Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thenie filozofike

Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Thenie filozofike

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 17:50

Nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve

Disa mendjeve ju duhet falur origjinalitetI

Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

- Ai qe ka uri e kapercen si
ushqimin e mire ashtu edhe te keqin dhe nuk sheh asnje ndryshim. Keshtu
qe , artisti qe ka nje fare pretendimi, s`i shkon nder mend te ftoje
nje te uritur ne tavolinen e vet.

Ka vetem nje sekret per ta
drejtuar kete bote: ajo e te qenit te forte, sepse ne forcen nuk ka as
gabim e as iluzion; ajo eshte e verteta e nxjerre lakuriq.

Teoria e civilizimit te vertete nuk eshte ne gazin, as ne avullin e
as ne tavolinat rrotulluese. Ajo eshte ne zhdukjen e gjurmeve te
mekatit origjinal.

Te thuash qe njeriu eshte i perbere nga forca dhe dobesia, nga drita
dhe verberia, nga vogelsia dhe madheshtia, kjo nuk do te thote qe ti
besh procesin atij, por ta perkufizosh

Jeta eshte semundja me e keqe dhe vetem vdekja mund ta sheroje.
Vdekja, ky ilac i hidhur, por te pakten, i fundit, te cilin mund ta
blesh kudo e me nje cmim te lire.

Te gjithe e urrejne shiun, por ai te jep mundesine te ecesh me koke larte edhe kur e ke fytyren te mbushur me lote
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Thenie filozofike

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 19:27

Thënie të Famshme nga Jim Morrison:

Për Jetën dhe Veten.....

1. Kam lindur duke qare kur te gjithe qeshnin. Do te vdes duke qeshur kur te gjithe do qajne!

2. Bej qe jeta jote te jete nje enderr por mos lejo qe endrra te behet jeta jote!

3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua.

4. Dielli qe perendon te prek ne shpirt vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe nje dite.

5. Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.

6. Me mire te humbasesh nje çast te jetes sesa jeten ne nje çast.

7. Ne nuk jemi ata qe jemi por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.

8. Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te kete lufte.

9. Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund.

10. Te lindesh e pastaj te vdesesh. Ky eshte absurditeti i jetes. -



Për Vdekjen, Trishtimin dhe Hidhërimet e Dashurisë...

11. Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.

12.Te gjithe kerkojne nje mik, por asnje nuk provon te behet i tille.

13. Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.

14. Perse nuk na lejojne te dashurojme ...X vjeç kur mund te vdesim ne çdo moshe?!

15. Nuk ju kerkova une te me lindni, ndaj me lini te jetoj. -

16. Dikush pret shiun per te mos qare vetem. -

17. Buzeqesh gjithnje edhe pse buzeqeshja jote eshte e trishtuar, sepse me i trishtuar se nje buzeqeshje eshte trishtimi qe nuk buzeqesh kurre. -

18. Jeta eshte veç nje enderr ne rrugen e vdekjes

19. Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse, sepse ferrin e jetova ketu. -

20. Dashuria eshte gezimi i qenies 2, tmerri qe mbetesh 1, frika qe behesh 3. -

21. Nese juve ju mugon dikush ne bote, per mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL!

22. Mos qaj!!! Sepse ne bote ekziston gjithnje nje person qe jeton per buzeqeshjen tende. - Shume e vertete edhe per mua ne fakt dhe e di qe kam nje person te tille
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Re: Thenie filozofike

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 19:27

- Të kuptosh të vërtetën e diçkaje, është fillimi i të kuptuarit.
- Koha është sikur shpata, nëse nuk e pret, të prenë
- Nëna e të këqijave; pijet dehese, kur je i dehur bën çdo të keqe.
- Nuk është i lumtur ai qe ka, por i kënaquri me atë që ka.
- Njeri i mirë është ai që do për tjetrin atë që do për vete.
- Bujaria dëshmohet kur je nevojtar.
- Pasuria nuk i përket atij që e ka, por atij qe di ta gëzojë atë.
- Pasuria është si uji i kripur; sa më shumë pi, aq më shumë ke etje për të.
- Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
- Jeta është një libër i hapur, ku çdo ditë lexon një flete.
- Drurin e bren krimbi,njeriun hidhërimi.
- Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.
- Bukuria e shpirtit nuk vdes (bukuria nuk matet në trup)
- Turpi (marrja) është fortifikatë
- Mendja e pastërt në zemër të shëndosh.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Re: Thenie filozofike

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 19:27

Një nga principet me te larta te moralit te vërtetë shprehet ne respektin për dinjitetin njerzore te secilit prej nesh pa dallim , para se gjithash sepse ai është njeri dhe pastaj për dinjitetin e tij vetjak.
Bjellinski


Nëse te gjithë mendojnë për vetveten-atëherë është menduar për te gjithë.

Një optimist beson se kjo është bota dhe koha me e mirë për te jetuar. Një pesimist frigohet se kjo është e vërtetë.

Ec pas atyre qe e kërkojnë te vërtetën. Ik nga ata qe e kanë gjetur atë.

Gabimin me të madh qe mund ta besh ne këtë jetë është - friga qe mos të gabosh.

Nëse me te vërtetë deshiron te njohësh te vërtetën mbi vetveten dhe jetën, atëherë kohe pas kohe duhet te dyshosh ne gjithçka.
Rene Decartes


Njeriu nuk genjen kurrë me shumë se sa pas një gjuetie, gjatë luftës dhe para zgjedhjeve.

Otto von Bismarck


Ai/ajo qe gjatë te 20-ve nuk është i/e bukur, ne te 30-at nuk është i/e fortë, afër te 40-ve nuk është i/e mencur, ne te 50-at jo i/e pasur - nuk duhet te shpresoje me.

Martin Luther


Mbase do të besh marrezira, por beji me entuziazem.

Colette


Teori është kur njeriu din gjithçka por asgjë nuk funksionon. Praktike është kur gjithçka funksionon e kush s`e din përse.Të ne, teoria dhe praktika janë bashke - asgjë nuk funksionon e askush nuk e din përse.

Nëse gjërat mbrapsht te duken, shiko botën mbrapsht dhe gjërat i ke ne rregull.
I.B.

Nevojiten 3 sekonda të thuash: Të dua ty, 3 ore te sqarosh se c`deshe të thuash me ato fjale dhe e gjithë jeta te vertetosh ato 3 fjale.

Mbase i frigohem te ardhmes; por e ardhmja? kjo është edhe dita e neserme te cilës unë ne fakt i gezohem!
Kim Larsen.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Re: Thenie filozofike

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 19:27

Një njeri i cili s'ka jetuar ferrin e ndjenjave te pasionit te tij, nuk mund te thuhet se është sheruar ...
Carl Gustav Jung

Perpara se te veprosh, mendo se do të reagosh ndaj një konkluzioni, perfundimi i te cilit do të bjere direkt ose indirekt mbi gjurmet e koshiences tënde te imponuar nga kohezgjatja e tepruar e një logjike te shfrenuar.

Dy kundërshti:ëndrra dhe realiteti,jeta dhe vdekja.
Dy kalime:fjetja dhe zgjimi,vdekja dhe ngjallja.
Sokrati

Kush deshiron te mbroje te paverteten ka arsye te veproje i qete dhe me sjellje "njerëzore", por kush e di se e vërteta është ne anën e tij, duhet te veproje ashper, pa ndikim.

Mundet te genjesh disa nga njerëzitë përreth, gjithë kohës. Është e mundur, nganjeher, te genjesh the gjithë ata qe ke përreth. Po është e pa mundur ti genjesh te gjithë e gjithmon.
Abraham Lincoln

Kur ke eliminuar te pamundshmen. ajo qe ngelet, sado e pabesueshme te jetë, duhet te jet e vërteta.
arthur Conan Doyle

Asgje me e lehtë se genjimi i vetvetes ...
Çdo njeri enderon ...se ajo është e vërteta e tij.
Demosthenes

Kontrollimi i te arsyetuarit nga logjika e purifikuar e një shoqerie, është djepi i ngazellimit te njerezimit.

E pamundur ta kerkosh duke u menduar, e pamundur ta gjesh pa u menduar.

''Beso ne enderrat sepse brenda tyre qëndron fshehur dera e perjetesise.'' ~ Khalil Gibran

''Ato qe enderrojne gjatë ditës janë me ne dijeni te gjerave sesa ata qe enderrojne vetëm gjatë nates.'' ~ Edgar A.Poe


çdo njeri mund te mërzitet - kjo është e leht. Por qe te merzitesh me personin e duhur, ne gradën e duhur, ne kohën e duhur, për arsyet e duhura, dhe ne mënyrën e duhur - kjo nuk është e leht.
Aristoteli

Guximi nuk është mungesa e frikes, por vendimi se diçka tjetër është me e rëndësishme se frika.
(Ambrose Redmoon)

Mos shko ku te te nxjerre rruga. Shko andej ku nuk ka rrugë dhe ler pas një vazhde.
(Ralph Waldo Emerson)

Mos u perpiq te ndjekesh gjurmat e te diturve, por kërko çfare kerkuan ata.
(Matsuo Basho)

Jeta mund te kuptohet vetëm duke pare mbrapa, por mund te jetohet vetëm duke pare përpara.''
Soren Kierkegaard

Një i mençur flet atëherë, kur te gjithë ata qe flasin heshtin..
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Re: Thenie filozofike

Mesazh nga engjell a djall Sun 3 May 2009 - 2:54

Me mire te shohesh te ardhmen me otimizem dhe te gabosh, se sa te jesh pesimist e te kesh te drejte.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie filozofike Empty Re: Thenie filozofike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi