Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Lezhes

Shko poshtë

Historia e Lezhes Empty Historia e Lezhes

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 8:06

Lezha nder mote


Lezha
si qytet dhe biostrukture përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe te
veçante. Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përben një
kaleidoskop te mrekullueshëm te natyrës, gati njëlloj principate te
pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike
dhe historike, laguna dhe deti, përbejnë një unitet te spikatur. Ne
ketë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sinteze e veprës
se natyrës dhe te njerëzve me një vesk te ndritshëm te historisë dhe te
artit. Ne portat e Lezhës mund te hysh pa trokitur, dhe duke e njohur
fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha
është një grishje e përhershme dhe një estetike e gjalle e sendeve dhe
qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçareve dhe i
kënaqësive te veçanta te banoreve dhe te udhëtareve. Çdo tregim
mitologjik për Lezhën i paraprin historisë se saj plot motive dhe
kontraste nga me te ndryshmet. Jo me kot, kronikania dhe eruditja
bizantine Ana Komnena, në shek. XII,
e quan Lezhën një qytet te ngritur ne ajër, qe mund te shihet nga te
gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo
shikues mund ta vështroje Lezhën në lartësinë e historisë se saj, në
ajrin e shekujve si te dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Mjeda,
që ka shkruar mrekullisht dhe poetikisht për Lezhën. Ne Lezhë, nga te
kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë. Çdo njeri jeton midis
tyre dhe këtu qëndron vete sekreti i mbijetesës.
Historia e njërit prej qyteteve me te vjetër te Shqipërisë



Nuk mund të gabonte Ana Komnena, ne shek. XII,
kur e quan Lezhën një qytet te ngritur në ajër, që mund të shihet nga
të gjitha anët. Jo më shumë sesa metafore, Lezha është një qytet, ku
janë përplasur dallgët e pafundme të historisë së Shqipërisë. Atje ka
qenë Cezari, dhe po atje, Skënderbeu,
u kërkoi besën princërve shqiptare. Duke iu "larguar" Krishtit, zbulimi
më i madh arkeologjik i epokës se bronzit, është gjetja e thesarit prej
120 sopata prej bronzi, shumica të vogla, te tipit kelt dhe të tjerat
më të mëdha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në
Torovica, 13 km në veri të Lezhës. Për historianet, Lezha, si qytet me
hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull te një fisi ilir, prej të
cilit trashëgonte emrin e tij "Lissitan". Ka një rimëkëmbje të Lezhës
në fillimin e shek. VI.
Kështjella e Lezhës është ne listën e rindërtimeve të mëdha të
Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe përmendet në librin e Prokopitë
te Qezarese.
Lezha, njerëzit dhe besimi i saj



Qyteti
antik i Lezhës cilësohet si "Lissitan". Janë bërë disa zbërthime
etimologjike deri me sot nga dijetare të ndryshëm. Është përngjasuar
emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe "Lis" ç'ka përben një etimologji
popullore. Nga qyteti kanë dalë disa personalitete shumë të njohura të
vendit dhe të huaja.
Vështrim historik mbi Lezhën



Ftillëzimi i historisë njerëzore gjallon ne Lezhë që në periudhën parahistorike, në epokën e bronzit dhe të hekurit. Arkeologjia hap
enigmat e mbyllura te zanafillës. I vetmi objekt përfaqësues i dorës së
njeriut prehistorik, që është gjetur deri me sot, në ketë areal është
një sopate e vogël prej guri punuar, gjetur rastesisht, gjate gërmimeve
për hapjen e themeleve te një godine në qendrën e Lezhës. Është sopate
guri, e tipit të quajtur "gjuhe lope". Vetvetiu, kjo vepër në
miniature, zmadhohet në përfytyrimin tonë, si dëshmi e ekzistencës se
vendbanimit prehistorik dhe është një motiv ngacmues për zbulimet e
ardhshme në rrafshin e prehistorisë.
Epoka
e bronzit dhe e hekurit përfaqësohet nga një koleksion objektesh :
arme, vegla pune, vathe, fibula, etj. Zona e Lezhës dhe zonat ne kufi
te saj janë zona minerale të pasura me bakër. Ky resurs ka qenë
gjithnjë burim i jetës dhe i punës. Zbulimi më i madh arkeologjik i
epokës së bronzit është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi,
shumica të vogla të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha të tipit
"dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovica, 13 km në veri të
Lezhës. Mes tyre, ishte dhe një sepate bronzi e tipit italik, që
saktësoi datimin e krejt thesarit në shek. X para erës sonë.
Ky thesar shpreh një faze paraardhëse të sistemit monetar, sepse
shkëmbimi i tyre, parakupton vlerat e sopatave, si simbole paramonetare
të shkëmbimit. Kodër-varret, varrezat tumulare, qË ndodhen në të gjithë
hapësirën cirkulare të Lezhës, kane dhëne objekte të rëndësishme te
kulturës së hershme ilire. Mes tyre është gjetur dhe një shpate e tipit
"Niken", prej bronzi, gjë që simbolizon trafikun dhe lidhjen me
kulturën e gjeo-mikenas, vetëkuptohet nëpërmjet detit në ketë qerthull.
Materiali arkeologjik, i zbuluar nëBlinishtë
në Troshan, në Daj, në Kallmet, në Spitë, në Malësi të Lezhës tregon
për një cikël te vendbanimeve parahistorike të etnosit ilir. Madje,
edhe në kreshtën e malit të Shetbunit, janë gjetur gjurme muresh të
sistemit mbrojtës parahistorik, që i takon si kohë periudhës së vonë të
bronzit.
Qendrat
prehistorike vetvetiu shndrrohen ne qendra protourbane, paraqytetar.
Vendbanimet e fortifikuara protourbane jane jo vetem ne malin e
Shelbunit, por edhe ne vete kodren e Lezhes. Keto vendbanime
protourbane do te koncentrohen dhe do te krijojne nje simbioze per te
kaluar ne fazen me te larte ate urbane, pra te struktures qytetare dhe
te konceptit te ekzistences dhe funksionimit te qytetit antik.
Faza
urbane nis dhe dokumentohet nga autoret e lashte dhe permendet me emrat
Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Banoret e qytetit jane quajtur Lisitam.
Emrat etnike, sipas Stefan Bizantinit qene : Lissios dhe Lisseus. Jeta
qytetare eshte fryt i zhvillimeve ne strukturen ekonomiko-shoqerore ne
Ilirine Jugperendimore gjate shekujve 5-6 para eres sone. Ne te vertete
kemi te bejme me epoken e jetes qytetare, ne te gjitha qendrat e medha
ne bregdetin lindor te Adriatikut, me njekohesine e strukturimit
qytetar ne Shkoder, Ulqin, Rizon etj. Duke u bazuar ne formen e
mirefillte dhe te plote te qytetit te zhvilluar te Lezhes, me
perfundimin tipik te sistemit mbrojtes, mund te caktojme se jeta urbane
e tij lidhet me fundin e shek.IV para eres sone. Te rralla jane qytetet
antike te Shqiperise, qe kane ndertime mbrojtese te fortifikuara, aq te
bukura dhe te fuqishme per nga konstruksioni, teknika e ndertimit dhe
pozicioni. Lezha eshte nje nga qytetet me te medha dhe me te
fortifikuara te krejt Ilirise. Madje, sistemi i fortifikimit te Lezhes,
eshte me i fuqishem se ai i Apolonise dhe Ilirise.
Lezha
funksionon si qytet bregdetar dhe njekohesisht si liman lumor, ne
skajin me jugor te shtetit ilir te Ardianeve dhe spikat per rolin e
rendesishem ne shek.III p.e.sone. Lezha eshte pike strategjike per
levizjen e Flotes Ushtarake Detare Ilire dhe behet nje qender
emblematike ne kohen e sundimit te mbretereshes ilire, Teuta, e cila
riorganizoi dhe fuqizoi Floten Detare Ilire per operacionet luftarake
ndaj Epidamnit, Korkyres, qyteteve te tjera te Greqise, deri ne
thellesi te Mesdheut. Qyteti i Lezhes dhe fortifikimi i tij Akrolisi,
per here te pare, shenohet ne burimet historike nga historiani Polidi,
i shek.II para eres sone. Ky autor i jep hapesire ne pershkrimet e tij
luftrave iliro-romake, ngjarjeve, qe u zhvilluan ne token ilire gjate
luftrave maqedono romake, gjate viteve 264 dhe 146 para eres sone.
Qyteti i Lezhes eshte emer kryesor ne traktatin e paqes, ndermjet
mbretereshes ilire Teuta dhe perfaqesuesve te Romes ne vitin 229 para
eres sone. Lezha caktohet nga romaket si kufiri me jugor i lundrimit te
anijeve luftarake ilire ne Adriatik. Fakti, qe romaket e njohin kete
qytet, eshte domethenes. Por, kufizimi i levizjes se Flotes Ilire nuk u
respektua gjate, ne vitin 220 para eres sone, strategu i famshem ilir
Skerdelajdi se bashku me Demeter Farin, u nisen nga bregdeti i Ilirise
me 90 anije, kaluan kufirin tabu te Lezhes dhe vazhduan lundrimin
luftarak ne drejtim te ishujve Kylkade.
Eshte
pikerisht Polibi, i cili thote se Filipi V, mbreti i Maqedonise
shpresonte te shtinte ne dore Lezhen dhe Akrolisin. Ai perpiloi nje
plan strategjik, u nis me ushtri te madhe tokesore dhe mbas nje
udhetimi 2-ditor, qendroi prane lumit Ardoksan, prane Lezhes. Polibi u
impresionua dhe qe i kujdesshem para ketij qyteti te fortifikuar shume
mire. Akrolisi ishte me i larte dhe akoma me i fortifikur, duke e bere
te pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi ne hapesiren midis
Lezhes dhe rrezes se malit te Akrolisit. Ai pjesen me te zgjedhur te
ushtareve te armatosur lehte e fshehu ne disa lugina te pyllezuara nga
ana e brendshme e tokes. Me pjesen tjeter te ushtrise, ai sulmoi nga
ana e detit nga perendimi. Polibi shenon "brenda ne Lezhe ishin
grumbulluar forca te medha, nga krahinat e aferme ilire, te ardhura
menjehere aty, sapo kishin degjuar per ardhjen e Filipit. Sa per
Akrolisin iliret kishin besim aq te madh ne fortifikimin e tij, saqe
kishin lene atje vetem nje ushtri te paket per ta ruajtur". Ahere
Filipi V perdori nje strategji ushtarake, mbajti ne fushe ushtaret e
armatosur rende, kurse ata qe ishin armatosur lehte i nisi sulm drejt
kodrave. Vendasit i thyen lehte pararojat e Filipit dhe duke marre
guxim nga kjo dolen nga qyteti dhe zbriten ne fushe. Te njejten gje,
bene edhe ushtaret qe ruanin Akrolisin, qe kujtuan se Filipi u kthye
dhe po terhiqej nga fusha e betejes. Por, ne kete cast, ushtaret
maqedonas, qe ishin te fshehur u turren me force kunder ilireve.
Gjithashtu edhe ushtaret e armatosur rende ne fushe te Filipit
kundersulmuan. Trupa mbrojtese e Akrolisit nuk pati kohe te rikthehet
ne fortifikimin e tyre, sepse ju pre rruga nga ushtaret maqedonas, qe i
kishin zene prite. Fale kesaj strategjie dinake, Filipi V, mbas
luftimesh te medha dhe te pergjakshme e pushtoi Lezhen dhe Akrolisin.
Kjo gje ndodhi ne vitin 213 para eres sone. Filipi V me 216 dhe 214
para eres sone kish sulmuar dy here edhe qytetin e Apolonise dhe kish
kercenuar edhe Epidamnin, por nuk mundi t'i pushtonte. Por pushtimi
maqedonas qe i shkurter. Eshte Polibi, qe e permend qytetin e Lezhes,
ne shek e II para eres sone si qytet rezidencial i Gentit, mbretit te
famshem dhe te fundit ilir. Ne kete qytet te fortifikuar, Genti, priti
delegacionin maqedonas, te derguar nga Taseu, mbreti i Maqedonise, per
te finalizuar nje marreveshje per lidhjen e nje alenace miqesore mes
shtetit ilir dhe atij maqedon. Keto bisedime me kthim dhe dergim
delegacionesh perfunduan ne qytetin Meteon te Labeatise. Marreveshja u
arrit dhe mbreti Gent dergoi perfaqesuesit e tij se bashku me ato te
Perseut per te shkuar ne ishullin e Rodit per te bere se bashku nje
aleance tripaleshe kunder Romes. Sipas kronikave historike, Genti i
pozicionuar ne lufte te hapur kunder romakeve, mblodhi ne qytetin e
Lezhes 15.000 luftetare te armatosur. Ai nisi nje njesi luftarake prej
1000 kembesoresh dhe 10 kaloresish te kryesuar nga i vellai, per te
nenshtruar fisin e Kavove, ndersa vete u nis kunder qytetit ilir
Basanje, 5 milje larg Lisit, qe ne ate lak kohor ishte aleat i
romakeve. Gjithashtu, Genti dergoi dhe 80 anije, per te placitur tokat
e epidamnasve dhe apoloniateve, qe ishin pro Romes. Keto veprime te
Gentit paten nje kunderveprim te fuqishem te romakeve dhe ne luften
iliro-romake te vitit 168 para eres sone, Genti u dorezua ne qytetin e
tij, qe ishte kryeqender e shtetit ilir ne Shkoder.
Duke
pare burimet e lashta dhe te dhenat e autoreve antike, mesojme se per
themelimin e qytetit te Lezhes i atribuohet nje rol kolonizues nje
personaliteti te njohur te kohes Dionist Plak, tiran energjik i
Sirakuzes. Keshtu, Diodori i Sicilise, qe ka jetuar ne kohen e Jul
Qezarit dhe Augustit, thote se Dionisi plak, kishte projektuar nje
fushate te kolonizimit te bregdetit ilir te Adriatikut me drejtim nga
perendimi ne lindje dhe kish derguar kolone per te themeluar qytetin e
Lezhes, ne vitin 385 para eres sone. Kjo e dhene historike eshte marre
si e mireqene nga shume dijetare, por edhe eshte vene ne dyshim nga
dijetare te tjere. Ne te vertete, qe ne shek.XVIII, nga dijetari Lucius
eshte vene ne dyshim themelimi i nje kolonie saraguziane ne Lezhe, i
cili thote se ka nje konfondim dhe lapsus grafik te emrit ne kronika,
se nuk eshte themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, ne ishullin Hva
ne bregdetin dalmat. Pra, ky konfondim toponimik, ka krijuar nje debat
ne rrafshin e dijetareve historiane. Nje analize te hollesishme te
tezave mosperputhese per kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak te
Sirakuzes, eshte bere nga dijetari G.Novak, i cili eshte nga njohesit
me te mire te veprimtarise kolonizuese te Dionisit Plak ne Adriatik.
Ne
te vertete teza se Lezha eshte themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzes
me 390-394 para eres sone, eshte hedhur poshte me argumente te shumte
te dala nga germimet arkeologjike nga ana e dijetareve shqiptare, por
edhe me pare nga arkeologe te huaj. Ndonese nuk mund te mohohet
historikisht nje ndikim nga perendimi ne Lindje i Dionisit Plak te
Sirakuzes edhe ne Lezhe, prapseprape nuk mund te behet fjale per nje
kolonizim, sepse funksionimi i Lezhes si njesi e plote qytetare ne
shek.IV para eres sone, qe nje realitet i pamohueshem dhe se deri me
sot nuk jane gjetur deshmi dhe gjurme te kultures saraguziane, as
monedha dhe as objekte materiale te Sirakuzes ne qytetin e Lezhes.
Themelimi i Lezhes?!
Themelimi
i qytetit te Lezhes eshte nje ceshtje e hapur shkencore, por teza e
autoktonise ilire te qytetit te Lezhes, qe paralelizohet ne te njejten
hapesire kohore edhe me qytete te tjera ilire te medha eshte me bindese
dhe me e sakte.
Lezha,
si qytet me hershmerine e saj, perfaqesonte nje qerthull te nje fisi
ilir prej te cilit trashegonte emrin e tij Lissitan. Ky emer
dokumentohet nepermjet monedhave te prera nga qyteti. Me vone, Lezha,
do te jete kryeqendra e krahines se banuar nga pirustet, qe sipas
Strabonit benin pjese edhe ne fiset ilire panone, qe paten prijes
Baton, gje qe terthorazi jepet edhe nga dokumente te tjera. Pirustet
dhe desidiatet dalmate, ne gjysmen e dyte te shek.I, jane quajtur nga
dijetari romak Paterkuli si te pathyeshem, jo vetem ne saj te pozites
se vendeve dhe maleve, por dhe te natyres se tyre te eger dhe te
zotesise se tyre te cuditeshme luftarake. Dijetari Tit Livi dimensionon
zonen-ushtri te fisit ilir te pirusteve, konkretisht ndermjet
taulanteve, desaredeve, banoreve te Rizonit, Ulqinit dhe Shkodres. Ne
kohen e mbretit ilir Gent, fisi ilir i pirusteve perbente nje nga
forcat kryesore te tij luftarake kunder romakeve. Edhe pas pushtimit
romak te Ilirise, pirustet zhvilluan rezistence te ashper dhe per te
shuar kryengritjet e pirusteve vjen vete ne Iliri, Jul Cezari. E tere
historia e mesiperme, tregon jo vetem levizjet e medha nga Lindja
(maqedonasit) dhe nga Perendimi (romaket), por edhe vete strukturen e
organizuar te ilireve, lufterat e tyre per liri dhe mosnenshtrim dhe
caktimin e Lezhes si nje qytet emblematik, emri i te cilit referohet ne
traktate apo ne kronika te rendesishme te ngjarjeve me karakter
nderballkanik por edhe mesdhetaro-adriatikas.
Zhvillimi urbanistik i Lezhes
Qyteti
antik i Lezhes eshte i vendosur ne nje terren te dyfishte: kodrinor dhe
fushor dhe muret rrethuese perfshijne nje siperfaqe prej 20 ha.
Urbanistika e qytetit te fortifikuar ka kater zona kryesore: 1.Zona e
pjeses se siperme. E vendosur ne maje te kodres, 2. Zona e pjeses se
mesme eshte e shtrire ne shpatet kodrimore 3. Zona e pjeses se poshtme
eshte poshte kodres 4. Zona breglumore eshte me shtrat te lumit Drin
dhe murit perendimor te qytetit. Sipas studjuesit Koco Zhegu, sejcila
nga keto zona, ka patur nje funksion te vecante dhe njekohesisht te
nderlidhur. Keshtu, ka ekzistuar nga zona e I deri tek e IV, ku duke
respektuar dhe pozicionin natyror te mbrojtur, dhe shtrirjet urbane
kane qene vendosur institucionet shteterore, territori i banuar ne
menyre te dendur, qendra zejtaro-tregtare dhe me poshte porti lumor, qe
nderlidhte Lezhen me tere rruget detare te Adriatikut. Pjese perberese
e Lezhes ishte Akrolisi, qe ishte ne piken kulmore dhe me te vecante te
sistemit mbrojtes te qytetit. Planimetria urbanistike e Lezhes eshte e
vecante dhe e paperseritur ne asnje nga qytetet ilire te njohura deri
me sot. Mund te thuhet se moduli urbanistik i Lezhes antike nuk eshte
bere sipas shembullit te qyteteve bashkokohore ne Greqi, Maqedoni dhe
Epir, por nuk mund te karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol.
Urbanistika e periudhes ilire trashegon deri me sot, planimetrine e
mureve rrethuese, kullat mbrojtese, te gjitha hyrjet dhe nje pjese te
rruges kryesore te pjeses se poshtme te ketij qyteti. Ne planimetrine e
Lezhes ilire, percaktohen qarte 11 porta te medha dhe te vogla, qe
lejonin te hyje ne qytet ne te gjitha drejtimet. Nga keto, dy jane ne
pjesen e siperme, 6 ne te mesmen dhe 3 ne qytetin e poshtem. Ne qytetin
e siperm, porta kryesore ka qene e vendosur ne anen lindore per te
komunikuar me Akrolisin, porta e dyte qe ne anen Veriore, qe e lidhte
qytetin me zonen fushore me krahinen veriore. Porta me e madhe ka nje
hapesire drite prej 4,20 m dhe ne zgjidhje planimetrike eshte krejt e
vecante ne krahasim me te tjerat. Nje tjeter porte e vecante e qytetit
quhet porta e burimit, sepse kishte lidhje me nje burim uji ne afersi
te saj. Ne qytetin e mesem porta kryesore quhet ajo e Gaviavit. Si
element karakteristik te portave te qytetit jane permasat e tyre
madheshtore, gje qe nuk vihet re ne qytete te tjera ilire. Zgjidhjet e
tyre arkitektonike jane pershtatur me terrenin, pjerresine dhe
funksionet perkatese. Brenda qytetit te Lezhes, ruhet dhe rrjeti i
rrugeve te degezuara dhe te kryqezuara ne brendesi. Nga te jashtmet, qe
hyjne ne qytet jane tri, ajo qe vinte nga Jugu, nje tjeter nga Veriu
dhe e treta nga Verilindja.
Skema
e mureve mbrojtese te Lezhes perfshin nje gjatesi pej 2600 m. Jo me
kot, Polibi ka fiksuar pershtypjen shume te madhe, qe i ben keto mure
mbretit Filipit V te Maqedonise.
Pjesa e siperme e quajtur
Akrolis eshte pjesa me speciale e fortifikimit. Trajtimi stilistik i
mureve permban dy stile ndertimi, qe i perkasin nje faze te vetme
kohore, qe lidhen me vecorite stilistike dhe morfologjike te mureve
epirote-ilire. Nga nje llogaritje e perafert del se jane afro 100 mije
metro kub gure dhe mbi 80 mije cope blloqe. Kjo kryeveper inxhinierike
ndertimore eshte e pashembullt ne territorin shqiptar.
Skulpturat
Arti
i skulptures dokumentohet me disa deshmi unikale. Me 1978, gjate
germimeve arkeologjike ne mes te Katedrales se Shen Nikolles eshte
gjetur nje bazament ne formen e nje drejtkendeshi ne permasat 1,98 x
2,86 m, mbi te cilen ka qene ngritur nje statuje, qe sot nuk ruhet.
Gjithashtu eshte gjetur nje fragment skulpturor i nje trupi gruaje, te
kohes helenistike. Me mire nga te gjithe ruhet nje altorelief, qe
paraqet nje figure mitologjike : Erosin. Kjo gdhendje eshte mjeshterore
dhe e realizuar ne mermer te bardhe. Erosi eshte hyu i dashurise, ka
krahe gjysem te hapur dhe eshte i shtrire ne pozicion fjetjeje. Ka
mundesi t'i takoje llojit te eroseve te karakterit memorial, qe
zbukurojne monumentet perkujtimore. Kjo kryeveper artistike i takon
shekullit II-III para Krishtit. Nje skulpture tjeter eshte figura e nje
njeriu, gdhendur ne nje bllok guri me shtat mesatar dhe me nje kapele
te "tipit pileus" ne koke. Kemi dhe deshmine e skulpturave te vogla
prej balte te pjekur. Eshte gjetur nje kallep prej balte te pjekur (nje
matrice), qe ka sherbyer per riprodhimin e figurimave te quajtura
terrakota. Nga kallepi riprodhohet nje skene mitologjike ne miniature,
qe paraqet tre figura te vendosura ne mes te nje sfondi me elemente
zbukurimore, te imituar nga arkitektura monumentale e kohes helenistike.
Artizanati dhe zejtaria
Artizanati
ndertimor lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, me
pocerine vendase shume te zhvilluar. Nje numer tjegullash mbajne vulen
e pronarit te punishtes me emrin EOBTAIO. Ky emer lidhet me te njejtin
emer, qe gjendet edhe me monedhat e gur-varret e zbuluara ne qytetin e
Durresit. I madh eshte numri i amforave te zbuluara ketu, disa prej te
cilave kane edhe vula ne forme simbolesh apo monogramesh. Ne disa
amfora vula ka te rafiguruar lulen e sheges, simbol ky i njohur per
amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit. Nje vule e nje amfore tjeter
mban emrin ilir Gent dhe emrin tjeter po ilir Suri, pronar i punishteve
vendase. Jane gjetur edhe ene tryeze me kanilyra te tipit inafie dhe
ene te tipit megara. Keto objekte i perkasin si kohe shek.III-i para
Krishtit.
Me
interes jane dhe objektet prej bronxi apo dhe prej hekuri si fibula,
byzylyke, unaza, gjilpera, grepa peshkimi, thumba dhe gozhde te vogla,
maja heshtash, shpata etj. Nga nje gur varri i gjetur ne Lezhe, i
shek.II para Krishtit, mesojme emrin e arkitektit Hieroni, i biri i Leonit. Eshte fjala per nje arkitekt, qe ka punuar ne kete qytet ilir.
Monedhat
Jane
gjetur shume monedha prej bronxi dhe argjendi. Koleksioni numizmatik i
Lezhes, perfshin shume monedha me origjine nga Durresi me siglen
"DYRR". Ketu eshte gjetur dhe monedha e mbretit ilir Ballaios, prere me
167-135 para Krishtit. Nje numer i konsiderueshem monedhash jane nga
prerjet autonome te qytetit te Lezhes, te cilat imitojne ato te
Shkodres. Ato mbartin legjenden LISSITAN dhe kane elemente zbukurimore
teper tipike, sic eshte figura e anijes Liburne. Keto prerje jane bere
me 229-213 para Krishtit. Simbole te ketyre monedhave jane figura e
Zeusit me trekendesh, e Artemisit me rrufe, ose me figuren e dhise.
Perdoret dhe figura e mburojes dhe perkrenares ilire. Te gjithe keto
elemente lidhen me boten e mirefillte ilire dhe duket qarte ndikimi
labeat i Shkodres, si kryeqender e shtetit ilir.
Lezha gjate pushtimit romak
Mbas
pushtimit romak te Ilirise se Jugut, me 168 para Krishtit, Lezha
permendet si "Municip". Ajo e ruan rendesine si qender
ushtarako-administrative dhe si baze detare per Adriatikun verior. Ne
periudhen romake pati disa rindertime te rendesishme te qytetit ilir.
Sidomos ne Akropol, ne zonen e qytetit kodrinor, ne qytetin e poshtem
dhe ne portin lumor. Por trashegimia e traditave ndertimore vendase
mbijeton dhe eshte gjithmone zoteruese. Ne zonen kodrinore ku qene
vendosur kolonet romake jane gjetur dhe germadhat e banesave te tyre
prej guri. Rindertimi romak i qytetit ka qene i pjesshem. Jane zbuluar
dy mbishkrime ne latinisht, qe bejne fjale per kete rindertim.
Mbishkrimi i pare i gjetur ne Porten e Gaviarit, ben fjale per
rindertimin e portes dhe te kulles ne te djathte te Portes. Ne
mbishkrimin e dyte, 20 m larg te parit, flitet per rindertimin e murit,
nen kujdesin e magjistratit ekzekutiv te Luk Gaviarit dhe te Meges. Nje
mbishkrim i trete i demtuar eshte gjetur ne nje bllok guri, ne anen
veriore, por eshte i palexueshem. Kurse mbishkrimin e IV, e ka pare me
syte e tij dhe e ka lexuar Qiriako i Ankones, i cili e ka vizituar
Lezhen me 1463. Qiriako thote se mbishkrimi flet per rindertimin e
mureve rrethuese prej te njejteve magjistrate romake. Rezulton se
rindertimi romak i mureve eshte bere 250 vjet pas fortifikimit ilir. Ne
periudhen romake pati ndertime te tipit termal me sistem hidraulik te
zhvilluar, si dhe perdorimi i teknikave "Okus retikulatum" apo dhe
thjesht "Retikulatum" te shek.I-II pas Krishtit.
Lezha ne Antikitetin e vone
dhe periudhen bizantine
Lezha,
ne shekujt e pare pas Krishtit nuk u zbeh si qender qytetare.
Administrativisht bente pjese ne provincen e Prevalit, qe kishte si
qender Shkodren. Ne periudhen e vone antike me emrin e Lezhes lidhen dy
rruge. Rruga, qe lidhte Salonen me Dyrrahun dhe rruga qe nisje nga
Lezha ne qytetin Nais. Ka nje rimekembje te Lezhes ne fillimin e
shek.VI. Keshtjella e Lezhes eshte ne listen e rindertimeve te medha te
Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe permendet ne librin e Prokopit te
Qezarese. Rindertimet e kesaj kohe jane te dukshme dhe qyteti bizantin
i Lezhes hyn te qendrat me te medha te kohes. Qendra kthehet ne nje
qender episkopale dhe madje permendet me emrin i peshkopit Gjon ne
vitin 592.
Lezha ne shekujt VII-XII
Kronikani
i njohur si Anonimi i Ravenes e permend Lezhen ne shek.VII-VIII si
qytet bregdetar ilir. Ne kete periudhe ka ndodhur procesi me i
rendesishem i transformimit te ilireve te lashte ne arberit e hershem.
Kjo gje vertetohet edhe nga materiali arkeologjik i varrezes arberore
te zbuluar ne Qafen e Kalase. Ky material arkeologjik eshte tipik me
kulturen materiale arberore, qe lidhet me Durresin e qendrat e tjera te
Shqiperise. Ka dhe nje rifortifikim tjeter te qytetit ne fund te
shek.VIII. Me kete rast, ndertohen kulla te reja dhe perdoren teknika
te reja. Keshtu keshtjella e Lezhes, perben nje simbioze te ndertimeve
ilire, romake dhe bizantine. Autoret bizantine si : Konstandin Porfyro
Gjeneti, Kedreni dhe Ana Komnena flasin per rendesine e madhe te
qytetit te fortifikuar te Lezhes. Ana Komnena tregon se pikerisht ne
Lezhe, perandori Aleks Komneni, grumbulloi forcat e tij per t'i cuar ne
mbrojtjen e qytetit te Durresit, gjate rrethimit te Durresit nga
ushtria normane e udhehequr nga Bohemundi me 1107.
Ne
shekujt e mevonshem, Lezha perfshihet ne Principaten e Arberise, prane
Dukatit te Durresit te krijuar nga Republika Veneciane. Nga
aktmarreveshja e Dhimitrit "Kryezoti i Arberise" me Republiken e
Raguzes, rreth viteve 1208-1215 ku behet fjale per shkembime tregtare
dhe per transport mallrash pa taksa, si ne rruget tokesore ashtu dhe ne
ato detare, vetekuptohet dhe rendesia e qytetit te Lezhes, si pike kyce
te raporteve te Arberise me Republiken e Raguzes. Me 1393, qyteti i
Lezhes, iu dorezua Republikes se Venedikut nga Progon Dukagjini. Keshtu
Lezha perjeton perfshirjen ne shtetin venedikas, gje, qe me disa
nderprerje vijoi deri me vdekjen e Gjergj Kastriotit, deri ne shek.XV.
Viti 1478 eshte viti i pushtimit te Lezhes nga turqit.
Hyjnite ilire dhe Lezha
Gjate
periudhes se shtetit ilir, deri ne pushtimi romak ne Lezhe mbijetojne
kultet dhe hyjnite ilire. Ne kufijte e Lezhes kemi mbijetesen e te
ashtuquajturit Zeus Pathius, nje interpretim vendas i kryehyjnise
politeiste te lashte. Nga numismatika e Lezhes kuptojme ekzistencen e
hyjnise Artemis, te quajtur edhe Diana apo Zana, mbrojtese e pyjeve dhe
kopeve. Ajo qe eshte me e rendesishme dhe me kryesore eshte se
pikerisht nga nje monedhe e Lezhes njihemi me Hyun e mirefillte te
detrave, te njohur me emrin Redon. Kete zbulim e ka bere arkeologu
Hasan Ceka, i cili vuri re ne nje monedhe te Lezhes ekzistencen e nje
figure burri me kapele karakteristike me strehe te gjate, te quajtur
"Kausia". Kjo monedhe ka te shkruar dhe legjenden Redon. Pjesa e prapme
e monedhes ka figuren e nje anije ilire, nje liburne, te perdorur nga
labeatet. Deri vone, portreti i burrit me kapele, eshte konsideruar si
ai i mbretit ilir Gent, dikush tjeter e ka quajtur si nje Hermes. Por
monedha e Lezhes me kete portret vazhdon te pritet edhe pas renies rob
te mbretit Gent, me 168 para Krishtit. Ne nje prerje te vitet 135 p.K
mbijeton monedha me portretin e burrit, gje qe perjashton mundesine, qe
te jete portreti i mbretit ilir Gent. Hasan Ceka konkludoi me te drejte
se kemi te bejme me figuren e Hyut Ilir te Detrave Redon, emri i te
cilit mbijeton ne toponimin e Kepit te Rodonit, ne Veri te Durresit.
Kete e perforcon edhe figura e anijes ilire ilire, Lempes ne shpine te
monedhes dhe zbulimi para ca kohe i disa mbishkrimive ne Kepin Leuka,
ne Jug te Italise te disa anijeve ilire, njera nga te cilat mban emrin
Redon. Hyu Redon eshte nje kryeemer i mitologjise ilire dhe se bashku
me Hyun e Luftrave Medaur, perben nje dyshe kryesore te mitologjise
klasike ilire.
Kulti
i Artemisit si kult ilir ka patur nje jehone te vecante ne territorin e
Lezhes. Keshtu ne krahinen e Velipojes, ne mes te detit dhe malit te
Rencit ekziston "Pylli i Zanave" ose edhe "Kodra e Nuseve". Sipas
legjendes, qe mbijeton deri me sot, ketu ka patur 600 Zana, 300 te
veshura me guna te bardha dhe 300 me guna te zeza. Sipas nje profecie
te vjeter keto zana do t'i largonin nga ky territor njeriu me dy koke.
Nje mbremje ato pane ne perendim te diellit nen nje peme dy barinj, qe
flinin krye me krye. Keshtu, kujtuan se kish ardhur njeriu me dy koke
dhe u larguan pergjithnje. Sipas Milan Shuflait emri Velipoje eshte
toponim sllav, qe do te thote "Fusha e Zanave".
Ne
shkrimin e Preng Docit te vitit 1885 flitet per fopografine e Lezhes.
Ai deshmon se ka pare tri pllaka mermeri, njera kish fytyren e nje
burri dhe te nje gruaje me mbishkrim greqisht, e dyta kish nje luan te
ngritur perpjete ne kembe dhe e treta nje shqiponje krahehapur me nje
gjarper me kthetra. Keto monumente nuk jane ruajtur. Mund te themi se
keto monumente kane fiksuar kultin pagan te Aferdites dhe te Dionisit,
stemen me luanin anzhuin te Topiasve dhe je tjeter steme, qe mund te
lidhet me shqiponjen dukagjinase si hierladi e Principates se Arberise.
Shengjini, ose Ninfeumi
Nje
qytet asteroid i Lezhes eshte Shengjini, 8 km ne Veriperendim, ne
bregun e Adriatikut. Jul Cezari, ne vepren "Lufta Civile" e permend
emrin e ketij limani si Nymfeum ne vitin 48 para Krishtit. Ketu erdhi
Flota e Mark Antonit ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut. Emri Nymfeun
lidhet me ceten e nymfave apo te zanave. Nymfeuni, eshte njohur ne
epoken romake, si nje liman shume i mbrojtur "Tutisimuss portus". Ne
mesjete ky lima njihet me emra te tjere, quhet limani Meduo. Ne nje
harte te shek.XIII te Pjeter Viskontit njihet madje edhe me emrin
Medea. Gjate mesjetes permendet ky liman si "Portus", "Medue", "Porto
di Medea". Etimologjia e ketij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas
A.Majerit termi Medua, lidhet me emrin antik te qytetit Medeon - Meduni
i sotem, ne bregun dalmat. Sipas disa dijetareve te tjere emri Medea
eshte nje jehone e mitit te argonauteve dhe te princesesh Medea te
Kolkites, gjate shtegtimit ne Adriatik nga Ulqini deri ne ishullin e
Korfuzit. Emri i Medeas eshte lidhur edhe me emrin e fshatit Mjede.
Gjithsesi ky toponim mbart nje jehone mitologjike te sterlashte. Kurse
Shengjin eshte nje kalk i emrit te shenjtorit Shen Gjin, ose i
shenjtorit Shen Gjon Pagezuesi, qe shkurtimisht ka dhene fjalen
Shengjin. Ne hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San
Giovanni di Medua. Kemi keshtu nje nderthurje te nje toponimi
mitologjik pagan te lashte me emrin e nje shenjtori te krishtere. Pra
nje simbioze mendesisht mitologjike dhe fetare deri ne kohen e sotme.
Limani
i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Kjo
lidhje nuk eshte zhdukur asnjehere dhe ne ditet tona eshte perjetuar
nje rol i ri i Shengjinit, lidhur edhe me rruget e lidhjes se
Shqiperise me Kosoven. Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman
detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te
ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten
e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per
anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit te
Shengjinit ne shekuj eshte shfrytezuar edhe nje tjeter lima fort i
pershtatshem per strehimin e anijeve 2 km ne lindje te tij pikerisht ne
vendin ku ndodhet sot e vecuar nga deti keneta e thelle e Knaves. Ky
liman natyror permendet ne burimet dokumentare te shekujve XV-XVII me
emrin "Saca", qe ruhet edhe sot si trashegim historik nga lagja Saka ne
Jug te qytetit Shengjin. Rendesia e Limanit te Shengjinit u shtua mjaft
vetem pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorezua
padrejtesisht Malit te Zi, ne zbatim te vendimeve te Kongresit te
Berlinit. Plazhi i Shengjinit perben nje nga resurset me te vecanta
turistike detare, jo vetem te Lezhes por edhe te Shqiperise, sidomos
duke patur parasysh parkun ekologjik te rrethines.
Krishterimi ne Lezhe
Ne
territorin e Lezhes krishterimi eshte i hershem qe ne koherat
apostolike, kjo deshmohet edhe arkeologjikisht, si dhe nga autoret e
lashte. Nje rendesi te posacme per krishterimin e hershem ne Lezhe ka
deshmia unikale e Marin Barletit ne librin e dyte te vepres se tij
epokale "Historia e Gjergj Kastriot Skenderbeut". Barleti tregon per
viset rreth Lezhes e Zadrimes perqark lumit Drin: atje shihen shume
gjurme te lashtesise, qytete e tempuj fort te permendur te Perendise,
te cilet tani te sheshuar dhe te bere germadhe po dergjen me shumice
perpara syve tane. Po, ne kete vend, verehen dhe permendoret prej
mermeri, ne te cilat mund te shikohen shume emra perandoresh romake
etj. Ne to dhe disa gjurme, nga te cilat kuptohet me nje menyre te
mjaftueshme se po ketu, apostulli i pare u ka predikuar njerezve
besimin e Krishtit. Disa gjurme te bazilikave te Antikitetit te Vone
flasin per nje krishterim te zhvilluar, i cili ne mesjete zoteron te
tere zonen. Lezha permendet si qender peshkopale e rendesishme gjate
periudhes se Perandorit ilir Justiani i Madh. Zbulimi 1 km larg Lezhes
ne rrugen qe con ne Shengjin i absides se nje kishe te Antikitetit te
Vone, i disa kapiteleve me gjethe akanti mund te identifikojne
Katedralen e Peshkopit, njohur me emrin Joan, i cili emertohet peshkop
i Lezhes me letren e Papa Georgit te I, derguar ne vitin 592.
Ne
shek.XIII shen Francesku i Asizit, gjate kthimit te tij nga Siria (para
vitit 1221) ndali ne Lezhe, ku themeloi te parin kuvend franceskian ne
Shqiperi. Dy dekada me vone ndertohet kisha e franceskaneve ne kodren
perballe qytetit, e cila ka patur nje gur mbishkrimi te skalitur ne
latinisht :
POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCC XV
Qe
perkthehet ne shqip : Ky tempull i vellezerve minore franceskane eshte
ndertuar me 1240. Nga te dhena te tjera historike, mesojme se ne keto
treva kane levizur edhe pjesetaret e urdherit fetar te domenikaneve dhe
te benediktineve. Sidoqofte, franceskanet jane urdheri fetar, qe ka
mbijetuar me gjate ne kete zone. Nje gojedhene e ruajtur ne rajonet e
Venedikut, sipas At Vincens Prenushit thote se Shen Francesku i Asizit,
duke u larguar nga Shqiperia mori nje dege pishe te eger, qe e mbolli
prane Kishes se Kuvendit Franceskan te ishullit Deserto afer Venecias.
Pema u rrit dhe u quajt Kisha e Shen Franceskut. Deri vone eshte
ruajtur trupi i thate i kesaj peme, grimcat e se ciles u shperndaheshin
besimtareve per devocion.
Kuvendet
e vellezerve franceskane kane qene vatra te rendesishme intelektuale
madje edhe te mesimit te gjuhes shqipe ne mesjete e me vone.
Te
dhena te shumta per besimin katolik ne Lezhe kemi nga relacionet
drejtuar Papatit ne shek.XVII, ku rendesi te vecante merr familja e
Bardhejve. Nga kjo familje kane dale peshkope e dijetare te famshem
shqiptare si Tosol Bardhi (1490-1582), Nikolle Bardhi (1551-1617),
Gjergj Bardhi i shek.XVII dhe sidomos Frang Bardhi i nipi i Gjergjit,
nje nga figurat me madhore te kulturen kombetare shqiptare. Si kishtar
i njohur, permendet edhe Mihal Bardhi, Nino Bardhi dhe Pal Bardhi, po
ne shek.XVII. Nga familja e Bardhajve, shquhen edhe prijsa ushtarake si
Preng dhe Pal Bardhi, qe sherbyen ne flamurin e Venedikut.
Lidhur
me rendesine e madhe te fese katolike si nderlidhese e shqiptareve me
Italine dhe Evropen Perendimore, theksojme se Lezha behet qendra e dy
kuvendeve te medha historike, e Kuvendit te Lezhes me 1444 dhe e
Kuvendit te Arberit me 1703.
Nga
germimet arkeologjike, por dhe nga te dhenat e relacioneve te M.Bicit,
B.Orsinit etj., mund te konstruktojme koleksionin e kishave te zones se
Lezhes. M.Bici flet per nje kishe te madhe qe mbante 2000 vete, jashte
qytetit ne breg te lumit te Drinit, ku sherbenin freterit franceskane,
te cilet kishin edhe nje kuvend ne qytet. B.Orsini permend kishen e
Shengjergjit ne qytet, kishen e Shen Marise se Bores, kishen e Shen
Sebastianit, kishen e Shen Nuciates, kuvendin e vogel te freterve me
nje kapele perbrenda, kishen e Shen Margarites, kishen e Shen Marise,
kishen e Manastirit te Shen Antonit etj. Gjithashtu dokumentohet edhe
kisha e Shen Ethumesie ne Kashnjet. Teodor Ipen flet per manastirin e
vogel te Franceskaneve te rindertuar te shek.XX, ku ka qene dhe nje gur
i murosur ne portal me mbishkrim ne gjuhen latine, pjese e nje arkitrau
te portes se nje faltoreje me te vjeter.
Figura: Kuvendi i LezhesArtikulli kryesorë Kuvendi i Lezhes
Historia e Lezhes 300px-LezhaHistoria e Lezhes Magnify-clip
Mauzoleu i Skenderbeut


Me 2 mars 1444 ne qytetin e Lezhes, qe ishte ne zoterimin e Venedikut u organizua kuvendi i princerve shqiptare, ku moren pjeseGjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Pal Dukagjini, Teodor Korona Muzaka, Lek Zaharia, Lek Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Stefan Cenojevici etj.
Ky
kuvend u be ne Katedrelan e Shen Nikolles dhe jo rastesisht ne Lezhen
venedikase. Kuvendi krijoi "Lidhjen Shqiptare" me Skenderbeun, si
kryetar te saj me titullin : "Kapiten i Pergjithshem" (Capitaneus
Generalis). Kuvendi i Lezhes eshte nga ngjarjet me te medha unifikuese
te kombit shqiptar ne histori.
Kuvendi i Arbenit, Merqi 1703
Historia e Lezhes 300px-Kuvendi_i_LezhesHistoria e Lezhes Magnify-clip


Artikulli kryesorë Kuvendi i Arbërit
Ne
janar te vitit 1703 ne fshatin Merqi te Lezhes u mbajt Kuvendi i
Arbenit, i njohur ndryshe si Koncili i Arbenit. Ky kuvend u be me
nismen e Papes me origjine shqiptare Klementi i XI, si dhe te
autoritetit te arkipeshkvit te Tivarit, Disk Smajevic (1701-1713).
Kuvendi i Arbenit mori vendime te rendesishme, jo vetem te karakterit
organizativ fetar, por edhe politik dhe atdhetar. Sipas Dr. Engjell
Sedaj, Kuvendi i Arbenit eshte kujtese e dokumentuar dhe e pashlyeshme
e historise se popullit shqiptar ne dimensionet me te gjera te jetes se
tij. Ky Kuvend eshte me i rendesishmi mbas Kuvendit skenderbejan te
Lezhes 1444.

Ne
dokumentat historike turko-veneciane te shek.XV permendet shpesh
Ishulli i Lezhes. Nje informacion i gjere per te eshte ne "Ditaret" e
M.Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit me 1478, qyteti u dogj, u
shkaterrua, banoret e tij u zhvendosen ne nje zone, jo shume larg ne
ishullin e formuar ne grykderdhjen e lumit te Drinit. Ishulli i Lezhes
u be nje vendbanim kryesor per lezhianet.
Ne
5 mars 1501, ne ishullin e Lezhes, zbarkoi nga Italia me trupa
ushtarake nipi i Gjergj Kastriot Skenderbeut, i njohur si Skenderbeu i
ri. Ai kryesoi kryengritjen mbareshqiptare, por qe pesoi shume shpejt
disfate. Ne vitet 1478-1501, per 23 vjet, Ishulli i Lezhes, qe i vetmi
vend ne bregdetin e Shqiperise se Veriut, qe qendroi i lire, i pavarur
dhe i veteadministrueshem.
Pushtimi otoman
Me
1478 turqit pushtuan Lezhen, hapen varrin e Gjergj Kastriot Skenderbeut
vdekur me 17 janar 1468, dhe e varrosen ne Katedralen e Shen Nikolles.
Sipas tregimit te Marin Barletit, turqit i morren kockat e Skenderbeut,
i mbeshtollen me flori dhe argjend per t'i perdorur si hajmali te
pathyeshmerise ne beteja.
Me
1506 pushtohet nga turqit edhe ishulli i Lezhes. Keshtu vendoset
pushtimi otoman kudo. Nga nje mbishkrim i gdhendur ne nje pllake
mermeri, mesojme se ne vitin 1521 nje pjese e keshtjelles se Lezhes,
eshte ndertuar nga Sulejmani, biri i Selimit, i cili qe gjithashtu bir
i Bajazit Konit. Procesi i rindertimit qe bere nen mbikqyrtjen e
Muhamet Dervish Orguzit. Pushtimi otoman beri ndryshime ne strukturen
urbanistike dhe arkitektonike te Lezhes. Gjate shekujve te ketij
pushtimi nuk kane rreshtur kryengritjet dhe revoltat e shqiptareve
kunder pushtuesve.
Ne
fillim te shek.XVIII Lezha ishte ne sanxhakun e Shkodres dhe ishte
qendra e nahijes, qe quhej Nahi e Lezhes. Me 1768, Mehmet Pasha sulmoi
lezhianet me nje ushtri 2500 vete po nuk i theu dot. Lezha, me 1770, u
mor nga ushtria e Mehmet Pashe Bushatlliut. Me 1793, lezhianet
perkrahen Kara Mahmut Bushatlliun, qe qe rrethuar ne Kalane e Shkodres
nga turqit. Me 28 nentor 1793 lezhianet sulmuan ushtrine turke, qe kish
rrethuar Shkodren, duke i shpartalluar ata.
Lezha
e perjetoi fuqishem epoken e Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912
si dhe te gjitha epokat e mepasshme deri ne ditet tona.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi