Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Popullsia e Korçës

Shko poshtë

Popullsia e Korçës Empty Popullsia e Korçës

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 7:59

Popullsia e
qytetit të Korçës numëron rreth 86 176 banorë, me një ndarje pothuajse
të njëjtë të femrave dhe meshkujve (sipas të dhënave statistikore të
vitit 2007). Në një analizë të vitit 2004, vihet re që numri i
popullsisë “hyrëse” në qytet është më i madh se ai i popullsisë
“dalëse”. Kjo tregon për një tendencë shtimi të qytetit, me gjithë
rënien e menjëhershme që pësoi pas vitit 1990 prej migrimit brenda
vendit dhe emigrimit jashtë shtetit të një numri të konsiderueshëm
banorësh të qytetit, si dhe për shkak te studenteve, te cilët pas
perfundimit te studimeve kane pasur tendence te ushtrojnë profesionin e
tyre ne vendin apo qytetin ku kane ndjekur studimet e tyre. Përveç
kombësisë shqiptare popullsia në qytet dhe rreth tij është pak e
përzier me vllehë, sllavë dhe rumune. Gjuha Flitet gjuha shqipe me
ngjyrime dialektore. Ky dialekt është i ngjashëm me atë të Pogradecit
për shkak të fqinjësisë së tyre. Një pjesë e mirë e popullsisë flet
gjuhën greke për shkak të emigrimit dhe afërsisë me Greqinë, dhe një
pjesë vllahe gjuhën karakteristike të tyre, që është një dialekt i
rumanishtes. Nëse për ju gjuha shqipe është e huaj atëherë përveç
greqishtes mund të komunikoni shumë thjesht në anglisht dhe italisht
pasi një pjesë e mirë dhe sidomos të rinjtë i flasin të dyja këto
gjuhë. Besimi Në Korçë bashkëjetojnë në harmoni dy besime fetare:
besimi ortodoks dhe besimi mysliman, ndërsa besimi katolik është i pa
ndjeshëm këtu. Gjithashtu, ne Korçë ekzistojnë dhe besime te tjera
fetare te kristianizmit etj. Korça konsiderohet simbol i mirëkuptimit
dhe bashkëjetesës ndërfetare ku jetojnë në harmoni myslimanë e të
krishterë ortodoksë. Ndër ortodoksët një pjesë e besimtarëve janë me
origjinë arumune (vllahe), vendas ose të ardhur prej kohësh nga qendra
si Voskopoja apo fshatrat përreth.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi