Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajern-Inter, per te bere historine

Shko poshtë

Bajern-Inter, per te bere historine Empty Bajern-Inter, per te bere historine

Mesazh nga Geri Sat 22 May 2010 - 4:29

Bajern-Inter, per te bere historine Bayern-munich
Bajern-Inter eshte
finalja mes dy skuadrave dhe dy trajnereve, qe mund te hyjne ne
historine e futbollit europian. Te dyja kane dominuar ne atdhe:
Bajernii ka ngritur tashme “Meisterschale” (“pjaten e kampionit” te
Gjermanise) dhe DFB-Pokal (Kupen e Gjermanise), Interi ka fituar
titullin dhe Kupen e Italise.

Ai qe do te fitoje Champions
League mes Bajernit dhe Interit do te hyje ne histori per sigurimin e
“Tripletes”, qe konsiston ne fitimin e dy trofeve kryesore kombetare
(kampionat e kupe) dhe Champions League ne te njejtin sezon. Nje sukses
te tille e kane arritur ne gjithe historine vetem pese klube para
bararezeve dhe zikalterve. E fundit ne rend kohor ishte Barcelona e Pep
Guardioles vitin e kaluar. Ne Itali, sikurse ne Gjermani, asnje
klub nuk ia ka dale te fitoje ne te njejtin vit, kampionatin, Kupen
Kombetare dhe Champions. Vetem Interi ne vitin 1965 ishte shume afer.
Zikalterit humben finalen e Kupes se Italise ndaj Juventusit, pasi
kishin fituar titullin dhe Kupen e Kampioneve. Edhe Milani i
Kapelos ne 1993-‘94 fitoi kampionatin dhe Kupen e Kampioneve, por ne
Kupen e Italise nuk shkoi pertej çerekfinales. Juve e humbi ne 1972-‘73,
kur u laureua kampione e Italise, por humbi finalen e Kupes se Italise
dhe finalen e Kupes se Kampioneve. Qarku i mbyllur i klubeve qe kane
realizuar “Triplete”, shikon per momentin vetem pese skuadra. I pari qe
arriti tripleten ishte Selltik Glasgou ne vitin 1967. Ata fituan
kampionatin dhe Kupen e Skocise ne atdhe, pastaj ne finalen e 27 majit
munden me permbysje Interin e madh te Herreres. Kaluan pese vite,
me 31 maj 1972 eshte Ajaksi qe realizon “Tripleten Klasike”,
kundershtari eshte serish Interi, i cili dorezohet para vrullit te Johan
Krujf ne finalen e Roterdamit. Ishte Ajaksi i madh i “futbollit total”
te Rinus Mishels, nga i cili Van Gaal ndihet pasardhesi natyral. Kalojne
16 vite dhe serish nje trajner holandez me nje skuader holandeze
siguron tripleten: PSV Eindhoven e Gus Hidinkut. Pas 11 vitesh distance,
i takon perseri nje trajneri skocez: Ser Aleks Ferguson, i cili drejton
Mançester Utd ne fitimin e Champions League ne finalen ndaj Bajernit.
Vitin e kaluar, siç dihet, ishte Barcelona e Pep Guardioles. Blaugranet
dominuan ne vitin 2009, duke fituar edhe Superkupen e Europes dhe Kupen
Interkontinentale. Tani Bajerni ose Interi jane gati te hyjne ne
histori. E pabesueshme, por e vertete, nje sukses, te cilin nuk e kane
arritur kurre klubet me me shume Championse te fituara: Real Madrid (9),
Milan (7) dhe Liverpul (5). Vetem 7 skuadra kane mundur te fitojne ne
te njejtin vit Kampionatin Kombetar, Champions dhe Kupen
Interkontinentale. I pari qe realizoi kete ishte Interi i Herreres ne
1965. Ne 1972 ishte radha e Ajaksit te famshem. Pas nje hapesire prej 20
vitesh, ne 1991 i takon Yllit te Kuq te Beogradit. Ajaks per
here te dyte ne 1995, pikerisht me Luis Van Galin ne drejtim, pastaj ne
1999 eshte radha e Mançester Utd te Ser Aleks Ferguson. Kete sukses e
arrin edhe Bajerni ne 2001, pastaj i takon Portos ne 2004, kampione e
Europes me Zhoze Murinjon dhe kampione e botes me Viktor Fernandez. Bis i
Mançester Utd ne 2008 dhe per here te pare, Barcelona vitin e kaluar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi