Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në mundesh prap' një përqafim

Shko poshtë

Në mundesh prap' një përqafim Empty Në mundesh prap' një përqafim

Mesazh nga Beso Bashllari Sat 6 Mar 2010 - 8:36

Me brengë e mall sa një det

Te vendi i takimit shkova përsëri
Ndërsa në krahun tënd burri yt po dehej
Mendova mos ndoshta, ndoshta kushedi
Në çastin e fundit mëndja po të kthehej

Dhe prita më shum' se herët e tjera
Prita mos hiqje vellon dhe... vije
Kaluan dimra, kaluan pranvera
Sa pritje, sa lot, ky mall dashurie

Dhe që andej dola me shkop në dorë
I plakur...i plakur njëqind vjet
Me flokët e bardhë, të bardha dëborë
Me brenge e mall sa nje det...
Beso Bashllari
Beso Bashllari
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 5
 <b>Piket</b> Piket : 7
Regjistruar : 03/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në mundesh prap' një përqafim Empty Re: Në mundesh prap' një përqafim

Mesazh nga Beso Bashllari Sun 7 Mar 2010 - 0:22

Të mendoj ty tani

Të mendoj ty tani, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe
Të takohesh me mua shtatëdhjet' vjeçarin plak
Hë të them , ti atëherë nuk deshe
Të putheshim një herë se do ikja larg

Të mendoj ty tani, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe
Të takohesh me mua shtatëdhjet' vjeçarin plak
Dy të rinj atje tej të dehur në epshe
Dhe ne duke pirë një kafe...me pak
Beso Bashllari
Beso Bashllari
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 5
 <b>Piket</b> Piket : 7
Regjistruar : 03/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi