Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta

2 posters

Shko poshtë

Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta Empty Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta

Mesazh nga Geri Mon 17 May 2010 - 6:56

Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta Fshf-logo
U desh të prisnim një sezon të tërë për të parë goleada në kampionatin shqiptar.
Gjithçkaje
i parapriu ndeshja e së premtes Besa-Gramozi 6-4 në Superiore. Por kjo
u përsërit në mënyrë jashtë mase të ekzagjeruar në Kategorinë e Parë,
ku në vetëm dy ndeshje u shënuan 22 gola: Elbasani-Bylis 8-4 dhe
Kamza-Turbina 10-0. Dhe më e çuditshmja qëndron në faktin se të gjithë
këto gola, nga 8 gola për secilën ndeshje janë shënuar vetëm pas
minutës së 70.

Deri në ato momente bëhej fjalë për rezultate
normale. Dhe pas kësaj nuk ka se si të mos dyshosh. Tashmë nuk është më
e fshehtë. Dyshimet e mëdha për trukimin e këtyre dy rezultateve të
Kategorisë së Parë janë konfirmuar nga vetë FSHF, nëpërmjet shefit të
Sektorit të Garave, Ilir Shulku.

Një fakt i çuditshëm që shton
mjegullën që mbështjell këto dy takime, është se në rastin më të mirë
të një kundërshtari të pamotivuar, në një ndeshje normale nuk do të
mjaftonte vetëm koha fizike për të realizuar 6 gola në Elbasani-Bylis
dhe 6 të tjerë në Kamza-Turbina, të gjithë vetëm në 10 minutat e fundit
të lojës, kur dihet se nga momenti i shënimit të një goli në një
tjetër, në rastin më të mirë do të nevojiteshin të paktën 2 minuta për
të nxjerrë topin nga rrjeta, për ta çuar në mesin e fushës, fërshëllima
për ta nisur lojën, për të bërë normalisht 2-3 pasime dhe më pas për të
shënuar.

Po ashtu askush nuk mundet ta besojë se Bylisi, i
cili nuk ka pësuar 8 gola në të gjithë fazën e dytë, i lejoi vetes një
gjë të tillë në një ndeshje të vetme. Të dyja skuadrat fituese dhe me
pikë të barabarta, Elbasani edhe Kamza, ishin në garë me njëra-tjetrën
për kualifikimin direkt në Superiore dhe vetëm goleadat e tilla mund
t’i bënin të konkurronin, a thua se përballë nuk kishin kundërshtar.
Shqetësim për këtë ngjarje të rrallë ka shfaqur menjëherë edhe Federata
Shqiptare e Futbollit, e cila mësohet se do të mbledhë sot urgjent
Komisionin e Disiplinës.

“Ne jemi të informuar për çfarë ka
ndodhur dhe do të kërkojmë të marrim masat tona, sqaron shefi i Garave,
Shulku. Mbi bazën e të dhënave të gjyqtarëve, vëzhguesit dhe të
deleguarit të ndeshjes, Komisioni i Disiplinës do të marrë vendimet”.
Tashmë në korridoret e FSHF-së kanë filluar të përfliten edhe masat e
ashpra që mund të merren ndaj protagonistëve. Nëse do të kemi të bëjmë
me ndëshkime, atëherë janë një numër i madh skuadrash të cilat do të
jenë në qendër të “furtunës”, duke filluar nga Bylis, Elbasani, Kamza,
Turbina. Masat më të përfolua janë: Sezonin e ardhshëm do ta nisin me
një kuotë të mirë pikësh të zbritura, por mund të shkohet edhe deri te
zbritja një kategori më poshtë.

Ky nuk është rasti i parë në
kampionatin shqiptar të futbollit. Ka ndodhur edhe në vitin 1993 në
Kupën e Shqipërisë. Në atë kohë, Kupa luhej fillimisht në grupe dhe në
njërin prej tyre, ku merrnin pjesë katër skuadra: Tirana, Elbasani,
Dinamo e Vllaznia u pa e njëjta histori si të shtunën në Kategorinë 1.
Tirana fitoi 8-1 me Elbasanin, ndërsa Dinamo-Vllaznia 0-5. Falë
golavarazhit u kualifikua Tirana. Por FSHF nuk i mori parasysh këto
rezultate.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta Empty Re: Hetim dhe ndëshkime për goleadat e dyshimta

Mesazh nga Bani Mon 17 May 2010 - 8:24

o gero e paske nxjerr ne treg kte gazeten a pis e pis ti ha , po ashtu o o lal ke te drejte , jan bo shume pislliqe
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi