Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fenomeni i prarashikimit

Shko poshtë

Fenomeni i prarashikimit Empty Fenomeni i prarashikimit

Mesazh nga Geri Tue 9 Mar 2010 - 6:05

Fenomeni i prarashikimit




Parashikimi ose parathënia e gjërave dhe
situatave ende pa ndodhur ato, është një kureshtje instiktive
psikologjike që ndërlidhet me vetë evoluimin e
qenjes njerëzore në përgjithësi, andaj, lirisht mund të konstatojmë se
ekzistimi i fenomenit të parathënies lidhet me njohurinë e ekzistimit të
vetë
njeriut. Historia njerëzore e të gjitha kohëve është përplot me fakte
mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme ta parashohin
ardhmërinë tonë,
si në hapsirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera
botërore.






▪️ Format e parathënies së ngjarjeve, varësisht prej kulturave dhe
civilizimeve, kanë qenë të ndryshme. Civilizimi i hershëm botëror SUMER,
i
cili ka ekzistuar që në mileniumin III para erës sonë, ishte njohës
shumë i mirë dhe tejet i përpiktë i matematikës dhe astrologjisë. Përmes
vrojtimit
të yjeve dhe lëvizjes së trupave të ndryshëm kozmikë, ata kanë qenë në
gjendje edhe t'i parathonin ngjarjet dhe ndodhitë e ndryshme. Dihet se
kalendari Sumer është kalendari më i vjetër botëror i përpiluar gjer më
tani në histori.
Nëse bredhim gjurmëve të vjetra të vrojtimit dhe të parashikimit të së
ardhmes, pa dyshim, është e pamundur të tejkalohet Lindja e Mesme dhe
Lindja e
Largët, gjegjësisht Babilonia. Këtu, edhe në atë kohë, kanë ekzistuar
shkollat e caktuara, ku me thelbësi është studiuar kjo shkathtësi.
Duke u afruar kronologjikisht më afër, vijmë gjer tek Greqia Antike.Të
gjithë filozofët e Greqisë Antike me një respekt të madh i janë
përkushtuar
shkathtësive vrojtuese për parathënien e ngjarjeve të ndryshme. Në këtë
kontekst, duhet përmendur: Platonin, Solonin, Pitagorën, Apollonien etj.
Parathënia e ngjarjeve, në Greqinë Antike, ishte shndërruar në shkencën
zyrtare si pjesë përbërse e religjionit të atëhershëm.
Njeri ndër të urtit më të mëdhenj dhe çudibërës të Greqisë Antike, pa
dyshim, ka qenë filozofi Pitagora. Bashkëkohësit e tij kanë regjistruar
se ai,
veç të tjerash, besonte në reinkarnimin dhe shpërnguljen e shpirtit.
është përfolur mjaft rasti, kur qartë e njeh shpirtin e shokut të tij të
vdekur
tek një qen. Për te, më tej, thuhej se ka pasur aftësi të
jashtëzakonshme në parathënien e ngjarjeve; ka mundur t'i ndalë dukuritë
natyrore, ka mundur
të komunikonte me shtazë, veçanërisht me gjarprinj të helmueshëm që
shëtisnin në trupin e tij pa ndonjë kafshim vdekjeprurës.
Aftësi të jashtëzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie. Për te
thuhej se ishte i aftë që për një sekondë të bartet nga një vend në
vendin
tjetër. Gjatë sundimit të mbretit romak Dominicianum, ka qenë i akuzuar
për magji dhe ishte i ftuar në gjyq. Mirëpo, gjatë gjykimit, papritmas
zhduket
nga kariga e të akuzuarve pa lënë asnjë gjurmë.
Parathënia e ardhmërisë përmes ëndrrave ka pasur përherë një rëndësi të
veçantë.është besuar se përmes ëndrrave Zoti komunikon me njerëz.
Kështu,
ekzistonin individë të caktuar të cilët kanë kryer shërbime profesionale
në këtë drejtim. Më së shumti shërbenin në oborret mbretërore. Me një
respekt
dhe konsideratë të caktuar, si të shpërblyer më së miri, ata kishin edhe
përgjegjësi të madhe. Nëse interpretuesi mbretëror i ëndrrave
rastësisht e
gabonte komentimin dhe ai për këtë merrte vendim të gabuar, shpeshëherë
paguhej me kokë.

Libri më i vjetër i përbërë nga tekstet e interpretimit të ëndrrave
buron nga Egjipti i Vjetër. është ky papirusi i famshëm "çester Biti", i
shkruar
kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftësi të jashtëzakonshme të komentimit
të ëndrrave përmenden edhe në librat e shenjët religjiozë. Në KUR'AN
është e
njohur Surja XII JUSUF, e cila e tëra me 111 ajete të saja i dedikohet
përshkrimit të pagabueshëm të parathënies së të ardhmes përmes ëndrrave
nga ana
e Haz.Jusufit. E njejta, sure sigurisht është bartiur nga Dhijata e
vjetër që ka trë bëj me Jozefin.
Vetë veprat religjioze, e veqanërisht këtu paraprin Bibla, në mes
trjerash, janë një "makineri parathënëse" e të ardhmes. Nëse ato lexohen
me
vëmendje, nga thebësia e tyre mund të xirren shumë segmete profetizuese
të së ardhmes.
Në këtë drejtim, nuk duhet haruar edhe parathënësit, të themi ashtu,
indirrekt, të cilët parathëniet e tyre i kanë konsideruar si frymëzim
letrar, dhe
në bazë të këtij frymëzimi, janë autorë të shumë veprave gjeniale të
letërsisë botërore. Në këtë kontekst, nuk mund ta anashkalojmë
shkrimtarin e madh
me famë botëror të zhanrit fantastiko-shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108
ideve të veta të përshkruara, 98 janë realizuar tërësisht si të sakta.
Po ashtu, të gjithëve na është e njohur tragjedia më e madhe detare në
historinë njerëzore e quajtur "TITANIK", që ngjau më 14 prill 1912.
Fundosjen e
kësaj anije gjigante dhe tejet të përsosur krenaria e anijendërtimtarisë
së atëhershme angleze, ka pasur shumë paralajmrime dhe parathënie nga
më të
ndryshmet, por nga të gjitha është interesante romani i botuar, katër
vite para kësaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson,
titulluar "Pa
shpresa ". Në këtë vepër letrare, fundosja e anijës në fjalë bëhet
pikërisht në muajin prill, gjatë udhëtimit plotësisht të njëjtë
tej-oqeanik, në
relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e
arritur më e madhe e anije-ndërtimtarisë botërore me gjasë minimale të
fundosjes. Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit
quhej "TITAN". Ngjarjet dhe dramat njerëzore të prezentuara në te, janë
plotësisht identike me deklaratat e mëvonshme të dëshmitarëve të gjallë
që e kanë përjetuar fundosjen e "TITANIK-ut". Edhe përshkrimi i anijes
kolosale, së bashku me dimensionet e saja, ka qenë gati identik me
"TITANIK-un" faktik, vetëm gabimi i vogël prej disa metrash, që mud t'i
falet
shkrimtarit.
Nuk ka koment!
Shembuj parathënës nga biografia e personaliteteve të çmuara historike,
duhet të ketë shumë. E mos të flasim për individë tjerë anonimë që
kishte dhe
ka çdo popull, shtet, regjion e deri një fshat më i vogël.
Edhe pse ka mjaft dëshmi të shkruara për shumë parathënie të realizuara,
shkenca bashkëkohore edhe më tej mbetet e shurdhër në këto fakte, duke i
konsideruar ato si koincidenca të rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe të
drejtë, sepse metodika e saj kërkimore në hulumtimin e fonemeneve
natyrore në
përgjithësi nuk përputhet me faktin se mund të ket pasojë pa ekzistuar
shkaku direkt i saj në atë moment.
Sido që të jetë, trysnia e madhe e realitetit për shumë parathënie të
realizuara, njohuria njerëzore nuk e ka kufizuar vetëm në shkencat
ekzistuese
ekzakte, por është zhvilluar edhe një disiplinë tjetër paralele e
quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze që me rezultatet e
saja
hulumtuese, ta luhasin bazën e shkencës së sotme bashkëkohore, duke
dëshmuar se, përveç ekzistimit të realitetit të caktuar hapësinor dhe
kohor,
ekziston edhe një mes-hapsirë e nivelit më të lartë hyjnor në të cilën
mund të hyjnë disa individë me prirje të caktuar dhe nga ajo të marrin
informata të shumta për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
Aftësinë e parathënieve të ngjarjeve dhe dukurive para se ato të
ndodhin, ose që kanë ndodhur më parë, parapsikologjia e sheh si një
dukuri komplekse
duke e kategorizuar në disa disiplina kërkimore:
Prekognacion: parathënie e drejtëpërdrejtë e ngjarjeve të kaluara, ku të
dhënat e arritura nuk mbështeten në të mbajturit mend të gjërave që
tregohen;
Premonicion - që ka të bëjë me parandjenjën e rrezikut që mund të ndodhë
së shpejti;
Profetizimi - që ka të bëjë me parathënien e ngjarjes së afërt që i
dedikohet një grupi më të madh njerzish;
"DEZHA VU"- parathënie e cila mbështetet në ndjenjën shumë të përhapur
"veç kam qenë këtu më parë", "veç e kam parë ate diku", edhe pse vendi
ose
personi takohet për herë të parë në jetë.
Shikuar nga ky kategorizim, do të vëreni se të gjitha parathëniet që
kanë të bëjnë me parashikimin e ngjarjes që i dedikohen një grupi të
madh
njerzish, quhen profetizim. Edhe pse, siç thamë, zyrtarisht e mohuar, në
kohën e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathëniet dhe
fenomenet tjera njerëzore me prejardhje jashtëshqisore, pranohen
publikisht si reale. Në këto rrethana të rikrijuara, shkenca jonë,
tërthorazi është e
detyruar t'i hapë dyert e veta dhe tua liberalizojë studimet dhe marrjen
me to, pa bërë si zakonisht zhurmë të madhe kritike.
Evropa e sotme materialiste, me disa ndryshime dhe adaptime, shumë forma
të teknikave parathënëse, i ka përvetsuar kryesisht nga Lindja dhe
civilizimet e lashta pagane, kuptohet, duke i përshtatur ato
mentalitetit të vet, të themi bashkëkohorë. Njera ndër format më të
përehapura
parathënëse, që tanimë është legalizuar edhe zyrtarisht, dhe e njeta
mund të haset në të gjitha revistat revijale dhe gazetat ditore, është
astrologjia, gjejgësisht, parathënie a ngjarjeve përmes yjeve dhe
shenjave të Zodijakut.(Horoskopi)
Nga horoskopi si teknikë parathënëse e fatit, kohën e fundit, nuk
përjashtohen edhe mënyrat tjera të parathënies, e që, dita më ditë
mbushin faqet e
gazetave dhe revistave tona. Bie fjala: parathënënia e fatit përmes
numeralogjisë, letrave të fatit, letrave tarot, etj.
Jemi skeptik apo jo, i besojmë ose jo, ne të gjithë së pari në këto
publikime, e lexojmë horoskopin, ose ndonjë formë tjetër parathënëse.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi