Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arti utopik në Bosnjen e pasluftës

Shko poshtë

Arti utopik në Bosnjen e pasluftës Empty Arti utopik në Bosnjen e pasluftës

Mesazh nga Geri Sat 8 May 2010 - 7:35

Arti utopik në Bosnjen e pasluftës Lala






Lala Rascic ekspozon në Tiranë “Utopitë individuale”. Përmes
fotografive, vizatimeve, qeramikës, videos, artistja rrëfen për ndihmën
absurde të ndërkombëtarëve në Bosnje.
Një libër i vogël, disa relieve në qeramikë,
portrete në laps, dy video dhe një ide origjinale që i lidh të gjitha.
Po t’i kundrosh me vëmendje, shpejt nuhat idenë ironike dhe satirën e
artistes bosnjake Lala Rascic në ekspozitën “Utopitë Individuale”, e
hapur deri më 21 maj në galerinë “Zeta” në Tiranë. Rascic rrëfen
përvojën e saj gjatë një trajnimi në një qendër të shëndetit mendor në
Mostar, Bosnje-Hercegovinë.
Një përvojë që rezultoi e dështuar. Këtu ajo reflekton mbi situatën
absurde dhe tragji-komike që po kalon sot Bosnje-Hercegovina, ku ndihma e
ndërkombëtarëve nuk bie fare në sy dhe atëherë kur jepet është absurde.
Këtë thekson Lala Rascic edhe në intervistën e mëposhtme, ku ndalet
gjatë tek pozicioni, roli dhe mënyra e jetesës së një artisti në një
vend që prej vitit 1995 jeton në mes tensioneve politike dhe
vështirësive ekonomike. Të bën përshtypje tek Rascic idetë që ka mbi
rolin e artit.
Artistja 33-vjeçare nuk e sheh artin si kënaqësi estetike, por si një
pushtet që ka për detyrë të reflektojë mbi fenomenet shoqërore dhe t’i
dokumentojë ato. Këtë kërkon të bëjë edhe ajo këto pak ditë që është në
Tiranë, nëpërmjet trajnimit “Shkolla e imagjinatës”, me njerëz 20-50
vjeç.
Këto dy punë në Tiranë janë pjesë e një projekti afatgjatë, i quajtur
“Utopitë individuale në kohë”, i realizuar nga Sarajevo Center For
Contemporary Art (SCCA) dhe Tirana Institute of Contemporary Art (TICA).
Projekti është mbështetur nga Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin
Perëndimor.
Lala Rascic është lindur në 1977 në Sarajevë. Studimet e larta i ka
mbaruar në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb për pikturë dhe edukim
arti. Jeton mes Sarajevës dhe Zagrebit. Ekspozon në galeri të ndryshme
të Evropës, Francë, Gjermani, Angli, Itali, Austri, punën e saj në
mediume të ndryshme: pikturë, skulpturë, video, instalacion.
Lala, përse ekspozita mban emrin “Utopitë individuale”?
Ekspozita është ngritur mbi një ngjarje të vërtetë që ngjau në vitin
2007 në Mostar, Bosnje-Hercegovinë. Merrja pjesë në një trajnim i cili
është përshkruar në mënyrë satirike në libër dhe në video. Disa elementë
janë pasqyruar edhe tek punët në qeramikë.
Një nga objektivat kryesorë të këtij trajnimi ishte të punonim në
qeramikë me pacientët e sëmurë mendorë në qendrat terapeutike në Mostar.
Askush nuk dinte ta bënte këtë. Të gjithë njerëzit që morën pjesë, janë
personazhe në libër.
“Utopitë individuale” është një term specifik, i përdorur gjatë
punës. Ne kishim një udhëheqës artistin italian Cesare Pietroiusti. Nuk
mund të bënim asgjë në këtë trajtim. Askush nuk dinte të punonte me
qeramikën, kishim vetëm një furrë. Kjo punë zgjaste vetëm pesë ditë.
Cesari tha që gjithsecili nga ne ka utopitë e tij individuale dhe të
gjithë kishin vizionin e tyre sesi duhet të funksiononte trajnimi.
Pacientët donin një gjë, italianët si organizatorë diçka tjetër, dhe ne
si artistë donim një gjë tjetër. Çdokush ishte në kërkim të utopive
individuale, në një situatë që nuk krijonte kushte për utopi. Mostari i
ndarë në dy pjesë për shkak të tensioneve të thella politike në
Bosnje-Hercegovinën e sotme.
Nisma kishte për qëllim ndihmën për njerëzit që vuajnë
strese-postraumatike dhe çrregullime mendore që nga koha e luftës. T’u
përçonim mendime më optimiste nëpërmjet artit.
Ç’rol kishit në këtë projekt?
Të punonim me këta pacientë, t’i mësonim të vizatonin, të punonin me
argjilën.
Projekti im rrëfen pamundësinë që hasën gjatë këtyre ditëve për të bërë
qeramikat. Më vonë unë realizova skena në qeramikë, foto, vizatime me
portretet e pjesëmarrësve në atë trajnim. Në libër përshkruhet e gjithë
satira e kësaj përvoje. Janë 28 personazhe, disa janë doktorë, disa
artistë.
Kjo nuk është një ekspozitë që ti mund ta shijosh në pesë minuta.
Gjithkush që vjen këtu, duhet të ulet, të lexojë tekstin që kam shkruar,
të shohë personazhet, të mendojë për to, dhe të bëjë një lidhje me
vizatimet dhe relievet. Është historia satirike e një grupi artistësh që
shkojnë në një qendër të shëndetit mendor dhe duan të zhvillojnë një
trajnim në një situatë të pamundur.
Arrihet deri aty sa një nga punonjësit tek kërkon të vejë në punë
furrën e qeramikës, shkakton një masë elektrike.
Furra nuk u vu në punë asnjëherë, ata që e kishin sjellë e shihnin si
pronë të tyren. Në njërën nga fotografitë simbolike të ekspozitës
shihet se mbi furrën e qeramikës janë vendosur vazo me lule dhe kjo
tregon se nuk është përdorur asnjëherë.
E gjithë ekspozita flet për ndihmën absurde të ndërkombëtarëve,
ndihmën që duan të japin në vendet pas luftës, që është e pavend në një
kohë kur ndodhin shumë gjëra të çmendura dhe absurde.
Shohim portrete nga më të ndryshmet, secili me një shprehi më vete.
Asnjeri nga portretet e vizatuara nuk ka emër. Portretet i
korrespondojnë 28 karaktereve që janë në tekstin që kam shkruar. Disa
prej tyre janë të sëmurë mendorë, të tjerë doktorë, disa janë
organizatorë, disa artistë. Qëllimi im është të mos kuptohet kush është
dhe kush nuk është i çmendur, kush është pacienti.
Me pak fjalë, këtë pozicion kanë ndërkombëtarët në kulturën bosnjake?
Duhet të bëjnë më shumë. Është e vështirë të gjesh para për artin në
Bosnje-Hercegovinë. Jepen para sa për të ndjekur projekte të vogla, por
ndërkombëtarët duhet të ofrojnë një mbështetje më të madhe për
institucionet e mëdha të artit, muzetë, galeritë kombëtare. Arti nuk
është prioritet. Projekti i vitit 2007-ta në Mostar nuk ishte për artin,
arti ishte një mjet ndihmës në këtë rast, në çështjet dhe projektet e
mëdha.
Ti vetë ia del të jetosh me art?
Për momentin jam në një pozitë të mirë sepse udhëtoj shumë dhe
ekspozoj në vende të ndryshme.
Kam arritur në atë pikë të karrierës sime, kur nuk vuaj, por para pak
vitesh ishte shumë e vështirë për mua të jetoja me artin tim. Kjo nuk
ndodh as tani. Mendoj se pozita e artistit është si kudo gjetkë. Ke një
punë të përditshme, ke një studio, apo ndoshta jo.
Por nuk mund të jetoj vetëm me artin. Për të qenë e sinqertë, jetoj
nëpërmjet zemërgjerësisë së familjes sime (Qesh). Gjithashtu angazhohem
me veprimtari të tjera, si ilustrimi, dizajni. Këto janë punët tipike
për një artist. Por gjithmonë vjen diçka rastësore: projekte, bën
muzikën e një filmi. Gjendet një mënyrë për të jetuar nëpërmjet artit,
por shpesh është e vështirë.
Ju mendoni se detyra e artistit është dokumentimi i shqetësimeve të
kohës që jeton?
Unë kaloj shumë kohë në Amerikë. Ndonjëherë çuditem sesi arti amerikan
është më i shqetësuar për estetikën dhe për formën. Mua nuk më pëlqen ai
lloj arti. Unë mendoj se arti ka “përgjegjësi” sociale.
Mendoj se arti duhet të jetë gjithmonë i lidhur me shoqërinë, të
komentojë situatat sociale, fytyrën e shoqërisë së sotme, çështjet dhe
probleme. Mendoj se ka një farë përgjegjësie. Arti ka pushtet dhe
detyrime. Nuk po them që pëlqej punët që janë vetëm politike, apo që
kritikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqërinë. Thjesht duhet të ketë
poetikë në çdo gjë.
Gjatë kohës së ekspozitës ke zhvilluar edhe një trajnim këtu në
galerinë “Zeta”. Me çfarë qëllimi?
Ideja e trajnimit “Shkolla e imagjinatës” është që të bëjmë bashkë
njerëz të brezave të ndryshëm dhe të shohim cilat janë utopitë e tyre.
Cila është për ta bota perfekte. Si e sheh botën një 20-vjeçar dhe një
50-vjeçar.
Unë u dhashë disa shembuj të artit bashkëkohor dhe në fund do të
shohim rezultatin e përgjigjeve të tyre nëpërmjet punës së tyre. Të
gjitha do të vendosen në një maket. Kjo është një përvojë e vogël për
ta, një ekspozite me idetë e tyre për të ardhmen. Të vënë idetë e tyre
në punë në lidhje me lumturinë njerëzore apo ekologjinë.
Po utopia jote artistike cila është?
Nuk më pëlqen të mendoj për gjërat që nuk mund të bëj, por për ato që
mund të bëj.
/shekulli/
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi