Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Film për UÇK-në në Hollywood

Shko poshtë

Film për UÇK-në në Hollywood Empty Film për UÇK-në në Hollywood

Mesazh nga Inamso87 Sun 14 Mar 2010 - 8:11

New York, 23 shkurt - Craig Jurisheviç është kirurg i specializuar për
zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe
rritur në Australi, ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat
më të rrezikshme të luftës.Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe
filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e
mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Puna në këtë spital shpejt bëri që Craig të
përfshihej emocionalisht në kauzën shqiptare dhe një ditë të bukur la
pas spitalin dhe iu bashkua Batalionit Atlantiku që hynte në Kosovë.
Craig mori pjesë në luftime në kuadrin e këtij formacioni të përbërë nga
shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej
oqeanit dhe të batalionit të 123-të të Malit të Pashtrikut.
Gjatë
periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar
luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së
që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të
kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.
Sot, më shumë se
dhjetë vite mbas kësaj aventure (Craig Juriseviç ka pasur edhe shumë të
tjera në Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu proshqiptar ka botuar
një libër me titull “Blood in My Hands” (Gjak në duart e mia) të botuar
në Australi. Libri është shkruar në bashkëpunim me Robert Hillman, një
autor i njohur biografish që në vitin 2005 fitoi Çmimin Kombëtar
Australian për Biografitë. Libri i tij “My Life as a Traitor” (Jeta imë
si tradhëtar) i shkruar bashkë me Zarah Ghahramani-n është botuar në
shumë vende të botës dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur “San
Francisco Chronicle”.
Libri “Blood in My Hands” që përshkruan
rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut
që vendosi t’i bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po
botohet në disa vende të botës. Faqja në internet e botimit të këtij
libri është: http://www.wilddingopress.com.au/
Historia
e përshkruar në libër është përdorur për një skenar filmi në Hollywood
që do të flasë për luftën në Kosovë. Filmi, siç bëri të ditur Craig,
gjatë një telefonate nga Australia me gazetën shqiptaro-amerikane
“Illyria” në New York do të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Kirurgu i
njohur tha për gazetën “Illyria” se rolin kryesor në film do ta luajë
aktori i njohur Sam Worthington (i cili është bërë i famshëm me rolet e
tij në filmat “Avatar”, “Clash of the Titans”, “Terminator Salvation”).
Craig
thotë se njoftimi për Sam Worthington nuk është bërë ende publik. Ai
thotë se pret që njoftimi të jepet javën e ardhshme. Ndërkohë, sipas
tij, Sam e ka lexuar librin dhe “e mbështet kauzën”. Kirurgu australian
që sot kryen operacionet e tij në një spital të njohur të Adelajdes tha
për gazetën “Illyria” se burime serbe dhe ruse po përgatisin një fushatë
propagandistike kundër filmit për ta penguar realizimin e tij. Për fat
të mirë, producentja që ka marrë përsipër financimin e filmit është Eva
Orner, fituese e çmimve Oscar dhe Emmy. Craig thotë se filmi do të jetë i
pari prodhim i kësaj përmase në Hollywood që do të përshkruajë tmerret e
luftës në Kosovë. “Me emra të till të mëdhej aktorësh dhe
producentësh”, thotë ai, “filmi do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e
botës në një nivel më të lartë për masakrat sebe.” (“Illyria” – New
York)
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi