Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pjeter Budi

Shko poshtë

Pjeter Budi Empty Pjeter Budi

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 17:57

Pjeter Budi eshte nje nga figurat me te shquara te botes shqiptare
per kohen kur jetoi. Ai u perket atyre klerikeve, qe u dalluan per nje
veprimtari te dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udheheqes i
masave popullore ne luften per elirim nga zgjedha osmane, perkthyes dhe
krijues origjinal ne fushen e letrave shqiptare per te mbrojtur
identitetin etnik e kulturor te pupullit tone.

Per jeten veprimtarine dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shume te
dhena te drejtperdrejta. Edhe ato qe dime, i nxjerrim kryesisht nga
theniet e veta ne librat qe botoi, veeanerisht nga letra latinisht qe i
dergoi me 1621 nje kardinali te quajtur Gocadin. Kjo leter eshte nje
dokument me rendesi te veeante jo vetem per jeten dhe personalitetin e
autorit, por edhe per gjendjen e vendit ne ate kohe, dhe mbi te gjitha
ajo eshte nje program i plote per organizimin dhe zhvillimin e luftes
se armatosur kunder pushtuesit. Ne kete leter Budi pas hyrjes ben edhe
nje autobiografi te shkurter , nepermjet se ciles mesojme dicka te
sigurt per jeten e tij.
Lindi ne Gure te Bardhe te Matit me 1566 nga nje familje e degjuar dhe e vjeter.

Mesimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori ne vend, prane
disa ipeshkevet te ndryshem, deri ne moshen 21-vjeeare. Me 1587 u
caktua meshtar dhe sherbeu si famulltar i thjeshte per 12 vjet ne
Kosove dhe me vone 17 vjet te tjere si zevendes i pergjithshem i
dioqezave te Serbise. Gjate viteve 1516-1522 beri disa udhetime ne
Itali, kryesisht per qellime atdhetare si dhe per te botuar veprat e
tij. U mbyt ne dhjetor te vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e
tij nuk ndodhi aksidentalisht; ate e shkaktuan qarqet anti shqiptare,
qe shikonin tek Budi nje atdhetar te flakte dhe nje nga organizatoret e
luftes se popullit per elirim nga zgjedha e huaj. Kete e verteton me se
miri aktakuza me te cilen hidhet ne gjyq personi qe thuhet se e
shkaktoi kete vdekje dhe aktet e gjyqit perkates. Ne kete menyre Budi
eshte nje nga martiret e pare te kultures shqiptare.


Gjate 29 vjeteve qe sherbeu ne vise te ndryshme, i veshur me petkun e
klerikut, Pjeter Budi u shqua edhe per nje veprimtari te dendur
atdhetare. Ai gjithe jeten dhe energjite e tij ia kuhstoi elirimit te
vendit. Hartoi plane per debimin e pushtuesit dhe u perpoq te siguronte
edhe ndihma nga Vatikani e nga vende te tjera. Ai bente pjese ne ate
shtrese te klerikeve, qe u lidhen me kreret e fiseve shqiptare dhe iu
kundervune jo vetem sundimit te eger osman, por edhe Vatikanit, kur
ishte fjala per elirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e
vetedijes kombetare te popullit shqiptar. Clirimin dhe shpetimin e
vendit Budi, e shikonte te fshataresia e lire, sidomos te malesoret, te
cilet nuk u pajtuan asnjehere me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm
qendresen e tyre.


Sie del nga letra qe i dergoi Gocadinit, misioni kryesor per te cilin
ai shkoi me 1621ne Rome, ishte qe te behej zedhenes i kerkesave te
shqiptareve dhe te kerkonte ndihma. Letra e tij eshte nje projekt i nje
kryengritjeje te armatosur qe nje klerik ia drejton nje kardianli dhe
organeve te administrates kishtare per te kerkuar ndihme per popullin e
tij, qe te elirohej nga zgjedha e huaj. Nder te tjera shkruan: "Kur u
nisa prej ketyre vendeve, fort m'u luten ata kryetare fisesh, si dhe
disa kryetare myslymane, qe t'ia shfaqja Papes ose ndonje princi tjeter
kete deshire te tyre e t'u lutesha qe te na sigurojne mbrojtje e ndihme
e per t'u eliruar.

Dhe jo vetem te krishteret, por edhe te paret e myslimanevee Te gjithe
duan te dalin nje here e mire prej kesaj gjendjeje te mjeruar ose te
vdesin me arme ne dore. Grushti qe do te marre Turqia ketu, do te jete
ndihme edhe per polakete .
Por shpresat e tij, si gjithmone, mbeten te zhgenjyera. Megjithate, ai
asnjehere nuk u ligeshtua. I deshperuar nga mosrealizimi i planeve te
tij, iu vu punes per te perkthyer e botuar veprat e veta ne gjuhen
shqipe. Budi eshte i pari nga kleriket qe do te thote se perendia nuk e
degjon ate qe i lutet ne gjuhe te huaj, ate qe perserit vetem fjale
boshe pa i kuptuar ato qe thote.

Me kembengulje dhe perpjekje te medha arriti qe me 1618 te botonte ne
Rome vepren e pare "Doktrina e krishtenee dhe me 1621 dy veprat e tjera
"Rituali roman" dhe "Pasqyra e te rrefyemit". Veprat e Budit jane
kryesisht perkthime ose pershtatje te lira tekstesh fetare, por qellimi
i botimit te tyre eshte, ne radhe te pare, qellim kometar. Ato do t'u
sherbenin klerikeve ne Shqiperi per ngritjen e tyre profesionale ne
sherbesat fetare, por me teper do t'i sherbenin ruajtjes se gjuhes
shqipe, qe shprehte ne ate kohe shtyllen kryesore te kombesise, do t'u
sherbenin perpjekjeve per elirimin e vendit, zhvillimit e perparimit te
arsimit dhe kultures se popullit shqiptar, qe ky te mos mbetej me prapa
se popujt e tjere.

Per qellimin dhe rendesine e tyre autori eshte i vetedijshem kur thote
se librat shqip do t'i sherbenin kur te kthehej ne viset e Shqiperise
per te pregatitur kryengritjen e pergjithshme dhe per te fhsehur ne sy
te pushtueseve kete veprimtari te larte kombetare. Po te studjohen me
kujdes veprat e Budit, duket qarte se shpesh here ai del jashte tekstit
origjinal nga perkthen dhe pershkruan doke e zakone shqiptare, te cilat
jane krijime origjinale ne proze. Kjo gje bie me teper ne sy ne vepren
"Pasqyra e te rrefyemit", qe ka nje rendesi te veeante edhe per
historine e etnografine. Ne faqet e fundit te vepres autori ka vendosur
nje leter te gjate, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri per atdheun e
popullin dhe ankohet per mungesen e shkollave dhe per klerin qe nuk
perpiqej t'u hapte syte bashkatdhetareve.

Deri me sot letra eshte konsideruar si proza e pare origjinale ne
letersine shqiptare, qe buron drejtperdrejte nga zemra e nje atdhetari.
Kjo e ben Budin shkrimtarin e pare te letersise shqiptare qe levroi
prozen origjinale. Ne kete leter pasqyrohen elemente te jetes shqiptare
te kohes dhe ndihet shqetesimi i klerikut patriot per fatet e popullit
e te gjuhes se tij amtare. Budi pershkruan traditat e zakone shqiptare,
por, mbi te gjitha, ndalet ne gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur
pushtimi i huaj dhe padija e popullit te vet. Per kete gjendje ai
akuzon edhe bashkeatdhetaret e vet "djesitee e "leterotetee (dijetaret
e letraret), qe u vjen dore ta ndihmojne popullin per te dale nga kjo
gjendje, por qe nuk po bejne asgjee
Proza e Budit deshmon jo vetem per idete perparimtare, por edhe per
aftesite e tij letrare. Edhe pse ne te ndihet ndikimi i leteratures
kishtare latine, ai eshte munduar t'i jape gjuhes shqipe nje shprehje e
forme te bukur, duke shfrytezuar pasurine e gjuhes popullore dhe
frazeologjine e saj te pasur.
Faqe me rendesi ne krijimtarine e Budit perbejne vjershat e tij. Para
tij njohim vetem nje vjershe te shkurter me 8 vargje, te shkruajtur nga
arbereshi Matrenga, kurse Budi na ka lene 23 vjersha me mbi 2.300
vargje, prandaj me te drejte ai mund te quhet nismetari i pare i
vjersherimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht jane te pershtatura nga latinishtja e
italishtja, vetem pak jane origjinale. eshte e vertete se ne hartimin e
tyre nuk kemi nje frymezim e teknike te larte, por vihet re nje
perpjekje serioze per ta pasuruar gjuhen shqipe edhe me krijime qe
synojne te shprehin ne vargje te bukuren ne artin e fjales shqipe.
Ne njeren prej tyre, ne formen e nje pyetje retorike, poeti shpreh
ndjenjen e trishtimit dhe te kotesise qe e pushton kur mendon se te
gjithe njerezit i rremben vdekja:

"Ku jane ata pleq bujare,
qe qene perpara ne,
e ata trima sqimatare,
te shpejte si rrufeee

Pengese serioze per zhvillimin dhe perparimin e vendit dhe te kultures
kombetare, pervee pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe kleriket e
huaj, qe sherbenin ne famullite shqiptare. Keta, duke shpifur e duke
peremuar vlerat kombetare te popullit tone, cenonin sedren e
shqiptareve, mundoheshin t'i pereanin ata dhe te demtonin perpjekjet e
tyre per elirim. Ne keto rrethana, Budit iu desh te luftonte ne disa
fronte: edhe kunder pushtimit te huaj, edhe kunder Vatikanit e te
derguarve te tij ne Shqiperi. Prandaj me 1622 organizoi nje mbledhje te
te gjithe klerikeve shqiptare te zones se Shkodres, Zadrimes, e Lezhes
dhe i beri te betoheshin e te nenshkruanin nje vendim se nuk do te
pranonin kurre klerike te huaj. Rrjedhimet e ketij vendimi te guximshem
u duken shpejt. Forcat kundershtare u bashkuan ne nje front te
perbashket, duke perdorur si mjet valet e rrembyeshme te Drinit, per ta
eleminuar Budin ne nje dite te dhjetorit te vitit 1622.
Jeta e Budit eshte nje jete kushtuar fund e krye eeshtjes shqiptare.
Programi fisnik i gjithe kesaj veprimtarie atdhetare mund te
permblidhen ne keto fjale qe shkroi me doren e tij: "eaqe sa munda
luftova me gjithe zemer jo per qishdo lakmi e lavdi te mrazet, po me
nje te madh deshire per ndihme te patries e te gjuhes sonee .
Figura e Pjeter Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetemohimi per
vendin dhe popullin e vet, duke u bere ne disa drejtime pararendes i
rilindesve.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pjeter Budi Empty Re: Pjeter Budi

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 17:57

I madhi zot,qofsh levduom

I madhi Zot,qofsh levduom
per gjithe kaqe te mire
qe se kam u' merituom
me ndoonje sherbetyre;

qi me dhee kaqe hijr
kete kafshe me mbaruom,
si q paee zane fijll,
gjithehere tue shkruom.

Posi mendja me percijll
nd'Arbene me ua derguom,
per kishe e per muneshtjir
pak nde mend me i trazuom.

Ata merre mbe deshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemete nde prijll
nde shpijrt me lulezuom;

e si zogzite nde pyyllt,
Zoti im me te levduom,
ndjere vete nata mbyyllt,
me nje zaa t'ambletuom.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pjeter Budi Empty Re: Pjeter Budi

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 17:57

Madheshti e njerezve
Ku jane ata pleq bujare,
qe qene perpara ne,
e ata trima sqimatare,
te shpejtete si rrufee

Ku jane ata djelm te ri,
te bukur e te lulzuom,
qe pate pame me sy,
me ta fole e ligjeruome

Ku jane ata zoteninj,
qe dojin me zotenuom
nde sqime e nde madheshti,
kete jate tue shkuome

Ku jane ata perandore
gjithe shekulli nalcuom,
ne krye me nje kunore
gureshi ce paeemuome

Ku jane ata leterore
t'urte e dijes te ndegjuom,
te bardhate posi bore
letera tue kenduome

Ku jane ato gra e vasha
nde sqime e nde madheshti,
me petekat te mendafshta
nalcuom mbe zotenie

Gjithe mortja i rrezoi,
sikur i pret me shpate,
per te ri s'i shikoi,
as te vobege,as te begate.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pjeter Budi Empty Re: Pjeter Budi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi