Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksander Moisiu

Shko poshtë

Aleksander Moisiu Empty Aleksander Moisiu

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 11:39

Sipas drejtorit të përgjithshëm të arkivës,
Shaban Sinanit, këto dy dokumente do të jenë referime
të mira në lidhje me atdheun e vërtetë të
Aleksandër Moisiut


Aleksander Moisiu Xaleksandermoisiu-firmaLeiserBerlin

Dritë e re për origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut


Belina Budini

TIRANË
– Në të gjallë të tij e kanë quajtur
“aktori pa atdhe” dhe “çifut”. Cvajgu,
në një portret kushtuar aktorit të famshëm, e njeh
si italian. Ende gjenden jetëshkrime për aktorin, që
kanë mospërputhje përsa i përket vendlindjes:
Trieste apo Durrës? Sado rastësore dhe
jodomethënëse që të jetë, vendi ku ai u lind
në vitin 1879, ishte Trieste, edhe pse në moshën 4-
vjeçare dhe deri sa mbushi 20 vjeç jetoi në
Durrës. As pasaporta shqiptare që kërkoi më
1933-shin dhe iu dha nga shteti shqiptar më 1934, nuk ka mjaftuar
për disa syresh që ta konsideronin Aleksandër Moisiun si
shqiptar, ndërkohë që ai vetë deklaronte se ishte i
tillë dhe zotëronte certifikatë shqiptare të
lëshuar nga Princ Vidi. Por, për herë të parë,
mësohet ekzistenca e një certifikate pagëzimi të
Aleksandër Moisiut e lëshuar nga zv.metropoliti i
Kavajës dhe që hedh një dritë të re në
faktet dhe dokumentet për origjinën e aktorit. Bëhet
fjalë për dy shkresa zyrtare të ruajtura në Arkivin
Qendror dhe që i referohen legalizimit të certifikatës
së pagëzimit të Aleksandër Moisiut.
Shkresat
zyrtare në lidhje me certifikatën e pagëzimit të
aktorit, i përkasin Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë që i drejtohej Ministrisë së
Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të
Jashtme. Datojnë në korrik të vitit 1938, kur aktori nuk
jetonte dhe janë nënshkruar nga kryetari i Kishës
Ortodokse Autoqefale, kryepeshkop i gjithë Shqipërisë
dhe nga ministri i Drejtësisë së Mbretërisë
Shqiptare. Që të dy këto dokumente përmendin
Metropolinë e Kavajës, e cila posedonte certifikatën e
pagëzimit të dramaturgut shqiptar Aleksandër Moisiu.
Kisha Ortodokse në shkresën e saj kërkon që kjo
certifikatë të legalizohet nga Ministria e
Drejtësisë dhe që prej andej t’i dërgohet
Ministrisë së Punëve të Jashtme, pikërisht
Drejtorisë Politike, që ia kishte kërkuar këtë
dokument Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Këtu duhet të ketë përfunduar udhëtimi i
certifikatës së pagëzimit të Aleksandër
Moisiut, që e “sjell” kësisoj atdheun e tij
sërish në Shqipëri dhe pikërisht në
vendlindjen e babait të tij, Moisi Moisiut, në Kavajë,
ku dokumentet konfirmojnë se është pagëzuar
Aleksandër Moisiu.
Më konkretisht, në letrën
zyrtare të Kishës Ortodokse shkruhet:
“Bashkëmbyllun kemi nderin me i dërgue Asaj P.T.
Ministrije një cetifikatë të së Hirshmes
Zavendësis Mitropolitane të Kavajës, që i
përket të ndjerit dramaturg shqiptar Aleksandër Moisi,
me lutje që, pasi të legalizohet edhe prej Asaj P.T.
Ministrije, t’i dërgohet P.T Ministrisë së
Punëve të Jashtme, Drejtorisë Politike, e cila na e ka
kërkue me anë të shkresës së saj NR: 279.XIV.
P.I. datë 16.07.1938. Me nderime të posaçme, Kryetar i
Kishës Orthodhokse Autoqefale Kryepiskop i gjithë
Shqipënis Kristofor”. Të njëjtën
shkresë, Ministria e Drejtësisë e ka marrë dhe
sigluar më 23 korrik 1938 dhe ia ka adresuar Ministrisë
së Jashtme. Më konkretisht, në letrën zyrtare
të Ministrisë së Drejtësisë thuhet:
“Në lidhje me t’atjeshmen nr. 2790/XIV, datë 16
të vazhduesit, bashkë me dublikatën e shkresës
nr541, datë 23, të Kryesisë së Kishës
Ortodokse Autoqefale, kemi nderin me Ju paraqitë një
çertifikatë pagëzimi të lëshueme prej Zav.
Metropolitit të Kavajës, simpas kërkimit t’asaj
P.T. Ministrije”.

Aleksander Moisiu Albaleksandermoisi--

Sipas
drejtorit të përgjithshëm të arkivës, Shaban
Sinanit, këto dy dokumente do të jenë referime të
mira në lidhje me atdheun e vërtetë të
Aleksandër Moisiut. Fakti që janë deshifruar kaq
vonë, ka të bëjë, sipas tij, me pamjen e
dokumenteve rutinë që ato kanë. “Dokumente të
tilla si cetifikatat e pagëzimit të lëshuara në ato
vite, pra në vitet tridhjetë nga Kisha Ortodokse e
Shqipërisë, janë dëshmi të qarta të
shtetësisë së personit të cilit i përkiste kjo
certifikatë, pasi një dokument i tillë lëshohej
në atdheun e të pagëzuarit”, - shpjegon Sinani.

DOKUMENT


Citim:

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipnis
Kryesia e Sinodhit të Shenjtë
Tiranë, më 23. 07. 1938


Citim:

P.T.
Ministrisë së Drejtësisë
Tiranë


Bashkëmbyllun
kemi nderin me i dërgue Asaj P.T. Ministrije një
çetifikatë të së Hirshmes Zavendësis
Mitropolitane të Kavajës, që i përket të
ndjerit dramaturg shqiptar Aleksandër Moisi, me lutje që,
pasi të legalizohet edhe prej Asaj P.T. Ministrije, t’i
dërgohet P.T Ministrisë së Punëve të Jashtme,
Drejtorisë Politike, e cila na e ka kërkue me anë
të shkresës së saj NR: 279.XIV. P.I. datë
16.07.1938.

Me nderime të posaçme

Kryetar i Kishës Orthodhokse Autoqefale Kryepiskop i gjithë Shqipënis
KRISTOFOR

Citim:

DOKUMENT

Mbretnia Shqiptare
Ministria e Drejtësisë

Tiranë, më 26 korrik 1938

P.T.
Ministrisë së Punëve të Jashtme
Tiranë


lidhje me t’atjeshmen nr. 2790/XIV, datë 16 të
vazhduesit, bashkë me dublikatën e shkresës nr. 541,
datë 23, të Kryesisë së Kishës Ortodokse
Autoqefale, kemi nderin me Ju paraqitë një
çertifikatë pagëzimi të lëshueme prej Zav.
Metropolitit të Kavajës, simpas kërkimit t’asaj
P.T. Ministrije.

MINISTRI (firma) Njohja
Moisiu, italian në portretin e Cvajgut


Stefan
Cvajg, gjahtar i personazheve më interesantë të
kohës së vet dhe kohëve para tij, skalitës i shquar
i portreteve njerëzore nga më të ndërlikuarit, ka
përvijuar edhe një portret lamtumire të aktorit
Aleksandër Moisiu. Megjithatë, edhe Cvajg e ka njohur
atë, gabimisht, për italian. Dhe duket se e ka njohur Moisiun
jo vetëm si aktor, por nga afër. “Zëri i tij ishte
më harmonik, më depërtues, më melodioz, më i
butë sesa zërat gjermanë, në të spikaste
një melodiozitet i ngrohtë, plot diell, të dukej sikur
ishte Juga ajo që e kishte sjellë në flatrat e saj, duke
kapërcyer male”. Cvajg shkruan më tej se shikimi
filozofik dhe thellësisht njerëzor i problemeve
njerëzore e interesonte shumë aktorin. “Kush ka patur
fatin e lumtur ta njihte nga afër, e di se gjëja që
bënte më me pasion Aleksandër Moisiu, ishin diskutimet
dhe debatet në temë filozofiko-morale. Debatet e nxehta
në këto tema më janë të paharruara. Ku jeni, o
net të gjata, kur rrinim tok me të, me mikun tim të
shpirtit, me më të shtrenjtin e miqve dhe ai merrte zjarr,
jepte e merrte si dinte ai për çështje të
filozofisë dhe të moralit... Kurse unë vetë do
të kujtoj edhe mbrëmjet e kaluara me të në rini,
çastet kur rrija me sy të mbyllur për të shijuar
dhe për të depërtuar sa më thellë në
muzikën mahnitëse të zërit të tij
magjepsës, që përsëri i hapja për të mos
lënë të më shpëtonte asnjë lëvizje e
tij; do t’i gjallëroj në kujtesë takimet pas
shfaqjeve, kur suleshim ta përqafonim kush e kush më i pari,
në mos, të paktën, t’i preknim pak
dorën...”.

Shtypi
Moisiu deklaronte: “Jam shqiptar”


një intervistë dhënë shtypit të huaj në
vitin 1917, Aleksandër Moisiu deklaronte: “Babai im rrjedh
nga një familje shqiptare, një pjesë e së
cilës ende edhe sot vazhdon të jetojë në
Shqipëri. Unë zotëroj një certifikatë qytetare
të lëshuar nga qeveria e përkohshme e Pinc Vidit”.

Atdheu
Lutjet për një pasaportë shqiptare



nëntor të vitit 1933, Aleksandër Moisiu i drejtohet
legatës shqiptare me një lutje për t’u pajisur me
pasaportë shqiptare. Kërkesën ia adresoi Ministrisë
së Jashtme. Në këtë letër shkruhej:
“Artisti i njohur prej gjaku dhe fisi shqiptar, zoti
Aleksandër Moisiu, iu drejtua sot kësaj konsullate me lutje
që t’i akordohet sa më parë shtetësia
shqiptare, bashkë me zonjën e tij, Johana Tervin Moisiun. Ky
artist i përmendur, që nuk ka mohuar kurrë
kombësinë shqiptare, dëshiron që t’i njihet
shtetësia shqiptare. Ai refuzoi të gjitha
shtetësitë e tjera dhe dëshiron të pranohet
vetëm si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij,
e dalë me kohë prej Kavaje”, (Dokument arkivor,
rezervat i legatës shqiptare në Vienë, 7 nëntor
1933).

Jetëshkrimi i Aleksandër Moisiut


Moisiu
ka lindur në Trieste më 2 prill 1879, me baba nga Kavaja dhe
nënë arbëreshe. Babai i tij, Moisi Moisiu, ishte
një tregtar dhe në vitin 1860 transferohet në Trieste,
ku njeh edhe gruan e tij të ardhshme, Amelia de Radën. Kur
Aleksandri mbushi 4 vjeç, familja e tij u rikthye në
Shqipëri.
Pasi kishte kaluar fëmijërinë e tij
në Durrës, në Trieste dhe në Graz, kur mbushi 20
vjeç, Aleksandër Moisiu u sistemua përfundimisht me
nënën e tij dhe dy motrat në Vienë. Me
përkrahjen e aktorit austriak Josef Kainz, pikërisht aty nisi
karriera e aktorit të ri që në vitet e mëvonshme
të shekullit XX do të shndërrohej në një nga
personazhet më të mëdha të skenës evropiane.

vonë Moisiu u transferua në Pragë dhe mandej në
Berlin, ku gjeti përkrahjen e Max Resinhard. Bëri një
turne shfaqjesh me trupën teatrale të Reinhardit dhe 100
trupa ndërkombëtare të tjera në vende të
ndryshme të Evropës dhe të Amerikës Jugore dhe
Veriore. Akoma i pakrahasueshëm me askënd tjetër mbetet
roli i Fedias në "Kufoma e gjallë", e Leon Tolstoit,
interpretuar 1 400 herë prej tij dhe i shikuar nga më
shumë se gjysmë milionë spektatorë në
botë. Moisiu ndoqi Ansamblin “Reinhard” në Rusi
në 1911-ën dhe u duartrokit shumë në Shën
Petërburg nga kritiku dhe dramaturgu Anatoliy Lunacharsky
(1875-1933) për interpretimin e Edipit. Duke u bërë
një aktor universal, repertori i tij i interpretimeve
përfshinte krijimtarinë e dramaturgjisë evropiane
që nga tragjedianët e lashtë të Greqisë e deri
te shkrimtarët modernë të shek XX. Ai ishte i pari
në Evropë që interpretoi karaktere nga Strindbergu,
Tolstoi, Çehovi, Pirandelo, Hofmanstali etj. Midis roleve
të tjerë, për të cilët Aleksandër Moisiu
mbahet mend në veçanti, janë Hamleti, Fausti, "Trupi i
gjallë" i Tolstoit dhe Dubedati në "Dilema e Doktorit"
të George Bernard Show. Megjithëse ishte kryesisht aktor
teatri, Aleksandër Moisiu u shfaq në 10 filma nga viti 1910
deri në vitin 1935, nga të cilët 7 filma pa zë dhe
3 me zë. Në vitin 1934, me kërkesë të tij,
autoritetet shqiptare të asaj kohe i dhanë atij
pasaportën shqiptare. Aleksandër Moisiu vdiq më 22 mars
të 1935-ës. Megjithëse u bë i famshëm në
të gjithë botën, ai nuk e harroi vendlindjen. Dhe
në fakt, në vitin 1934, pas një lutjeje drejtuar shtetit
shqiptar, kërkesa e tij për pasaportë shqiptare u
aprovua. Aleksandër Moisiu vdiq vetëm një vit më
vonë dhe varri i tij gjendet pranë liqenit të Luganos
në Zvicër.

Aktori
Fragment nga kujtimet e aktrimit të Aleksandër Moisiut
Ja
çfarë shkruante Aleksandër Moisiu në kujtimet e
tij: "Doni të dini sesi i interpretoj personazhet? Zhvishem
gjithmonë nga personaliteti im dhe vesh personalitetin e rolit
që interpretoj. Kur recitoj, nuk gënjej kurrë.
Personazhi që interpretoj merr frymë bashkë me mua.
Hamleti, Fedia, Poza dhe Dubedot, të gjithë bëjnë
për mua. Me ata jetoj, me ata kaloj kohën. Me ata qesh, me
ata qaj, me ata emocionohen dhe me ata vuaj. Kënga e tyre
është kënga e jetës sime”.

Aleksander Moisiu Pulle1960-birthdayAlexanderMoissi

Kanë thënë për Moisiun

"Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja",
nga Max Reinhard, reformator i skenës gjermane.

"Hamleti
është shkruar për Moisiun dhe Moisiu është
lindur për të interpretuar Hamletin dhe vetëm Hamletin,
vetëm ai",
nga Max Brod, shkrimtar dhe mik i ngushtë i Franc Kafkës.

"Zëri,
mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e
cila nuk ishte parë më parë asnjëherë në
skenën botërore të artit",
nga Franc Kafka, shkrimtar.

"Nëpërmjet interpretimit të rolit të Hamletit, Moisiu fitoi dashurinë e spektatorit francez",
nga Andre Antuan, reformist i teatrit francez.

K.
Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh
sa Moisiu, i përket të gjithë botës".

Aleksander Moisiu XAlexanderMoissi-Leiserberlin
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi