Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MOS E SHKATRRO AHIRETIN TËND…!

Shko poshtë

MOS E SHKATRRO AHIRETIN TËND…! Empty MOS E SHKATRRO AHIRETIN TËND…!

Mesazh nga Erisa Thu 29 Apr 2010 - 22:19

MOS E SHKATRRO AHIRETIN TËND…! Praying%20hands

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut s.w.t, paqja,mëshira dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhammedin a.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.



Oj krijesë e ndritur pse po e poshtëron vetën tënde pasi që All-llahu s.w.t. të ngriti, të përsosi dhe të bëri të ditur… a do festosh natën ne të cilën: Pihet alkooli më shumë se sa uji,lëngjet dhe pijet e gazuara...e sa e sa njeri dehet dhe keqtrajton e maltreton të afërmit e vetë dhe më gjerë…, e sa rrahjet bëhen atë natë, e sa lëndimet më mjete piroteknike më të vërtetë s’mund ta imagjinosh.


Oj krijesë e All-llahut a ke vendosur ta festosh natën në të cilën nuk ka mëkat që ekziston e që nuk bëhet, ndoshta thua që pse mos të festoi edhe unë kur e gjithë bota është duke festuar ?, ndoshta thua pse mos t’u bashkëngjitëm edhe unë familjes sime ?, ndoshta pa dyshim kështu do të thuash! mirëpo kujto një gjë, nëse e gjithë familja juaj më pjesën më të madhe të njerëzimit është për në zjarr të Xhehenemit a do të dëshirojë të ishe edhe ti më ta , jo VALLAHI kurrsesi, andaj llogarite në këtë mënyrë shmangu nga ajo që ta humb bereqetin,që ti shton dhimbjet e vdekjes, që ti shton dënimet e varrit, që ti shton vuajtjet e ditës se Gjykimit,që ti dridh këmbët në urën e Siratit, shmangu nga ajo e cila të rëndon peshojën e veprave të kqia, mos festo atë natë e cila është pjesë e magjistrales Dynja-Varr-Mahsherr-Xhehenem.







Tani e ke të qartë që kjo natë është haram të festohet, tash varet nga ju a dëshironi të jeni rob i All-llahut s.w.t. apo rob i Shejtanit të mallkuar ?, varet nga ju a dëshironi ta fitoni kënaqësinë apo hidhërimin e All-llahut ?. Nëse ende s’ke vendosur ç'të veprosh në po ju sugjerojmë, bashkojuni atyre që ecin dhe ju ftojnë edhe juve të ecni drejt Xhenetit dhe ikni nga ata të cilët ecin dhe vazhdimisht ju ftojnë që edhe ju te ecni drejtë Xhehenemit, nëse nuk mundeni ti ftoni të tjerët ta bojkotojnë festimin e asaj nate bojkotoje vetë, rri i vetëm mirëpo dije që All-llahu s.w.t. është në çdo moment më ata që e donë Atë.




Nëse je prej atyre që do ta festosh vitin e ri kujtoje hadithin ku Muhamedi a.s. ka thënë: "Nuk është prej nesh ai që u përngjan të tjerëve përveç nesh. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve" (Transmeton Tirmidhiu). O rob i All-llahut të Plotfuqishëm bojkotoje atë që është haram për ty dhe veproje atë që është hallall për ty do ta fitosh kënaqësinë e All-llahut s.w.t. e pas kënaqësisë së All-llahut pason shpërblimi i Tij, e shpërblimi më i mirë është Xheneti Firdeus, kujtoje që festimi i vitit të ri është ndalës dhe pengës për hyrjen tënde në Xhenet e sa pajtohesh ti më këtë? sigurisht që nuk pajtoheni fare, mirëpo All-llahu.s.w.t. është i GjithëDijshëm e din çfarë fshihni në zemrat tuaja, andaj o Rob i All-llahut fitoje kënaqësinë e ZOTIT tënd së më të vërtetë je një mysafir që se shpejti do të udhëtosh për në vendbanimin tjetër, ki frik All-llahun ku do që të jesh, mos festo dhe mos vepro atë që është e dëmshme për dynjanë dhe ahiretin tënd, mos festo vitin e ri se Vallahi mund të jetë pengesë e hyrjes sate ne Xhenet e nuk do të pajtohesh kurrë,por ky është zullumi që i bënë njeriu vetvetes dhe qysh në fillim thash mos e poshtëro vetën tënde..! All-llahu s.w.t. është I Drejtë i donë të drejtit dhe nuk të bënë padrejtësi kurrë,por ti i bënë padrejtë vetës tënde, andaj më atë se çka ke vepruar edhe do shpërblehesh.


O rob i All-llahut ki All-llahun gjithnjë në kujtesë, ki frikë All-llahun ku do që të jesh, pendohu dhe kërko falje të All-llahu s.w.t. sepse Ai është që falë shumë dhe është i GjithëMeshirshem. O rob i All-llahut krenohu më fenë Islame, krenohu më festat që duhet ti festosh, krenohu me Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin, festa ne të cilat gëzohen zemrat ,vëllazërohen e bashkohen njerëzit, mbretëron qetësia, dashuria dhe harmonia ndërmjet njerëzve, festo këto dy festa që i ke hallall nga All-llahu s.w.t. dhe që ke shpërblim prej Tij, e bojkotoje festen e vitit të ri festimi i së cilës e hidhëron All-llahun s.w.t. e pas hidhërimit pason edhe dënimi ne të cilin nuk ka dyshim. Ju sugjeroi që këto ditë të jenë te zakonshme si të gjitha ditët tjera,mos i dallo këto ditë nga ditët tjera dhe InshAll-llah je prej atyre që nuk e feston vitin e ri. Nëse nuk të mjaftojnë ti festosh Fiter dhe Kurban Bajramin atëherë ti po kërkon diç më shumë më çka All-llahu s.w.t. nuk është i kënaqur, feja Islame është e kompletuar andaj nuk ke pse dhe çka të kërkosh më tepër dhe kujto që nëse kërkon diç jashtë Islami atëherë ti po kërkon një fe tjetër e All-llahu s.w.t. në Kur'an ka thënë: "Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.(Maide, 3).



Nuk është edhe për tu çuditur, nëse je prej atyre që do ta festosh vitin e ri pasi që Muhamedi a.s. ka thënë: "Do të pasoni adetet e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe e kut pas kuti, saqë po të hynin ata në vrimën e hardhucës, edhe ju do të hynit pas tyre." I thamë: "Kush janë ata, çifutët dhe të krishterët?" Tha: "Kush tjetër përveç tyre?"(Transmeton Buhariu). Kështu që ajetet e All-llahut s.w.t janë shumë të qarta po ashtu edhe hadithet e Muhamedit a.s. andaj shpresoj që e përfundova një pjesë të detyrës sime , e tash mbetet nga ju që ta definoni dhe ta kërkoni të vërtetën edhe pse e vërteta është shumë shumë shumë e qartë, pra bëni atë që dëshironi unë vetëm ju këshillova që ti shmangeni festimeve të kota, festimeve të ndaluara nga All-llahu s.w.t. shpresoj që u është mbushur mendja të mos festoni atë që e hidhëron All-llahun s.w.t. Krijuesin e çdo gjëje.
Kush i shanë Sahabet(shoket e Muhamedit a.s.) e ka sha Muhamedin a.s. , kush e shan Muhamedin a.s. e ka sha All-llahun s.w.t.. e kush e shan All-llahun i ka shpall luftë All-llahut po edhe All-llahu s.w.t. i ka shpall luftë atij, ndërsa largimi nga rruga e drejtë është mohim dhe kundërshtim i urdhrave të All-llahut s.w.t. andaj kujdes sepse edhe festimi i vitit të ri mund të jetë një sharje për All-llahun s.w.t. dhe të Dërguarin e Tij, pasi që vetë festimi i asaj që e ka ndaluar All-llahu s.w.t. është kundërshtim i fjalës së All-llahut s.w.t.

Më plot kuptimin e fjalës festimi i vitit të ri është haram pa pik diskutimi e kush kërkon diskutim, kërkon ta ndryshon të vërtetën, e le ta dijë që e vërteta është nga All-llahu s.w.t. e kush e ndryshon të vërtetën do te ketë llogari para All-llahut s.w.t. nëse nuk mund ti ndalosh të tjerët, se paku tregoju të vërtetën,nëse nuk mund ta bësh atë atëherë urreje më zemër e nëse je prej atyre që feston,festo për vete e mos e ndrysho të vërtetën e ta bësh hallall atë që e ka ndaluar All-llahu s.w.t. Për në fund ua kujtoi atë që ka thënë All-llahu s.w.t. në Kur'an "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102). Lus All-llahun s.w.t. që të jetojmë dhe të vdesim si muslimanë, lus All-llahun s.w.t. që muslimanet ti bashkoi ne litarin e Tij, që të na ngjallë zemrat tona dhe të na forcoi ne Islam, lus All-llahun s.w.t. që të na bëj prej banorëve të Xhenetit Firdeus AMIN AMIN AMIN.

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi