Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, 800 miliardë borxh Kinës

Shko poshtë

SHBA, 800 miliardë borxh Kinës Empty SHBA, 800 miliardë borxh Kinës

Mesazh nga Inamso87 Mon 15 Mar 2010 - 11:22

SHBA, 800 miliardë borxh Kinës



Tërhequr më 18 Shkurt 2010


SHBA, 800 miliardë borxh Kinës Box1,_18_shkurt_10-490x320Sipas gazetës
britanike “The Guardian”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina
aktualisht ndodhen brenda një përqafimi të çuditshëm ekonomik, marrë
parasysh faktin se borxhi i SHBA ndaj shtetit më të numërt botëror arrin
në 800 miliardë dollarë.

Gazeta londineze “The Guardian” konstaton se Kina është bërë një faktor i
rëndësishëm ekonomik në rrafshin global.

Kina fitimin e saj nga prodhimet e lira që i plason nëpër tregjet e
huaja e shfrytëzon për blerjen e letrave me vlerë, në shumë shtete të
zhvilluara botërore. Prioritet, natyrisht, kanë letrat shtetërore
amerikane me vlerë.
“Kina tani qëndron e ulur mbi një grumbull të tërë letrash me vlerë, një
gjë kjo shqetësuese, duke marrë parasysh deficitin e madh amerikan”,
shkruan “The Guardian”.

Gazeta gjithashtu thekson se, nga ana tjetër, Kina nuk mund të lirohet
brenda natës nga letrat e saj me vlerë, meqenëse kjo gjë do ta lëkundte
seriozisht stabilitetin e dollarit amerikan, gjë që, veç tjerash, do t’i
shkaktonte dëm të madh edhe vetë ekonomisë kineze.

“Nëse një banke ia keni borxh 100 dollarë, ky është problemi juaj, por
nëse i keni borxh 100 milionë euro, atëherë ky tashmë bëhet edhe problem
i saj. Ndërkaq, SHBA i kanë borxh Kinës plot 800 miliardë dollarë”,
thekson gazeta britanike.
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi