Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshtjella e Vasiliqise

Shko poshtë

Keshtjella e Vasiliqise Empty Keshtjella e Vasiliqise

Mesazh nga Geri Sun 9 May 2010 - 10:18

PORTO PALERMO - Teksa shëtit nëpër gjiret e mrekullueshme të
bregdetit Jonian, në mes të detit të shfaqet një nga
perlat më
të vyera të historisë shqiptare. Është kështjella e
Porto
Palermos, një nga sarajet e shumta të strategut Ali
Pashë
Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika
strategjike. Por kjo kështjellë në mes të detit ka dhe
një
legjendë. Ajo është ndërtuar nga Ali Pasha edhe si një
dhuratë
për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas
kronikanëve
të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër.
Bukuria dhe
madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë
libra
kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të
tjerë, ka
shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte
Kristos.
Por tashmë bukuria e kësaj kështjelle, e ndërtuar
rreth dy
shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri, është
venitur.
Megjithëse prej vitesh ka fituar statusin monument
kulture
askush nuk kujtohet për të. Dora e restauratorit mungon
tërësisht. Ajo është lënë krejtësisht në harresë nga
shteti
shqiptar. Tashmë në kështjellë nuk ka mbetur më asgjë
përveç
formave të gurta, të ndërtuara me mjeshtëri nga
punëtorët e Ali
Pashës, nën mbikëqyrjen e arkitektit të tij Petro
Përmetarit dhe
të një arkitekti italian. Një perlë e harruar e
bregdetit jonian
që ruhet vetëm nga dy ushtarë, të cilët përpiqen të
kalojnë
kohën duke soditur detin e kaltër përreth saj. Vendin
tepër
strategjik vitet e kanë shndërruar nga kështjellë në
burg, depo
armatimi, kamp internimi dhe tashmë në një zonë
ushtarake, ku
nuk është vështirë të hysh. Rruga që lidh fshatrat
Qeparo dhe
Borsh është e vetmja mënyrë për tiu afruar kështjellës
legjendare të Ali Pashës.
Sapo kalon Qeparoin përballesh me një panoramë të
mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël
duket
vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Ky
emër i
ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të
italianëve, të
cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në
jug të
Italisë. Ajo ndodhet në një gati ishull që lidhet nga
një rrip i
ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet
madhështore në ishullin e mbushur tashmë me një bimësi
shkurresh.
Të vetmit njerëz që e ruajnë atë janë dy ushtarë që
kryejnë
shërbimin e detyrueshëm ushtarak në atë pikë. Një
rrugicë e
ngushtë, ndërmjet një bimësie të ulët nëpër gurë të
thepisur, të
shpie pikërisht në derën e dhuratës së Pashait të Madh
për të
shoqen. Sapo afrohesh aty pamja ndryshon.
Ajo perlë që shkëlqen nga larg në mes të Jonit duket
si një
ndërtesë e harruar dhe e braktisur nga të gjithë. Që në
hyrje të
kështjellës së Ali Pashës përballesh me mungesën e
portës dhe të
stemës, elementë këto që i kanë të gjitha kalatë.
Mungesën e
portës synojnë ta zëvendësojnë bimësia dhe shkurret e
shumta që
janë rritur në hyrje të saj, ndërsa në vendin ku duhet
të ishte
pllaka me stemë është një zgavër bosh. Banorët e vetëm
të saj,
dy ushtarët, tregojnë se dera ka shumë kohë që është
zhdukur,
ndërsa pllakën e kanë vjedhur. Në këtë pllakë dikur
shkruhej Unë
Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë , ndërsa
tani
shquhet emri Genti, i shkruar me ngjyrë blu.
Është emri i një prej ushtarëve të hershëm që ka
ruajtur këtë
fortifikim. Akoma dhe më shumë zhgënjehesh me atë që ke
përjetuar për së largu kur futesh brenda në kështjellë.
Oda e
madhe dhe të tjera të lidhen me të tashmë janë
shndërruar në
bodrume ku vjen vetëm era lagështi dhe myshk dhe era e
rëndë
pengon qendrimin aty të çdo lloj gjëje të gjallë. Të
gjitha odat
janë krejtësisht të boshatisura dhe të shkatërruara ca
nga koha
dhe ca nga njerëzit që e kanë administruar atë. Forma e
dhomave,
kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të
bëjnë të
kuptosh se dikur ajo ka qënë e banueshme. Tashmë aty
asgjë nuk
të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në hyrjen e disa
prej
dhomave kanë mbetur disa mbishkrime, por ato i takojnë
kohës së
komunizmit kur kështjella ka shërbyer si repart
ushtarak. NAFTË,
VAJ, ARMATIME si dhe emra ushtarësh të ndryshëm të
gdhendur në
muret e brendshme të kështjellës, janë të vetmet shenja
që kanë
mbetur nga periudha kur saraji i Pashait të Madh ishte
repart
ushtarak funksional. Në dhomat ku ka dritare drita e
diellit të
tregon perlat e kështjellës.
Ashtu në errësirë me pak imagjinatë mund të hysh në
botën
antike të Ali Pashë Tepelenës dhe njerëzve të tij. Aty
ndodhet
dhoma e Vasiliqisë, të shoqes së Ali Pashës, dhoma e
vetë
pashait por dhe dhomat e njerëzve të tij të afërm. Në
krahun e
majtë ndodhet dhoma ku një herë e një kohë gjendej pusi.
Një
burim me ujë të ëmbël ka ekzistuar kohë më parë në këtë
kështjellë por tashmë ka mbetur vetëm forma e pusit ku
janë
thyer disa gurë. Në krah të kësaj dhome ndodhet edhe
hyrja për
një nga tunelet e nëndhshme ku qëndronin të burgosurit e
Ali
Pashës, mbretit Zog dhe Enver Hoxhës. Nga ana tjetër,
janë
shkallët për tu ngjitur në bedena, nëpërmjet një rruge

ngushtë nga ku hyn ajri i pastër i detit. Pamja që
shfaqet nga
bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i
gjithë
bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas
legjendës,
lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës
tregon se
në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu
mbrojtur nga
armiqtë.
Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës
si dhe
vendet ku qendronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi
det, si
thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e
Pashait
të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të
sfidonin Ali
Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë
përplasur në
shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre
tregon se
ka qënë shumë e vështirë për ti pushtuar nga ana e
detit. Tashmë
bedenat kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm. Bimësia ka
mbuluar
gjithçka dhe bari jeshil është rritur shumë nëpër
bedena. Në
pranverë aty çelin lule të ndryshme. Madje në dy vende
kishin
mbirë dhe pemë fiku, të cilat vite më pas mund të
shkatërrojnë
atë që nuk e prishën dot as topat luftarakë. Rrënjët e
pemëve
kanë hyrë thellë mes gurëve dhe nuk është ndonjë çudi që
ti
ndajnë ato përgjithmonë dhe të shkatërrojnë ndërtesën
200-
vjeçare që Ali Pashë Tepelena ndërtoi për një nga gratë e
tij
Vasiliqinë, aty në mes të detit Jon.
Transformimi i kështjellës në kohën e Zogut dhe
Hoxhës
Kështjella e Ali Pashë Tepelenës është ndërtuar rreth dy
shekuj
më parë dhe deri në ditët tona ka kryer shumë funksione.

Fillimisht ajo u ngrit si një dhuratë, buzë detit, për
të shoqen
e Pashait, Vasiliqinë. Më pas ajo u kthye në burg, depo
armësh e
vend internimi. Ndërsa në ditët e sotme ajo shërben si
një bazë
ushtarake. I pari që e shfrytëzoi atë si burg ishte
mbreti Zog.
Ai burgosi në kështjellën e Ali Pashë Tepelenës
kundërshtarët e
tij si Nonda Bulka dhe Tajar Zavalani. Në kohën e
pushtimit
italian perla buzë detit u shndërrua në një bazë
armatimi. Nën
shembullin e mbretit Zog edhe pushteti komunist pas
çlirimit e
përdori pronën e Vasiliqisë për të izoluar disa nga
armiqtë e
tij më të rëndësishëm. Fatbardh Kupi, i biri i Abaz
Kupit dhe
Viktor Dosti, vëllai i Hasan Dostit janë dy nga të
burgosurit
vip që u izoluan gjatë regjimit komunist në fortifikimin
e Ali
Pashës.
Kështjella nuk shërbeu gjatë si kamp internimi. E
vendosur në
një vend strategjik, aty nga vitet 50 fortifikimi i
Pashait të
Janinës do të shndërrohej në një bazë ushtarake. Që nga
ajo kohë
dhe deri në vitet 90 kështjella ishte e veshur me
mister. Shumë
pak njerëz i afroheshin asaj dhe jo për të shijuar
bukurinë në
mes të detit. E gjithë rruga pranë kështjellës ishte
zonë e
ndaluar, ndërsa për atë që ndodhte brenda saj zor se
merrje vesh
ndonjë gjë. Vendi ku një herë e një kohë Vasiliqia i
lutej zotit

Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës
ndodhet
dhe kisha e famshme të cilën Ali Pashë Tepelena e
ndërtoi
personalisht për Vasiliqinë. Kjo dhuratë simbolike ishte
tepër e
çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe
ajo mund
të sulmohej nga armiqtë e tij. Ndaj ndërtimin e saj
Pashai i
Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi
brenda një
kohe të shkurtër. Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën
Pashait
të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i
fundit i
propozoi një provë. Ai i tha arkitektit që do ti jepte
paratë
për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë
dhe do të
duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin
italian në
kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të
qëllonin
mbi kishën e vogël.
Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi
as edhe
një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj. Kjo e
siguroi
Aliun se gruas së tij nuk do ti ndodhte gjë kur të ishte

kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian.
Edhe pas
kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Dera e
saj qendron e mbyllur, ndërsa në të dy krahët janë
ngritur
ndërtesa të vogla që shërbejnë si depo të ushtrisë.
nga Arber Bilbili
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi