Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiparet e Muhammedit salallahu alejhi ve selem

Shko poshtë

Tiparet e Muhammedit salallahu alejhi ve selem Empty Tiparet e Muhammedit salallahu alejhi ve selem

Mesazh nga Erisa Thu 29 Apr 2010 - 21:09

Tiparet e Muhammedit salallahu alejhi ve selem Muhammed__a_s___by_ilses
I Dërguari i Allahut dallohej për tiparet e përsosura dhe moral të lartë. Për këtë ka shumë hadithe të sakta, autentike. Po i përmendim shkurtimisht.
Fytyra
Fytyra e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte e bukur, e rrumbullakët, e ndritshme dhe e bardhë në të kuqe. I shkëlqente si hëna pesëmbëdhjetë; kur gëzohej, i shndriste si një copë e hënës.

Ballin e kishte të gjerë; i vetëtinte, ashtu siç vetëtinte dielli pas një reje të ngarkuar. Kur e shikoje atë, sikur shikoje diellin kur lindte. Djersët e tij në fytyrë dukeshin si margaritarë; era e djersëve të tij ishte më e këndshme se myshku. Kur zemërohej, dukej sikur shega të kishte derdhur ngjyrën e saj në faqet e tij. Faqet i kishte të lëmuara. Vetullat i kishte si hark dhe të plota, por jo të bashkuara (thuhet edhe se i kishte të bashkuara). Sytë i kishte të mëdhenj. E bardha e tyre ishte e përzier pak me të kuqe. Beben e syrit e kishte shumë të zezë dhe qerpikët i kishte të gjatë e të dendur. Po ta shikoje, do të mendoje se i ka lyer sytë, por ai nuk i kishte lyer ata. Pamjen e tij të bukur e mbulonte një dritë që gjithkush e vinte re. Gojën e kishte të bukur dhe të madhe. Dy dhëmbët e parë i kishte të ndarë nga njëri-tjetri. Dhëmbët e tij shndrisnin; kur buzëqeshte ata dukeshin si margaritarë; kur fliste, dukej sikur dilte dritë nga dhëmbët e tij të përparmë. Kishte gojën më të bukur. Mjekrrën e kishte të bukur dhe të dendur, të mbushur nga njëri vesh tek tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe një pjesë të gjoksit. Ishte shumë e zezë. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhë.
Koka, qafa dhe flokët
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte ballin të gjerë, kokën të madhe, qafën të gjatë. Flokët i arrinin deri te gjysma e veshëve (thuhet edhe deri në bulat e tyre). Ndonjëherë shkonin edhe më poshtë dhe i arrinin deri te supet. Mbi ballë kishte ca qime të bardha, por sikur të mblidheshin me ato të mjekrës nuk bëheshin as njëzet. Flokët i kishte edhe pak kaçurrela. Flokët i ndante në mes.
Anët dhe gjymtyrët
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kishte kockat të mëdha: bërrylat, shpatullat dhe gjunjët. Ai i kishte të gjata kërsikët dhe të mëdhenj krahët. Shputat e këmbëve dhe pëllëmbët i kishte të shtruara. Duart i kishte të buta, më të buta se mëndafshi, më të ftohta se dëbora dhe me erë më të mirë se myshku. Llërët, krahët dhe gishtat i kishte të mbushur. Kërcijtë nuk i kishte të mbushura. Ishte shpatullgjerë. Gjymtyrët i kishte të plota dhe gjoksin të gjerë e pa qime. Nga fyti deri te kërthiza kishte një vijë qimesh të drejta. Përveç këtyre nuk kishte qime të tjera as në bark dhe as në gjoks. Te krahët dhe te shpatullat kishte qime. Nën sqetulla kishte shumë qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur.
Shtati i tij
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte i pashëm. Trupi i tij ishte i drejtë, as i shkurtër dhe as i gjatë. Megjithatë ai ishte më shumë i gjatë sesa i shkurtër. Kur ecte me ndonjërin, sado i gjatë të ishte shoqëruesi, dukej më i gjatë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Trupi ishte i drejtë dhe i fortë, jo shumë i shëndoshë dhe jo i rrudhur e i thyer. Po të ishte midis dy njerëzve, do të ishte më i bukuri dhe më i miri i të dyve.
Era e tij e mirë
Trupi i tij dhe gjymtyrët e tij kishin një erë më të mirë se myshku. Enesi thotë: "Unë nuk kam nuhatur kurrë ndonjë myshk a erëz tjetër më të këndshme se era e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)." Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Në çdo rrugë që kalonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirë që vinte prej tij." Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takonte dikë, tjetri e ndiente erën e mirë të Profetit në dorë, tërë ditën. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e vinte dorën e vet mbi kokën e ndonjë fëmije, fëmija dallohej midis të tjerëve nga era e mirë që kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersën e tij në një shishe për ta hedhur në erëzën e saj, sepse djersa e tij ishte më e mirë se çdo erëz.
Ecja e tij
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte ecjen të shpejtë. Ai ecte si ai, që kalon nëpër treg. Nuk ishte as i ngathët dhe as përtac. Atë nuk e arrinte askush në ecje. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Unë nuk kam parë ndonjë që të ishte më i shpejtë në ecje se sa i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!); dukej sikur toka shtrihej për të. Kur ecnim me të mundoheshin për ta arritur, ndërsa ai nuk sforcohej fare." Kur e vinte këmbën në tokë e vinte plotësisht, sepse e kishte këmbën të shtruar. Kur donte të shikonte anash, kthehej me gjithë trup. Kur donte të kthente kokën në një drejtim, kthehej andej me gjithë trup. Kur çohej nga vendi, çohej menjëherë. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste nga ndonjë vend i ngritur. Ai i hidhte hapat të plotë dhe ecte lehtë.
Zëri i tij dhe fjala e tij
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte zërin pak të ngjirur, fjalën e kishte të ëmbël dhe në fjalët e tij dallohej urtësia. Kur heshtte, ishte tërë urtësi; kur fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartë dhe rrjedhshëm, duke i shqiptuar fjalët si rruazat që zbresin pas njëra-tjetrës. Ai e fillonte dhe e mbaronte fjalën qartë dhe kuptueshëm. Fliste fjalë të prera; as nuk e zgjaste shumë fjalën, as nuk e shkurtonte atë. Kur fliste, i dallohej çdo tingull i fjalës. Ai ishte gojëtar. Kishte natyrë të qetë dhe fjalën e kishte me vend. Për këtë nuk ia kalonte kush, sado gojëtar të ishte. Allahu i kishte dhënë atij mundësinë që me pak fjalë të shprehte shumë kuptim. I ishte dhënë urtësia. Ai dinte t’i ndante fjalët.
Pak për moralin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte gjithmonë i thjeshtë dhe me moral të lartë. Ai nuk ishte fjalëvrazhdë, nuk fliste keq dhe nuk ishte zemërgur. Nuk bërtiste nëpër tregje. Ai buzëqeshte më shumë se njerëzit e tjerë dhe i qëndronte larg zemërimit. Ai kënaqej më shpejt se të gjithë. Kur kishte dy punë, zgjidhte atë që ishte më e lehtë, po të mos ishte mëkat. Po të ishte mëkat, ai qëndronte larg saj më shumë se të gjithë. Profeti nuk ka marrë kurrë hak për veten e vet. Ai hakmerrej vetëm kur prekej Shenjtëria e Allahut. Ai ishte më bujari i njerëzve, më fisniku, më trimi, më i forti, më durimtari dhe më seriozi. Ai kishte turp më shumë se të gjithë të tjerët. Kur e urrente ndonjë gjë, dukej në fytyrë. Ai nuk i ngulte sytë në fytyrën e tjetrit dhe nuk i drejtohej njeriut me të keq. Ai ishte njeriu më i drejti, më i ndershmi, më i çiltri në fjalë. E mbante më shumë se të gjithë amanetin. Qysh para se të bëhej Profet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) quhej "El Emin" (I Besueshmi). Ishte shumë i thjeshtë dhe kurrë mendjemadh. Zbatonte me përpikëri marrëveshjet dhe premtimet, shikonte farefisin, kishte dhembshuri dhe mëshirë, kishte mirësjellje dhe edukatë. Nuk pajtohej kurrë me fëlliqësinë dhe fjalët e ndyra dhe nuk mallkonte kurrë. Merrte pjesë në përcjelljen e xhenazeve. Rrinte me të varfrit dhe të mjerët. E pranonte ftesën qoftë edhe nga skllevërit. Nuk mburrej as në ngrënie dhe as në veshmbathje. Ai i shërbente atij njeriu, që i shërbente këtij. Nuk e qortonte shërbyesin e vet, madje as nuk i thoshte "of" atij kurrë.
Meqë është e pamundur t’i përfshijmë të gjitha cilësitë e vetitë e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), u mjaftuam me këto shpjegime të pakëta. Por i lutemi Allahut që të na e pranojë
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi