Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muzeumet e Vlores

Shko poshtë

Muzeumet e Vlores Empty Muzeumet e Vlores

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 7:55


qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre
përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e
rrethit. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike(Muzeu
Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në
pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave
përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e
arkitektonike. Gjatë këtij viti, këto tre objekte të rëndësishme janë
vizituar nga rreth 12000 qytetarë vendas e të huaj, pjesa më e madhe e
të cilëve kanë qenë kosovarë. Ata i kanë pëlqyer këto muzeume,
vecanërisht atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku kanë gjetur
edhe pjesë të rëndësishme të historisë së tyre.



Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Muzeumet e Vlores Muzeu-i-pavaresise_small



Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej
krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si
një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e
Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së
Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithcka
ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të
rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur
themelet e shtetit shqiptar.
Për
6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u
krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare,
konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma
dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që
pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të
Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe,
pesha e së cilës i kalon caqet lokale.
Për herë të parë pas shumë
dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rehabilitua plotësisht në
vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë
Kombëtare. Me këtë investim, ky objekt mori vlera të tjera dhe u bë më
i pëlqyeshëm për vizitorët. Mjediset e tij i vizitojnë cdo ditë,
dhjetra qytetarë.
Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.


Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)
Muzeumet e Vlores Muzeu-historik_small


Ndodhet
në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të vecantë, e cila më parë ka
shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky
muze u krijua në vitin 1962.
Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra
objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të
ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët
tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u
përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut,
Amantias, Plocës,
Olimpias(Mavrovë)
e më tej, Kioninës(Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen
gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes
tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende
luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të
vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për
shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të
vecanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen
Demokratike të Qershorit 1924. Në këtë muze, është vendosur edhe
arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në
momentin që u varros e deri në castin kur u zbulua për t'u rivarrosur
në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin
e viteve '80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për
rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku
ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një
mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave
ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje
mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend,
ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik.
Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një
objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe nje pjesë
xhami.


Muzeu Etnografik
Muzeumet e Vlores Muzeu-etnografik_small


Është
vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar
në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture.
Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të
vecantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen
traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të
rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit,
veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu
Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labëria" me
president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u cel
shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga
patriotja Marigo Posio.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi