregon se ajo dhe i dashuri i saj jane perdorues droge por nuk kane para. "Ne nuk mund te beheshim lypes apo hajdute," thote ajo. "Keshtu qe i dashuri im me shtyu te shese trupin per para". Ajo ka shkuar tek nje burre i cili e ka paguar jo me para por me heroine.
"Kisha frike se mos me rrembenin dhe me dergonin me skafe te punoja si prostitute ne Itali," thote Dalina. "Kam qene shume e merzitur per dite me rradhe por per fat te mire me pas fillova te shoqerohesha me dike tjeter. Ai me ka shpetuar jeten duke me bindur te heqe dore nga droga. Nuk do ta fal kurre te dashurin tim te pare".

Duket se qeveria po ndermerr tani disa hapa per te luftuar drogen, por fondet jane gjithnje te pakta. Autoritetet jane te vendosura ta luftojne kete fenomen. Se fundi, policia ka shkaterruar disa qindra kioska, bare, dhe restorante ne qender te Tiranes sepse ato ishin shnderruar ne qendra te tregtise se droges. Tani e gjithe zona eshte mbjelle me bar.

Ndersa prinderit e te rinjve perdorues i mirepresin keto hapa, ata kerkojne qe qeveria te beje me teper per ti ndihmuar direkt ata. Disa po humbasin durimin dhe kane filluar te perdorin metoda gjithnje e me te deshperuara per te detyruar femijet e tyre te heqin dore nga droga.
Ardian Hoxha, 19 vjec, eshte denoncuar ne policine e Tiranes nga vete familja e tij, e cila mendonte ndoshta se kjo ishte menyra e vetme per ta detyruar ate te hiqte dore. Ata ne fakt i kane futur ne xhep nje sasi droge - shume familje te tjera kane bere te njejten gje keto vite - por kur Ardiani u denua nga gjykata me pese vjet burgim, nena e tij filloi te bertiste ne sallen e gjyqit.
Denime te tilla te ashpra nuk mund te jepen ne te ardhmen. Qeveria tani po rishikon ligjin i cili i trajton si perdoruesit ashtu edhe trafikantet e droges me te njejten mase ndeshkimore. Ne te ardhmen perdoruesit do te marrin denime me te lehta.

Shoqeria shqiptare ne 10-vjeçarin e fundit te ketij shekulli eshte perballur me shume element te rrezikshem, te cilat i kane sjelle deme jo vetem shoqerise shqiptare, por edhe politikes dhe ekonomise se saj ne teresi.
Elementet kryesor te cilet kam ndermend te parashtroj ne kete teme e sipas mendimit tim vleresohen si me problematiket ne shoqerine shqiptare kohet e fundit dhe ne teresi si te padeshiruara dhe te demshme per individ te veçante dhe per shoqerine, jane pikerisht droga dhe prostitucioni, te cilat renditen ne majat e problematikes jo vetem shqiptare por edhe nderkombetare.
Organizatat e medha kriminale ose te ashtuquajtura ndryshe krimi i organizuar te cilat merren me kontrollin e prostitucionit dhe me trafikun e droges, gjithmone e me shume konkurojne çdo lloj biznesi shqiptare e nderkombetare. Jo vetem kaq, por trafiku i prostitutave u ka krijuar trafikanteve shqiptare mundesine e dominimit edhe ne tregun e droges.
Ne mjaft raste droga dhe prostitucioni bashkekzistojne, pra e shoqerojne njera-tjetren tek i njejti person. Eshte nje fakt historik i cili tregon lidhjen e ngushte te ketyre dy elementeve. Ne mjaft vende te Evropes Perendimore, ne fillimet e shekullit XX droga ne pergjithsi, ne veçanti kokaina, ishte e lidhur ne menyre ekstreme me prostitucionin. Nje shembull i thjeshte qe mund te nxjerri dukshem lidhjen e ngushte droge-prostitucion eshte edhe stimulimi i njerit element me tjetrin. Konkretisht, nje perdorues i droges, per te siguruar parate e nevojshme per drogen e perditshme ose do te hyje ne rrugen e krimit (vjedhje, grabitje, vrasje etj) ose do te behet edhe trafikant droge, apo do te behet tek e prostitute.
Ne kushtet e nje sistemi te shperqendruar apo kaotik ne te cilin gjendet shoqeria dhe shteti shqiptare, keto dy elemente gjithmone e me teper fuqizohen reciprokisht me ritme te shpejta.
Perhapja e organizatave kriminale shqiptare eshte shtrire jo vetem brenda vendit por dhe jashte tij. Stimuluesit kryesore te kesaj perhapje te gjere droge-prostitucion ne kohe kaq te shkurter kane qene dhe jane niveli i ulet kulturor, papunesia, pozita gjeografike teper favorizuese per keto dy elemente, si dhe politika e shtetit dhe institucioneve te tij.
Ne konkluzion mund te themi se keto dy elemente droge-prostitucion dhe viktimizmi i brezit te ri prej saj eshte i lidhur me situatat shoqerore qe perjetojne te rinjte, me kontradikten midis interesave shoqerore dhe kulturore te saj, nga njera ane, dhe nga ana tjeter mungeses se mundesive e mjeteve te institucioneve dhe strukturave te shoqerise shqiptare per plotesimin e tyre.

Kokaina, moda e fundit e VIP-ave

Kokaina e paster nuk eshte me nje tabu ne Shqiperi; droga e forte e te pasurve ka dhe perdoruesit e saj dhe nje treg te caktuar konsumatoresh, konsumatore VIP. Cmimi I shtrenjte I saj ne tregtine me shumice e pakice, ben qe perdorues te saj te jene kryesisht persona me mundesi te konsuiderueshme financiare. Ata jane kryesisht te rinj, prinderit e te cileve kane biznese te fuqishme, vete njerez te biznesit, te artit e spektaklit, por thashethemet nuk lene pas edhe politikanet.
Perdoruesit shqiptare te drogave te tjera, duke nisur nga marihuana, heroina e tanime edhe kokaina, llogaritet te jene rreth 40 mije vete. Burime te rezervuara te policise pohojne se vetem ne Tirane, ku dhe ndodhet maxhoranca e perdoruesve te drogave te renda, konsumohet deri ne 15 kilogram droge e ketij tipi ne muaj. Kurse numri I atyre qe e marrin vetem ne kryeqytet, llogaritet deri ne 5 mije vete.
Policia
Ne dosjet e policise, kokaina ze pak vend. Ne tre mujorin e fundit te vitit te shkuar eshte regjistruar vetem nje rast arresti per posedim kokaine. Policia ka mundur te kape 12.4 gram kokaine te paster. Perpara saj, ne vitin e kaluar, ishte shenuar nje tjeter rast bllokimi kokaine, ne sasine 1 kilogram. Por vetem dhjete dite me pare, policia mundi te bllokoje sasine rekord te droges se forte; ne Durres u ndaluan tre vete qe kishin ne automjetin e tyre nje sasi prej 1.365 kilogram kokaine. Policia deklaroi se ajo ishte me origjine nga Bolivia dhe se I perkiste nje grupi kriminal nga ky qytet, drejtimi I te cilit besohej se behej nga Lulezim Berisha, aktualisht I arrestuar ne Maqedoni per llogari te drejtesise shqiptare. Por surpriza e hetimeve paraprake te policise ishte gjetke; kokaina ka mberritur nga vendi latinoamerikan ne Shqiperi nepermjet aeroportit te Rinasit. Si e tille, duket se ajo ishte destinuar per tregun dhe konsumatorin vendas. Te pakten keto jane dyshimet serioze qe ngre policia.
Burime te rezervuara te saj pohojne ekzistencen e nje xhiroje milionash te ketij tregu ne Shqiperi. “Si ne te gjithe boten dhe ketu, ka oferte per te gjithe, nga 400-500 leke per nje sasi qe garanton deri ne dhjete cigare me hashash, ne 1 mije leke per dozen e heroines e deri ne 75 euro e me shume per cdo porcion kokaine te paster ne tregun e pakices. Kokaina eshte oferta per te pasurit”, pohon burimi yne. Sipas tij, heroina, pavaresisht se dhe ajo ka nje numer mjaft te madh perdoruesish ne Shqiperi, hyn ne Shqiperi tranzit dhe transportohet ilegalisht ne Perendim, ndersa kokaina ka nje treg te garantuar vendas. “Ajo eshte me e kerkuar nga personazhe VIP sepse efekti I saj eshte me I drejtperdrejte dhe mbi te gjitha nuk te jep ndervaresi fizike. Nuk krijon shenja te dukshme per perdoruesin dhe menyra e marrjes se saj eshte me praktike dhe aspak e dhembshme”, thote burimi yne.

Marijuana (spanjisht), ose cannabis (latinisht) ose hemp (anglisht) apo Kerp (shqip) eshte nje planet qe mund ta quajme te mrekulleshem, dhe ka nje histori te gjate po aq sa njerzimi (te pakten).
MarijuanaE vetmja bime qe mund te kultivohet qe nga Skandinavia ne Ekuator,ka shume veti kurative, rritet shpejt, kushton pak per tu mbajtur dhe ben nje vaj te cilesise se larte. Ka furnizuar per mijra vjete qyteterimet me te lashta duke dhene 80% te letres, tekstile dhe lende djegese. Ne fakt, Enciklopedia Britanike eshte shtypur per 150 vite ne leter kerpi, te gjitha librat shkollor deri ne 1880 botoheshin ne kerp, e perdorej per te paguar taksat ne Amerike qe ne 1631.
Presidentat me te medhenj te Shteteve te Bashkuara, si George Washington, Thomas Jefferson e baballaret e tjere themelues levronin kerpin, Benjamin Franklin kishte nje nder te parat punishte letre ne Amerike dhe kultivonte kerpin.
Biblat e para, hartat, tabelat, kartat e para te Deklarates se Pavaresise e Kushtetuta jane te bera nga kerpi, po nga kerpi ishte dhe flamuri i pare i Shteteve te Bashkuara.
-Me 1916 Shtetet e Bashkuara shpallen nje dekret me te cilin vendos qe letra mund te behej nga kerpi dhe nuk duhej prere me asnje peme: raporti vendoste se per çdo aker kerp, duheshin kultivuar 4 peme.
Me rreshiren e kerpit prodhoheshin verniket e pare, dhe modeli i pare T i Henri Ford ushqehej me karburant te nxjerre nga kerpi, dhe vete makina u ndertua nga plastika e kerpit.
Nese e gjitha kjo eshte e vertete, atehere perse nje bime eshte vene jashte ligjit?
Pastaj çfare ndodhi?
Ndodhi qe ne ate periudhe industria filloj te kalonte me ritme te shpejta agrikulturen, dhe me kete parakalim cannabis ishte viktima e pare.
Grupet e reja industriale amerikane qe po lindnin sidomos mbi shfrytezimim e naftes per prodhimin e energjise si (Standard Oil - Rockefeller), dhe ato qe shfrytezonin pyjet per letren (editore Hearst), dhe ato per prodhimin e firave artificiale per veshjet (Dupon) - pra te gjithe sektore ku keto firma kishin investuar sasi te medha paraje.
Por kishin secila perballe kopshtitit te tyre kete konkurrues te fuqishem, keshtu mblodhen forcat per te formuar nje aleance te mjaftueshme per ta mundur. E vetmja zgjidhje per ti prere kembet ketij kolosi sepse ishte i perhapur ne te gjithe boten ishte.... (aqsa ne Shqiperi e perdornin edhe si bime zbukurimi, e jo vetem kurative, pyesni gjyshen tuaj dhe ka per tju treguar per çajin qe benin me marijuane kunder dhimjeve te barkut,çudi tani po e perdoret edhe ne mjeksi!!!)
ILEGALITETI Filon keshtu opracioni mediatik per ta demonizuar, shpejt dhe me efiaksitet ("Droga e djallit) dhe ne saje te gazetave te Hearst (eshte personazhi i famshem i Citizen Kane/Pushteti i katert i O. Wells), i cili kishte nje gazete te madhe ne çdo qytet te Amerikes. I ndjeshem ndaj parase dhe ne kerkim te nje teme per te fituar popullaritet, Hollywood u lidh menjehere me kete manover duke dhene kontributin e tij per ti vene vulen perfundimtare ketj produkti. Filmi "Marijuana": vrasese e rinise - nje thithje, nje feste, nje tragjedi. Denimi moral udhetonte shpejt, nuk ekzistonte kunderinformacioni dhe per te bere nje ligj qe e ndalonte ne kete klime ishte shume e thjeshte. Edhe sepse 3/4 e senatoreve qe miratuan ligin e famshem "Marijuana Tax Act" ne 1937, akoma ne fuqi, nuk e dinin qe marijuana dhe cannabis ishin e njejta gje: ishte ai gjeniu Hearst qe futi emrin e ri per te çoroditur njerezit.
Fakti eshte se duke nisur nga ai momenet Dupont mbyti tregun me fibrat e tij sintetike (nylon, teflon, lycra, kevlar, emra te degjuar per te gjithe ne, kush nuk ka veshur nje bluze najloni ? jane te gjithe marka origjinale Dupont) Tregu i makinave po drejtohej perfundimisht drejt perdorimit te benzines (madje edhe sot ne Amerike nuk ezoistojne makinat me nafte!!! vetem keto vitet e fundit po flitet me rritjen e benzines) por motori i pare i ndertuar nga Diesel ishte me karburant vegjetal. Hearst nderkohe po fillonte shkaterrimin e pyjeve ne menyre sistematike ne Ameriken e Jugut dhe nga kjo lende druri nxorri ne pak kohe aq leter se te çonte drejt falimentimit kokurruesit Korrit te ketyre njerezve "te mire" u shtohej edhe ai i prodhueseve te cigareve (emrat i dini, lexo paketen) te cilet donin te mbushnin kete boshllek me nje produkt tjeter 100 here me te demshem sesa cannabis. Multinacionalet e sotme ato qe influencojne qeverite, nuk jane gje tjeter veçse pasaardhesit direkt te asaj aleance historike qe lindi ne vitet '30 midis familjeve industriale. Si produkt tekstil, cannabis eshte 4 here me i bute se pambuku, 4 here me i ngrohte, 3 here me shume rezistent dhe veshjet rrojne me shume, ka cilesi injifuge, pra nuk ka nevoje per pesticide qe te kultivohet (pyesni fshataret e Lazaratit). Si karburant kushton sa 1/5 e naftes se sotme me te njejtin rendiment dhe nuk ndot ambientin. Dhe persa i perket letres kushtin sa 1/10. Kemi bere biznesin e shekullit!!! Sala kur erdhi ne qeveri ne 1992 tha "Fshatari le te kultivoje produktin qe kane me shume fitim, dhe qe atehere plasi mbjellja ne Shqiperi veçse me vone e kapen nga veshet dhe sot edhe ne Shqiperi eshte e ndaluar"
36 miliard dollare, dyfishi i drithrave, kjo eshte shifra e sasise se Canabis te prodhuar ne Amerike ne 2006, ndersa ne Shqiperi fshataret e shkret shkojne ne burg, fshataret Amerikane po pasurohen, dhe siç mund ta lexoni ne shkrim Marijuana eshte bima me me rendiment nga te gjitha bimet e tjera bujqesore. Amerika ze vendin e pare be bote per prodhimin e Marijuanes,
Po Shqiperia???
Pse duhet te bejme lufte me fshataret e Lazaratit nderkohe qe ne bote lejohet dhe dihet qe perdorimi i saj eshte shume i gjere??
Sot qeverite duhet t'a kuptojne se nuk ia kemi nevojen naftes per te ushqyer industrine petrolkimike - nese ky do ishte problemi per eliminim total te naftes nga tregu - pasi ka bime si kerpi, nje bime vertete e fisme, nga e cila mund te nxirren lendet e para te nevojshme.
Prandaj çfare fshihet pas OGM, pas politikes monetare, akoma eshte petroldollari? Fshihet emri i nje bime, kerpi, qe nuk ajo çfare partite e shoqatat duan te bejne me dije duke folur per liberalizim te drogave: fushatat e tyre te liberalizimit jane akoma me te rrezikshme pasi ushqejne dizinformacionin pasi ne fakt ngaterrojne kerpin, qe eshte nje bime, me marijuanen qe eshte nje perzierje. Duhet te çlirohemi nga keto paragjykime te kundrainformacionit te manipuluar nga vete lobet qe kontrollojne tregun e naftes dhe sistemin monetar. Nese duhet luftuar per legalizimin, atehere nevojitet te luftojme per te mbrojtur nje bime te çmuar per njerezimin.
Me gjithe perdorimet qe ka si bime cannabis (edhe ne mjeksi) pse te mos lejohet prodhimi, keshtu ndihmojme me te vertete ekonomine e fshatit dhe luftojme kontrabanden sepse cannabis do te jete e lire dhe askush nuk do te merret me me kontrabande.
Erisa1
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Elisi Tue 25 May 2010 - 11:38

droge te renda si heroine kokaine etc.. jo por hashash ose join po disa here Razz
Elisi
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Bertina Wed 26 May 2010 - 9:46

2 here
Bertina
Bertina
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 26
 <b>Piket</b> Piket : 28
Regjistruar : 16/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Erisa Thu 27 May 2010 - 0:35

Hic asnjher as ne mendje se kam
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Niku Thu 27 May 2010 - 5:46

kam provu disa her po kur kam qen tap me birra i kemi fut dhe 1 teke hashash nga mbrapa dhe kemi bo qef po nuk esht dicka e mir e prish njeriun shum po ama duhet ta provoni te gjithe dhe juve ha ha ha ha
Niku
Niku
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 945
 <b>Piket</b> Piket : 995
Regjistruar : 30/01/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : tirane

http://www.hapesirajone.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Merisa Thu 27 May 2010 - 5:48

jo asnjehere dhe as qe mendoj ta provoj ndonjehere
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Dewil Thu 27 May 2010 - 5:50

jo edhe zbesoj qe e provoj ;)
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Erisa Thu 27 May 2010 - 5:51

Se kam provuar edhe nuk kam ndonje interes apo kurjozitet me e provu ;)
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Merisa Thu 27 May 2010 - 5:53

jo kurre
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Geri Thu 27 May 2010 - 6:17

Hmm si bojn keta.. esht e mir mos e kini kaq me frik do jeni ne qef per na 2 ore do jeni tallava fare dhe do kaloni mir.. po me mbrapa se di haha.
Une per vete vetem 1 her e kam provu e ma shpifi
Keni provuar ndonjeher drog? Icon_razz
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 27 May 2010 - 6:19

jo,ruana zot
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Merisa Thu 27 May 2010 - 6:29

Jo asnjehere
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 27 May 2010 - 6:31

nuk bene
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Merisa Thu 27 May 2010 - 6:32

Ncuk asnjehere
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 27 May 2010 - 6:34

mcukkkkkkkkkkkkkkk
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Merisa Thu 27 May 2010 - 7:42

kurre
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Erisa1 Thu 27 May 2010 - 9:51

Kam provuar njeher kur isha ne vitin e 4 ne Sarand dhe pim si klas e pastaj Afrika hahaha Keni provuar ndonjeher drog? Icon_razz
Erisa1
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Vizitor Thu 27 May 2010 - 11:16

Jo
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Shpejtimi Tue 16 Nov 2010 - 20:01

jo kurre me mire te me marr ZOTI shpirtin se sa ta provoj....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Arla Tue 16 Nov 2010 - 23:54

Une jam perdoruese e rregullt e droges.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga X-pIM GoLd Wed 17 Nov 2010 - 0:17

Po! Por ato droga qe jane te ligjshme si p.sh. kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina(e cila gjendet në cigare)...! Gjithashtu barerat (Droga te ligjshme)!!

Drogat e paligjshme kurre nuk i kam provuar dhe as qe mendoj t'i provoj ndonjeher bile! Ta shkaterrojne jeten!
X-pIM GoLd
X-pIM GoLd
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 748
 <b>Piket</b> Piket : 771
Regjistruar : 06/10/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://adf.ly/TaD8

http://adf.ly/TaKq

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Gentta Wed 17 Nov 2010 - 1:02

jo dhe as dua ti provoj
Gentta
Gentta
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 5553
 <b>Piket</b> Piket : 5573
Regjistruar : 11/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : se di

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keni provuar ndonjeher drog? Empty Re: Keni provuar ndonjeher drog?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi