Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshenca, çfar duhet të dini

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Adoleshenca, çfar duhet të dini Empty Adoleshenca, çfar duhet të dini

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:31


Adoleshenca, çfar duhet të dini Teens-253x300Mënyrat se si duhet të sillemi me këtë grupmoshë dhe rastet kur ata kanë të drejtë. Të jesh prind i një adoleshenti, misioni më i veshtirë. Cilat janë përgjegjësitë e familjes dhe ato të shoqërisë në formësimin e tyre. Nëse në botë ka diçka më të vështirë se të jesh një adoleshent, është të jesh prind i një adoleshenti. Adoleshenca përbën një periudhë jetësore të vështirë, por shumë të rëndësishme për formimin e personalitetit të njeriut. Si mund t’u afrohemi adoleshentëve, dhe si mund të ndikojmë tek ata? Më parë, le të njihemi me veçantitë e kësaj moshe. Adoleshenca është një periudhë transformimi, si biologjik ashtu edhe shpirtëror. Ritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta, por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve. Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta ketë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij, aq më të paekuilibruara do të jenë këto marrëdhënie. Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të bezdisshëm, pa shpresë dhe jashtë mode. Nga ana tjetër, prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk i respektojnë normat. Shprehja më tipike e prindit, përballë një fëmije që e sheh si të huaj, është: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarë?!”. Këtu mund të fillojë distancimi i parë prind-fëmijë: prindi që ndihet i paaftë për të kuptuar fëmijën dhe fëmija që ndihet në mëshirë të fatit.
Simptomat e adoleshencës:
Ndryshimet e lehta shpirtërore Periudha e mbylljes në vetvete
Mungesa e qetësisë shpirtërore
Ndryshimi i oreksit
Ndryshimi i orarit të gjumit
Në këtë moshë, te të rinjtë rritet dëshira për të provuar gjëra të reja
Në këtë periudhë, fëmija ka nevojë të vlerësohet dhe të mbështetet
Një fëmijë, që nuk e plotëson këtë nevojë në familje, do ta gjejë këtë mbështetje të munguar në shoqëri
Përgjegjësitë e familjes. Fëmija, para së gjithash, ka nevojë të kuptohet dhe të vlerësohet. Për këtë arsye, prindërit duhet të jenë të vëmendshëm që, me fjalët dhe sjelljet e tyre t’ia mundësojnë këtë gjë fëmijës. Përndryshe, fëmija do të kërkojë mjedise të tjera për ta marrë këtë vlerësim. Duhet të shkëmbehen vazhdimisht mendime me fëmijën dhe nuk duhet të mbahet jashtë çështjeve familjare. Duhet të dëgjohet dhe të respektohet në mënyrë objektive për probleme dhe tema të caktuara dhe duhet të gjenden pika të përbashkëta komunikimi. Në përgjithësi, këshillat nuk janë shumë efektive për këtë moshë, ato përbëjnë zgjidhje afatshkurtra.
Ekspertët: Si mund të krijojmë një marrëdhënie sa më të frytshme adoleshent-prind? Është e rëndësishme ta kuptoni fëmijën që ka hyrë në këtë moshë, si dhe të keni lidhje të shëndosha me të. Sa keq që gjërat që jetohen në këtë periudhë janë të vështira për ju si prindër të adoleshentëve, por dhe për familjen tuaj. Por, ta pranojmë, si për prindërit edhe për fëmijën tani ka ndryshuar diçka. Fëmija juaj, dikur i vogël, tashmë është më i rritur dhe po përballet me ndryshime të mëdha, prandaj, në marrëdhëniet tuaja me fëmijën nuk do t’ju vlejnë më metodat e mëparshme të edukimit. Ai, siç ndryshon nga ana fizike, pëson ndryshime të mëdha edhe nga ana shpirtërore. Kështu që edhe juve ju ka ardhur koha të ndryshoni disa gjëra. Fillimisht, duhet të presim që fëmija të hyjë mirë në këtë periudhë dhe të ruhemi nga të qenit pengesë e zhvillimit, mbylljes ose largimit të tij prej nesh. Ndoshta ndodh shpesh të keni probleme në komunikim me fëmijën, por, mos harroni, që edhe ju vetë duhet të përshtateni me këtë gjendje të re.
Çfarë duhet pasur kujdes gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të realizohen qëllimet e edukimit?– Prindërit duhet të jenë shembuj. Marrëdhëniet me bashkëshortin ose bashkëshorten ndikojnë te fëmija, në çfarëdolloj moshe qoftë ai. Nëse në familjen tuaj mbizotëron dashuria dhe respekti mes individëve të saj, kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj që në të ardhmen të formojë marrëdhënie të shëndosha me të tjerët. Ta dëgjosh adoleshentin dhe ta lejosh të shprehë vetveten. Nëse nuk e dëgjoni dhe nuk e respektoni adoleshentin, edhe ai nuk do t’ju dëgjojë ju. Ajo që bëjnë më shpesh nënat dhe baballarët është: jo vetëm që nuk e dëgjojnë atë që thotë fëmija, por mundohen të përçojnë tek ai gjërat që ata dinë dhe ta orientojnë me çdo kusht, sipas kësaj mënyre. Një metodë e tillë do t’ju vërë në pozitën e një njeriu që nuk i dëgjohet fjala dhe nuk kuptohet si duhet. Kjo do të bëjë që të ndesheni me kundërshtimin e fëmijës suaj, edhe atëherë kur ju keni të drejtë.
- T’u jepet vazhdimisht dashuri. Fëmijët, si në moshën 1 vjeç, ashtu edhe në moshën 20 vjeç, kanë nevojë për dashuri. Fëmija që beson se nuk i jepet dashuri e mjaftueshme nga nëna dhe babai, vihet në kërkim të saj. Ai fillon ta kërkojë dashurinë dhe respektin në vende të tjera. Fëmija, i ndodhur në një situatë të tillë, mund të shoqërohet me shokë jo të përshtatshëm dhe, pas njëfarë kohe, fillon të demonstrojë sjellje që nuk i përkasin atij.
- Rëndësia e sinqeritetit. Fëmijët në këtë periudhë janë shumë të ndjeshëm ndaj sinqeritetit. Asnjë i ri nuk do t’i hapet dhe nuk do të flasë me dikë që nuk është i sinqertë. Prandaj, kur shprehni mendimet tuaja, duhet t’ia bëni të ditur se jeni të sinqertë dhe që në çdo rast jeni pranë tij. Kjo moshë, me gjithë vështirësitë që ka, është dhe mbetet një nga periudhat më të bukura e më krijuese në jetën e një njeriu. E rëndësishme është që t’i mbështesim fëmijët tanë të përshtaten sa më lehtë me ndryshimet që sjell kjo moshë.
Shkurt, Tendencë. Sinjalet seksuale që sjell gjumi te femrat dhe meshkujt. Studimet dhe shkenca kanë treguar se është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi. Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave “më të frekuentuara”. Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: te femrat, ëndrrat erotike, bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara. Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Ëndrrat erotike. Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet, në të vërtetë, kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh edhe vërtet, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë, ku erotizmi udhëton i lirë.
Emocionet gjatë ëndrrave seksuale. Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t’u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani, në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.
Problemet. Psikoterapistët alarmohen, atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen. sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t’u shqetësuar, si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi