Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film

Shko poshtë

Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film Empty Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film

Mesazh nga Vizitor Tue 6 Apr 2010 - 2:16



“Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film

Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film Ismail_Kadare-poetRomani “Pallati i
Ëndrrave” i Ismail Kadaresë është ndoshta romani më i bukur dhe shprehës i
shkrimtarit. I publikuar në vitin 1982, në kulm të izolimit të madh të
Shqipërisë dhe dhunës shtetërore, ky roman flet për një institucion të çuditshëm
të Perandorisë Osmane, Ministrinë e Ëndrrave.

Pothuajse askush nuk mbeti pa e kuptuar se një institucion i tillë gjendej në
Shqipërinë e viteve ’80 dhe quhej Sigurimi i Shtetit, një aparat prej mijëra
veshësh që dëgjonin gjithçka, por mbi të gjitha, përgjonin ëndrrat e shqiptarëve
për një jetesë normale. Kadare përfundoi në gjyqin e partisë për atë vepër dhe
shpëtoi për mrekulli.
Diktaturat kanë të njëjtat tipare, pavarësisht se në cilin cep të botës
ndodhen. Dje, një artiste iraniane, e cila jeton prej dekadash në SHBA, Shirin
Neshat, deklaroi se po punon për ta transformuar Pallatin e Ëndrrave në një
film.
“Jam shumë e interesuar për një roman të shkruar nga shqiptari Ismail Kadare,
të quajtur “Pallati i Ëndrrave”, do të jetë një film në anglisht se ka shumë
gjasa që do të filmohet në Evropën Lindore,” tha Neshat për Indiewire,
transmeton Starti.
Sipas artistes, romani mund të shërbejë si një alegori e lidhur me Iranin në
mënyrën se si mund të paraqesë përpjekjet e shtetit për kontrollin e mendjes dhe
imagjinatës së njerëzve, përfshirë edhe ëndrrat e tyre.
“Ndjej se ka mënyra për ta eksploruar absurditetin, fantaticizmin vicioz që
na kërcënon ne sot”, tha Neshat, duke shtuar: “Te Pallati i Ëndrrave shoh një
paralele të mrekullueshme në historinë e errët e komunizmit shqiptar dhe Iranit
pas revolucionit islamik.”
E lindur në vitin 1957, Neshat u largua nga Irani pas revolucionit islamik të
vitit 1978 dhe u kthye në Iran vetëm pas dymbëdhjetë vjetësh. Veprat e saj janë
ekspozuar gjerësisht në Evropë dhe SHBA. /Koha/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film Empty Re: Pallati i Ëndrrave”, tani edhe film

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 18:59

BESOJ SE DO JET FILM INTERESANT
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi