Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI PER NENEN

5 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Sun 26 Apr 2009 - 5:24

First topic message reminder :

Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë


POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:01

M'pikuan lotet n'toke me rane
mos harro ate dite moj nane,
n'dite bajramit, n'dite gezimit,
mora rrugat e mergimit

Sot s'kam gezim as nuk kam gas,
se prej mallit s'mund te flas,
prandaj jam ule e po t'shkruej,
djali yt prej theut t'huaj.

Te tregoj nene pernjimend,
asgje s'asht si n'vendin tem,
qyshe kam ardhe ketu mallkoj vehten,
merzia po m'shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fshehte,
ketu qielli eshte i errte,
as dielli nuk jep ndricim,
s'asht si dielli i vendit tim.

Ketu luleve s'u vjen ere,
ketu s'ka vjeshte, as s'ka pranvere
ka vec dimen e vape te shkrete
mos me mujte nji nate me fjete

Ktu s'ka qefe vec pune a gjume,
pamiresi me shume zullum,
ketu jane njerzezit si bagetia,
nga nje jave nuk shkojne te shpia

Tash nene shume nuk po te shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa here te duesh me m'kujtue
puthe dheun qe m'ka rrite mue.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:04

Mendova per gjerat qe une mund te flas
Se ndryshe do flisja më kot me tallaz

Mendova per detin,te fshehtat e tij
Dhe une qe jam zhytes shume gjera nuk di

Mendova per peshqit me njgjyra shume
Bukuria e tyre me deh dhe ne gjume

Mendova per liqenet,lumenjte e gjate
Per detin e thelle dhe malet e larte

Mendova per henen simbol bukurie
Ne syte e te rinjve eshte fjal dashurie

Mendova per yjet qe ndrisin shkendi
Mahnitem gjithmon me te tille bukuri

Mendova per te gjitha dukurit natyrore
Qe rrisin kureshtiet e mia rinore

Mendova per njeriun dhe veset e ti
Qe sjellja e jone ndikon ne shoqeri

Mendova per zenkat qe asgje nuk fitojme
Perse pra shpirtin me kot e mundojme?

Mendova per jeten dhe vuajtjet qe ka
Kuptimin e jetes kush valle e tha?

Mendova per jetimin qe vuan pa faj
Ty lutes te jam ne gjite ma mbaj

Mendova per gezimet qe jeta dhuron
Por kjo qenka nje enderr qe shpejt mbaron

Mendova per Nenen ashtu si dhe Babane
Qe vuajn per mua dhe per tim Vellane

Mendova per miken qe mbajme ne gji
Pa te se qfare do benim aspak nuk e di

Mendova per vjershen qe une po tregoj
Se erdhi koha qe ketu ta mbaroj

Mendova per ju o krijesa perendie
Shkoni ne paqe dhe me pune dashurie

Mendova per mendimet qe une kam
Se ndoshta por ju-o te bukura jan
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:04

Me ler te ti puth duart
qe jane rrudhur,
si kodrat e ketyre aneve,
ato duar,qe dikur
buke u dhane ushtarëve.

Dhe te ve koken,
ne preherin tend,
te me tregosh si dikur perralla,
nga ato qe s'gjenden ne asnje vend,
dhe te ma kete ziline gjithe mehalla.

gjumi te me munde,
ne ritmin e ninullave
qe ti kendon per mua,
te me lemosh ballin,
aty ku fati im u shkrua.

te me mbulosh pastaj,
kur te zbulohem naten,
kur te kollitem...
te shqetesohesh kur me humb,
se mos ujrave mbytem.

me ler te ta puth ballin,
ate te rrudhurin,
mbushur me brazda hallesh,
mua te paudhin,
te perkedhelurin tend
djegur mallesh.

kam malli per ty ketu ne shpirt,
qe ushtaon
si mijera zera tellallesh...
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:04

Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha i lumtur, zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha i lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:05

Ju jeni nena te te gjithe dijetareve gjeni,
po ashtu pa pritur fare gje po sherbeni.

Me meshiren tuaj, s'mund te behesh rival,
te gjithe sherbimin e femijeve po e beni fale.

Por po perballoheni me te kunderten e saj,
po ju ndeshkojne djemte tuaj pa faj.

Ka merituar te gezohet por vajton dhe qan,
djali e hedh ne vetmi e buken thate po e ha.

O nena fisnike, ke hasur ne ato qe s'i ke pritur,
qe do te perballohesh me to, fare nuk e ke ditur.

Djali fatkeq e nxorri nenen ne vendbanim azili,
o nene, ti ne fakt kete arshmeri e pritje me zili.

Nena e pafat qe me shpirtin e saj i rriti djemte,
nuk priste kete dite qe ate ta lene vete.

Kur e pyesin djalin, nenen duke e pasur ne dore,
si e nxorre, mos harro kurre se ke per ta korre.

Nena duke qare me vaj, djali po kercen si hor,
nje dite ate e pyesin, nenen perse e nxore me zor.

Prinderit u perballuan me djemte fare pa bese,
kurse nena e mjere vraponte me shpinen plot ngarkese.

A e pritshe ti kete kur e perkundje ne djep,
qe tani te ndihesh rende edhe kur rri ne nje cep.

O nena ime fisnike qe je heroine e meshires,
shpresen mos e humb se eshte nje Meshireberes.

Ju prinderit jeni perpjekur pa pritur pagese,
All-llahu ju paguan me xhennnet-ul firdeuse.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:08

Nenes

E mora letren, e dashur nene
Ku shpirti yt buron dashuri
Fjalet e embla te zemres tende
Si thesar i palosa, i vura ne gji

E di nene, malli te ka marre, se djale me ke
Shuaje mallin kur te takosh moshataret e mi, ne atdhe
Jepu nga nje puthje malli
Le te çuditen ata me dashurine e nje nene
Gjysma e puthjes nga balli i tyre
Do te te fluturaje, tek une, ne mergim
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:09

Nëna ime.....

Më mungon një natë pranë zjarrit
me ty nënë të bisedoj,
të më vesh dorën mbi ballë
e gjithë brengat ti harroj.

Të të them se ç'kam në zemër
ç'më gëzon e ç'më mundon,
e të flasë yti vështrim
në jam drejt a bëj gabim.

Pastaj të dëgjoj këshillat,
pa ndërprerje,zemërim,
dhe kur dita të agojë
të të ndiej tek pëshpërin:
"fli, fli i qetë biri im"

Do të fle me buzë në gaz
pa makthe, shqetësime
se e di që aty pranë
rri më sheh , NËNA IME
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:09

A kam vallë unë një nënë?

A kam vallë unë një nënë
që të më dojë me të vërtetë?
A kam vallë unë një nënë
që të më dojë në këtë jetë?

A kam vallë unë një nënë
që të më dojë mua?
A kam vallë unë një nënë
që të më thotë, ''shpirt të dua''?

A kam vallë unë një nënë
që të rri pranë saj?
A kam vallë uë një nënë
që pranë zemrës të më mbajë?
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:09

Nënë dua të të kem pranë
Ç'është ky mur Berlini që po na ndan
Pse s'na lë të përqafohemi si gjithmonë
nga njëra-tjetra, pse na largon

Oh, nënë të lutem afrohu tek unë
se të dua me të vërtetë shumë
je gjëja me e shtrenjtë që kam në botë
por me ty nuk po takohem dot

Nënë të lutem mos u largo pa më takuar
pse mos të jemi përjetë të përqafuar
ej ku shkon, nënë më prit
nënë, nënë, të lutem mos ik.

Oh nënë të lutem eja përsëri
mendo për mua se jam ende fëmi
nënë, të lutem mos më ler
të hedhur, të braktisur, të mjerë

Nënë, eja përsëri me diellin
eja dhe pastroje qiellin
jo vetëm atë por dhe zemrën time
mos e ler keshtu, të zhytur në mendime.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:10

Ku je moj nënë,
qindra kilometra larg nga unë
Ku je moj nëna ime,
se të dua shumë

Ku është dora jote e ngrohtë
Që më përkëdhelte pa pushim
Ku janë sytë e ty të bukur
Që zemrën ma mbushin plot Gëzim
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:11

tere jeten
me e u mundu...
Hakut nënës
nuk mundemi
me iu ofru!

Në jetë
kam mësuar shumë...
Të falem nënë
që më don
dhe më ke uruar pafund...

Me asgjë
s'mund t'krahasoj!
Me asgjë
s'mund zëvendësoj!
Gjitha t'mirat i kam,
por pa pranin tënde
asgjë për mua vlerë nuk kanë!

Çfarëdo që
kam përjetu...
Të falem nënë
që më ke eduku.

Kur lodhem…
Kur mundohem të ç'lodhem…
Pos prehërit tënd
askund s'mund t'prehem!

Çdo gjë kisha dhanë,
për ledhatimin tënd tani...
Më mungon shumë
zemra të ndjen pafund...

Asgjë në jetë
më shumë nuk du,
se fëmijët e mi
me i eduku si ti mu.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:11

me mungon

Nena ime e Dashur
ti mua me mungon
dhe do te me mungojsh
Nene ti për gjithmon.

Me mungojn mendimet e tua
fjalet e embla qe mi ke then
me mungon koha me ty
qe se bashku e kaluam.

Me mungojn momentet
kur ishim se bashku me ty
me mungojn buzeqeshjet
qe se bashku i pata me ty.

Ne qell kur shikoj
me shkelqejn keto Yje
se për ty Nene
kom ra ne mendime

Mirpo nga njeher
po rri dhe mendoj
Nena ime e Dashur
Ty kurr nuk te harroj
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:13

po kalojn ditet po kalojn dhe muajt
por lotet e mi akoma moj nen nuk me jan larguar
me ka marr malli moj nen te te perqafoj
me ka marr malli zerin tend te degjoj
me mungon shum por askujt nuk i tregoj
keto fjal me thoje dhe un me lot po i kujtoj
me bere shum dhurata
me le mjaft kujtime
por me e bukra qe
kur te degjoja zerin moj nena ime

me pyesin shum veta si esht jeta pa nen
mund tju jap nji kuptim vetem
qe jeta pa nen esht si nata pa hen
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 7:13

Diku ne nje qoshke te harruar
Me duart drejt botes shtrire
Rron nje nene shpirtderrmuar
Duke qare per te bijen

Perse qan nene e palumtur
Ti qe shtigjesh ne nje jete
Gjete endrren e humbur
Edhe me ne fund u trete

Porsi yll qe s'kthehet me
Neper qiellin e kujtimit
Porsi diell qe le
Plagen e perendimit

Mos qaj nene kete radhe
Dhe pse jeta do te na ndaje
Do ta shuajme me mall
Gjithe bukurine e saj
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Jun 2009 - 5:04

Nene.!
Mos braktis te vetmen bije,

mos i shkrumo zemren,
Mos ja verbo syt,
mos e le pa emer.!

Mos nene mos me le te vetme,
se pa ty fjalet skan vlere,
Bota ska rendesi,jeta eshte e zymt
Nene pa ty,mos me le Nene ne rini..!


Edituar për herë të fundit nga Engjellushja në Sun 7 Nov 2010 - 22:31, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Jun 2009 - 5:04

Nene,malli per ty po me mbyt
Nga lotet,nuk po me teren syte

Nga zemra,nuk me hiqet dhimbja
Pa ty nene po me kaplon frika.!

Pse nene u desht te ikje
Pse u desht endrrat te mi fikesh?
Oj nene pa ty nuk kalohet jeta
Pa ledhatimet tua,nuk ka vlere jeta.!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Jun 2009 - 5:04

Nene
Me mungon,buzqeshja jote

Me mungon,fjala jote keshilluse.
Me mungon,ledhatimi yt .
Me mungon,dora jote e bute.
Me mungon te me flasesh embel.
Me mungon edhe te me bertasesh!
Me mungon dashurija jote!
Nene ti je krijesa me e embel e kesaj bote..!


Edituar për herë të fundit nga Engjellushja në Sun 7 Nov 2010 - 22:30, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Jun 2009 - 5:04

O nene
Sa e sa dhimbje, po mbaj ne gjoks

Sa e sa fjale ,me mbeten pa ti then
Sa perqafime u ndan ne gjysme,
Sa endrra mbeten pa i realizu?!
Ah nene malli,per ty po me djeg mua.
Gjthcka u nda ne gjysme,perveq dhimbjes!
Gjithqka mori fund,perveq loteve!
Ah nene te kerkoj por ste gjej askund.!


Edituar për herë të fundit nga Engjellushja në Sun 7 Nov 2010 - 22:29, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga MitrovicA Sun 7 Jun 2009 - 8:50

Te lumt Voglushe(GJAKOVARE) shum me pelqyh poezit e tua
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Fri 1 Jan 2010 - 0:59

SHUME KERKOVA MOJ NE KTE BOTE
SHUME U LODHA MOJ POR ME KOT
PA NENE...
ÇOJU TI NGA VARRI SOT MOJ NENE

DO VIJ SONTE MOJ ME KITARE
DO HAP VARRIN MOJ DO TE QAJ
O MOJ NENE...
ÇOJU TI NGA VARRI SOT MOJ NENE

S'KAM ÇE DUA MOJ PASURINE
KUR NENA ME LA JETIM
ÇME BERE MOJ NENE...
ÇOJU TI NGA VARRI SOT MOJ NENE

ME MIRE TE NGELESHA PA SY
SESA PA NENE...
ME PATERICA TE HIQESHA ZVARRE
VEÇ NENEN TA KISHA GJALLE

O NENE, O NENE....O NENA IME
SA SHPEJT...
U TRETE TI N'ATE VARR TE ZI

NUK DUA TE JETOJ ME
JO NUK DUA TE KEM ASGJE
VEC NENEN...
ÇOJU TI NGA VARRI SOT MOJ NENE
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Beso Bashllari Sat 6 Mar 2010 - 8:43

Dot su ç'malla

Një jet' të tër' ndënja me nënën
Kurrë su ndava
Një jet' të tër' më priste malli
E dot su ç'malla

Edhe sa her' më shkuli veshin
Kurrë nuk qava
Një jet' të tër' i putha dorën
E dot su ç'malla

Edhe në gjum' ja ndjeja dorën përmbi ball'
Timen e kish të gjith' botën si në përrall'
Kur kisha hall a kisha ndonjë breng' në shpirt
Buzëqeshje e saj si një mëngjes çelte një drit'
Buzëqeshje e saj më ndjek nga pas mua dhe sot
Një jet' të tër' ndënja me nënën su ç'malla dot
Beso Bashllari
Beso Bashllari
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 5
 <b>Piket</b> Piket : 7
Regjistruar : 03/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Tue 31 Aug 2010 - 22:45

E shtrenjeta ime!
Sot eshte ditelindja jote
Festo e shtrenjeta ime
Vetem sot harroj hallet
Vetem sot,mos mendo te tjeret

Nene e dashur,e shtrenjeta ime
Te lutem nje here mendo per veten
E di se zemra jote kurr nuk u qetesua
Gjithenje loti te shoqeroj..!

Te dua oj nene,gjithnje te mendoj
Te uroj ditelindjen dhe shume shendet
Paq qetesi ne zemre,e lumturi ne jete
E shtrenjta ime gezuar qofsh e lumtur gjithnje.! POEZI PER NENEN - Faqe 3 547980 POEZI PER NENEN - Faqe 3 547980
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Sep 2010 - 3:14

Nene moj..!
Fol nje here me mua
Ngrite koken,ma qaj hallin
Mos me rri me vaj ne buze
Te lutem nene moj,mos qaj me..!

Nene moj,mos qaj per djalin
O e shtrenjeta ime,mos u deshpero
Ai gjithnje eshte me ne,edhe pse larg qendron
Nene moj mos u merzit,te lutem nje here te qeshin syt.


Nene me dhemb zemra kur te shohe keshtu
Mos qaj me se po merzitem shume,
Te lutem qendor e fort,ashtu siq ishe gjithnje
Mbaje koken lart,se ti e pathyeshme je..!

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga engjell a djall Sun 7 Nov 2010 - 9:01

LOTIT TË NËNËS

Po ti mos derdh lotë moj nëna ime
pse rrugën e mora kokë ulur
S'jam e vetme në rrugën e gjatë
dhe malli që na ndan, s'ka për të humbur.

Fshije lotin nga syri moj nënë
se unë udhës kam dy yjet pranë
Njëri më ndriçon afër zemrës sime
Tjetri më ngroh shpirtin kur për ty kam mallë...

Po unë të kam thënë moj nëna ime
nuk të dua të trishtuar aspak
Kur këmbana e mallit të trokasë zemrën
dergomë mijëra puthje që nga larg...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga engjell a djall Sat 13 Nov 2010 - 5:17

Eci rrugeve si i humbur,ze mer thyer ,jo i lumtur .Me djeg malli per vendlindjen me djeg malli per nenen time,qe e lash me duar ne gji tu i rrjell loti ,si femi, fjala e fundit rruga e mbare mos me harro se kam djale,te kam djal e me ke nene,te qofte hallall gjiri qe ta kam dhene,te... qofte hallall o biri ime .ty tka nena te vetmin trim .Me perqafo edhe nje here meta vetem edhe e mjere,ne at cast u largova ne vent te humbur une mbarova.i pa njohur per cdo njeri ,i pa jete ,pa ardhmeri,ulem ne sofer per te ngrene ,me merr malli me te thirr nene.pikon loti pa u ndale nuk harroj me ke djal,shahet buka ,skalon dita ,kur te lashe nuk e dita ah sa shum u merzita ,u merzita per te pare nuk harroj te kam nene,kalojne muaj kalojn vite nena ime ,si me prite,dasht zoti te gjej gjalle e ta shuaj kete malle.Te takoj edhe nje here te percafoj si atehere
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI PER NENEN - Faqe 3 Empty Re: POEZI PER NENEN

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi