Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United

3 posters

Shko poshtë

Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Empty Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United

Mesazh nga Inamso87 Wed 7 Apr 2010 - 11:17

Bayerni në gjysmëfinale


Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë takuar në
Teatrin e Ëndrrave për të zhvilluar ndeshjen kthyese të çerekfinales së
Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e Djajve të Kuq me
rezultat 3-2, mirëpo ky rezultat i dërgon bavarezët në gjysmëfinale falë
një goli më shumë të shënuar në terren mysafir.
Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Rooney
Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultat 2-1
në favor të Bayernit, ndërsa ndeshja e të mërkurës mbrëma në Old
Trafford i takoi skuadrës vendase, e cila fitoi me rezultat 3-2,
megjithatë me rezultat të barabartë 4-4, në gjysmëfinale u kualifikua
skuadra gjermane.
Në gjysmën e parë, United shfaqi një lojë spektakolare duke shënuar
tre gola, megjithatë bavarezët arritën të shënonin golin e shpresës pa
përfunduar pjesa e parë.
Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Nani-350
Serinë e golave e hapi Darron Gibson, i cili në minutën e tretë
realizoi nga distanca.
Pak minuta më pas (7’), Luis Nani dyfishoi epërsinë me një gol të
bukur, pas një pasimi të Antonio Valencias.
Të njëjtët lojtarë u përfshinë edhe në golin e tretë të vendasve,
ndërsa sërish Nani në një mënyrë edhe më të bukur e mposhti portierin
Butt (41’).
Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Olic-350
Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Ivica Olic mposhti portierin Van
der Sar (43’) për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të
mundshëm të Bayern Munichut në gjysmëfinale.
Në minutën e 50-të, gjërat u vështirësuan për Manchesterin, pasi që
Rafael Da Silva u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas një
ndërhyrjeje në Franck Riberyn.
Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Rafael-350
Me epërsinë numerike në fushë, mysafirët shtuan presionin përpara
portës vendase duke kërkuar golin që i dërgonte në gjysmëfinale.
Dhe këtë e arritën në minutën e 74, kur pas një krosimi nga këndi,
Ribery e gjeti për mrekulli Arjen Robbenin, ndërsa ky i fundit në mënyrë
edhe më të mirë shënoi golin e dytë të Bayernit, i cili do të thoshte
se gjermanët luajnë në gjysmëfinale.
Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Robben350
Në gjysmëfinale, Bayerni do ta ketë kundërshtar Lyonin që eliminoi
skuadrën tjetër franceze, Bordeaux, me rezultat të përgjithshëm 3-2.
/Telegrafi/
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Empty Re: Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United

Mesazh nga Erisa Fri 9 Apr 2010 - 3:16

Shum suksese Bayern
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Empty Re: Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United

Mesazh nga Interesant Fri 9 Apr 2010 - 3:41

shpresoj qe Bajern te shkon ne finale me Barcelonen Very Happy
Interesant
Interesant
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1110
 <b>Piket</b> Piket : 1115
Regjistruar : 24/10/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Peja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United Empty Re: Bayerni në gjysmëfinale, eliminohet Manchester United

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi