Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkitektura Shqiptare

Shko poshtë

Arkitektura Shqiptare Empty Arkitektura Shqiptare

Mesazh nga Elisi Tue 18 May 2010 - 11:13

Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme
nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te
rendesishme per historine e popullit tone

Fillimet e
arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek
5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i
takojne neolitit te mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa
ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur
vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te
shperndare ne menyre te cregullt.Ndertimet palafite jane perdorur nga
iliret per nje kohe te gjate qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.
Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:1-Banesa te futura krejtesisht ne toke,si ne Cakran –Fier ;
2-Banesa gjysem nentoke,perseri ne Cakran ; 3-Banese mbi toke qe eshte zakonisht nje kthineshe

Unitet
arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e
terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke ndryshuar
funksionin nga strehime te nje faze para urbane,ne qendra te verteta
urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format
arkitektonike,si dhe ne tekniken e ndertimit.Keto ndertime perbejne dhe
prologun e fortifikimeve antike.

Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.
Gjate
kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje perudhe
lulezimi.Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne
arritjet e arkitektures helene po jane te lidhura me realitetin ilir,.
Krahas qyteteve koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe
nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj
Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te
bere me nje teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe
te kullave mbrojtese.Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne
Apolloni dhe Asklepit ne Buthrot.Kemi dy tipe tempujsh:me portik me 4-6
kollona ne anet e ngushta dhe me kollona vetem ne balle (me ante).
Shëtitorët.
(stoa)gjate periudhes antike qene pjese e pandare e formulimit
urbanistik te qytetit Ato shquhen per anen ndertimore dhe zgjidhjen
arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kollona,te
hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe shetisnin
qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe per mesim.
Prej shetitoreve njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.

Teatrot
e kesaj peridhe njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te
cilet kane te perbashket ndertimin e shkallares ne trajte
gjysem-rrethi,ne shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e
njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre eshte madhesia qe varet nga fuqia
ekonomike e qendres qytetare. Teatri me i madh eshte ai i Apollonise.
Prej tij jane zbuluar si pjese te skenes,me ballin e punuar sipas
stilit dorik me kolona me kalenur dhe nje friz me triglife.Ne gjendje
te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1500 spektatore dhe qe
inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit dhe murit rrethues.Me i
vogli eshte teatri i Nikaes per 1000 spektatore.

Stadiumet.
Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u
ndertuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky
stadium ka nje forme antike tipike me nje piste 184.8 m te gjate dhe
12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka
17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe
guresh gelqerore

Arkitektura në shekullin 1-5 e.s.
Ne kete
periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e
meparshme;fortifikimet behen te njejta ne tekniken e ndertimit.Por me
pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si
Dyrrahu,Buthroti,Bylisi,Skodra etj,ku vendosen shume veterane dhe
tregtare romake.
Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e
kufizuar, sepse romaket gjeten nje arkitekture te perparuar
bashkekohore,por teknika e ndertimit nen pushtimin romak,arriti ne nje
nivel shume te larte.
Orientimi i arkitektures romake drejt asaj
helene u ndie me shume gjate periudhes se mbreterimit te Augustit kur
dihet qe perandori nuk e la kurre Romen ashtu sic dihet se Augusti kreu
studimet e larta ne Apolloni
Nga fillimi i shekullit te 6,ne
periudhen e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim
te trefishte, ndertohet nje hipodrom, dhe persoset rrjeti i
kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy termete,u rimekemb
shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe nje
qender zejtaro-tregtare e rendesishme.
Ne drejtimin urbanistik
qytetet e kesaj periudhe i permbahen kryesisht skemave te trasheguara
Keshtu ne Apolloni urbanistika e qytetit percaktohet prej rrjetit te
meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnje ndryshim per vec se ne
futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje te re qendres.Ne
formulimin e qendres shtohen monumente te reja si:odeoni,biblioteka,
buleuterioni etj.Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe
objektet jane te vendosura ne menyre te crregullt sipas terrenit,1/4 e
te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e nje
kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.
Banesat ne Buthrot jane
pergjithesisht me peristil, ndersa ne Apolloni eshte zbuluar nje banese
me atrium qe i perkiste shtresave te pasura,dhe e zbukuruar me mozaike.
Elisi
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkitektura Shqiptare Empty Re: Arkitektura Shqiptare

Mesazh nga Elisi Tue 18 May 2010 - 11:13

Monumenti me i madh i periudhes antike eshte amfiteatri i Dyrrahut,i
ndertuar ne fillim te shek.2 ne skajin perendimor te rrethimit te
qytetit.ne formen e eklipsit,ai ka permasa 150m gjatesi dhe 20m
lartesi.Amfiteatri shfrytezon pjerresine e terrenit per nje faqe te
shkallares.Arena ka forme eliptike,ndersa shkallarja pershkohet prej
galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura mbi 2m te
gjera dhe 4m te larta.

Ne qender te qytetit te Apollonise jane
gjetur monumente me vlera te vecanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe
BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli I
qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit eshte gjetur edhe bazamenti
i Harkut te Triumfit.
Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.

Ne
kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne
ambjente me karakter shoqeror. Ato kane nje trajtim te rregullt
arkitektonik dhe estetik,te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla
artistike,si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku
termat shquhen per nje arkittektonike te persosur .

Ndërtimet e hershme të kultit kristian
Me
lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene
shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh
kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake
te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe
Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire
Ilirine nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndertime me
karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per kohen.
Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i
madh dhe me i larte,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja
behej nga ana me e gjate.brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe
perputhet me drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.

Bazilikat
ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence i
lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e
Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.

Ndërtimet me
planimetri qëndrore. Keto ndertime perbejne nje grup te vogel por jo me
pak te rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike eshte
ndetimi rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri qendrore
rrethore,katrore,poligonale ose bashkim te tyren.Ketu aksi vertikal
mbizoteron ndaj atij gjatesor.
Baptiseri i Butrintit perben nje nga
deshmite me me vlere te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rendesia e
te cilit kalon kuadrin lokal,duke qene me i madhi me planimetri
qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme rrethore me diameter
13.5 m eshte mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe
gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte. sDy radhe kollonash
graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur mbulesen

Arkitektura në shekujt 7-15
Arkitektura
bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire
paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshem te kohes.
Duke
zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine , ne
korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone
sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave
arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjate mesjetes se
hershme dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar
nga banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit si dhe ndertimet
inxhinjerike.Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues,
tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj
te vendeve fqinje me te zhvilluara,dhe flet per kontakte te vazhdueshme
me keto vende,per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike
origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
Nje
zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te
principatave feudale shqiptare.Nje fenomen urbanistik me rendesi qe
merr zhvillim te plote ne kete periudhe,dhe qe kishte te bente me
zhvillimin e qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e
varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te quteteve.Kjo dukuri
shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur.
Gjate shek.13-14,
me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne
Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten zhvillim te
dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste
rrethohen dhe varroshet.
Arritjet me te shquara ne arkitekturen e
kultit te krishtere,i perkasin shek.13-14.. Me gjithe ndikimet nga
arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori
qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme
ne qytete te fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,per
qellime ushtarake,si pika vrojtimi te rrugeve etj.Qytetet qe linden ne
mesjete e kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela,
Kruja,Gjirokastra etj.Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre
pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin e
poshtem,te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht
keshtjella qendronte ne vendin me doniues te qytetit.
Gjate shek.15,
per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke,ne mjaft krahina te
Shqiperise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme
arkitektonike.Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua
seriozisht.Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante
ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve
dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes,
Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene
teper i fortifikuar.

Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19
perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e
Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlores si
me e rendesishmja e bregdetit.

Fortifikimet e shekujve 18-19 i
perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim
te shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet
Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve,u dallua per
ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne ndertimet e tij,Ali
Pasha,perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te
huaj.Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne
Janine, Preveze, Arte Sul etj,ndertoi shume te tilla brenda territorit
te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint,
Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe
e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e
ndertimit me gure te latuar,nga format e rregullta
gjeometrike,kullat,frengjite per topa dhe elementet dekorative.
Nder
tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19,jane
madheshtia e tyre dhe fortesia per t’i bere balle artilerise, format e
rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave
dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi
i formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave
dhe krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te
jashtem,ato jane me gure te latuar,trajtimi monumental i portave dhe
dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe
kurtinave.

Ndërtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke
duke krijuar nje fizionomi te tyren vendase dhe me tipollogji te
fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle
te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e para menjehere pas
pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkoder,Kruje,Berat,Elbasan dhe
Kanine.Me interes eshte teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si
kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit
me gure e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe
tregon per influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i
harqeve te te mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element formal qe
me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej
gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te
krishtere.
Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e
ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te
Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne
qoshe ose me kupole,prezenca e portikut,vendosja ne tre rradhe e
dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie.Ne anen e
jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.

Arkitektura e Kultit
të Krishterë trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokkristiane
dhe duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16 filluan te
ndertohen kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e
pare te shekullit 18 ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te
krishtere karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave
duke tregua individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur
ekspresione te reja arkitektonike.
Elisi
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkitektura Shqiptare Empty Re: Arkitektura Shqiptare

Mesazh nga Elisi Tue 18 May 2010 - 11:13

Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te kultit te krishtere
. Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. KIshat
me vlera te vecanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e
vecanta bazilika e Voskopojes.
Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Nje nefeshe- 2-Me strukture ne forme kryqi me kupol 3 -Bazilikat
Kisha
e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet me me vlere qe kemi
trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura me
piktura nga kryemjeshtri i shek.18 David Selenica dhe vellezerit
Konstandin dhe Athanas Zografi.
Ne te gjithe kete larmi tipesh te
kishave,te perbashket kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe
aty ku eshte i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ
karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapesira te
pakta ndricimi.
Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime
formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha.
Brenda nje manastiri takon ndertime me karakter te ndryshem, por ato
kane krijuar ansamble qe dallohen per nje kompaktesi kompozicionale,ku
cdo ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te funksionit qe
permbush.Me vlera te vecanta arkitektonike dhe ikonogtrafike jane
manastiri i Ardenices dhe i Apollonise.
Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek.15-19
Megjithese
Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti
shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi.Ne shek.17
qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht.Te dhenat e udhetarit
Evlia Celebia,nga pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes kishte
pesuar rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani etj,qe u
ruajt dhe gjate shek.18-19.duke marre fizionomine e tij urbanistike,qe
u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.Gjate
shek.17,pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe
prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.Pazaret
e qyteteve ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen
ore me kembane.
Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te
spikase faltorja me kullen e sahatit,si nje ndertim monumental qe se
bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,medreset etj,pasuron me
shume qendren e qytetit.por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej
xhamia me hamam dhe cezme.
Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme
te qytetit shqiptar.Ne cdo qytet pazari rritet si qender prodhimi dhe
shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjate ketij shekulli verehet nje
ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet nga shkallet e ndryshme te
zhvillimit ekonomik,p.sh. neqoftese Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne
pergjithesi nuk ndryshojne tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje
proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot,duke iu larguar kalase e cila
humb cdo funksion ne mesin e shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe
Korca,qender tipike zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u
zhvillua pa plan,ne Korce zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u
shkeputur nga tradita mesjetare.
Qyteti i vone shqiptar mori tiparet
themelore urbanistike nga gjysma e dyte e shek.17, duke zgjidhur
ceshtjet kryesore te tij si shtrirjen e qytetit,vendosjen e qendres se
tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj
kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
-Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret si Tirana, Kavaja , Elbasani .
Qytetet
me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat.
Fillimisht qyteti eshte i lidhur me fortifikimin,por me vone me lindjen
e varosheve,qyteti shtrihet jashte fortifikimit.
Terrenet e
aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar
mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar,
ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime
organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne kete
rast.Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te Beratit
ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e
persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve. Banesa
del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht ne formimin e
saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses 2-3 kat, e cila per vete
kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, eshte elementi
kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit
humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te
amsamblit te banesave ne forme shkalle qe eshte edhe elementi me i
qenesishem arkitektonik i ketij kompozicioni.

Nje karakter
tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.Ndertimet
jane te rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te
larte.Banesa shume rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi
i dendur shpesh mbulon banesen.Qetesia kompozicionale ketu thyhet vetem
nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen ne sheshe,duke
bere me te percaktueshme efektin e volumeve te tyre dinamike.
Ne
qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga
banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te
gjera,plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te
ngushta dhe pa shume drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne
qytetin shqiptar mesjetar.
Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget
kryesore zene fill nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne nje
mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne pergjithesi vijat e izoipseve. Por
lindte nevoja dhe e rrugeve pingule me to, te cilat realizoheshin ne
formen e shkalleve. Nje vend te rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin
qendren tregetare me zonat e banimit si dhe rruget midis lagjeve.
Ne
qytetet e rrafshet,rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin
qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve
shkembore,ne qytetin e rrafshet rruget jane me te gjera ,por shpesh pa
krye te cilat shtrohen me kalldrem.
Gjelberimi eshte karakteristike
tjeter e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te
aksidentuar, gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre te
netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.
Ne gjendjen e
sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete
mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces,
i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.

Banesa Shqiptare
Ne
arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze
banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve
arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga
shqiptaret.Banesa pati lulezimin e saj gjate shek.18-19, ku ajo
dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar,si dhe per
arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e
rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u
pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te
baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare,
sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e
rasteve eshte banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy
vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.

Banesa qytetare gjatë shekujve 16-19
Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:
-Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me cardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)

Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare në gjysmën e parë të shek.XX
Kjo
periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e
qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me
pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne
t’i nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga
arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t’i jepnin qyteteve
shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
Me 1920 Tirana shpallet
kryeqytet i Shqiperise,dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit
pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte
njekohesisht dhe qender administrative.Per kete aresye projektohet per
here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u
hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik
Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe
ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit,se
bashku me dy autore te tjere;njeri italian Chiaravelli dhe tjetri
austriak Weiss.
Foto me projektin e Eshref FRasherit

Mbreti
Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore
te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon
zbatimi i bulevardit te madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”,dhe
ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit
dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit
brendashkruante nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e
zhvillimit ne perspektive,si p.sh. zona industriale,e banimit,e
gjelberuar etj.Ne kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane
arkitektet austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.

Ne periudhen
e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939 ,arkitektet italiane
rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i
bejne nga fillimi.Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte
racionale,pra e tipit fashist.Dallohet kmpleksi i “sepates se liktorit
“ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi,
zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet
italiane ku vecohet ark. Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando
Poggio kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes,
Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes etj, ne te
cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet
psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj.
Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private,
duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen, kullen e
sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te
qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane
jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese
mbas clirimit.

“Piramida” e ndertuar si Muzeum per Diktatorin
Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare te
Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptareve per
50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane.
Elisi
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arkitektura Shqiptare Empty Re: Arkitektura Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi