Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkathtësia për të kontrolluar emocionet

Shko poshtë

Shkathtësia për të kontrolluar emocionet Empty Shkathtësia për të kontrolluar emocionet

Mesazh nga Geri Sat 13 Mar 2010 - 6:32

Shkathtësia për të kontrolluar emocionet
Vetëkontrolli i emocioneve ka qenë dhe është një nga luftërat më të
mëdha të njeriut me vetveten. Humbja e mendjes dhe drejtimi i qenies nga
emocionet
e furishme ka sjell jo pak herë rrjedhoja nga më shkatërrueset jo vetëm
për “shpërthyesin e emocioneve”, por edhe për njerëzit e tjerë. Dhe në
fakt
shumë herë vetëpërmbajtja është më e vështirë se mbajtja e të tjerëve.


Argumenti për vlerën e inteligjencës emocionale varet nga lidhshmëria
midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnë një mori
argumentesh dhe komponentë, që dëshmojnë se pikërisht qëndrimet
themelore etike varen prej shkathtësive emocionale. Ata të cilët janë të
varur nga
impulsi, atyre të cilëve iu mungon vetëkontrolli, vuajnë nga mungesa e
moralit: shkathtësia për ta kontrolluar impulsin paraqet bazën e
vullnetit dhe
karakterit. Ngjashëm me këtë, rrënjët e altruizmit janë në empati (në
shkathtësinë për t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston
ndjenja
për vuajtjet dhe dëshirat e tjetrit, atëherë nuk ekziston as brengosja.
Edhe pse ekzistojnë dy drejtime morale, pas të cilave koha jonë aq shumë
lakmon ato janë, më se të vërteta, vetëkontrolli dhe ngushëllimi.

Është vërejtur mënyra në të cilën faktet neurologjike e shprehin
talentin themelor për jetesën të quajtur inteligjencë emocionale: për
shembull, si të
mposhtet impulsi emocional; të dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; në
ç’mënyrë të harmonizohen marrëdhëniet reciproke personale etj. Një
model i
këtillë i zgjeruar i të kuptuarit “të jesh inteligjent” i vënë emocionet
në qendër të mjeshtërisë së të jetuarit. Disa dallime kryesore, të
cilat i
mundëson vetëkontrolli i emocioneve, në ç’mënyrë këto shkathtësi i
ruajnë miqësitë tona të vlershme apo edhe se si mungesa e tyre mund t’i
rrënojë; në
ç’mënyrë fuqia e tregut e cila rishtazi e formon jetën tonë punuese pa
presedan, si sukses pune e vënë inteligjencën emocionale; se si
emocionet
toksike e vënë në pyetje shëndetin tonë, e njëjtë sikurse pirja
konstante e duhanit, derisa emocionet e balancuara mund ta ruajnë
mirëqenien dhe
shëndetin tonë. Trashëgimia gjenetike e çdo njërit prej neve i ka
dhuruar disa pika kryesore emocionale, të cilat përcaktojnë
temperamentin tonë. Por
procesi psikik për të cilën po flitet është shumë i ndryshëm;
temperamenti nuk është fat. Gjithashtu, emocionet të cilat fëmijët i
mësojmë në shtëpi
dhe në shkollë i formulojmë si procese emocionale, duke na bërë të
përvojshëm apo të papërvojshëm mbi bazat e inteligjencës emocionale. Kjo
do të
thotë se fëmijëria dhe adoleshenca janë pika kritike, ku krijohen
shprehitë emocionale, të cilat do të na udhëheqin në jetë.

Llojet e rreziqeve, të cilat i presin ata të cilët në rrugën e pjekurisë
nuk mund ta mposhtin mbretërinë e emocioneve se si mungesa e
inteligjencës
emocionale e zgjeron fushën e rrezikut, prej depresionit dhe dhunës deri
tek çrregullimet në të ushqyer dhe përdorimit të drogës. Por edhe
vërteton se
në ç’mënyrë shkolla e porsaformuar i mëson fëmijët për shkathtësitë
emocionale dhe shoqërore të nevojshme për t’u çuar jeta në rrugë të
drejtë. Në
etikën e Nikomahut me hulumtimin filozofik aristotelian të virtytit,
karakterit, jetës së mirë, shtytja gjendet në harmonizimin e jetës
emocionale me
atë intelektuale. Epshet tona, nëse shfaqen drejt, posedojnë urtësinë;
udhëheqin me mendimet, vlerësimet dhe ekzistencën tonë. Por ato lehtë
mund të
shtrembërohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk
qëndron në emocione, por në rregullsinë e emocioneve dhe në shfaqjen e
tyre.

Përderisa si hap kah vetëdija dëgjojmë ndjenjat tona dhe mësojmë nga
ato, vetëkontrolli është kontrolli dhe udhëheqja me këto ndjenja kështu
që nga
këto të ketë më shumë të mira sesa dëm. Përmbajtja emocioneve krijon
anën racionale dhe kohën e qetësimit të ndjenjave kur është nevoja.
Gjithashtu
ajo ndihmon në veprimin me qëllim, e jo në mënyrë impulsive.

Ndërmerrja e përgjegjësive për reaksionet emocionale në jetë i rrit edhe
më shumë aftësitë e përmbajtjes emocionale. Kur ndieni se jeni të
paparashikuar, pranoni fuqinë personale, gjeni një mënyrë që të veprojë
si ndërprerës "emocional". Secilën situatë irrituese formësojeni në
"ushtrim
të zgjidhjes së problemit". Kur ballafaqoheni me situatën, e cila
shkakton reaksion të padëshiruar emocional, zvogëlojeni zemërimin tuaj
ashtu që do
të forcoheni në sjellje. Këtë formësojeni ashtu që sjellja të bëhet
problem e jo personi në fjalë . Ekziston dobi e madhe nga vetëdistancimi
i ndonjë
situate të pakëndshme dhe orientoni energjinë tuaj në ndonjë aktivitet
të ri. Kjo do t'ju ndihmojë që të ktheni perspektivën, të rrisni
koncentrimin
dhe të riorganizoheni.

Vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë, siç janë hapësirat që
rregullojnë vetëkontrollin në lobet frontale, sidomos i djathti. Kur
këto hapësira
dëmtohen, njerëzit bëhen të paaftë të kontrollojnë emocionet dhe
humbasin frerët pengues. Këto zona frontale janë edhe vatra e kujtesës
operative, një
regjistër mendor, ku mbajmë informacionet për kohën që na nevojitet për
kryerjen e një detyre. Kur kujtesa operative është shumë e angazhuar në
një
detyrë vetëkontrolli është më i vështirë dhe priremi më tepër ndaj
tundimeve, nga zemërimi e deri tek e ngrëna pa limit. Lobet frontale
maturohen
rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak
funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të
disiplinuar sa të
rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

Por vetëkontrolli fitohet mbi të gjitha që nga fëmijëria dhe zhvillohet
gjatë viteve të para të jetës. Por nuk është e thënë që vetëkontrolli të
jetë
i shpejtë apo i avashtë. Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga
faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim, faktorët e tjerë po
kaq të
rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes dhe mundësia për të parë
shpërblimin, por pavarësisht kushteve, disa fëmijë arrinin t’i
kontrollonin më
shumë impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga
trashëgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumë punë për të
bërë.

Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Një psikologe nga
Universiteti i Kentukit (SHBA) ka theksuar se personat më të rezervuar
kanë një rritje
provizore të frekuencës kardiake, pikërisht kur forca e tyre e vullnetit
është vënë në provë. Ky ndryshim i rrahjeve të zemrës tregon sforcon që
bën
zemra në tentativë për të injoruar atë që dëshirojmë, duke u përqendruar
kështu tek ajo që është më e mirë për ne
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi