Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 7:50

First topic message reminder :

Ne kete forum eshte permendur shpesh
Kanuni i Leke Dukagjinit dhe neper shume tema eshte diskutuar vjetersia
dhe permbajtja e tij. Por te pakte jane ata shqiptare qe kane njohuri te
plote apo ta kene lexuar ndonjehere ne teresine e tij. Sigurova nje
botim te ketij Kanuni sipas versionit te Shtjefen Gjecovit dhe po e
postoj ketu per te informuar te gjithe ata qe jane te interesuar te
mesojne me shume. Ka disa anetare qe e njohin mire kete kanun
(personalisht bej pjese ne grupin qe ka shume pak njohuri) dhe do ishte
me interes diskutimi i tyre si dhe komentet ne pergjithesi.



KANUNI I LEKË DUKAGJINIT




Kanuni i Lekë Dukagjinit, vepër e Shtjefën Gjeçovit
ribotohet sipas botimit të vitit 1933 shtypur në Shkodër






L I B R I I PARË



K I S H A



Artikull i parë.

PJESA QYTETNORE



KRYE I PARË


Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari,
Rrogtari, Puntorija e Kishës

NYE I PARË

Hija e Kishës.

§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës

Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen
asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

§. 2. Tagari i Kishës

“Kisha ban tym në famulli.”

1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija
mbrendë e jashta famullijet.
2.- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së
famullis.
3.- Kishës i duhet ba pjesë në giobë të famullis.
4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të
falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a shofë
vetë me udhë.

§. 3. Paperlimsija e Kishës.

“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“

1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen
ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës,
veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.
2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia
s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te
Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa
fjalë.
3.- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës
s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per
shkak të saj.
4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të
Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan
me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së
vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me
la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi
famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.

§. 4. Ndera e Kishës.

“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”

1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben a) kishës, b) famullis, c)
Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i
kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e
konop s’ka
3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt,
tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse
kishës si pritet kush mik.
4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush
ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë
kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në
vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit
necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)

NYE I DYTË
Vorret.

§: 5.- 1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i
vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të
vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me
nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
2.- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të
pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i
a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.
3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend
nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.

NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.

1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu
dorë më’to.
2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të
famullis.
3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në
mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija
çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas
kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben
kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse
kisha asht ndorja e famullis
6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka
ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e
vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit
vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si
per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të
vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunis së kishës

1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka
tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej
pasunis së kishës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:02

L I B R I I N A N D Ë T




D A M E T



NYE I NJIQINDENANDËT.

Përcaktimi i damevet.

§.735. " Dami kà çmim, por jo giobë".

§.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dy shokve.

§.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të huej, me dorë
s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e bame jesin
aty.

§.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim të dâmit e tjeter
detyrë skà.

§.739. " Dami ka çmim por jo pushkë".

§.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë e livadh,
per kopshtë a vêshtë.

§.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm të gjâs.

§.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku 'a gomari, delia a
dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej 'tyne.

§.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin, mushkun, gomarin, dhin e
delen, làn gjân.

§.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të zot't të dera, tui i
thànë sè e gjete në dâm e të vîjë me e pà, ase e vên perpara edhè e çon
tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të pleqnohet dâmi, i a kthen
gjân.

§.745. "Nji dhé thàn nji vrri". Dhija âsht frymë e keqe; shka të
perkasë me gojë, e thàn.

§.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà cûgj hardhije të ketë
verbue, kanûja kà pré këto dâme:
a) Cungu i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet;
b) nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë venë e per nji okë raki në
vjetë,
c) hardhija e verbueme prej dhije prà kà gjashtë okë venë e tri okë raki
per dâm.

§.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht: "Njiqind kallzë
kallamoqi: nji babûne drithë". (Per njiqind kallzë a bîmë të damtueme,
do të lajë i zoti i bagtis nji babûne drithë.)

NYE I NJIQINDEDHETËT.
Thiu në dam.

§.748. "Thiu në dâm kà pushkë. Po e gjete thin në dâm, bjeri pushkë".

§.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza (kulàr krrabza) në qafë, vritet.

§.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith sà thi të vriten,
dâmi âsht i të zot't të thive.

§.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë làn thin.

§.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti lshojë za të zot't qi të
shkojë me e mârrë, pse misht i a hàn aj.

§.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije të zo'n n'at hov, qi
të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë me u prishë do të
lahet thiu.

§.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn me krye e i dâmtuemi
nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në kanû.

§.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave,
làn thin.

NYE I NJIQINDENNJIMBDHETËT.
Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë.

§.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kurthen a lakun, nuk mùnd të më ndalë
kush".

§.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk
âsht në detyrë me i u pergjegjë dâmit.

§.758. Po e ngrefi kush kurthen në kopsht të shthurun e rà në 'të berri,
làn berrin.

§.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush kurthen, mjé kû kapen
gjaj per kullosë e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i zoti i kurthës làn
berrin.

§.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të diellit, e shkrefet a
mblidhet a mblohet mirë me të rame të diellit.

§.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por rà në kurthë, rreziku
âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làn gjâ.

§.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi të biej më 'tê, i zoti i
kurthës do t'i pergjegjet dâmit.

§.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn hupsë, sepsé kerkojn
dhén.

§.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper shtigje kah kalon gjaja, në
rafét ndoi kâmbë berri në 'tê, bariu kà tager me coptue kurthen, e i
zoti i saj nuk mùnd t’i lypë arsye.

§.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në
'tê gjaja e të zot't të vendit e mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi
në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:02

L I B R I I D H E T Ë T




K A N U N I K U N D R A M B R A P S H I T Ë V E T


KRYE I NJIZETËT.

HJEKSIJA.

§.766. Hjekës thirret aj, i cilli me ndermjetsi të mbrapshtë e per nen
dhé i ep ndimë tjetrit per me bâ ndo'i rrênim a ndoi faqe të zezë tjeter
në katund të vet.

§.767. Hjeksi i shokve:

a) per të hikun të grave bjen në gjak e500 grosh do t’i apë katundit
per giobë;
b) per vrasë bjen në gjak e 500 grosh giobë katundit;
c) per cubni e per çdo send, qi të vidhet në katund me bukë, me prije e
me msim të hjeksit,si të hetohet, do të lajë gjân mbas kanûnit.

KRYE I NJIZETEPARË.
VJEDHNIJA.
NYE I NJIQINDEDYMBDHETËT.
Përcaktimi i vjedhnis.

§.768. Në viedhni pershihen:

a) Cubi; e âsht aj, i cilli vjedhë me dorë të vet nji kafshë të huejen.
b) Simahorët, qi jâné ata, të cillt i bahen ndimë e krah cubit në nji
vjedhni a në çdo mbrapshti, e diten e mbrame, po u hetue vjedhnija, do
të lajn gjân e huej si mbas kanûnit e mbas pjesës, qi kàn mârrë.
c) Buka âsht niaj plang, kû cubat me gjâ të vjedhun hàn bukè, ase marrin
me vedi bukë, edhè perciellen me gjâ të vjedhun. "Cubi e bukdhânsi jânë
nji".
d) Kjori; e âsht aj, i cilli e strofullon gjân e vjedhun. "Paras cubi,
paras kjori".
e) Edhè në mos marrët pjesë në viedhni kjori, ai bahet fajtuer si vetë
cubi, pse bahet strofull cubash e vjedhnish.
f) Gjurma âsht ferkemi, qi bân gjaja, permbas së cillës udhton i zoti i
gjâs së viedhun, tuj e çue gjurmen: a mbrenda kufinit të njij katundi a
të njij lagjie, a mbrenda rrethit të nji) shpije, të njij oborri a të
njij vathi. "Gjurma e vûme, giaja gjetun".
g) Fmi, brraca e biramela.
h) Grabitçori, e âsht aj, i cilli ballas e me perdhûni i a mêrr kuej nji
gjâ per ndo'i detyrë.

§.769. Po i u duer gjurma në mal të zot't të gjâs së vjedhun, nuk mùnd
të kapë as katundin e aferm, as flamurin, porsé, n'i kjafët zêmra mb'at
katund, t'a mundojë qi t’i lahet me bé.

§ 770. Gjurma e prûme mbrenda katundit, po s'mùnd e hetoi cubîn, i zoti i
gjâs e lypë mbë katund, e katundi do t'i pergjegjet.

§.771. Gjurma e prûme mbrenda njij lagjje të katundit po s'u hetue cubi,
ajo lagje do t’i a lajë gjân të zot't.

§.772. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, t'oborrit, a të vathit,
ajo shpi do t’i a lajë gjân të zot't.

§.773. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, të oborrit, a të vathit,
ajo shpi do t'i a lajë gjân të zot't.

§.774. Çdo dâm, viedhni e bracni të bame prej fmîsh, bracash e
biramelash, po u hetuen, shpija, së cîllës i perkasin, do t'a lajn.

§.775. Parimi i kanûnit âsht: "Shka të bâjn të mêtujt (mêcat), burrnimi i
shpis do t'a lajn".

§.776. Fmit, bracat e biramelat, edhè ne u gjeshin me bracni në dorë,
dora e huej nuk mùnd t’i perkasë (nuk mùnd t’i rrafë),por do të bahen me
dije prîndja, e këta do të pergjegjen per'ta.

NYE I NJIQINDETREMBDHETËT.
Grabitja.

§.777. Udha e Zotit s'làn gjâ".

§.778. Kanûja s'bân qi të trazohet kush në shteg të vet. Udha e amdhe
s'i a kà ndo'i detyrë kuej.

§.779. Po i pat kush ndo'i detyrë kuej e nuk i ep arsye, vajin do t'a
bajë në katund uhasi, e ky do të biejë në mend detyrsin.

§.780. Po u çue kush edhè thei udhen e madhe, tui i a ndalë shtegtarit a
kalin, a mushkun, magjarin a ndo'i kâmbë berri, po su vran aty peraty
grabitçari bjen në giobë të katundit mbas randsis së faiit e gjân e
grabitun do t’i a kthejë të zot't.

§.781. Po u çue kush, e vetem prei hamendjet, edhè i grabiti kuei a kàl,
a mushk, a màgjar, e së mbrami i del i padetyrë i grabitunî, grabitçari
bjen në giobë të katundit per të thyem t’udhës së madhe e të zot't do
ti a kthejë gjân e çmimin e ditve të hupûna.

NYE I NJIQINDEKATERMBDHETËT.
Preja (Premtimi).

§.782. " Preja mirret me pré",

§.783. Me rà pré, me pretue, me mârrë pré don me thànë me mârrë a me
pershi nji tufë gjaje në mal, në vrri a edhè në vath.

§.784. Preja të shumen e herës shkaktohet kùr mos të giegjet me i ardhë
n'arsye lagja lagjes.

§.785. Prela nuk shndrrohet ndryshei, por a me pré tjeter, a me pushkë.

§.786. Prela ndollë a katund me katund, a flamur me flamur, a edhè nder
shpija të veçanta.

§.787. Preja shkaktohet a per kufije mali a bjeshke, a per kullosë. a
per ndonji dhûnë tjeter, me të cillen fyhet nji katund, nji flamur, a
edhè nii shpi e veçantë.

§.788. Preja. qi bahet në mal, kà gjân të zot't, pà tjeter.

§.789. Preja, qi bahet në vath, kà gjân të zot't e 600 grosh giobë per
nderë të vathit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:03

§.790. Preja e pà rrugë kà gjân të zot't e 500 grosh giboë. Permbas
ndermjetsis së dashamirvet e të burravet të dheut gioba falet.

§.791. Po u pretue nji tufë e huej në rrugë, në mal e një bjeshkë per
kufi, atbotë si katundi si flamuri i perkrahen pretarit.

§.792. Pres së pà rrugë, bani e i u perkrah katundi e flamuri,
ndermietsija u mârrin pêgje e do të peshohen prej Pleqsh si mbas
kanûnit.

§.793. Si mbas randsis së fâjit do t’i lahet gioba e gjaja të zot't.

§.794. Po i u perkrah pretarit katundi e flamuri, i pretuemi kà tager
me, i rà pré kuej të mundet n'at katund a flamur, per me mkambë nderen e
vet e me shperblye gjân e vet.

§.795. I pretuemi nuk mùnd t'a pretojë as katundin as flamurin, 'si t'a
leçisë pretarin e t'a lajë shpi me shpi. Kanûni thotë: "A gjân të
zot't, a rrugen të lirë".

§.796. Gjaja e pretueme në mal a në bieshkë nuk kà dy per njahen, por
gjân të zot't,

§.797. "Kumbona e tufës nuk mùnd të mirret pré",

§.798. Po u muer pré kumbona e ogiçit në mal a në vath, kjo kà nderen sà
tufa mârrë e sà vathi prçtari do të lajë 500 grosh giobë per nderë,
edhèpse nuk muer kurrnji kâmbë berri.

§.799. Ogiçi, hànori e vergani e qeni i hekuravet, nuk mùnd të mirren
pré as per detyrë.

§.800. "Preja per detyrë nuk mirret". Po ndolli kjo pûnë, katundi e
flamuri e leçIsin pretarin, po su gjegj me kthye gjânë.

§.801. Po e prishi gjânë e pretueme pretari, diten e lahes do t’i a
kthejë të zot't krye per krye edhè tuj e zgiedhë në tufë të tij.

NYE I NJIQINDEPESËMBDHETËT.
Faji i kobshem.

§.802. Kush vjedhë Shpin e strajcen e mikut, kanûja i kà caktue per
giobë "faqen e zezë" e âsht i hjedhun prej kuvendit e gjyqit.

§.803. Po e vodh mikun e njij shpis dora e tjeterkuej e i shpis tjeter i
lypet miku i prém e shpija e thyeme.

NYE I NJIQINDEGJASHTËMBDHETËT.
Dypernjahja.

§.804. Nder të gjitha vendet, kû mbahet kanûja, çdo gjâ e vjedhun kà
dypernjahen: "Dy per nji, mjaft qi të hecin me kâmbë".

§.805. Dypernjahja do t'epet jo veç per bagti të trasha, por edhè per
bagti t'ima, e per send të vjedhun.

§.806. Dypemjahja do të shperblehet edhè per nji të djegun të dhûnshem
të shpis, të ksollës, të tbanit, të mullarit të sânës a të kashtës, të
gjethit edhè të gardhît.

§.807. Kopshti, veshta e ara e vjedhun kan dypernjahen.

§.808. Gjeli (knduesi kadoci) i vjedhun a i vràm, kà gjygjin e prém: 500
grosh të zot't, per arsye qi: "Knduesi âsht herori (sahati) i të
vorfnit".

§.809. Thiu i mbajtun, i vjedhun a i vràm (posë sè n'u gjet në dâm) kà
500 grosh, per arsye qi: "Thiu i ushqyem âsht mbaja e njij shpis".

§.810. Dy kafshët e permenduna nuk e kàn dypernjahen e as gjelin gjel,
as thin thi, por 500 grosh pare të thata.

§.811. Per vegla bulkijet, bi. fj. per um të vjedhun e të hetuem cubi do
t’i lajë të zot’t aq puntorë sà ditë i shkuen hupës, e umini umî.

NYE I NJIQINDESHTATËMBDHETËT.
Tagri i të zot’t të gjasë së vjedhun.

§.812. "Ku t'a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr."

§.813. Mbas këtij parimi i zoti i gjâs së vjedhun nuk âsht në detyrë të
rrafgohet, sepsé, kûdo qi t'a hetojë e t'a gjejë gjân e vet, aj kà tager
me e mârrë.

§.814. Po u vodh gjaja nper mjet të bukës, buka do t'a lajë.

§.815. Po u vodh gjaja nper mjet të kjorit, kjori do ta lajë.

§.816. Po u ndoq per gjurmë, aty kû të jesé gjurma, i zoti i gjâs ngulë e
do t'i epet arsyeja më kâmbë e më dorë.

§.817. Po bleu kush nji giâ të vjedhun, edhè pà diejtë sè âsht e
vjedhun, i zoti i gjâs kà tager me e mârrë e shitsi (cubi) do t’i a
ktheje blesit deri në të mbramin dysh të çmimit, qi muer per at gjâ të
shitun, e të zot't të gjâs dypernjahen.

§.818. Pose sè per vjedhin të bame ne Kishë e në Qele, cubi nuk kà giobë
as faqe katundit as faqe flamurit.

§.819. Po u vodh gjaja në vath, cubi do te lajë dypernjahen e 500 grosh
giobë per vath te thyem.

§.820. Po u vodh gjaja ne mal, cubi do te lajë dypernjahen.

§.821. Po u vodh gjaja ne shpi, cubi do te laje dypemjahen e 500 grosh
per shpi te thyeme.

KRYE I NJIZETEDYTË.
VRASA.
NYE I NJIQINDETETËMBDHETËT.
Prita.

§.822. Prita âsht nji sjellje, me të cillen malet e fushat e Shqypnis u
vêin pusijt glaksorvet a kuejdo, qi të két menden me vrà. (Me dalë në,
pritë; me ndêjë ne pritë, me vû priten, me rà në pritë).

§.823. "Së keqes i pergiegjet aj, qi prin ase rrethas".

§.824. Mbrenda flamurit të vet nuk mùnd të mârrë kush shokë, per me i
dalë kuej në pritë, e, po duel kush, edhè vran kend të flamurit, të
gjith biejn në gjak.

§.825. Jashta flamurit të vet, po duel kush në pritë per me vrà kend të
flamurit të huei, prisi bien në gjak e jo simpahorët. "Aj, qi prîn, e
mêrr gjakun mbi vedi".

§.826. "Kush e ep fishekun, gjakun e bân të ve'n".

§.827. U çue kush edhè mblodh shoke e dashamire edhè i duel në pritë
kue), tuj u thànë: të gjithsà pushke, qi t shprazen, jânë të mijat, po u
vrà kush, gjakun e mêrr mbi vedi prisi.

§.828. "Pushka c çon giakun tê shpija". "Pushka të lshon në gjak".
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:03

§.829. Po e uhajtî kush pushken e kuej e pà dieje të zot't të pushkës
shkoi ky e i duel në pritë kuej edhè vrau nierin, tëhjeksi bjen në gjak e
jo i zoti i pushkës.

§.830. Po i muer kush pushken e kuej, tuj i kallxue të zot't, sè kà nder
mend me dalë në pritë e me vrà nierin, edhè e vrau, i zoti i pushkës
bjen në gjak, sepsé : Pushka e çon gjakun tê shpija

§.831. "Simahori i pa' gjak bjen në gjak".

§.832. Po duel nji edhè mblodh shokë e dasharnirë e i duel në pritë
kuej, pà i pasë ky as glak as varrë, edhè e vrau, prisi me gjithë
simaherë biejn në gjak.

§.833. Po duel kush në pritë per me vrà gjaksin e vet, me gjithsà shokë e
dashamirë të jét, e mêrr gjakun e vet e nuk biejn në gjak.

§.834. Po duel në pritë nji tubë burrash, krisi pushka prej ânet të
pritëtarvet, porsé nuk vran kend, e n'ai hov krisi pushka edhè prej ânet
t'atyne, qi ràn në pritë, n'ai të perziem vritet nji prej atyne, qi ràn
në pritë, por nuk u vrà prej pushket të pritëtarvet, këta biejn në gjak
mbas kanûnit, sepsé e filluen pushken.

§.835. Prita do të fillojë pushken mbë burra e jo mbë gra, fini, mbë
shpi e mbë bagti.

§.836. Po qiti pushkë prita mbë gra, fini, shpi a mbë bagti, punon
kundra kanûnit e, po nuk e muer në kujdes két dhûnë Flamuri i
pritëtarvet, qi t’i ndeshkojë mbas kanûnit, atbotë do të hîjë pushka
shpi më shpi, mandej fis me fis, katund me katund e së mbramit flamur me
flarnur.

§.837. Aj, qi dàn me dalë në pritë, do të

mârrë bukë me vedi si edhè per simahorë.

§.838. Po hinë kund, pa xânë' vend prite e pin kafé, a hàngern bukë, a
mueren me vedi buken në ndonji shpi të huej, shkuen në pritë edhè vran
nierin, shpija e të vramit e kerkon per gjak Shpin, qi u dha bukë.

§.839. "Pushka e buka e dhânun me dieje të vrasës, i sjellin gjakun
atij, qi e ep".

§.840. Po u çue kush me i dalë në pritë shoqit të vet e per simahorë
mbledhë shoqnin, po vran kend, si prisi si shokët simahorë biejn në gjak
me at shpi, po kje sè duelen faqe.

§.841. Po u çue kush prej Mirdite me i a vû priten ndokuej në Thkellë a
në Malsi të Lezhes a njeti e per simahorë mêrr shokë e dikend prej
flarnurve të permendun, aj, qi u prîni, bjen ne gjak.

§.842. Po i thà kush kuej qi t’i dalë në pritë ndokuej e t'a vrasë, tuj i
folun besen, sè në ditë të pajtimit t'atij gjaku do të laj çmimin e
gjakut, e aj permbas besës së dhânun, shkoi edhè vrau shi atê, qi i thà
aj, e së mbramit e lên në qull e nuk i u pergjegj,me të holla, dorërasi
jét në gjak, e atij, qi e shtini, i digjet shpija per presë, qi i bani e
100 desh e nji kà giobë.

NYE I NJIQINDENANDËMBDHETËT.
Dorërasi.

§.843. Dorëras thirret aj, i cilli vret kend me dorë t’vet.

§.844. Dorërasi, porsà t'a vrasë nierin, do të çojë fjalë sè e vrau aj e
mos të hutojn mendsh prindja e të vramit.

§.845. Dorërasi do të çojë me lypë besë.

§.846. Dorërasi, po muejt vetë me e sjllë marë te vramin, mire;
perndryshej mbe kedo, qi të ndeshet, do t’i thotë qi të shkojë me e
sjellë marë e armen me i a pshtetë tê kryet.

§.847. Dorërasi nuk guxon mè mârrë armen e të vramit, po bani két faqe
të zezë, aj bjen në dy gjaqe.

§.848. Dorérasi i prîndës së vet grihet prej fisit a katundisht.

§.849. Dorërasie kà të luejtmen nâten aty, kû t'a çile drita, do të
struket.

NYE I NJIQINDENJIZETËT.
Simahori.

§.850. Simahuer âsht aj, i cilli i ep dorë dorërasit, tuj i ndihmue a në
vrasë a në viedhni a në të kryem të çdo mbrapshtije tjeter.

NYE I NJIQINDENJIZETEPARË.
Bestari.

§.851. Bestarë jânë ata, qi hijn tê prîndja e kushrinija e të vramit,
per me xjerrë besë per dorërasin e per shpi të tij, jânë mprojtarët e
dorërasit e të shpis së tij, qi mos t’i gjejë gjâ në vade të besës.

§.852. "Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me pare".

§.853. Tuj kênë nji nevojë uhazishte, kanûja nuk don qi të mârrin opanga
ata, qi hijn dorzânë e as ata, qi xjerrin besë per ndokend.

NYE I NJIQINDENJIZETEDYTË.
Besa.

§.854. Besa âsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e të vramit i ep
dorërasit e shpijarvet të tij, tuj mos i ndjekë per gjak perkohsîsht e
mjé në vade të caktueme.

§.855. Me çue gjind per besë âsht kanû, me dhânë besë âsht detyrë e
burrni.

§.856. Shpija e të vramit, po i dha besë dorërasit, ky edhèpse e vrau,
do të shkojë në mort e në gjâmë me percjellë të vramin deri në vorrim e
me ndêjë per drekë. Kio besë ngjatë 24 orë.

§.857. Po s'shkoi dorërasi ne gjâmë e ne drekë permbas besës së dhânun,
nuk i xêhet per shburrnim shpis së të vramit, edhè në mos i dhashtë
besë, tuj kênë sè dorërasi i a shtoi dhunën mbi dhûnë.

§.858. Permbasi të hîjë i vrami në dhé, katundi kà tager, mbas kanûnit,
me i a xjerrë besen dorërasit e shpijarve të tij.

§.859. Besa e katundit âsht tridhetë ditshem.

§.860. Po ngurroi shpija e të vramit e s'u gjegj me i dhânë bese
katundit, dorërasi me gjithë shpijarë e kushrîni te dame zjarmit do të
rrijë mshilë.

§.861. Kurrkush tjeter nuk mùnd të bije me i a xjerre besen dorërasit e
shpija e të vramit nuk mùnd t'i ape kuej bese, per pà ndreqe katundin e
vet.

§.862. Si t'a ndreqë katundin e vet shpija e të vramit, atbotë u çilet
udha miqvet e dashamirvet per me lypë besë per dorërasin.

§.863. Po e çili besen e fisit shpija e të vramit, gjith sà fiseve të
jenë në katund të tij do t’u apë besë as mâ pak as mâ teper.

§.864. Po u çue nji mik edhè i shkoi shpis së të vramit per besë e kjo e
percjellë me "Mos m'eia mâ" e nuk i dha besë, s'kà pse i shkon mâ.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:03

§.865. Po u çue nji mik tjeter edhè i shkon per besë shpis së të vramit,
e kjo e percjellë me "Per tash s't'ap besë, 'sè nuk e shof gjasen", mâ
të paren besë, qi dàn me dhânë, këtij do t’i a apë, tuj lânë m'anesh miq
e dashamirë zemret.

§.866. Po pat besë shpija e dorërasit, të rrijn me mend e me nierzi në
pûnë të vet, të ruhen si burrnimi si edhè granija e mos t’i shkaktojn
dâme as trazime, per në kioshin ngiatas me shpi të të vramit e mos të
shesin kreni.

§.867. Po u prû keqas shpija e dorërasit ndaj Shpin e të vramit, katundi
bashkë me dorzânë t'a qortojë e, n'e lypët nevoia, të ndeshkohet me
giobë e t'u kputet besa.

§.868. Kanû burrnijet por edhè detyret

âsht të mos perbuzet kush në Shpin e të vramit, edhèpse e mjerë e e
thame krahësh.

§.869. Mos të trimnohet kush me i pri gjaksit e me luejtë me 'tê neper
katund të shpis të të vramît, kanûja thotë: "Giaksin rueje e mos e
perciell faqe shoqit të shpis së të vramit". "Gjaksi e kà të luejtmen
nâten, e aty, kû t'a çilë drita, të struket". "Si të biej në glak
nieri, të hikmen e të mshefmen i kà per deytrë".

§.870. "I dâmi zjarmit jashta 24 orvet nuk î ruhet mâ giaksit".

§.871. Kushrinija e dâme me zjarm prej dorërasit mbrenda 24 orve të
vrasës do të ruhen, sepsé, po i vrau shpija e të vramit, e mêrr gjakun e
vet.

§.872. Po pshtuen pà u vrà mbas 24 orësh, do të dorzaniten me shpi të të
vramit e do të jenë të lirë në punë të vet.

§.873. Po vran kend prej kushrinis së dâme shpija e të vramit mbasi të
kalojn 24 orët, ajo nuk mérr gjak, por bjen në giak.

NYE I NJIQINDENJIZETETRETË.
Besa e gjasë e e çobanit.

§.874. Besa e gjâs e e çobânil âsht ajo, qi dy a mâ flamure vêjn nder
vedi me pelqim të niani tjetrit.

§.875. Tuj vû két besë, flamurtarët me Krenë e djelmni, i caktoin udhen
udhtarit, lajmtarit, si edhè bariut me gjâ.

§.876. Udhtari e lajmtari i njij flamuri, qi kà pûnë në flamur të huej,
nuk mundet me i kalue caqet të kufizueme prej dy flamurve në të lidhun
të besës së gjâs e të çobânit.

§.877. Udhtari e lajmtari, posë sè nuk mùnd të shmangin udhen, ata as
mùnd të hiin në shpi tjeter, 'si të vêjn kamben në flamur të huej, por
do të shkoin fill e tê shpija e Flamurtarit të vendit.

§.878. Po pat per të krye pûnen e vet udhtari, a pûnen e flamurit
lajmtari, ata nuk mùnd të dalin neper flamur të huej vetem, por do të
jenë të percjellun a prej Flamurtarit të vendit a prej ndonjij nierit,
qi tu apë vetë Flamurtari.

§.879. Si tuj shkue, si tuj dredhue urdhtari e lajmtari do t'udhtoin per
udhë të madhe e pà shkapercye caqet e dâme prej flamurve me besë të
gjâs e të çobânit.

§.880. Po e gjet giâ udhtarin, lajmtarin a barin, pà dalë prej flamurit
të huej, a tuj kullotë gjân nder copë të dâme, ata priten në besë te
gjasë e të çobânit.

§.881. Presa në besë të gjasë e të çobânit kà këto ndeshkime e giobë:

a) dorërasi do t’i lajë shpis së të vramit 22 qese per gjak,
b) flamuri i dorërasit i djegë tri kulla dorërasit, po s'pat tri kulla
të veta dorërasi, do të digien: kulla e dorërasit e dy kulla tjera të
kushriive të ngiatë të dorërasit, po s'pat kushrij të ngiatë,
edhènjiqind brêzash në kjoshin, do t’u digjen kullat.

§.882. Flamuri i dorërasit e sodumë pasunin e dorërasit me bîme e me
dhé, me gjà e me gjithshka të két.

§.883. Po e shmangu udhen udhtari a lajmtari, a i kaloi caqet bariu me
gjâ, ne i vrafët kush, s'i priten miq besës së giâs e të çobânit, por
atij, prej shpis së të cillit duelen, e me shpi të tyne bjen në gjak
dorërasi si mbas kanûnit.

§.884. Po preku kush tufen e gjâs në mal e rider caqet e shenjueme, cubi
bjen në ndeshkime e giobë të permenduna, pse e preu në besë të gjâs e
të çobânit.

§.885. Dorzânët e besës së gjâs e të çobânit, jânë Flamurtarët, Krenët e
Djelimnija e Flamurve të lidhun në két besë.

Oroe:
Mbas tregimeve, qi diftohenprej popullit të Malevet të Shqypnis (mbi të
cillat tash falsim në rreshtim të tregimeve të ndryshme), dàn kjartas sè
"Besa e gjâs e e çobânit" âsht shum e vjeter, e sè do të jét kênë
mbajtë para sè kà fillue me vjellë flakë grykëholla (pushka).
Vende vende edhè sot mbahet besa e gjâs e e çobânit; si bj.fj.nder Malet
e Gjakovës: Nikai, Mertuer, Gash, Krasniqe e njeti. Nder Malet e
Dukagjinit: Shalë, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanë; nder Malet e Pukës,
të Mirditës, të Thkellës, të Malsis së Lezhes e kah Kurbini, edhèpse
sot nuk mbahet mâ kjo dorë bese, permbas tregimevet, qi na kàn diftue
Pleqt e këtyne vendeve, heret edhè këto krahina i kà pase pershi besa e
gjâs e e çobânit.

NYE I NJIQINDENJIZETEKATERT.
Gjaku.

§.886. Në kanû të Malevet të Shqypnis gjithsà djelm të lein, njehen të
mirë e nuk veçohen njani prei tjetrit.

§.887. Çmimi i jetës së nierit âsht nji, si per të mirin si edhè per të
keqin.

§.888. Seicilli mbahet i mirë edhè i thotë vedit: "Jam burrë" e i thonë:
"A jé burrë!"

§.889. Me kênë veçim gjaqesh, kanûja nuk kishte dieit me i a gjetë
vangun pûnës prej pleqnish e pêgjesh në peshim të të mirit e të keqit,
tuj kênë sè seicilli mbahet rrumbull katerqind derhêm n'okë të vet.

§.890. Me pasë lânë shtegun e veçimit të gjaqevet, të keqin per dukë e
per fisniki firukun kishin me e vrà edhè pà pûnë, ishin shtue vrasët,
'si mos të kishte dalë kush me lypë arsye per vrasë të të keqit e të
firukut.

§.891. Prandei "Gjaqet i là Leka si njanja: del i miri prej të keqit e i
keqi prej të mirit". Shpirt per shpirt, 'sè duken e falë Zoti".

§.892. Kush të vras nierin prà, kje burre a grue, djalë a cucë a edhè
férishte djepi, i mirë a sherntim per dukë, krye, plak a sterplak, i
pasë a i pà pasë, fisnik a firuk, ndeshkimi âsht nji doret: per vrasë të
mashkullit 6 qese, 100 desh e gjysë kau giobë.

§.893. Kush të shitojë nierin, çmiml, i permendun ne 892 pergjysmohet si
per mashkull si per femen.

§.894. "E shituemia shkon mbas kerçikut, a si t'i a prejë mjeku" (Çmimin
e mjekimit si t'a prejë mjeku).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:04

§.895. Pajtimi i gjakut a i varrës, qi bahet me krenë e djelm, nuk kà
tjeter per posë 6 qese per gjak e 3 qese per varrë. Pajtmi i giakut a i
varrës, qi bahet me ndermjetsi të dashamirvet, permbi 6 a 3 qese lypin
edhè të prishunat e mjekimevet.

§.896. Të ramt në gjak, po u bâ vrasa në katund, dorërasi me mashkullim
të shpis edhè ferishte djepi në kjofèt do të bahen e do të dalin prej
katundit e do të shkojn nder miq, per me i u shmangë rrezikut të vrasës.

§.897. Me grani të dorërasit slà pûnë shpija e të vramit, sepsé "Grueja e
Prifti nuk biejn në gjak".

NYE I NJIQINDENJIZETEPESËT.
“Gjaku shkon per gisht”.

§.898. Në kanû të veter të Malevet të Shqypnis vetem dorërasi bijte në
gjak, ase aj, i cilli tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë
kundra nierit.

§.899. Shpija e të, vramit nuk mujte me ndjekë as me vrà tjeterkend prej
vllazensh, nipash a kushrijsh të gjaksorit, pos gishtit dorërasit .

§.900. Kanûja e vonshme pershin mashkullimin e shpis së dorërasit mjé në
ferishte djepi, kushrinin e nipat e ngiatë, edhèpse të damë, por per 24
orë, në valë të gjakut , e mbas 24 orësh do t’u qitte dorzânë shpija e
të vramit

NYE I NJIQINDENJIZEGJASHTËT.
“Gjaku per gjak me mbetë”.

§.901. Kur të vrasé shoqi shoqin dy vetët, qi u fjalisen, e biejn të dy
dekun, jesin krye i per krey, ase gjak per giak.

§.902. Shpijat e të vramvet nuk mùnd të shtyhen në fjalë, as nuk mùnd të
lypin shperblime lagjja lagies. Do të dorzaniten mbas kanûnit.

§.903. Po mbet niani i vràm e tjetri i shituem, atbotë i shituemi do t'i
a kthejë tepricen e çmimit të gjakut të vramit.

§.904. Po m'a vrau kush têm vllà un u çova edhè e gjuejta nji të shpis
së dorërasit, tuj e shitue nji herë e mjé në njizet herë, së mbramit
drodha pushken edhè e vrava të vllan e këtij a mun dorërasin e t'êm
vllà, të gjitha varrët do të pleqnohen e do të lahen, e i vrami jét krye
per krye me t’êm vllà të vrâm.

§.905. Po vrava atê, qi paçë shitue njizet herë, varrët hupin, e jesin
gjak per gjak me të vramin.

§.906. Po qita mbë kend edhè vetem e gervishta në krye, i kam 3 qese per
varrë.

§.907. Po i rashë kambës i kam 750 grosh.

§.908. E shituemja në brêz e perpjetë kà 3 qese, në brêz e teposhtë kà
750 grosh.

NYE I NJIQINDENJIZETESHTATËT.
“Gjaku per faj nuk jet”.

§.909. Çdo faj, qi fi bajë Shqyptari Shqyptarit, tager kà me e mundue me
pleq e me pêgje, porsé nuk mùnd t'a vrasë, 'sè "Gjaku per fâj nuk jét".

§.910. Po më shau kush, e un e vrava, i a kam giakun.

§.911. Po erdh kush me m'i dhânë zjarré shpis, a ksollës, a tbanit, un e
prita edhè e vrava, î karn gjakun,

§.912. Po erdh kush me të vjedhë, edhè e shef tuj t'a zhberthye deren, e
vrave, i ké gjakun.

§.913. Erdh kush me t'a dlirë vathin, e shef tuj t'a vû tufen e gjasé
perpara, rrane me xjerrë gjânë tande e atij s'i lodhet mendja me t'a
lshue, po e vrave, bjen në gjak.

§.914. T’u mbat kush a të rà, ti e vrave, bjen ne gjak.

§.915. Të hypi kush në qafé, edhèpse jânë dy duer per nji krye, po e
vrave, i ké gjakun.

Oroe:
914 e 915 peshohen mbas randsis së fajit.

NYE I NJIQINDENJIZETETETËT.
“Gjaku s’bahet giobë”.

§.916. "Gjaku gjak, gioba giobë, thotë kanûja".

§.917. Gjaku s'hupë kurr.

§.918. Në çdo faj me i rà shpis së dorër asit shpija e të vramit, do të
gjygjohen e do të pleqnohen edhè me pêgje, ne e lypët nevoja; prose faji
jét gjithherë faj, e shpija e të vramit do t'a perligjë Shpin e
dorërasît, 'si t'a shofin me udhë pleqt.

§.919. Në çdo giobë me rà shpija e të vramit, gioben e làn giobë, porsé
giakun s'mùnd ti ia hupin a giobë s'mùnd ti a bâjn edhèpse shpi e ligë
edhè e lânun.

NYE I NJIQINDENJIZETENANDËT.
Gjaku per punë të ligë.

§.920. " Ata, qi kàn shtat e dhûnë bashkë, po u vran të dy në pûnë të
keqe, shkojn gjak hupës".

§.921. Parimi "Gjaku per faj s'jét", në dhunim të gravet e bjerrë fuqin e
vet.

§.922. "Mikun e prém, armët e gruen e dhunueme, kanûja s'i perket."

§.923. I marruemi e e marruernja vetem atbotë shkoin giak hupës, kùr të
vriten në pûnë e në mndyrë të keqe e me nji pushkë.

§.924. Prindja e të marruemve nuk mùnd t'i kerkojn per gjak por do t’i
apin dorërasit fishekun e prishun me "Të lumët dora"!

§.925. Do të qesin dorzânë, sè gjaqet e të marruemve nuk do t’i kerkojn
perjetë.

§.926. Po i kjau zêmra prîndes së të vramve, sè dorërasi nuk i kà vrà në
pûnë të dhunshme, gjygii i shenjon bén mbas kanûnit.

§.927. Po e là Porota mbrendë, dorërasi jét në dy gjaqe e në giobë mbas
kanûnit.

§.928. Po pshtoi njana lagje pà u vrà edhè hiku, dorërasi, qi i gjet në
pûnë të keqe, nuk mùnd t'a vrasë mbrapa, 'sè bjen në giak, e lagje së
vrame gjakun do t'i a lajë.

§.929. Po duelen me marre grue e vajzë a cucë, e po pshtuen pà u vrà
hiken në dhé të largët, ata i leçitë Flamuri per jetë.

§.930. Po u hetue aj, qi i koriti edhè i vûn rrethin si këtij si edhè të
marruemeve, fisi, katundi e Flamuri i grin të dy, tuj jau bâ gjakun
giobë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:04

§.931. Grueja e vêjë a cucë, qi delshîn me marre, do të digjeshin per së
gjalli në grumbull të plehit. Ase i vejshin ndermjet dy turrave drush
të ndezuna e a i bajshin me kallxue simahorin, a i leishin të shkrihen
per mnderë ndermjet dy zjarmesh. Me kênë sè mbrrijshin me i a xjerrë
fjalen sè cilli e koriti, atbotë i vejshin rrethin edhè simahorit, edhè i
grijshin bashkë.

NYE I NJIQINDETRIDHETËT.
Vrasa pa hiri.

§.932. Vrasa pà hiri nuk e kà të ndjekmen me pushkë. Dorërasi làn
giakun e dorzanitet.

§.933. N'at gjak të xet dorërasi do te largohet e te rrîjë mshefèt mjé
qi të mirret vesht puna mire.

§.934. Hin gjindja e urtë e, 'si të vertetohen sè pernjimend kie pà hiri
vrasa, qi u bâ, dorërasi làn çmimin e gjakut edhè dorzanitet.

§.935. Me vrà kush edhè pà hiri gruen me shtat xânë, posë 3 qesevet
të gjakut të grues, i a presin edhè barrés 3 qese.

§.936. Po u perpush dorërasi per 3 qese te barres, kanûja e ep me çilë
të vramen, per me pà pale a pat djalë a vajzë.

§.937. Po pat djalë, dorërasi do të lajë 3 qese per gjak të grues e 6
qese per gjak të dialit: po pat vajzë, posë 3 qesevet të grues së vrame,
do të lajë edhè 3 qese të vajzës.

§.938. Vrasa pà hiri nuk kà giobë.

NYE I NJIQINDETRIDHETEPARË.
Vrasë me dorzani.

§.939. Me bâ me u ngatrrue nder vedi shpija e dorerasit e shpija e të
vramit mbas gjakut të pajtuem, dorzanvet u duhet me hî në flakë e nuk do
të bâjn qi t’u dhunohet êmni e dorzanija.

§.940. Po krisi pushka ndermjet tyne, Dorzânët do të kerkojn mikun e
prém prej lagjes, qi nisi pushken. "Gjaku shkon per gjak".

NYE I NJIQINDETRIDHETEDYTË.
Pushka ndjekë gjaksin.

§.941. Pushka e nisun kà giobë". "Pushka e paré kà giobë".

§.942. ‘’E shkrepmja kà giobë".

§.943. Po u fjalisen dy vetë e njani e dredhë pushken mbë tietrin e e
shkrepë, por s'i ndezë, po s'u vran n'at valë, i pari, qi shkrepi
pushken, bjen në ndeshkim të giobës.

§.944. Po e shkrepi i pari pushken e nuk i ndezi, i dyti i ndej gati
edhè e vrau, ky bjen në gjak, por jo në ndeshkim të giobës, sè "Pushka e
mbrame nuk jét me të paren".

§.945. Me shkrepë pushka pà hiri, i zoti i pushkës bien në gjak, po vrau
a shitoi kend.

§.946. Po hîni kush në shpi të kuej e, porsà t'a vjerrë pushken në
krrabë, i kputet rrypi, shkrepë pushka edhè vret ndonji të shpis a kedo,
i zoti i pushkës bien në gjak.

§.947. Po e là miku pushken të ngrefët edhè shkrepi e vrau kend, i zoti i
pushkës bien në gjak.

§.948. Po e vûer miku pushken'në krrabë e kjo u thye e rà pushka në
tokë, shkrepi edhè vrau kend, i zoti i krrabës bien në gjak.

§.949. Kuji e krraba jânë vû per të vjerrun të pushkvet, prà i zoti i
krrabës a i kujit do t'u vete menden e mos t'i lete t’u brejshin prej
krijet.

§.950. Po u vrà kush e mbet dekun në ni i krah e në tjetrin u shituen dy
vetë, jesin gjak per gjak nji gjak, dy varrë.

§.951. Po vrau kush gruen me shtat xânë. kanûja e ep qi të çilet e po,
pat djalë, dorërasi, posë giakut të grues, do të lajë 6 qese per giak të
djalit; po pat cucë, do të lajë 3 qese per fmi e 3 qese per t'âmen.

§.952. Pushka e shtîme per mik të prém të lshon në gjak, por jo në
giobë.

§.953. Pushka e shtîme per grue a cucë të dhunueme s'kà as gjak as
giobë.

§.954. Pushka e shtîme per armë të marruna, bien në gjak, por jo në
giobë.

§.955. Pushka, qi vret pà hiri, kà gjakun gjak, por s'kà giobë as të
ndjekmen.

§.956. Pushka e shkrepun mbë kedo kà giobë.

§.957. Per çdo vrasë: 6 qese per gjak, 100 desh e 1 kà giobë Flamurit e
500 grosh derës së Giomarkut t'Oroshit (per Mirditë).

NYE I NJIQINDETRIDHETETRETË.
Kush vret vendin, shkon gjak-hups.

§.958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupës.

§.959. Shpija e vetvrasti bjen në globë, 'sè giobitë vedin me të bjerrun
të njij njerit e me të prishunat e drekvet.

§.960. Po vrau i vllai të vilan, gjakhupës shkon, porsé gioben e
Flamurit do t'a bâjn si mbas kanûnit.

§.961. Po vrau i biri t'an, s'e ndjekë kush, porsé i biri, dorërasi,
grihet a prej fisit a edhè katundisht.

§.962. Me vrà i biri tâmen, bjen në gjak me prîndët e s'amës.

§.963. Me vrà i shoqi të shoqen, bjen në giak me prîndt e grues.

§.964. Me vrà e shoqja të shoin, prîndja e kësaj biejn në gjak. (Ka
ndollë qi prindja e kà gri të bin, qi bate két shemtim).

NYE I NJIQINDETRIDHETEKATERT.
Shkuesija e gjakut.

§.965. Shkues i giakut thirret aj, i cilli perpiqet té shpija e të
vramit, per me e pajtue dorërasin.

§.966. Shkuesi i gjakut, po i duel në krye pûnës, kà tager në kpuce.

§.967. Kpucët a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshësh.

§.968. Kpucët e shkuesit të gjakut i làn shpija e dorerasit.

NYE I NJIQINDETRIDHETEPESËT.
Pajtimi i gjakut.

§.969. Paitimi i gjakut bahet dy mndyrësh: a) me të himë të dashamirvet
të shpis së të vramit e te Famullitarit b) me të dalun të Krenvet, të
Derës së Gjomarkut e ë djelmvet të Flamurit. Në két rasë per çdo vrasë
Dera e Giomarkut t'Oroshit mirrte 500 grosh.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:06

§.970. Në të dyja këto rasë dorëzanët e kanûnit jânë të domosdoshem.

§.971. I zoti i gjakut, posë çmimit të caktuem per gjak, kà tager me
lypë nji hutë (martine) në krah të cillitdo, qi t'a ngulë synin e
dorërasi âsht në detyrë me i a prû aty.

§.972. Pa u ndreqë puna e gjakut, pà hi Dorzânët e duhshem, pà u caktue
vadet e të hollavet të gjakut, trevezat e bukës nuk shtrohen e buka nuk
hahet.

NYE I NJIQINDETRIDHETEGJASHTËT.
Dorzanët e gjakut.
“Dorzanë e bastar nuk hin kush me pare”.

§.973. Dorzânët e gjakut i zgjedhë shpija e dorërasit.

§.974. Dorzânët e gjakut jânë ata, qi hijn per me mbajtë larg çdo të
persritun mnijet e ziarmit, qi kishte me muejtë me u ndezë ndermjet
shpis së të vramit e dorërasit.

§.975. Dorzânët e gjakut, 'si të hijn nji herë, nuk dalin mâ.

§.976. Dorzânët e gjakut kàn tager me i mbajtë në fre ata, per të cillt
kàn hî, e, po nuk vjeften kshillet e qortimet miqasore, kàn tager me u a
rrudhun pêjt edhè me kercnim, po luejten.

NYE I NJIQINDETRIDHETESHTATËT.
Dorzanët e të hollave të gjakut.

§.977. Dorzânët e të hollavet të giakut i zgjedhë shpija e të vramit.

§.978. Vadet e të hollavet të gjakut i caktojn Pleqt e burrat e urtë, qi
ndollen aty.

§.979. Vadja e caktueme e të hollavet të gjakut as shtyhet, as luhet.

§.980. Me bâ me dalë mendësh dorërasi e me nisë me lueit me Dorzânët e
té hollavet të gjakut e me i sjellë me sot nesër, do t’i a çojë të zot't
të gjakut të hollat në vade të caktueme e detyrsin e qesin në katund, i
cilli do t'a ngushtojë lasin e keq me i u pergiegjë detyrës e, po e
lypî arsyeja, mùnd t'a giobisin.

§.981. Të hollat e gjakut do t'i epen shpis së të vramit nper dorë të
dorzanvet e jo kurr drejt per drejt prej dorërasit.

NYE I NJIQINDETRIDHETETETËT.
Buka e gjakut.

§.982. Buka e giakut âsht ajo, kùr ndermjetsit e pajtimit të gjakut me
disà prej gjinijet, shokësh e dashamirësh të zot't të glakut t’i shkoin
në derë dorërasit per pajtim të giakut e të hajn buken e gjakut të
paituem.

NYE I NJIQINDETRIDHETENANDËT.
Kryqi në derë.

§.983. Kanû âsht, 'si të vêhet per fije pajtimi i gjakut e, 'si të bahet
buka, të hijn Dorzânët si të gjakut si edhè të të hollavet e të bahet
kryqi në derë të dorërasit prej të zot't të gjakut.

§.984. Kryqi në derë âsht shêji i gjakut të pajtuem.

§.985. Kryqi xieret në gùr të prakut t'eper të derës së shpis a nder
pregjet e krahvet të derës.

§.986. Kryqin në derë do t'a xjerrin dora e të zot't të glakut.

§.987. Hekurin sqeparin , me të cillin u xuer kryqi, kanû âsht me e
hjedhë mbi pullaz të shpis së dorërasit.

NYE I NJIQINDEKATERDHETËT.
Vllaznimi (Me pi gjak).

§.988. Si t’u pajtohen zemrat shpijavet të dorërasit e shpis së të
vrarnit. Pijn giakun e shoqi shoqit.

§.989. Marrin dv gota të vogla, i mbushin pergiymsash me ujë a me raki,
çohet ndoqii prej dashamirësh e u Iidhë dy gishta të vogjel, i shpojn me
gjylpané, tuj bân me lshue ka' nji pikë veçmas nder dy gota.

§.990. Mbasi t'a perziejn gjakun ase, mbasi t'a tundin mirë, i shndrrojn
gotat, me me duer kryqzue, i a kojn shoqi shoqit, tui e pî giakun e
njani tjetrit. Nder njiml pergzime qesin pushkë e bahen si vllazen te
ri njij nânet e babet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:06

L I B R I I N J I M B D H E T Ë T




K A N U N I I P L E Q N I S



NYE I NJIQINDEKATERDHETEPARË.

Tagri e detyra e Pleqvet.

§.991. Plaku i pengut nuk mùnd t’i lypë të falmet e të premet e kanûs,
pà e ndreqë pûnen.

§.992. Pleqt jânë a të parët e vllaznive a Krenët e fiseve, zyra e të
cillvet âsht e pshtetun në themel të tagrit kanûnar.

§.993. Pa këta nuk mùnd të bahet ndo'i kanûn i ri e as kurrnji gjygj a
pleqni, qi do të pershijë a nji vllazni, a nji fis, a edhè nji katund e
Flamur.

§.994. Pleq thirren edhè burrat më za per urti e qi jânë regjë nder
gjygje e pleqni.

§.995. Per pûnë të veçanta e per të kapme të posaçta, edhè të permendunt
mùnd të mirren per pleq pêgjesh e gjygii i bam prej 'tyne âsht i
njoftun prej kanûnit, mjaft qi të pleqnojn mbas këtij.

§.996. Pleqt e Kanûs kàn tager me shmangë çdo rragë e kercnim damesh e
vraset, kû me urti, kû me fuqi bashkë me katund e nder kercnime të randa
fôrt do të lypin krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per të
pruin ne mend të dalunin mendësh.

§.997. Pleqt kàn tager me mbledhë katudnin, kùr mos të due kush me i
ndêjë gjygjit të folun mbas kanûnit e pà krahambajtje.

§.998. Per pleqni të vogla do të mirren Pleqt në katund permbas
v1laznijet e fisit.

§.999. Pleqt e mârrun per me bâ ndo'i pleqni, aty e n'at hov, qi t’u
apin zabuken të fjalisunt, tager kàn me bâ gjygj e me e çue deri në
mbarim.

§.1000. Jo veç Pleqt ase Krenët e Kanûnit kàn két tager, por edhè Pleqt e
çashtjevet të veçanta, 'si t’i ketë zgiedhë kush per pleq, kàn tagrin e
permendun.

§.1001. Si t’u epet Pleqvet në dorë pengu i pelqimit, edhè ne u
pendojshin të fjalisurit, nuk mùnd t'u a stermarrin pengun, as nuk mùnd
t’i ndrrojn ata Pleq.

§.1002. Parimi î kanûnit âsht: "Plak mbi Plak, gjygi mbi gjygj e bé mbi
bé kanûja nuk bân

§.1003. Pûnët e randa, qi e vrugnojn nderen e katundit a të Flamurit, do
të peshohen prej Pleqvet të katundit e prej Krenvet të Flamurit.

§.1004. Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjygi e nuk
mùnd të giobisin kend në katund, pà i pasë me vedi Pleqt e Strapleqt e
katundit, në të cillin gjindet fajtori.

§.1005. Po ndolli sè duel mendsh nji katund mârrë me gjith Pleq e
Vogjli, atbotë ngrehen Krenët e Flamurit me Pleq e Strapleq vllaznish e
fisesh e me gjith Vogjli ede e bien ne mend katundin e dalun dore.

§.1006. Po u çue ndoi katund per me u ngrefé luftë Krenvet, Pleqvet.
Strapleqvet e Vôgjlis së Flamurit, rien të cillin gjindet, atbotë do të
bahet me dieje Dera e Gjomarkut, në zâ të së cillës do të çohen edhè
Flamurt tjerë e nen prije të kësaj Dere do të msyhet katundi i dalun
dore. edhè e bien në mend me ndeshkime giobësh, nie të xjerrun prej
vendit, a edhè me grime katundisht, në pasët bâ kush ndo'i fâj per të
grim.

§.1007. Sjelljet e ndeshkimet e permenduna i veshen edhè nji i Flamuri.
kùr të dalë dore,me ndryshim qi Flamuri marë nuk mùnd të xieret prej
vendit, porsé leçitet prei Flamursh tjeré mjé qi të shtrojë pengun.

§.1008. Kanûnet. qi vên nji katund me Pleq e Vogjli per vedi bj.fi. per
hjeksi, pabesni, per vrasë a cubni, as Flamuri e as Dera e Glomarkut nuk
mùnd t’u a luej, mjaft qi mos të trillohen pûnë te reja, qi të jenë
kundra vendimevet jetike të kanûnit të Malevet.

§.1009. Nder gjygje e pleqni, qi i perkasin katundit mârrë a njij
Flamuri, Pleq të veçanët nuk kàn tager me mârrë neper dorë. Këto do të
peshohen pre.) Pleqvet e Krenvet të kanûs së Katundit e të Flamurit.

§.1010. Po rà në faj nji Plak katundi, do t'a lshojë pengun në dorë të
Vogjlis.

§.1011. Po s'u gjegj me shtrue pengun, Vogjlija thrret Krenët e Flamurit
e zbashkut e bien n'arsye.

§.1012. Po rà në fâj kush i derës së Gjomarkut, gjygjin do t’i a bâjn
Krenët e Vogjlija e të glith Flamurvet.

§.1013. Po rà në fâj ndonji prej Flamurtarësh, do të peshohet prej
Krenvet e Vogjlis; e Kreu i Flamurit në faj do të peshohet prej
Flamurtarit, Krenvet tjerë të Flamurit e prej Vogjllje.

§.1014. Edhepsé Plak, a Krye, a i Derës së Giomarkut, pengun do t'a
lshojë në dorë të Pleqvet e të Vogjlis, po bani kush vàj mbë 'të.

§.1015. Pleqt do të bâjn gjygj pà krahambajtie e pà u thye prej
nendoresh a të folmesh prej njanit a tietrit.

§.1016. Po u hetue ndo'i Plak sè e bani gjygjin me krahambajtje e kundra
kanûnit, veç pse i thyem prei mendoreve t'anës kundershlare, posë faqes
së zezë, s'e mêrr kush mâ per Plak.

NYE I NJIQINDEKATERDHETEDYTË.
Pegjet.

§.1017. "Pengu i lshuem nuk mirret mâ".

§.1018. Pengu âsht nii shêj i landët, qi epet në dorë të Pleqvet
gjygjtarë me tager qi të bâjii gjygj mbi ankimet e dy kundershtarvet.

§.1019. Pengu thirret "Pengu i pelqimit a i zabukës".qi don me thànë sè,
tuj e dhânë pengun në dorë të Pleqvet gjygjtarë, këta gjinden gati me i
ndêjë gjygjit e pleqnis.

§.1020. Pleqnlja e gjygji bam pà pêgje,faqe kanûnit s'kà vjeftje.

§.1021. Para sè të fillohet gjygji, pêgjet do të jenë në dorë të
Pleqvet, e të kapunt në padi, pose qi nuk mùnd të luejn mâ, ata lidhen
edhè me là opangat, ase Pleqnin e preme prej kanûnit.

§.1022. Per peng xêhet arma, fisheku, ortari a edhè kutija e duhànlt,
mjé qi të biejn pêgjet, qi t’i parasohen vjeftjes, per të cillen kapen.

§.1023. Nder pleqni ankimesh, zhgarkimesh a shplfjesh flala e gojës nuk
pelqehet per peng, duhet shêji.

§.1024. Fjala peng jét vetem atbotë, kùr t'i flasë kush kuej kaq e kaq,
per n'i a ndreqët nj i pûnë.

§.1025. Po i a ndreqi pûnen, të folmen i a kà dptyrë burrit të hueî.

§.1026. Po ngulen Pleqt e pegjevet njani ne mende të vet e tjetri në të
ve'n, do t’u siellen Pleqve tjerë, porsé per të prishuna nuk mùnd t’u
randohen të fjalisunvet (të zotvet të pegievet).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:07

§.1027. Opangat e Pleqvet do t’i lajn të zotët e pêgjeve, sà njani aq
tjetri.

§.1028. Opangat e Pleqvet lahen jo mbas andjes së Pleqvet, por mbas
randsis së pleqnis: "Mbas pengut shkoji opangat". "Mbas gjajet shkojn
opangat".

§.1029. Pleqnija e njij paradites kà pêsë grosh. (heret nuk baheshin
pleqnit mbasdite.)

§.1030. Per pleqni të dâme me "gùr", të kapunt do të lajshin kà 10 grosh
per pleqni.

§.1031. Para sè t’i a hijn gjygjit Pleqt, do të bâjn két bé: Per két të
mirë të Perendis (mbî nji shêj Besimi) e si e bajsha mue më ndimofët,
gjygjin nuk do t'a baj me dredhi e me krahambajtje e, mjé ké të m'a
mârrë mendja e shpirti, nuk do Vi baj lak kanûnit e gjygjit të drejtë!

§.1032. Jashta katundit nuk kà tager kush me gjetë Pleq.

§.1033. Po duel kush me lypë Pleq në Flamur, nen të cillin gjindet, do
të mârrë per Plak nji prej Krenësh e jo prej VogjIijet.

NYE I NJIQINDEKATERDHETETRETË.
Shtim Pleqsh.

§.1034. "Gjygi mbi gjyg’’ e Plak mbi Plak kanûja nuk bân ".

§.1035 "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Sh.Pali". "Në mos të pelqefët
gjygji, tek a'Gryka e Oroshit". Dera e Gjomarkut themeli i kanûs".

§.1036. Po i a dorzove pengun Plakut, e ky t'a bani gjygjin, s'ké pse
lypë mâ Plak e gjygj.

§.1037. Po s't'a mbushi menden gjygji i Pleqvet, qi ti i zgodhe e i
pelqeve, tager ské me e stermarrun pengun t'and as me zgiedhë Pleq
tjerë.

§.1038. Po u vojt mendja të zotve të pêgjeve, sè u âsht bâ gjygji pa'
rrugë e me krahambajtje, kàn tager mos me i ndêjë pleqnis.

§.1039. Pleqt e parë nuk lshojn pêgjet, porsé këta jânë në detyrë me
dlirë vedin, tui jau lshue pêgjet e veta në dorë Pleqvet të dytë të
zgledhun prej sish, e mbasi të jau shtrojn gjygjin e bam, do të peshohet
prei Pleqvet të dytë.

§.1040. Po e bân të keq gjygjin e Pleqvet të parë, këta të dytët u
mârrin pêgjet të fjalisunvet e, posë qi jesin pa' opanga, këta do të
lajn opangat e Pleqvet të dytë.

§.1041. Pleqt mùnd të stohen mjé në tri lagje: po s'e kputen gjygjin,
atbotë do të hijn nder krenë deri në Derë të Gjomarkut, qi âsht therneli
kanûs. Pertej kësaj Dere s'ka.

§.1042. Po duel i mirë gjygji i Pleqvet të pare, pêgjet e para do të
lajn dy lagje opangash: Pleqvet të parë e të dytvet.

§.1043. Po ndollen gjygje a pleqni të randa, zhvillimi do të lypet në
derë të Gjomarkut.

NYE I NJIQINDEKATERDHETEKATERT.
Porota.

§.1044. Porotë a Poronikë me gojë të kanûnit thirren ata nierz të cillt
shenjohen me gisht prej gjygjit, per me bâ bé e nie xjerrë së keq
ndokend.

§.1045. Poronikë do të.jené asish:

a) qi mos të jenë gjetë në bé të rrèjshme,
b) qi mos të kênë ndo'i mllef as kundra lagjes, qi bân bé, as kundra
asaj qi veshtron bén,
c) qi mos të jené gjind Iloftaré. qi vierrin shpirtin në krrabë per nji
mullë bukë.
d) qi, némose me hamende mû nd të diejn ndo'i pûnë, a mùnd t'a hetojn mâ
lehtas:
e) s'do të jenë gra, 'sè kanûja s'i xèn.
f) qi mos të jenë të betuem e mnisa.

§.1046. Peregjithsisht beja pà Porotë s'bahet.

§.1047. Parimi i kanûnit âsht: "Beja kà Poroten, Porota kà mundin nder
hetime e të lidhmen".

§.1048. Prifti s'çohet në bé; por, me qillue sè i lypet beja, si per me
là vedin, si edhè per Poronikë, ky xêhet per 24 vetë.

§.1049. Nji krye i Flamurit, po u thirr në nji bé 24 vetësh, 12 i a nief
gjygji e per 12 të panjefun âsht vetë.

§.1050. Aj, qi u prîn Poronikvet në bé,nuk njifet per Poronik. Parimi i
kanûs âsht: "Njiqind Poronikë por i zoti s'njifet".

§.1051. Porota nuk shkon në bé, pà i u lidhë i zoti i bés".

§.1052. Aj, qi prîn bés, do t’i lidhet Porotës, qi, po duel beja e
rrêjshme, të lajë gioben e Kishës per dhunim të bés se rréjshme, gioben e
Flamurit a të katundit, si mbas numrit të Poronikvet e dypernjahen të
zot't.

§.1053. Gjygji do të niefin per Poronikë gjind prej vllaznijet e prej
katundit t'atij, qi do t’i prijë bés.

§.1054. I zoti i bés do t’u shkojë Poronikvet të niefun per derë, per me
i bâ me dieje se gjygji i kà niefé per betarë.

§.1055. Poronikët e panjehun, qi i gjen vetë i zoti i bés, ne gjygj e
para Pleqvet do t’i kallxojé emen per emen, si i kallxuen atij të
njefunt.

§.1056. Edhè Paronikvet të paniefun do t’u shkojë per derë i zoti i bés
per me u kallxue, sè i kà zgjedhë per betarë.

§.1057. Gjymsen e Poronikvet i njefë gjygji, e gjymsen tjeter i gjen i
zoti i bés.

§.1058. Pleqt, mbasi t'a njefin Poroten, do t’i thonë të zot't të bés
qi, per ne pasët dyshim prej ndonjanit nder Poronikë të niefun, sè
kishte me e lânë Iidhë prei ndo’i reset a mllefit, të kallxojë aty.

§.1059. I zoti i bés, si të diftojë arsye të themelta per niânin a
tjetrin nder Poronikë të njefun, Pleqt e gjygjit jânë në detyrë me i
ndrrue.

§. 1060. Ndrrim Poronikësh mùnd të bahet mjé në tre vetë, por jo mâ.

§. 1061. Dita e bés i caktohet Porotës, e i zoti i bés âsht në detyrë me
e mbledhë.

§. 1062. Porota, para sè të shkojë në bé, do të perpiqet me bâ hetime kû
të mundet, me e shqyrtue të zon e bés, qi mos të shkojë në bé të
rrêjshme.

§.1063. Porota kà tager me bâ hetimet e veta e, po kje çeshtja e padis
teper e rigatrrueshme, kà tager me e shty bén mjé në gjashtë muej, tuj
vijue nder hetime.

§. 1064. Per ngatrrime të randa fôrt e qi kapin hapët, Porota kà tager
me e shty bén, edhè me vjetë.

§. 1065. Si të két bâ hetimet e veta' Porota e, si t’i két hullë fjalët
haj per me e lirue me bé të shpifunin, haj me e lânë lidhë, s'kà pse
shtrydhet, a njanen a tjetren do t'i a kallxojë të zot't të bés.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:07

§.1066. Edhè nji nder Poronikë, 'si mos të ndigjojë me e bâ bén, i zoti i
bés jét lidhë.

§.1067. Kanû âsht, qi nji Poronik a edhè mâ, qi nuk don me bâ bé, do t’i
a shndoshë zêmren të zot't të bés, edhè me bé, ne e lypët, sè nuk e
lajn lidhë prej ndo'i mllefit a mnijet, por vetern prej' drojet e
dyshimit të mos shkoin në bé të rrêjshme.

§.1068." Po hàngri bukë Porota, bén e kà të bame".

§.1069. Po u mblodh Porota, edhè hàngri buken e bés, i zoti i bés del i
pafai; Porotes s'i jét tjeter veç me shkue në bé.

§.1070. Po e là buken pà hànger Porota,

i zoti i bés jét në faj.
§.1071. Po s'u gjegj zhgarkuesi me ardhë në ditë të caktuerne, per me pà
bén, i shpifuni mundet me fjetë në qetsi, sè me bukë të hàngerme prej
Porotet, ajo duel i pafaj.

§.1072. Porota do t’i thotë zhgarkuesit a të vîjë me pà bén, a të qesë
kapucarin.

§.1073. Zhgarkuesi, edhè ne u perpushët ndo'i ditë, së mbarmit, a do të
shkojë me pà bén, a do të qesë kapucarin.

§.1074. Porota, per ne u mbledhët me bâ bén jashta ditës së caktueme,
s'kà tjeter bukë, por shkon në bé e derdhet në pûnët të vet seicilli.

§. 1075. Në ditë, qi do të bahet beja, do të pranojn edhè Pleqt e
gjygjit të bam.

§. 1076. Beja do të bahet me két rend:

a) prîn në bé i zoti, per me i a shndoshë zêmren Porotës,
b) mbas këtij do të bâjn bé ata, qi e kàn mâ afer me giak;
c) mandej bâjn bé Paronikët e njefun prei gjygjit.
d) së mbramit Poronikët e paniefun.

§.1077. Fjalët e bés do të shqyptohen pà ndrrim e sikursè i kà niefé e
rreshtue gjygji i Pleqvet.

§.1078. Të giithë sà Poronikë të jenë, do të bâjn bé, tui e pshtetun
doren mbë shêj të besimit, perposë në falët a në jashtofët kend per
nderë vetë i zoti gjâs.

Oroe:
Dukagjini, Malsija e Gjakovës e sà krahina tjera Poroten e njefin disà
per "dorë bejet" në Kishë, e disà tjera e lajn per "me ndigiue bén".

NYE I NJIQINDEKATERDHETEPESËT.
Kapucari.

§.1079. Kapucar thirret aj, i cilli difton fajin e ndokuej, si bj.fj.
ndo'i viedhni të mshefne, a ndo'i vrasë të hupne permbas hetimeve, qi
bân .

§.1080. Kapucari peregjithsisht nuk del faqe, a ndollë sè del edhè
çiltas.

§.1081. Kapucari do të ketë kpucët e veta permbas të folmevet të zot't
të gjâs se vjedhun a të gjakut të hupun.

§.1082. I zoti i gjâs së viedhun a i gjakut të hupun, para sè t’i flasë
kpucë kapucarit, do të shkojë në katund të pandehunit do të mârrë dy
shokë të tij e bashkë me 'ta. do t’i shkojë tê dera, per me lypë arsye
prej tij.

§.1083. Si mos t'i vêhet kurrsesi i pandehuni, i zoti i gjàs do t'i
kallxojë sè do të flasë kapucarin në shpinë të tij.

§.1084. Po i thà i pandehuni, sè âsht i lirë të flasë kapucari sà të
duei po duel në fâj, kpucët e foluna kapucarit do t'i lajë ky.

§.1085. Po i foli kush kpucët kapucarit pà e bâ me dieje të pandehunin,
edhè në dalët fajtuer ky, kpucët e foluna prei të zot't të gjâs
pergjymsash do t'i lajn.

§.1086. Kpucët e kapucarit jânë me dorë në bé, qi mos të randohet i
pandehuni me teprime të foluna, edhè në dalët në fâj.

§.1087. Kanûni i pergjithët âsht, qi kpucët e kapucarit nuk mùnd të
kalojn çmimin e gjâs së hupun.

§.1088. Gruen s'e xên kanûja per kapucar.

§.1089. Kapucarija e hershme me dorë në bé kishte 50 mié në 500 grosh.

§.1090. Kapucari i gjetun në rrênë do të late gjân e huej ne vend të
cubit. (Dukagjini)

NYE I NJIQINDEKATERDHETEGJASHTËT.
Pagesa e Kapuctarit.

§.1091. Kapucarlt i nepen kpucë:

- per gjak të hupun 1500 grosh
- vath, shpi et 1 të ihyem 500
- mushk 1000
- kàl 500
- ogiç 500
- kà hullijet 400
- thi të mbajtun 500
- lopë të barrës 150
- gomar 150
- mzat 100
- dele e dhé 25 grosh
- viç të njomë 25
- thi 23
- edhe e kingj 10

§.1092. "Kapucari hjekë bén". Po duel kapucar nji burrë i’ndershem, beja
nuk i epet të pandehunit, do t'apë arsye.

§.1093. "Kapucari xjerrë gjân e hupun". Si të tumiret kapucari prej
Pritëtarvet, i pandehum jét në faj, e do t’i a kthejë gjân të zot't si
mbas kanûnit.

NYE I NJIQINDEKATERDHETSHTATËT.
Pritëtarët e Kapuctarit.

§.1094. Pritëtarë ' jânë ata, zyra e të cillvet âsht me bâ hetimet e
dhunshme, tuj e rrethue kapucarin me të pvetuna të shpeshta, tuj a vû
menden, mos po bân lak nder diftime e mos t’i zhgarkohet kuej.

§.1095. Pritëtarët do të jenë nierz të ndershem, t’urtë e veshtakë, e të
rregjun nder shqyrtime e hetime.

§.1096. Pritëtarët do të jenë prej asish, qi gjygji i kà niefë per
Poronikë.

§.1097. Si s'a'kanû, qi kapucari të dalë çiltas, ashtû kà tager kapucari
me lypë me emen disà prej Poronikësh, të cillvet u xên besë mâ fôrt sè
nuk e qesin.

§.1098. Parase të fillojn me bâ hetîme, Pritëtarët do t'a vêjn në bé
kapucarin, qi do të kallxojë drejt, pà krahambajtje e pà mllef.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:08

§.1099. Mje në tri lagje Pritëtarësh mùnd t'a shqyrtojn kapucarin.

§.1100. Gjithsà herë të flasin Pritëtarët me kapucarin, msheftas do të
flasin.

§.1101. Po thà kapucari, sè ajo gjâ e vjedhun âsht shitun, Pritëtarët do
të dergojn gjin den per hetime.

§.1102. Po thà kapucari, sè gjaja e vjedhun âsht pré, Pritëtarët do të
lypin nji shêj prej tij, bj.fj. nji copë lkurë, brynat, a ndonji
gjymtyrë tjeter.

§.1103. Si të tumiren diftesat e kapucarit prej Pritëtarvet, mohimet e
cubit a të gjaksit, edhèpse të rrêjshme, nuk mùnd t’i ndalin kush deri
tê beja: por Porota kà tager me i ndalë doren e mos me e lânë me shkue
në bé të rrêjshme.

§.1104. Po duel kapucari i dyshuem faqe Pritëtarvet, tuj kênë ky në të
drejtë, e duel edhè e kapi per krahi cubin a gjaksorin, kpucët i kà të
preme 500 grosh mié në 1500 grosh.

§.1105. Pritëtarët do të bâjn bé mos me qitë kapucarin per të gjallë,
posë sè në dashtë me dalë vetë

NYE I NJIQINDEKATERDHETETETËT.
Burrat e Malevet të Shqypnis në kuvend.

§.1106. Kuvendi âsht nji bashkim fisit a fisesh me Krenë, Pleq, Sterpleq
e Vogjli a Djelmni të dheut, qi kanë qellim me rrahë ndonji çashtje a
me lidhë ndonji besë.

§.1107. Kuvendet bahet pjesnisht a edhè pergjithsisht.

§.1108. Kuvende të pjesshme jânë ato të katundeve, në të cillat mârrin
pjesë Pleq, Sterpleq e Vogjlija e njij katundi.

§.1109. Të pjesshme thirren edhè ato kuvende, në të cillat bashkohen të
gjith Pleqt e Sterpelqt e Vogjlija e Fiseve të ndryshme qi sundohen prej
njij Kreut.

§.1110. Kuvende të pergjithshme jâné ato, në të cillat bashkohen Pleq,
Sterpleq, Vogjli me Krenë e me Derë të Gjomarkut.

§.1111. Nder kuvende, gjygje e peshime mârrin pjesë:

a) Dera e Gjomarkut t'Oroshit,
b) Krenët e fisevet,
c) Pleqt e fisevet e të katundevet,
d) Sterpleqt e fiseve e të katundevet;
e) Djelmnija e Vogjlija e të gjitha fisevet;
f) Kasneca fisesh,
g) Giobtarë.

NYE I NJIQINDEKATERDHETENANDËT.
Vende kuvendesh.

§.1112. bashkime kuvendesh mbahen a nder oborre Kishësh, a nder rrenime
të vietra faltoresh, a në zemer të vendit.

1. Mirdita në Sh. Pal a në Grykë t'Oroshit.
2. Lura tu Kisha në katund të vjeter.
3. Thkella tu Kroni i Fikut në Perlatai.
4. Matia në Lis.
5. Malsija e Lezhes (Zhuba) në Molung, ké Dardha Kerbucë.
6. Dibra ?
7. MaIsija e Krues në bendë.
8. Malslja e Tiranës në Martanesh.
9. Malslja e Elbasanit?
10. Laberila (Arbërija)?
11. Arbënija në Larushk.
12. Kurbini në Djerr të Selitës, në Laç Sebaste.
13. Luma në Bicaj.
14. Hasi?
15. Malsija e Gjakovës tu Vorret e Shalës.
16. Dukagjini në Koder të Shen Gjergjit (Shosh).
17. Puka tu Qyteti i Pukës.
18. Postripa në Qytet tu Xhamija (Drishte).
19. Mbishkodra tu Kisha e Brigjes Rapshë.
20. Kelmendi në Qafé të Berdelecit.
21. Capa (Zadrima) në Dajç.
?? Nikaj në Merteur tu Kisha e Nikajvet.
?? Merteur e Krasniqe tu Blîni i kuvendit (Selîmaj).

§.1113. Burrat e bashkuern në kuvend rrijn në gjymës rrethit: ashtû qi
të mùnd të shofin shoqi shoqin e po u thirr kush. të két shteg per me u
dukë nder Krenë e Pleq.

§.1114. Burrat e dheut në kuvend rriin t'armatisun.

§.1415. Sà te jené në kuvend burrat e dheut, s'kà tager kush i huej me u
perzie nder 'ta.

§.1116. Nder gjygje e peshime Krenët e Pleqt rrijn në vedi e Vogjlija në
vedi.

§.1117. Krenët e Pleqt rrijn në kuvend mbas prijet e tagrit.

§.1118. Në kuvend, sà të flasë niani, t'jerët do të ndigiojn e të
heshtin.

§.1119. Çashtjet e vogla e të kapmet, qi kà katundi shoq me shoq, Pleqt e
katundit bashkë me Sterpleq e Vogjli kan tager me i zhgarkue.

§.1120. Çashtjet e randa, qi i perkasin njij fisi mbarë, do të peshohen e
do të pleqnohen prej Krenvet të fisit bashkë me Pleq, Sterpleq e
Vogjli.

§.1121. Çashtjet, qi i perkasin njij krahine mârrë ase shtetit, do
të peshohen nder kuvende të pergjithshme: "burrë per shpi".

§.1122. Fiala e randë nuk bahet në kuvend.

§.1123. Kanûja s'bân qi të shahet kush në kuvend, po bani kush két pûnë,
do të giobitet mjé në 5 desh.

§.1124. Po i thà kush kuej, se rréné ne kuvend, do të giobitet mjé në
500 grosh.

§.1125. Po i a shkrepi kush kuej armen në kuvend, shpija i digjet e
siellsi i armés grihet kuvendisht e shkon gjakhupës.

NYE I NJIQINDEPESËDHETËT.
Dera e Gjon Markut.

§.1126. Dera e Gjomarkut âsht themeli i kanûs.

§.1127. Xen kryet e vendit në çdo vend e kuvend.

§.1128. Nuk mùnd të leçitet.

§.1129. Nuk mùnd të sodumet.

§.1130. Nuk mùnd té xieret prej vendit.

§.1131. Pertei kësaj Dere s’kà vazhdim çashtjesh.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:08

§.1132. Ka tager me mledhë krenë e Vogjli në rasë të kuvendevet të
pergjithshme.

§.1133. Sà herë t'a lypë nevoja kà tager me derdhë kasneca per të
grishun të dheut "burrë per shpi" e me i mbledhë në Sh.Pal.

§.1134. Në çdo gjygj a pleqni kà tagrin e fjalës së kputne.

§.1135. Ka tager me sodumë e me xjerrë prei vendit.

§.1136. Ka tager me dnue per dekë: "kortarët jânë të fisevet, kryet âsht
të Gjomarkut".

§.1137. Ka tager me i a hjekë prijen a parin atii, qi të xéhet në hjeksi
e tradhti të vendit. Porse nuk mùnd t’i epet kuei jashta vllaznijet,
tu kênë trashigim plangçuer tagruer.

§.1138. Ka tager pjese në çdo giobë.

§.1139. Ka tager mbi 500 grosh per çdo vrasë.

§.1140. Para sè të dalë me krenë e Vogjli të fîsevet, per zbatim të
kanûnevet ndeshkimore, do t'a shtrojë pengun, e po u gjet në ndonji fâj,
do të pergjegjet si mbas kanûnit.

§.1141. Do t’i vêhet giobës si çdo nenshtetas.

§.1142. Kur del per paitim të dheut, kà tager mbë "Razogj" (dy hae
bukë).

§.1143. Po u lyp per Poronik cillido i kësaj Dere, xêhet per 12 të
panjehun.

§.1144. Kur të dalë n'ushtri, kà tager prije e urdhnimi.

§.1145. Per faje, qi j'âne per une zjarmi, edhè két Derë e perket lima
(sà me bâ shêj).

NYE I NJIQINDEPESËDHETEPARË.
Krenët e fisevet.

§.1146. Krenët jânë të parët e fiisevet.

§.1147. Krenët jânë me plang.

§.1148. Sè i cilli krye kà tager mbi fis të vet: "Kortarët jânë të
fisevet, kryet âsht të Giornarkut".

§.1149. Nder gjygje e pleqni mbrenda i rrethit të njîj kreut, nuk mùnd
t’i perzihen krenët e fisevet tjera.

§.1150. Kreu i fiisit, bashkë me Pleq e Vogjli të vllaznive kà tager me
mbajtë kuvende me lidhë besë, me bâ gjygie, me giobitë e me leçitë.

§.1151. Kreu i fisit nuk mùnd të paditet nder krenë të fisevet tjera e
nuk mùnd t'a ngushtojë kush per gjygie e pleqni të bame.

§.1152. Kreu i fisit nuk mùnd të bajë vendime a pleqni mbi vendime të
kanûnit.

§.1153. Po bani kush vàj mbë krenë, këta do të peshohen pre j PIeqvet e
Vogjlis së vendit, a edhè prej Deret të Giomarkut.

§.1154. Kreu i njij fisi s'kà tager me djegé, me sodumë, me gri, me
xierré prej vendit. Lypet Dera e Glomarkut me krenë e Vogili të fisevet
tjera.

§.1155. Per të giobitun e të leçitun të njij kreu, mjaftojn Pleqt.
Sterpleqt e Vogiliia e fisit.

§.1156. Me u çue kush prej VogjIijet e me vrà ndonji prej krenësh a
Gjiomarkajsh, bjen në gjak si per vrasë të çdo njerit.

§.1157. Kreu i fisit, si çdo njerl prej Vogjlljet, mùnd të giobtet, mùnd
të digjet, mùnd të leçitet, mund të sodumet, mùnd të grihet é mùnd të
xieret prej vendit.

§.1158. Kah pronet e pasunija, kje në fushë, në bjeshkë e në vrri, do të
shikjohet tagri plangçuer i sè të cillit.

§.1159. As dera e Glomarkut, as krenët e fisevet e as Pleqt e katundevet
s'munden me pasë ndonji tager mbi gjâ e pasuni të tjervet.

§.1160. Vogjlija e fisevet s'i kà detyrë as kreut e as Derës së
Gjomarkut të dhetë e telozen.

Oroe:
Krenët (Flamurtarët) e Malsis së Glakovës: Nikaj, Mertuer, Gash e
Krasniqe., kàn tager mbi nii rend t'ujit (vadë) prej kujrijet, posë
atij, qi kàn si çdo shpi.

NYE I NJIQINDEPESËDHETEDYTË.
Pleqt e katundevet.

§.1161. Sè i cilli katund kà Pleqt e fisit.

§.1162. Pleqt e katundit kàn tager me mbledhë katundin në kuvend.

§.1163. Pleqt e katundit nuk kan tager me giobitë as me leçîtë kend, pà
pelqim të Sterpleqvet e të Vogjlis.

§.1164. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej zyrevet të katundit, as
prej angarijet e prej

punve të perbashkta.

§.1165. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej ushtrijet.

§.1166. Me rà në faj Plaku i katundit, do t’u a shtrojé pengun
Sterpleqvet e Vogjlis.

§.1167. Po i u randue katundi me Pleq ndonjij fisi, Plaku i të randuemit
kà tager me e mprojët edhè me krenë të fisevet tjera.

NYE I NJIQINDEPESËDHETETRETË.
Sterpleqt.

§.1168. Sterpleqt mbajn anen e Vogjlis.

§.1169. Sterpleqt kàn tager me çue zanin, kùr të shofin sè po randohet
Vogjlija me gjygje e pleqni kundra kanûnît.

§.1170. Sterpleqi bashkë me Vogjli a Djelmni fisesh jânë giobtarë.

NYE I NJIQINDEPESËDHETEKATERT.
Giobtarët.

§.1171. Giobtarë thirren ata, të cillt nemen të kuvendit mbarë reshten
në vath të gjâs së të giobitunit, per të mârrë aq krenë desh a qe si
mbas të premes së gjygjit të krenvet, të Pleqvet, e të Vogjlis.

§.1172. I zoti i vathit nuk guxon me i ndalë giobtarët qi mos t’i hijn
në vath.

§.1173. Po bani két pûnë, burrat e kuvendit dynden të gjithë edhè i
brumbullaksohen në derë.

§.1174. Po bani sè bani flalë i zoti i gjâs, kàn tager me i a shtue
gioben.

§.1175. Giobtarët zgiedhin vetë desh e qe per giobë e i zoti i gjâs nuk
mùnd t’i ndalin.


NYE I NJIQINDEPESËDHETEPESËT.
Zani i vogjlis nder gjygje.

§.1176. Po s'i pelqej Vogjlija të dâmet e krenvet e të Pleqvet, kàn
tager mos me u ndej ënë 'to.

§.1177. Krenët e Pleqt do të vêhen rishtas në peshim të punvet.

§.1178. Po e tumiren gjygiin e krenvet e të Pleqvet Vogjlija, kanû âsht
qi të bertasin njij zani: "kamba e huej, kaptinat t’ona".
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:09

NYE I NJIQINDEPESËDHETEGJASHTËT.
Leqija.

§.1179. Me leçitë, me gojë të kanûnit, don me thànë: me dà, me lânë mbas
dore e me shkepë njij shpi, tuj i a hiekun çdo tager, hir e nderë, si
kah katundi, si kah Flamuri.

§.1180. Katundi kà tager me leçitë, por jo me xjerrë prej vendit.

§.1081. Kapucari do të két kpucët e veta permbas të folmevet të zot’t të
gjâs se vjedhun a të giakut të hupun.

§.1182. Me djegë, me sodumë e me gri s'kà tager as katundi pà flamur e
as flamuri pà katund.

§.1183. Rasët per me leçitë kend jânë:

a) Kur mos të duei kush me u lidhë me besë me katund a flamur,
b) kùr të shes kush katundin e vet me hieksi e trathti,
c) kùr t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimti të folun kuvendisht
prej katundit a flamurit;
d) kùr të bajë kush ndo'i faj të dhûnshem në katund, në flamur a jasht
këtyne e mos t’i shtrohet gjygjit,
e) per dhûnë të barne jashta katundit a flamurit, po s'u gjegj fajtori
me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej
'tij, tuj u a lânë shtegun të lirë gjithnjatyne, qi kjahen mbë'të të
bâjn shka të duen me 'të.

§.1184. Po nguli katundi edhè i a ndali doren flamurit në të djegun a në
të sodumun të njij faqeziut, qi vrugnoi katundin a Flamurin me ndo'î
dhûnë teper të shemtuerne, flamuri kà tager, a me leçitë at katund, a me
mbledhë flamurt tjerë, per me e prû në mend.

§.1185. Po e là veç me të leçitun, as merr e as nep me 'të, mié qi t'i
shtrohet gjygjit e giobës.

§.1186. Si t’i a shtrojë pengun flamuri katundi i pervarun, flamuri e
giobitë mbas peshimit të fâjit.

§,1187. Shpin e fâjtorit e djegin, esodumin me bîmë e me dhé, e
shkaktarin e fâjit të dhûnshem e grijn kuvendisht me gjakhupës e robët i
a xjerrin prej vendit.

§.1188. Po kje mbrapshti teper e dhunshme e sherntueshme, posë të
diegunit, të sodumit, të grimunit e të xjerrunit prej vendit, flamuri
edhè Shpin i a pret.

§.1189. E premja e shpis âsht, kùr ti zhgulin gurët e kater skepeve të
shpis per rrâzë, themelit. Kjo bahet, mbasi të digjet shpija.

§.1190. E premja e shpis në kanû shenjon, sè gjindj a e asaj shpij e j
ânë të xj errun prej vendit me lang e plang e pergjithmonë, e perkrah
flamuri xêhen të dalun fare.

§.1191. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e patundshmja do të jesë
zmojle (djerr), per kullosë të flamurit.

§.1192. Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me marre e me dhânë; e,
po muer e dha kush, jét i leçitun edhè aj e bjen n'ato ndeshkime si i
leçituni.

§.1193. Trajta e të leçitunit âsht njikjo: "Me dà kend per mort e per
gjellë". "Me leçitë kend per mort e per darsem e per uhàn e miellit".

NYE I NJIQINDEPESËDHETESHTATËT.
Zjarmi, të sodumt e të grimunt.

§.1194. Digjet, sodumet, grihet katundisht xieret prej vendit me lang e
plang:

a) aj, i cilli i shpifet në pûnë të randë a vên dorë a vret Priftin;
b) kush vret mikun në besë, grihet, giobitet, digjet e xieret prej
vendit:
c) kush vret per fis, digjet, giobitet e xieret prej vendit
d) kush vret mbas pajtimit të gjakut, digjet, giobitet e xieret prej
vendit,
e) kush vret "Vra e hup". digjet, giobitet e xieret prej vendit;
f) kush vret gjaksin në besë të vet.. grihet,digjet, giobitet e xieret
vendit,
g) kush vret të kushrinin, per me u bâ i zoti î pasunis së tij, grihet,
digjet, giobitet e xieret prej vendit,
h) kush t’i lajë mbrendë fajtorët e Flamurit, digjet, giobitet e
xjeret,
i) aj fis, qi nuk prin mbë fajtorët, giobitet e leçitet.

§.1195. Po râ kush në ndonji këso fajesh, grihet katundisht, giobitet,
digjet, pernët i prehen, kopshti e veshta i sodumen e xieret prej vendit
me lang e plang.

§.1196. Per Prift të vràm gjaksi xieret prej vendit per gjithherë e per
faje tiera, qi i permendem, xieret per 5 15 vjetë.

§.1197. Unen e zjarmit e spaten nuk mùnd t’i qesë kush në pûnë (as
katundi, as Flamuri e as Dera e Gjomarkut) per posë doret të zot't të
shpis, qi rà në faj.

§.1198. Dora e fajtorit do të bajë shêj në të djegun e në të sodumun,
tuj i shqyptue flalët e dokshme: "I mârrsha të ligat katundit e
Flamurit".

§.1199. Po s'u gjegj ky me bâ shêj me zjarm e askush tjeter i shpis së
fajtorit. Plaktu i fisit do t’i thotë ndokuej, qi e kà fajtorin mâ ngiat
e detyra e këtij âsht me mârrë unen e spaten e me i pri katundit e
Flamurit në rrênim, permbas të cilit katundi e Flamuri marë do të vêjë
dorë n'at rrênirn.

Oroe

E djegmja e shpis per çdo vrasë nuk kà kênë: kjo pûnë kà hi në veprim
vonë. Qeverija tyrke e qiti ne veprim e kasnecija e sa shpijave të
forta, me të zi qi e priti két pûnë. E kerkuemja e giakut prej shpis
së dorërasit marë nuk kà kênë; két e dishmon edhè fjala e kanûnit "Giaku
per gisht": por, per me mârrë gjakun mâ letas, e pershin mashkullimin e
shpis marë deri të damët zjarmit n'ato 24 orë. Vende vende qiten në
pûnë edhè "LEÇIN" e gjakut, tuj pershi vllaznin marë. Per çdo vrasë
shpija e dorërasit do të late giobë, do t'u epte bukë djelmve e Flamurit
e në Mirditë do të late dorërasi 500 grosh Derës së Gjomarkut.
Lakmimi i pares i disà krenve e djelmve të Flamurit në shoqni të Pleqvet
i shtuem edhè i rriten disà pûnë, sà per me mbushë kuleten e mullen.

NYE I NJIQINDEPESËDHETETETËT.
Lajmtari.

§.1200. "Laimtari nuk bân faj, nuk xêhet.

§.1201. Lajrntar thirret aj, i cilli çon ne vend porosin e derguesit.

§.1202. Lajrntari dergohet:

a) pre' n» shpije të veçanët tê tietra;
b) prei nj ii katundi tê tjetri,
c) prej niij flamuri tê tjetri.

§.1203. Laimtari bân flalen e niij shpije, të njii katundi a të nij
flamuri.

§.1204. Lajmtari nuk e mêrr pergjegjen mbi vedi as tê lagja, qi e
dargon, as tê lagia, së cillës i dergohet; âsht bajsi i fjalvet të
porosituna.

§.1205. Lajrntari do të jét i lirë n'udhë të vet.

§.1206. Lajmtarit nuk i xêhet per faj flala e folun, sepsé flet n'emen
t'atij, qi e dergon.

§.1207. Lajmtari âsht miku i derguesit e, po e gjet gjâ sà të jét në két
zyre, i pritet mik derguesit.

§.1208. Me u pré lajmtari i njij shpije, pretari bien në gjak me shpi,
qi e dergon.

§.1209. Me u pré lajmtari i njij katundi, pretari bjen në gjak me
katund.

§.1210. Me u pré lajmtari i njij flamuri, pretari bien në gjak me
flamur, qi e dergon.

§.1211. Me u pré lajmtari permbas fjalës së njij flamurit tjeter, bien
në glak flamuri me flamur.

§.1212. Me e pré laimtarin nji 1 katundit të tij, pretari grihet
katundisht.

NYE I NJIQINDEPESËDHETENANDËT.
Kasneci.

§.1213. Kasnec a i lajm thirret aj, i cilli hapë e lajmon urdhnat e
Kretu të fisit a per derë, a prej njij patalokut të caktuem prej Kreut,
prej Pleqsis e prej Vogjlijet.

§.1214. Zyra e kasnecis âsht plangçore e trashiguese.

§.1215. Kasneci i fisit do t’i a derdhë zanin e ftimit mârrë fisit prej
Patalokut të caktuem.

§.1216. Kasnecat e katundevet do të shkojn per derë, kùr të lypen "burrë
per shpi".

§.1217. Në çdo rrezik a kercnim kasneci do të gjindet gati me i dhânë
"kushtrim" fisit.

§.1218. Kasneci me gjithë shpi âsht i perjashtûem prej ushtrijet.

§.1219. Kasneci 'nuk mùnd t’u mnjanohet punvet e zyrevet të perbashkta
të katundit të vet.

§.1220. Edhè në ndollët Kasneci i xânun nder zyre të fisit a të
katundit, gjindja e shpis së tij do të dalin në pûnë të katundit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Geri Fri 9 Apr 2010 - 8:10

L I B R I I D Y M B D H E T Ë T




S H L I R I M E E P E R J A S H T I M E


KRYE I NJIZETËTETRETË.

Pjestarët e perjashtimevet.

KRYE I NJIZETËTEKATERT.

Deka.

§.1221. Kanûni i Malevet të Shqypnis shliron e perjashton: I. Kishen:

a) prej çdo teloznet,
b) prej dhetimit të tokvet e të gjâs sëgjallë;
c) prej giobet e çdo ndeshkimit,
d) prej çdo angarije kah katundi e flamuri,
e) e bân pjestar në çdo giobë,
f) ndoren e ndermjetsin i a ruen.

§.1222. Il. Priftin, i cilli:

a) âsht jashtûem prej ushtrije,
b) po u lyp në bé, vehtja e tij xêhet per 24 Poronikë,
c) po vrau kend, s'ndiqet per giak, prîndja e tij biejn në gjak,
d) s'ndjekë kend per gjak të prîndës.

§.1223. III. Krenët e Flamurit:

Pô u lyp per Poronik nii nder Pleq të mdhaj, vehtja e tij xêhet per 12
Poronikë të paniefun.

§.1224. IV. Kasnecat: Jashtohen prei ushtrije.

§.1225. V. Farketarët: Jashtolien prej ushtrîje.

§.1226. VI. Të vorfnin djalë të vetem, qi i kà mbetë mbi krye shpija
e e âma : âsht i jashtûem pre ushtrije.

§.1227. VII. Gruen: mos pelqimi i saj kah kanûjà:

a) per Plak,
b) per Kapucar,
c) per Poronik, as beja s'i gjegjet,
d) s’kà za as vend në kuvend,
e) s'kà trashîgim as tê prîndja as tê burri,
f) nuk ndiqet per gjak;
h) ndermjetsija s'i dhunohet.

§.1228. VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si burrë): S'veçohen prei
grash tjera, posë qi jânë të liar me ndêjë nder burra, porsé pà tager
zanit e kuvendit.

§.1229. IX. Deken:

Ata, qi kàn deken në shpi, jashtoehn prej çdo pûne si kah katundi si kah
flamuri, si edhè kah të reshunt e ujit të mullijvet. Ket tager e kàn
prej kanûnit per nji javë ditë rresht. Si të mbushet java, do tu
pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri, edhè në kjofèt krye a
Dera e Giomarkut.

§.1230. Kanûni i Malevet nuk bân qi t’i shkaktohet kuej trazim mbi
trazim.

§.1231. Kur t'i desë kush njij shpije në katund, per nji javë ditë
rresht mbas deket nuk mùnd t’i bzajë kush tê dera per kurrnji pûnë,
qi t'a ketë vendi me e bâ katundisht.

§.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej çdo angarije si kah
katundi, si kah flamuri, si edhè prej vijash t'arve e të mullinit.

§.1233. Po desht kush me pritë per "krye shndosh" perte javen, të presë:
porsé krye tetë ditësh kanûja i a don pûritorin me kênë edhè i Derës së
Gjomarkut.

§.1234. Si të des kush, do të dergohen lajmtarët, per me thirré ne mort.

§.1235. Tu bâ gjâmë burrnimi, grrishten edhè tundin krahnorin.

§.1236. Grat vaitoin, por nuk grrishten.

§.1237. Porsa të vêjn kamben në katund të të dekunit miqt, do të vêjn në
krye jakzat e gjurdijavet.

§.1238. Kanû âsht me bâ gjâmë mbë të dekunin tri herësh. tuj persritun
fjalen "I mjeri unë!" nandë herësh.

§.1239. Burrnimi nuk bertasin mbë gra, por po i biri mbë t'âmen e i
vllai nbë të motren.

§.1240. Kur të niset kush per me shktie në mort, nuk thotë "Lamtumirë",
as i thotë kush "Udha e marë".

§.1241. Tuj kalue rrâzë vorresh, pûntorvet, qi çilin vorrin, nuk u
thohet "puna e mbarë!"

§.1242. Në kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenë shokë, u thonë: "a u
lodhët, or juni?"

§.1243. Si shokët e katundit të të dekunit, si miqsija, 'si të pijn
kafen, kupzen e pshtesin në tokë, tuj thànë: "Zoti ju dhashët gajret!"
'’Per të mirë" nuk thohet.

§.1244. Të treten ditë mbas deket, kushdo qi të vîjë,lë per "Krye
shndosh" si mbas kafjet, si edhè mbas buket thotë: "Zoti ju dhashët
gajret! Per të mirë mbas sodit!" Nuk thohet: "Ju shtrofèt per të
mirë!"

§.1245. Gjâmatarët rreshtohen, tuj perba gjymës rrethit me ftyrë kah i
dekuni.

§.1246. "Perejellsat me të dekmin nuk mùnd t’i kaloin kuej per derë,
posë në kjofët udha e madhe a udhë katundi".

§.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do të ndalet kush n'udhë, por do të
shkoië fill në shpi të të dekunit.

§.1248. Si të mbrrijn n'oborr, u dalin perpara shokët e shpis së të
dekunit, u mbajn armët, u qesin ujë duervet pà hi në shpi e u prijn ké
treveza, per me hànger Drekë.

§.1249. Pa krye së hàngermit të gjith, nuk do të ngrehet kush prej buke.

§.1250. Si të çohen prej buke, do të dalin jashtë të gjithë e lain duert
para derës së shpis në shekë, e cilla do të gjindet plotë me ujë.

§.1251. Miqt, qi grishten ftyre në dekë të mikut nuk do t’i lain faqet e
pergjakuna as në shpi, as në katund të të dekunit e as per udhë, por
,si të mbrrijn në shpi të vet.

§.1252. Zija per të dekun të shpis (per burrnim, por jo per gra.) do të
mbahet nji vjetë.

§.1253. Per fmi nuk mbahet zija.

§.1254. Zija hiqet a per ndo’i të kreme, qi lutet me miq, a per ndo'i
ditë të motmotit.

§.1255. Në drekë do të gatuej bukë grueja e vêjë.

§.1256. Grueja me burrë nuk mùnd të gatuej në drekë, as me qitë ujë
duervet, as me qitë raki e as bukë me thye.

§.1257. Po ju desht grues me burrë të gjall me gatue në drekë, në darsem
nuk mùnd të gatuej.

§.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në darsem, as nuk mùnd të qesë
ujë duervet, as raki, as me thye bukë, as me veshë e me iu afrue nuses.

§.1259. Me ardhë në shpi të prîndes në pasi bija e martueme e me dekë
aty n'at kohë, drekët do t’i bajë prîndja. Të prishunat e drekvet do t’i
bajë shpija e prîndës e jo e burrit.

§.1260. Po u dha ndo'i ndimë shpija e mikut, kjo xêhet nderë në kanû,
por jo detyrë.

§.1261. Me u çue prîndja e me bajtë trupin e dekun të së bîs së vet në
shpi të burrit, katundi e giobitë per at siellje shnjerzimi.

§.1262. Né, rrios pasët me sè me shti në dhé të bin e vet prîndja,
vllaznija e fisi do t’i apin uhà.

§.1263. Të prishunat e uhat e drekvet do të lahen në krye të mojit, 'si
të hîjë i dekuni në dhé, e nuk mund të shtyhen pertej.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit - Faqe 2 Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi