Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja se si parashikohet kënaqësia mashkullore

Shko poshtë

Ja se si parashikohet kënaqësia mashkullore Empty Ja se si parashikohet kënaqësia mashkullore

Mesazh nga Elisi Sun 16 May 2010 - 10:28

Kënaqësia mashkullore në pjesën më të madhe të rasteve është më e
shpejtë për t’u arritur krahasuar me atë femërore. Atëherë ja një seri
teknikash dhe këshillash të sugjeruara nga seksologët, për të akorduar
më mirë kënaqësinë.

Trupat njerëzorë janë si instrumentet
muzikore. Për të ekzekutuar një melodi harmonike duhet të mësojë të
dialogojnë dhe të luajnë mes tyre.

Disa këshilla për ty
1. Mbuloje me përkëdhelje
Përkëdhele
gjatë në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë kënaqësia shpërndahet kudo
dhe pa u përqendruar vetëm tek organet gjenitale. Kjo fazë paraprake do
t’i krijojë mundësi aktit të zgjasë më shumë dhe të jetë më intensiv.

2. Shmang lojën e gruas fatale

ngopësh atmosferën me eksitim ndonjëherë është kundërproduktive. Për të
zgjatur edhe më shumë aktin është më mirë të përqendroheni tek ëmbëlsia
dhe qetësia.

3. Kërcim i ëmbël
Ai poshtë, ti lart. Në
pozicionin e amazonave ai është më pasiv. Në këtë mënyrë ti mund të
kërkosh me ëmbëlsi kënaqësinë tënde pa forcuar të tijën.

4. Vendos unë për gjithçka

marrësh iniciativën dhe ta lësh atë pasiv është një mënyrë e mirë për
të kënaqur fantazitë dhe për ta çuar drejt kënaqësisë reciproke. Gati
të gjithë burrat ëndërrojnë të konsiderohen objekte kënaqësie. Ti do të
vendosësh si rregullat ashtu edhe ritmin.

5. Ma lër mua në dorë…
Është
një veprim që të lejon të shtrëngosh bazën e penisit nga lart poshtë,
në mënyrë të vendosur në momentin kur afrohet ejakulimi. Në këtë mënyrë
procesi bllokohet. Nuk është shumë romantike por është vërtet shumë
efikase.

6. Kërkoi të ndalojë
Kur ndjen se orgazma e tij po
afrohet, kërkoi me ëmbëlsi të ndalojë. Shpjegoji se, edhe pse në pamje
të parë duket frustruese, në realitet nuk bën gjë tjetër veçse rrit
dëshirën dhe zgjat më shumë kënaqësinë.

7. Drejtoje drejt kënaqësive të reja
Penetrimi
nuk është instrumenti i vetëm i kënaqësisë. Përkëdheljet apo puthjet
mbi klitor janë gjithashtu shumë efikase. Prandaj drejtoje ku të duash.

8. Tronditu nga pasioni
Propozoi
të bëni seks shumë shpejt. Pa u shqetësuar për rezultatin. Nëse ai do
të shohë se të pëlqen edhe kur shpejton, do të ketë më pak antik për sa
i përket performancave të tij. Rezultati: më pak stres dhe një mbyllje
përrallore.

9. Pëshpërit fjalë të ëmbla
“Të dua”, “Më bën të
ndihem mirë”. Kur vëmendja spostohet në butësinë dhe jo në pasionin e
egër, kënaqësia është më e thellë. Në këtë mënyrë edhe akti zgjat më
shumë.

10. Mobilizoje
Gjatë raportit ndalo dhe bëje të
dëgjojë emocionin e të qenit një trup. Kjo ndjesi bashkimi është e
ëmbël dhe për një moment do të t’ju lërë pezull.

Disa këshilla për të
1. Merr frymë thellë
Kur ndjen se ejakulimi po afrohet, bëj një frymëmarrje të thellë. Në këtë mënyrë eksitimi zvogëlohet dhe ejakulimi vonohet.

2. Pëshpërit fjalë dashurie
Provo
të thuash fraza sentimentale. Për shembull: “Je kaq e bukur”, “Sa shumë
të dua”, “Të adhuroj”, etj. Ndjenjat dhe emocionet zënë vendin e
eksitimit. Dhe gjithçka bëhet më pak e egër dhe më e thellë.

3. Provo teknikën stop and go
Metoda
e famshme amerikane. Kur ejakulimi afrohet, ndalon dhe rri pa lëvizur.
Pastaj, pas disa çastesh fillon sërish, go dhe vrapi vazhdon. Me lojën
stop and go mund të zgjasni gjithë natën.

4. Sprapsu
Është e
rëndësishme të dish të dëgjosh dhe sapo të arrish në limit të
ejakulimit, bëj një hap mbrapa. Për të frenuar eksitimin mos vrapo
shumë dhe ndalu në ndjesitë e të parit dhe të të prekurit.

5. Ajo sipër teje
Kërkoi
që ajo të rrijë sipër teje dhe lëri në dorë ritmin. Është ajo që do të
vendosë nëse lëvizjet do të jenë në kërkim të kënaqësisë maksimale. Në
fillim me ngadalë dhe pastaj sa më shpejt, do të bëni bashkë rrugën që
ju çon drejt kënaqësisë reciproke.

6. Jepi fuqi
Përkëdhelje,
puthje, lëvizje, pozicion… herë pas here lëri asaj që të zgjedhë
vazhdimin e lojës. Kjo teknikë është shumë eksituese, por fakti që rri
pasiv të lejon të mos vraposh shumë. Orgazma do të vijë ngadalë, e
shoqëruar nga kënaqësia e partneres.

7. Zgjat fazën përgatitore
Kjo
është një praktikë e përsosur për femrën dhe shumë e përsosur për
mashkullin. Të ndalesh në përkëdheljet, në puthjet, në masazhet, zgjat
raportin dhe ushqe dëshirën.

8. Kontrollo fantazitë
Çdo burrë
ka fantazi që janë në gjendje ta çojnë automatikisht në ejakulim. Në
këtë rast vlen këshilla për të qëndruar paksa i kthjellët, të mos e
lësh mendjen të vrapojë shumë. Kujto se salla e komandave të orgazmës
është në kokën tënde.

9. Dëgjo
Duhet të jesh në përgjim të
trupit, për të kuptuar se cilat janë shenjat e para të ejakulimit. Mund
të duken si ndjesi të papritura nxehtësie, shkarkime të lehta
elektrike, ose një ndjesi e veçantë që fillon nga poshtë. Kur ndizet
sinjali i kuq, duhet të ndalosh.

10. Butoni magjik
Ekziston
një pikë, një “buton” që të lejon të ndalësh përkohësisht ejakulimin.
Kjo pikë ndodhet mes testikujve dhe anusit. Kur orgazma afrohet,
mjafton të ushtrosh një presion të lehtë dhe gjithçka ndalet.
Elisi
Elisi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 131
 <b>Piket</b> Piket : 180
Regjistruar : 10/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Sa me larg forumit..

http://www.vloraweb.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi