Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të evitoni ndjenjat e turpit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Si të evitoni ndjenjat e turpit Empty Si të evitoni ndjenjat e turpit

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:36

Si të evitoni ndjenjat e turpit Foto111-150x150Seneka citonte: “Turpi është i shpirtërave fisnikë”. Kjo është e vërtetë. Fakti i evitimit të ekspozimit, të thënit të opinionit tënd, të mbajturit të një kontakti me sy, dhe në një farë mënyre të jesh gjithmonë në një distancë nga të tjerët, mund të interprtohen si veti të një personi antisocial. I turpshmi etiketohet lehtë si një person i çuditshëm, josocial, antipatik, pra, për tu mbajtur në distancë. Nga ana e tij, personi do të ndjejë peshën e gjykimit të gabuar të të tjerëve dhe për pasojë do të tentojë të mbyllet akoma më shumë në vetvete. Shkaqet e turpit janë të shumta. Disa prej tyre mund të jenë: një vetëvlerësim i ulët, një pasiguri e thellë dhe një frikë e fortë nga gjykimi i të tjerëve si të dobët, budallenj, të paaftë, etj. Ndjenja e turpit është e përcaktuar deri në një farë pike tek njeriu nga ndonjë predispozitë gjenetike. Por, përveç kësaj, ajo mund të jetë përcaktuar edhe nga ndonjë eksperiencë e jetës fëmijënore, adoleshente, apo edhe të rritur (për shembull, në rastin e fëmijëve, një edukim rixhid dhe i rreptë, sjell si pasojë mungesë forcash pozitive ose dështim në situata të rëndësishme). Sigurisht që i turpshmi nuk e jeton mirë situatën e tij, duke marrë në konsideratë edhe faktin që sot shoqëria ekziston kudo dhe kërkon vazhdimisht reagime nga ana e individit, të cilat ai shpesh nuk arrin t’i japë. Edhe pse sjelljet e tij mund të duket si dëshirë për tu arratisur nga gjithçka, i turpshmi është një person shumë i ndjeshëm dhe i vjen keq për atë që nuk mund të arrijë të shprehë, ndaj jeton në një gjendje konflikti konstant dhe tensioni të brendshëm. Nëse e gjeni veten tek ky profil i personave të turpshëm, mund të filloni të dilni nga kjo gjendje duke eksperimentuar për një periudhë kohe ndonjë kurs teatri. Recitimi bazohet në teknika që ju lejojnë të hyni në kontakt më të madh me gjestikulaturën tuaj, me shprehjet tuaja trupore, për një komunikim interpersonal më të drejtpëdrejtë dhe të qetë. Kështu, do të mësoni të shprehni me qetësi një emocion, një ide, pa dëshirën për t’i fshehur ato dhe për tu fshehur vetë. Si të evitoni ndjenjat e turpit Icon_wink
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi