Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koha më e përshtatshme për të ardhur

Shko poshtë

Koha më e përshtatshme për të ardhur Empty Koha më e përshtatshme për të ardhur

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 8:00

Të katërta
stinët kanë bukurinë e vet për një udhëtim në Korçë, por stina më e
bukur do të ishte dimri ku Korça të ofron një panoramë të mrekullueshme
të qytetit nën petkun e bardhë. Interesante do të ishte Korça edhe në
stinën e vjeshtës ku përveç se do të shijoni bukuritë e qytetit do të
keni mundësinë të provoni frutat e mrekullueshme të zonës. Për të
gjithë ata që preferojnë klimën malore, në verën e nxehtë, Korça dhe
rrethinat e saj do t’ju ofrojnë freskinë, ajrin e pastër dhe një natyrë
të mrekullueshme. Momenti tjetër shumë interesant janë ditët e festave
si Pashkët, Krishtlindjet apo Karnavalet ku do të gjeni një atmosferë
festive mbresëlënëse korçare. Moti dhe veshja Korça karakterizohet nga
një klimë pjesërisht mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me
dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare
vjetore arrin deri në 10.6ºC. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji
më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje
shiu mesatarisht 104 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve
arrin në 720 milimetra. Karakterizohet nga disa erëra lokale si
Voskopojarja, erë jug-perëndimore, Morava, Devollka etj. Në stinën e
dimrit përgatituni të visheni trashë pasi dimri në Korçë është i ftohtë
me erë dhe me rreshje bore që e bën qytetin ideal për sporte dimërore.
Ndërsa në verë vishuni hollë pasi vera është e ngrohtë dhe e thatë.
Popullsia Popullsia e qytetit të Korçës numëron rreth 86 176 banorë, me
një ndarje pothuajse të njëjtë të femrave dhe meshkujve (sipas të
dhënave statistikore të vitit 2007). Në një analizë të vitit 2004,
vihet re që numri i popullsisë “hyrëse” në qytet është më i madh se ai
i popullsisë “dalëse”. Kjo tregon për një tendencë shtimi të qytetit,
me gjithë rënien e menjëhershme që pësoi pas vitit 1990 prej migrimit
brenda vendit dhe emigrimit jashtë shtetit të një numri të
konsiderueshëm banorësh të qytetit, si dhe për shkak te studenteve, te
cilët pas perfundimit te studimeve kane pasur tendence te ushtrojnë
profesionin e tyre ne vendin apo qytetin ku kane ndjekur studimet e
tyre. Përveç kombësisë shqiptare popullsia në qytet dhe rreth tij është
pak e përzier me vllehë, sllavë dhe rumune.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi