Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeografia

Shko poshtë

Gjeografia Empty Gjeografia

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 8:02

Gjeografia Liqenas2_V.G.wQyteti
i Korçës shtrihet ne pjesën juglindore te Shqipërisë dhe është qëndra e
banuar më e madhe e pellgut me të njëjtin emër. Pellgu i Korçës ka një
lartësi mesatare prej 850m mbi nivelin e detit, me gjërësi 16 km nga
perëndimi në lindje dhe me gjatësi 35 km nga jugu në veri, dhe zë një
sipërfaqe prej 300km2. Korça ka një pozite te favorshme gjeografike
pasi ndodhet ne rrugët tregëtare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë
(47km) dhe Greqinë (35km). Klima Qyteti i Korçës bën pjesë në zonën
mesdhetare paramalore, e cila ka një klimë të karakterit kontinental,
me dimër të ftohtë dhe me një rritje të theksuar të temperaturës gjatë
verës. Muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare 0,4oC,
ndërsa më i ngrohti është gushti me 20,6oC. Gjatë dimrit temperatura
është më e ulët se 0oC. Përgjithësisht Korça ka mot të thatë: lagështia
relative mesatare vjetore është 68%. Muaji me më shumë rreshje është
nëntori (rreth 104,9mm) pastaj dhjetori, tetori, janari e shkurti. Vera
zakonisht është e thatë, gjatë të cilës bien rreth 14% e reshjeve
vjetore. Ndër reshjet vjetore një pjesë bien në formë bore, të cilat
janë të përvitshme. Gjatë periudhës dhjetor-janar arrihet numri më i
madh i ditëve me dëborë. Korça (rrethi) shtrihet në pjesën Juglindore
të Shqipërisë, në Krahinën Malore Qëndrore. Përfshin tre qytete: Korça,
qendër e rrethit, Bilishti e Maliqi dhe 27 komuna. Qyteti i Korçës
është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë, qendër rrethi. Shtrihet
në pjesën Juglindore të vendit, në rrëzë të malit të Moravës, në
lartësinë 869 metra mbi nivelin e detit. Relievi është kryesisht malor
e kodrinor. Lartësia mesatare është 1145 metra. Korça, si rajon, është
e rrethuar nga një numër i konsiderueshëm kodrash e malesh, në lindje
qyteti kufizohet me malin e Moravës dhe në perëndim me zonën e Gorës,
Voskopojës dhe Vithkuqit, të cilat janë zonat më malore. Në jug ndodhet
Mali i Qarrit dhe në pjesën veriore është Mali i Thatë. Zona e ulët
përfshin fushën e Korçës, një ndër më të mëdhatë e Shqipërisë dhe fusha
e Devollit të sipërm. Zona e Korçës është e pasur me burime nënujore,
lumenj, ku më i rëndësishmi është lumi i Devollit me degën Dunavec dhe
Osumi i sipërm. Në këtë zonë gjenden burimet e tre lumenjve të
Shqipërisë (Devoll, Shkumbin dhe Osum). Liqenet janë Prespa e Madhe dhe
Prespa e Vogël. Korça kufizohet në veri me qytetin e Pogradecit i cili
ndodhet 41 kilometra, në jug me qytetin e Ersekës, 45 kilometra, në
lindje me Bilishtin, 27 kilometra, dhe në perëndim me Skraparin. Qyteti
i Korçës ndodhet 181 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Tirana.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi