Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

4 posters

Shko poshtë

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Empty INTELIGJENCA

Mesazh nga engjell a djall Thu 7 May 2009 - 17:10

NTELIGJENCA




kuptimi shqip

Pikërisht këtu shihet vlera e secilit, kur
shkruan sipas njohurive të veta, secili mund të japi mendimet
e veta, por jo edhe definime, se tjetër është çka
mendoj unë, e krejt tjetër, çka definon shkenca, por
nuk do të thot, se edhe vet skenca ka definime realepër
gjithçka, çfarë edhe thohet 'udhë e hapur',
'çështje e hapur' për atë çështje
që nuk është derfinuar ende, udhë e hapur, që
pret udhëzuesin e ri...

Thash ma heret: talenti - intel - inteligjenca = inteligjencia, bashkësia e inteligjencës së një kombit.

Në moshë të re, nuk kemi të bëjmë me
inteligjencë, por me talent, mënçuri, e kulmi i
talentit (që duhet të jetë - telent, që i
prinë inteligjencës, in+tel, që unë e spjegoj, jo
siç thonë fjalorët, që vie nga lat. intelectus,
por kjo është krejt illirishte me sufiks - us, që kuptoj
një mendje të hollë, mendje-tel, njeri me mendje të
hollë, mendjehollë, që e shpon telin, thot populli
ynë). Poashtu edhe emri Aristotel-i, është krejt shqip,
aristo=zotëri, tel=mendje tel, mendjehollë, që shpon
telin (sa i thellë është populli ynë, e sa
budallenj bëri disa që as me tarrakop nuk ia gjenë
trutë, thot populli ynë, por është edhe fjala e
urtë - prej të mirit del i keqi dhe anasjelltas, prej të
mençurit del budalla dhe anasielltas, që ka tëbëj
me genin trashëgues, faji për keq - lidhjet e gjakut,
martesat, rrethi etj.) Pra, aristoteli=zotiteli dhe krejt rrënja e
themes - tel-i.

Asnjë gjuhë e botës, nuk i thot - telit - tel, fije
metalike e hollë, apo shumë e hollë,bile ka fijeteli
që vështirë shihen me sy,kibernetikë etj.,
veç shqipja i thot telit - tel, telefon, telegraf... ku unë
nuk i them telefon, por TELEZON, TELEZONI, zoni i telit (as zani, as
zëri, po zoni, illirishte, arbanishte) ZONI I TELIT, TELEZONI...
gjuhet tjera i thonëkrejt ndryshe telit: zhica, wire....
Unë fjalën intel, si rrënja e fjalës-
inteligjencë, e thom - in+tel, në tel, brenda telit, duke u
nisur nga shprehja - e shpon telin, ia çelë vrimen telit,
mendjehollë, mendjetel...

Talenti, si t e l e n t u s, illirishte, është greqizuar, nga
rrënja - tel=tal, gr. talanton (që edhe ajo ishte dialekt
illirishte), është vetia, cilësia e veçantë
psikologjike e njeriut, si veçanëti, dhunëti natyrore,
e zotit, me nxierrë, njoftë diç
të vështirë mendore, aftësi, zotësi krijuese e
njeriut, nëçdo fushë të diturisë, si
gjeneralizim mënçurie dhe si profesionalizëm i
një fushe diturie të caktuar. Do thosha.

Talenti është me origjinë, me piri, e ka me piri, me
gen, të jetë geni=gjeni, gjeniu, gjenialiteti, ku lindet tek
persona të caktuar, veç 5% dhe formohet e zhvillohet tek
njeriu i veçantë, e shkalla ma e lartë, arrinë
tek femrat 18-22 vjeçe, e tek mashkujt 22-26 vjeçare,
tevona veç formohet e zhvillohet, përsoset gjatë gjith
jetës së njeriut, deri në vdekje vetëm vdekje
fizike të tij dhe inteligjenca e tij rron përgjithmonë
në veprat e tij.

Inteligjenca është vetia, aftësia, zotësia e
veçantë mendore psikologjike e personalitetit të
njeriut, zgjuarsia, mënçuria e të kuptuarit,
definuarit: krijues, artistik, drejtues, shkencor, oratorik, gjurmues,
hulumtues, deri në instancat kombëtare dhe botërore.(IC,
CIA etj.)

Intelektual-i, njeriu që me aftësinë, zotësinë
e vet, arrinë në shkallë kombëtare, si qëndrim
i palëkundshëm, në proceset e jetësh
shoqërore, artistike, politike, ekonomike e shkencore.

Inteligjencia - bashkësia e intelektualëve të një
kombit, mënçuria e një popullit, pra kombi
është ajka e popullit,yndyra e inteligjencës së
një popullit, kurse nocioni populli - është symbioza e
gjith pjesëtarëve të një bashkësie gjenetike
njerëzore, me një gjuhë, kulturë, histori e
gjenealogji, të veçantë nga popujt tjerë.

Në nocionin - popull, bejnë pjesë të gjith tok:
të diturit e budallenjt, atdhetarët e tradhëtorët,
spijujt e luftëtarët e vërtetë, që nuk
hanëme dy lugë, punëtorët e parazitët,
filozofët e demagogët, të gjith të mirët e
të këqinjt e një gjuhe gjaku e historiografie.

Personaliteti përbëhet nga tre faktorë:

1. Talenti që e bie në jetë, e trashëgon
2. Trashëgimi gjenetik (kah ama, apo ati)
3. Rrethi shoqëror

Po sipas studimeve psikoanalitike, rolin kryesor e mbanë rrethi
shoqëror, sepse ai mund ta fitoi, përsosi, zhvilloi talentin
e një njeriut - por edhe mund ta dobësoj, neutralizoj,
shkatrroj e ta zhduki talentin e një njeriut - tek rrethi
shoqëror fatkeq, tragjik për vetveten!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Empty Re: Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

Mesazh nga Ema Mon 7 Dec 2009 - 9:13

Deshira per te njohur eshte nje stimul i fuqishem per zhvillimi inteligjences ne cdo moshe. Zhvillimi nuke munde te ndalet, munde te ngadalsohet vetem kur mungon vullneti. Truri fishken ne qofte se nuke ushqehet me ide te reja deshira veprime. Mungesa e kontakteve, renia e vullnetit, plakja pa interesa te reja e venitin trurin. Te mesuarit duhet te vlersohet si nje proces pa funde dhe te kuptojme se masa e vertete e inteligjencese eshte perkushtimi me te cilin zhvillohet procesi gjithe gjate jetes. Ne menyre te gabuar e klasifikojme inteligjencen e personave mbi bazen e personave mbi bazen e numrit te viteve te shkolles. Jemi te gjithe mesues dhe te gjithe nxenes. Shenja e vertet e mencuris eshte vleresimi dhe perfitimit ne te dyja keto role.
Ema
Ema
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 178
 <b>Piket</b> Piket : 182
Regjistruar : 12/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Empty Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

Mesazh nga Geri Sat 17 Apr 2010 - 4:07

Në psikologji inteligjenca është një realitet që nuk mund të shihet, të
preket apo të matet fizikisht, megjithatë ajo është thelbësore për
ekzistencën
njerëzore. Termi "inteligjencë" përdoret shpesh në kuptime të ndryshme.
Disa njerëz e vlerësojnë shkallën e tyre të inteligjencës duke u
krahasuar me
të tjerët, disa e lidhin me suksesin shkollor, të tjerë me gradimin
profesional dhe me sjelljen sociale të përshtatshme. Sipas psikologut
Vernon,
inteligjenca është tërësi shkathtësish të nevojshme për të pasur sukses
në një kulturë, ndërsa shumica e psikologëve të tjerë pranojnë dhe
mbështesin
përshkrimin e përgjithshëm për inteligjencën si aftësi për të vepruar në
mënyrë të përshtatshme, për të vepruar racionalisht dhe për ta
përshtatur me
efikasitet me mjedisin. Si elemente më të rëndësishme të inteligjencës
konsiderohen: arsyetimi abstrakt, aftësia për zgjidhjen e problemeve,
aftësia
për të fituar njohuri, kujtesa, përshtatja me mjedisin. Dobia e
zhvillimit paralel i inteligjencës emocionale e cila zhvillon edhe
inteligjencën
kognitive nënkupton një jetë të suksesshme në punë, një shëndet të mirë
fizik dhe mendor, si dhe jetë sociale të shëndetshme në marrëdhëniet me
tjerët.

Psikologët kanë zbuluar dhe ndarë inteligjencën në tri grupe kryesore:

1. Inteligjenca abstrakte (aftësia e të kuptuarit dhe udhëheqja me
shfrytëzimin e simboleve verbale dhe matematikore).

2. Inteligjenca konkrete (aftësia e kuptimit dhe udhëheqja me objektet).

3. Inteligjenca sociale (aftësia e kuptimit të njerëzve dhe lidhshmëria
me ata). (1)

Inteligjenca emocionale (EI) i ka rrënjët në konceptin e "inteligjencës
sociale", të cilën për herë të parë e ka identifikuar E. L. Torndike në
vitin
1920. Ndikimi i këtij koncepti në kulturën e gjerë dhe në shoqërinë
akademike prej atëherë ka qenë i shpejtë dhe i gjerë. Emocionet janë
pjesë
themelore e asaj që jemi në të vërtetë dhe luajnë rol të rëndësishëm në
marrëdhëniet me të tjerët. Ato nuk mund të tejkalohen. Por, shumica e
njerëzve
vetorientohen ose ndikohen nga të tjerët që emocionet të kalojnë në plan
sekondar me bindjen se duhet të jemi më efektivë, ku të gjitha planet
tona
dhe vendosjet t'i bazojmë vetëm në inteligjencën “e ftohtë” dhe logjike.
(2)

Për sa i përket IE, Satovey dhe Mayer, të cilët në vitin 1930 e kanë
përkufizuar me termin "inteligjencë emocionale", kanë qenë të
vetëdijshëm për
hulumtimet e mëparshme të aspektit kognitiv të inteligjencës.
Inteligjencën emocionale e kanë definuar si 'formë të inteligjencës
sociale e cila
përfshin aftësinë e njohjes së emocioneve vetanake dhe të tjerëve,
dallimin e të njëjtave dhe shfrytëzimin e informacioneve të dhëna gjatë
mendimit
dhe veprimit'. (3)

Esther Orioli dhe Robert Cooper, në përpjekjen që të shpjegojnë EI, kanë
theksuar: "EI është shumë më tepër se sjellja “e bukur” ndaj tjerëve.
Kjo
është aftësi që të ndiejmë, kuptojmë dhe me sukses të praktikojmë fuqinë
dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë, informatave,
kreativitetit,
besueshmërisë dhe afërsisë".

Reaksionet emocionale paraekzistuese të EI sonë janë çelës kah shëndeti
më i mirë, në përjetimin më të madh të lumturisë dhe afërsisë, në
arritjen e
udhëheqjes më të fuqishme, vizionit më të qartë, suksesit më të madh,
qëllimeve më të larta, përhapjes së fuqisë dhe energjisë sonë,
përparimin më të
madh të gjërave, sigurimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe perceptimit
të hollësishëm, si dhe, në fund, në arritjen e kënaqësisë më të madhe.

Këto reflekse emocionale, rrallë të vetëdijshme, por të fuqishme,
motivojnë vendosmërinë tonë.

EI nevojitet që të realizojmë fuqinë e emocioneve tona.

Në modulin e Golemanovit (4) të EI ekzistojnë pesë hapa kyçë (aftësi):
vetëdija, vetëkontrolli, vetëmotivimi, empatia dhe ndërmarrëdhëniet e
suksesshme. Secili prej tyre nënkupton përmbledhje të aftësive të
ndryshme. Nuk është e domosdoshme që të gjitha aftësitë të jenë të
suksesshme, por
dy janë aftësi kyçe (vetëdija emocionale dhe vetëvlerësimi preciz) dhe
të domosdoshme. Këto janë dy aftësi themelore në të cilat fillojnë të
gjitha të
tjerat.

Aftësitë e EI, ato të kthyera kah ne dhe ato ndërnjerëzore, kanë rëndësi
enorme për jetën tuaj dhe paraqesin një inteligjencë tjetër. Këto janë
mjet
që të formësojnë kuptimin e termeve kryesore siç janë dashuria, suksesi
dhe lumturia. Është argumentuar që EI është më e rëndësishme se QI
(aftësitë
teknike) gjatë përcaktimit të suksesit në jetë. Ai u ndihmon njerëzve që
ta përmirësojnë vetëdijen për veten dhe të tjerët, të krijojnë
bashkëpunim
dhe harmoni. Në praktikë, gjithashtu, u ndihmon njerëzve të bëhen të
vetëdijshëm për mundësit e tyre, burimet e tyre të fuqisë dhe
kreativitetit dhe
që me vetëdije të zgjedhin reaksionin më efektiv në situatën e dhënë, e
jo të reagojnë vetëm në mënyrën impulsive. (5)

Psikologu Luis Thurstone inteligjencën e ka ndarë në 8 faktorë
specifikë, aftësi primare mendore:

1 Aftësitë hapësinore dhe pamore (aftësi për të bërë të dukshme format
dhe relacionet hapësinore).

2 Shpejtësi perceptive (aftësi për të kapur shpejt detajet pamore dhe
për të gjetur ngjashmëritë dhe ndryshimet midis stimujve).

3 Aftësi numerike (aftësi për të bërë llogari).

4 Kuptimi verbal (aftësi për të kuptuar domethënien e fjalive).

5 Kujtesë (aftësi për të kujtuar informacionin).

6 Fluiditet verbal (aftësi për të gjetur shpejt fjalët).

7 Arsyetim deduktiv (aftësi për të nxjerrë shembuj nga rregulla të
përgjithshme).

8 Arsyetim induktiv (aftësi për të nxjerrë rregulla të përgjithshme
sipas shembujve).

Termi "inteligjence" ka dhe kuptimin "aftësia për të arsyetuar, kuptuar,
marrja vesh dhe përfitimi nga përvoja, eksperiencat".

Si përfundim, deri tani psikologët mbrojnë idenë se përqindja më e madhe
e inteligjencës krijohet që në lindje. Inteligjenca është bashkësia e
funksioneve njohëse, përshtatëse dhe imagjinuese të cilat kanë
prejardhje nga aktiviteti cerebral i njeriut. Mund të përkufizohet edhe
si aftësi të
arsyetuari, të mësuari, të zgjidhurit e problemeve dhe të njohurit e
ideve dhe llojeve të të folurit. Është pa dyshim dhe gjenetike, por
gjithashtu
stabilizohet me kalimin e kohës. Dallohet nga format e personalitetit të
njeriut, siç mund të jenë karakteri apo krijimtaria e tij, pasi këto
janë
tipare që studiohen veçmas nga inteligjenca.

Gazeta Standard
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Empty Re: Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

Mesazh nga Gjimnazistja Wed 5 May 2010 - 8:26

Tema "Inteligjenca" dhe tema"Inteligjenca, ajo qe percakton se cfare jemi " u bashkuan ne nje te vetme.
Gjimnazistja
Gjimnazistja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1685
 <b>Piket</b> Piket : 1786
Regjistruar : 27/02/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : rreth e rrotull

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Empty Re: Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi