Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abuzohet me emrin e Greta Koçit

 :: Show Biz

Shko poshtë

Abuzohet me emrin e Greta Koçit Empty Abuzohet me emrin e Greta Koçit

Mesazh nga Vizitor Sat 1 May 2010 - 1:47

Abuzohet me emrin e Greta Koçit
Abuzohet me emrin e Greta Koçit U2_GretaKoci11Suksesi i këngëtarëve shqiptarë është më se i njohur në diasporë. Madje, shpesh koncertet jashtë janë më të suksesshme sesa ato brenda trevave shqiptare.Malli për vendin dhe muzikën shqiptare është arsyeja që këto koncerte janë jo
vetëm të suksesshme, por edhe fitimprurëse për organizatorët. Ndërsa ndonjëherë,
këta të fundit edhe abuzojnë për të rritur interesin te njerëzit e rrjedhimisht
fitimet e tyre.
Rasti më flagrant ka ndodhur së fundmi në Greqi. Në Athinë, një organizator
ka bërë publik faktin se në datën 1 maj do të zhvillojë një koncert me
këngëtaren Greta Koçi. E madje janë shtypur 3.000 postera për t’u shpërndarë në
Athinë, ku lajmërohet koncerti i Gretës.
Ky fakt nuk është aspak i vërtetë, pasi Greta ndodhet në një turne koncertesh
në Shqipëri dhe konkretisht më datë 1 maj, ajo do të ketë dy koncerte në qytetin
e Cërrikut.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi