Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi: Zënkat i bëjnë mirë dashurisë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Studimi: Zënkat i bëjnë mirë dashurisë Empty Studimi: Zënkat i bëjnë mirë dashurisë

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:13


Studimi: Zënkat i bëjnë mirë dashurisë Bashkeshort-150x150Gratë i duan burrat gjaknxehtë, dhe jo gjithnjë të bindur ndaj kërkesave të tyre. Studimi: 48% e femrave mendojnë se sherri në familje i ndihmon të kenë një raport të qëndrueshëm. Ndoshta të lodhura nga roli që kanë arritur të kenë në familje këto vitet e fundit, ose të paafta për të reaguar ndaj provokimeve, tashmë gratë evropiane preferojnë të kenë në krah të tyre një burrë me cilësitë që e kanë karakterizuar historikisht që, nëse është e nevojshme të ngrejë zërin, pse jo edhe duart, por me kusht që në fund të dijë ta festojë paqen me një mbrëmje të ngrohtë dhe përkëdhelëse. Sepse dashuria dihet që nuk është e bukur, nëse brenda saj nuk ka pak zënka. Përkundrazi. Një shfrenim nervash, ose një situatë e pazakontë ndonjëherë bëhet kusht për të evituar që një raport të shkojë drejt monotonisë. Në fakt, sipas një studimi të bërë nga organizata evropiane “Gratë dhe cilësia e jetesës”, i publikuar në revistën e përjavshme “Diva dhe Donna”, me 3 500 gra të fejuara e të martuara nga mosha 24 deri në 42 vjeçe, u pa se zënkat “i bënin shumë mirë” dashurisë. Nga përgjigjet e dhëna doli se grindjet në familje nuk konsiderohen më si fundi i një lidhjeje, por si një shkëndijë që i jep zjarr dashurisë. Ndaj, për këtë arsye, gratë mendonin se burrat duhet të jenë gjaknxehtë deri në një pikë të caktuar. Kështu, 37 për qind e të intervistuarave mendonin se gjaknxehtësia është karakteristika që vlerësohet më shumë në temperamentin e bashkëshortëve ose të fejuarve, ndërsa 23 për qind tërhiqeshin nga seksi. Më e vogël, rreth 18, është përqindja e atyre që referojnë një burrë të vetëpërmbajtur, ndërsa 15 për qind një flegmatik (gjakftohtë). Pavendosmëria e të pyeturave reduktohet ndjeshëm, kur u kërkohet se cili është eliksiri i jetëgjatësisë së një çifti. Bindja më e përhapur është ajo se të zihesh i bën mirë dashurisë; raportet më jetëgjata e të zjarrta janë ato, në të cilat partnerët u japin më shumë liri shprehjeve dhe veprimeve të tyre. Në të gjitha rastet gratë mendonin njëlloj, ndërsa vetëm 29 për qind e tyre mendonin se është absolutisht shkatërruese për qëndrueshmërinë e një çifti. Për 33 për qind zënkat përfaqësojnë një moment tërësisht autentik në dinamikën e një raporti. Megjithatë, zënkat dihet që kanë ekzistuar gjithmonë në jetën e një çifti dhe të gjithë ne, pa u mbështetur te studimet, kemi thënë se është më mirë kur zihesh, sepse përkëdheljet të shijojnë më shumë më pas. Kështu, për shembull, vetëm një muaj para martesës, bukuroshja Eva Logoria ishte paraqitur në një spot televiziv e vetme, sepse ishte zënë me të fejuarin për mosmarrëveshje të ndryshme, të menysë së dasmës. Për sa u përket periudhave të zënkave, mendimet janë nga më të ndryshmet. 39 për qind e grave tregonin se “kacafyteshin” me burrat e tyre dy ose tri herë në javë, vetëm 32 për qind ishin ato që me bashkëshortët apo të fejuarit nuk kishte ditë që nuk shkëmbenin fjalë. Shumë të pakta ishin ato që tregonin se “bënin luftë” me partnerin një herë në javë (13%) apo edhe më rrallë (11%). Por cila është arsyeja që i çon çiftet shpesh drejt zënkave, ndonjëherë të paevitueshme? Për pjesën më të madhe (34 për qind) bëhet fjalë për punë xhelozish jo shumë të rëndësishme, por të mjaftueshme për të nisur sherrin. Ndryshe nga ato, 28 për qind tregonin se ziheshim për shkak të ndërhyrjes së të afërmve të bashkëshortit në lidhjen e tyre.

Gratë, në përqindje: Më e vogël është përqindja e atyre që ziheshin me shokun e tyre për probleme me natyrë ekonomike. Më banale, është argumenti që japin 15 për qind të grave. Sipas tyre, ato bëjnë shamatë me bashkëshortët, sepse nuk gjejnë asnjë objekt tjetër, se ku mund ta shkaktojnë stresin e akumuluar nga puna. Por, së bashku me këtë pyetje, të intervistuarave u është kërkuar që të thoshin edhe personin më pak të dëshirueshëm në familje. Kështu, sondazhi, që kishte për qëllimin “hetimin” e marrëdhënieve familjare dhe nxjerrjen e personave më pak të dëshiruar në familje, është zhvilluar me rreth 5 000 gra, mes moshës 20 dhe 64 vjeçe. Sipas të dhënave që dolën nga analiza e rezultateve, nëna e bashkëshortit urrehet nga 53 për qind e të intervistuarave, duke mos e humbur kështu vendin e parë historik në klasifikim si “shtriga” e familjes. Gjithashtu, kurioz është fakti se 23 për qind e grave urrenin më shumë se çdo njeri tjetër në familje, gjithmonë pas vjehrrës, kunatin ose kunatën dhe, disa nga defektet që kohë më i parë i atribuoheshin vjehrrës, sot u atribuohen atyre, si përzierja në punët e të tjerëve (për 28 për qind të grave), aftësi për të futur xixat mes bashkëshortëve (për 20 për qind) dhe zakoni i të kritikuarit (10 për qind). Por, edhe strategjitë e “shpëtimit” nuk ndryshojnë shumë: rreth 56 për qind e grave tregojnë se kanë marrëdhënie normale me vjehrrat, ndërsa 47 për qind e tyre përpiqen t’i evitojnë takimet me to. Është më mirë akoma të evitohen diskutimet dhe të shmangen zëniet sa më shumë të jetë e mundur, tregojnë të intervistuarat, pasi vetëm 20 për qind e burrave, në diskutimet e provokuara nga vjehrrat, u japin të drejtë grave. Gjithashtu, vetëm në një përqindje të vogël të rasteve (3 për qind) gratë flisnin mirë për vjehrrat e tyre, ndërsa 13 për qind preferonin të mos tregonin për marrëdhëniet që kishin. Një surprizë e vërtetë për kunetërit, që tashmë renditen të dytët në klasifikimin e “hit paradës” për njerëzit më të urryer. Sipas 19 për qind të të intervistuarave, janë gjithmonë ata që çojnë në shpërthimin e polemikave në çift, edhe pse rreth “pakënaqësisë” për nënën e bashkëshortit gratë arrinin të shpreheshin më me siklet, në krahasim me antipatinë e shprehur për kunetërit. Gjithashtu, 56 për qind tregonin se nuk kishin asnjë lloj marrëdhënieje, as të mirë e as të keqe, ndërsa 47 për qind preferonin që t’i takonin sa më rrallë të ishte e mundur. 67 për qind e të intervistuarave evitonin diskutimin e këtyre problemeve me bashkëshortët pasi, për mosmarrëveshjet mes nuses dhe vjehrrës, vetëm një përqindje e vogël e burrave u jepnin të drejtë grave, dhe jo nënave. Kështu, nëse për burrat evropianë familja ngelet një strehë përkujdesjeje (nga nëna në fillim, pastaj nga bashkëshortja), për “shoqet” e tyre ajo përfaqëson një realitet të dyanshëm, me anë pozitive dhe negative. Kështu, për 79 për qind familja është një “çerdhe”, ndërsa për 12 për qind një nevojë. Për 4 për qind të grave ajo është pa vlerë, mbi të gjitha, është jashtë saj dhe e vështirë të gjenden hapësira autonomie. Fatmirësisht, është parë edhe si vendi për ndarjen e gëzimeve, sidomos në periudha festash (29 për qind) dhe në vështirësi (28 për qind), por edhe si një “grumbull” zilie, xhelozie dhe konfliktesh (5 për qind), nga të cilat mund të mbrohesh duke evituar takimet. Në fakt, 75 për qind e të intervistuarave mendojnë se të afërmit më të ngushtë duhen vizituar një herë në javë, për 21 për qind, ndonjëherë dhe për 10 për qind, sa më rrallë të jetë e mundur.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi