Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seksi dhe paragjykimet, mitet dhe të vërtetat

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Seksi dhe paragjykimet, mitet dhe të vërtetat Empty Seksi dhe paragjykimet, mitet dhe të vërtetat

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:27


Seksi dhe paragjykimet, mitet dhe të vërtetat Sex-life-300x268Seksi dhe paragjykimet: kush tradhton më shumë, meshkujt, apo femrat? Për një kohë të gjatë është besuar se meshkujt janë më të prirë për tradhti bashkëshortore dhe si rrjedhim, më shpesh “ua vënë brirët” grave të tyre. Ndoshta kjo ka mundur që të vlente në të kaluarën, por tani gjërat kanë ndryshuar, sidomos pas të të ashtuquajturit revolucion seksual. Kjo ka ndikuar që femrat të mos mbesin prapa meshkujve as në këtë drejtim. Ja disa mite dhe të vërteta.
Meshkujt duan më shumë seks se femrat
E pasaktë – edhe femrat duan seks, por në shprehjen e kësaj dëshire, shpesh i pengojnë shumë obligime. Krahas punës, gratë kanë edhe shumë obligime të tjera në lidhje me familjen dhe punën, prandaj mund të jenë tepër të lodhura. Përpos kësaj, gratë janë edhe nën ndikimin e hormoneve të tyre, të cilat shkaktojnë emocione të ndryshme. Për shkak të gjithë kësaj, femrat nuk i lusin meshkujt për seks, sikur dinë të bëjnë meshkujt kur i kapë epshi. Kjo natyrisht nuk domethënë se atyre nuk u ka mbetur deri te seksi, femrat vetëm nuk bëjnë problem në lidhje me këtë.
Dashnori i mirë nuk mund t’i kënaqë të gjitha partneret
E pasaktë – ka shumë të ngjarë që dikush që di shumë për seks dhe që ka krijuar një përvojë të pasur në këtë drejtim, është më i mirë në shtrat sesa një i virgjër. Mashkulli i tillë di si ta kënaqë gruan. Natyrisht edhe këtu ka përjashtime, meqë ka edhe përvojë të keqe.
Çiftet e lumtura vazhdimisht kanë seks të mirë
E gabuar – çifte që janë në lidhje të gjata shpesh kalojnë në rutinë. Kjo është një dukuri normale, prandaj edhe është mirë që, herë pas here të futen risi në lidhje. Si? Më së miri është që ta përdorni imagjinatën tuaj. Me rëndësi është që të mos krijoni probleme, meqë rutina arrin të gjithë që bëjnë jetë të përbashkët.
Më i miri është seksi spontan
Nuk është e vërtetë – seksi spontan është vërtetë se sjell shumë ngazëllim, por edhe seksi i planifikuar sjell një përjetim të paharruar. Si? Sekreti qëndron te planifikimi. Kur planifikoni seks, mendoni vazhdimisht për atë gjë që ndikon shumë në krijimin e atmosferës seksuale. Seksi i planifikuar fillon që të bëhet diçka që mezi prisni të ndodhë. Sa më shumë që ta shtyni, kënaqësia do të jetë më e madhe.
Meshkujt, më të prirë për promiskuitet se femrat
Dikur e vërtetë, por sot jo – në kohën e revolucionit të ri seksual, femrat nuk mbesin aspak prapa meshkujve për nga numri i partnerëve me të cilët flenë. Studimet e bëra në vendet perëndimore tregojnë se edhe femrat, po aq sa meshkujt, mashtrojnë partnerin tyre.
Sëmundjet e “Venusit”
Sa të rrezikuar jeni kur bëni dashuri?
“Ishte një moment pasioni, ndaj e lamë veten të rrëmbeheshim prej tij”. Kështu fillojnë pothuajse të gjitha tregimet e atyre që, për shkak të pasionit të momentit mund të kenë marrë ndonjë sëmundje të keqe. Kur bëni dashuri pa u mbrojtur, nuk rrezikoni vetëm të mbeteni shtatzënë, por të merrni edhe sëmundje të tjera. Ndryshe quhen sëmundje ngjitëse (ose seksualisht të transmetueshme) dhe emrin e kanë marrë nga Venusi, “Perëndesha e dashurisë”. Këto infeksione janë të bezdisshme, shqetësuese dhe ndonjëherë vdekjeprurëse, si virusi HIV. Por si mund të mbrohemi prej tyre? Natyrisht duke përdorur prezervativë, nëse dëshironi ta mbroni veten dhe partnerin, e të keni një jetë më të shëndetshme seksuale. Marrëdhëniet e pambrojtura (këtu përfshihet edhe ajo orale) rrezikojnë shëndetin tuaj. Marrëdhënia anale (natyrisht që nuk rrezikoni të mbeteni shtatzënë, por mund të merrni sëmundje të ndryshme) nuk është e këshillueshme, megjithatë nëse nuk mbroheni dhe keni shumë partnerë, duhet ta dini se jeni tepër të rrezikuar. Një mënyrë tjetër për t’u mbrojtur është duke u informuar. Mund t’iu duket shumë banale, megjithatë kjo gjë zvogëlon rrezikun. Nëse e dini se çfarë rrezikoni, ndoshta mësoni të mbroheni. Më poshtë do të lexoni një udhëzues për sëmundjet e “Venusit”, ku të gjithë duhet t’i keni parasysh, sidomos ata që thonë: “Mua nuk do të më ndodhë kurrë”.
Klamidia
Quhet ndryshe armiku i heshtur. Është një virus që mund të shkaktojë djegie kur urinoni, dhimbje në shpinë e në fund të barkut dhe temperaturë. Ose mund të qëndrojë në heshtje për vite me radhë, duke nxitur infeksione të tjera të heshtura që mund të shkaktojnë si te mashkulli ashtu edhe te femra sterilitet.
Herpes
Lutuni që të mos prekeni kurrë prej tij, ose urojani hasmit. Pasi të jeni infektuar nga virusi Herpes (HSV-2), nuk do të çliroheni më kurrë nga ai sa të jeni gjallë. Mund të kuroheni përkohësisht me terapi specifike, por të jeni të sigurt se nuk ka zgjidhje përfundimtare. Simptomat janë të shumta dhe përsëriten herë pas here: ekzema të shumta, ënjtje dhe dhimbje në zonën e organit gjenital, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje kockash dhe rrallëherë meningjit.
Gonorreja
Aktualisht është tepër i përhapur në të gjithë botën. Në Europë rastet vazhdojnë të rriten në mënyrë shqetësuese. Bëhet fjalë për një infeksion akut të shkaktuar nga një bakter. Zakonisht simptomat nuk janë të këndshme: kruarje, djegie gjatë urinimit, ënjtje e dhimbje në organin gjenital dhe rrallëherë gjakderdhje. Nëse nuk kuroheni bakteri përhapet duke shkaktuar komplikacione në pjesë të ndryshme të trupit: lëkurë, zemër, sytë, veshka, deri sa shkakton sterilitet dhe artrit.
Sifilizi
Edhe këtu përgjegjës është një bakter. Ka faza të ndryshme: gjithçka fillon me një puçërr të vogël që zakonisht shfaqet vetëm në vendin ku bakteri ka hyrë në trup (organin gjenital, gojë…). Pastaj transformohet në ulcerë. Fillojnë të shfaqen njolla mbi lëkurë, nyjet limfatike zgjerohen, mund të bien qimet dhe thonjtë, por ka edhe simptoma të ngjashme me ato të gripit. Dëmet janë të mëdha: ky bakter ka ndikim tek organet e brendshme: tru, nerva, sy, zemër, enët e gjakut, mëlçi, kocka dhe artikulacione. Kurohet me penicilinë dhe shërohet.
Hepatiti
Të gjithë e dimë se hepatiti është i tipit A, B dhe C. Hepatiti A: shpeshherë është pa simptoma, por ndonjëherë shfaqen komplikacione, temperaturë, të vjella, feçe e zbardhur, e bardha e syve ka ngjyrë të verdhë, urina ngjyrë të errët, dhimbje në anën e djathtë që përhapet edhe në shpinë. Hepatiti B: ka simptoma të ngjashme me hepatitin A, në raste të rralla mund të japë komplikacione, e si pasojë në pak ditë pacienti bie në koma dhe më pas vdes (ndodh një në një mijë raste). Hepatiti C: 70 për qind e njerëzve të infektuar nga ky virus nuk ka simptoma. Kur ato shfaqen, janë të njëjtat si me hepatitin A dhe B. Bërja kronike e hepatitit B ose C mund të sjellë cerozë hepatike, ose kancer të mëlçisë. Kandi dhe në këtë rast bëhet fjalë për një infeksion aspak të këndshëm. Ja simptomat: kruarje, djegie, inflamacion, fryrje barku, vështirësi në tretje, shqetësime me jashtëqitjen (kapsllëk ose diarre), këputje etj. Duhet theksuar se myku mund të merret në shumë mënyra, jo vetëm përmes seksit të pambrojtur. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e sëmundjeve kur nuk mbroheni. Kemi lënë pa përmendur kondilomën, papiloma virus, zgjeben, ulcerën, virusin HIV. Keni ndonjë nga këto simptomat? Keni pasur një marrëdhënie të pambrojtur? Nuk ndiheni mirë? Konsultohuni me një mjek të specializuar në sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ndërkohë, detyra juaj nga tani e në vazhdim është të mbroheni.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi