Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALI PODRiMJA

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:05

ALI PODRiMJA

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë
vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si
përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme
shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë
kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes
një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht
me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft
të lartë ndjeshmërie.

Ali Podrimja (1942)
lindi dhe u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe
letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe
jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin
shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet
pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë
në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët
në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të
egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq
për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më
dramatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe
shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur
dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto
kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte
mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur
dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte
më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së
serbe. Poeti i përfshirë në këtë
përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë,
të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi
synimin e pushtuesit:

Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...

Vargjet
janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të
cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte
gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi
përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas
vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve
(1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj.,
deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982),
që shënoi një kthesë në poezinë
bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të
vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari,
Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në
prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për
një poet themi se nuk është konvencional, pra
është modern, këtë duhet ta kuptojmë
kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa
rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga
përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë
së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera
krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi
metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona
më të errëta apo më të fshehta të
natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur
përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë
ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të
parë mesazhin dhe në plan të dytë atë
pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes
ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të
kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes,
janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe
duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të
kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë,
sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë
shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë
përvojat, nga të cilat do të nisin ata të
krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e
përkthyer në shumë gjuhë të huaja,
është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye
se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm
përmes koloritit të veçantë, përmesbotës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar,
të ndryshëm nga të tjerët.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:08

Emrin e ka dashuri

Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kujtjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:08

Hija e Tokës



Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi.
gjithë natën e lume kallur janë

me sytë e mi të përgjakur
Ara e misrit është herrur
Plepi ka rënë
Dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar etjen
Deri sa vdekja pikon

- O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

Medet, na i dogj krejt
Fushat e bukës
Dhe livadhet tona
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:08

Metafora e Jetës Sime


nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fiala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:08

Ti dhe Uji

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:09

KËSHTU KISHJA PËR TË SHKRUAR



Nuk më pëlqejnë njerëzit -
që ia kanë dronë lules e femrës
se ato nuk janë për droje po për erë e dashuri
gjithçka lexohet në petale e në sy!

As nuk merret erë gjithkund as dashurohet gjithkush
duhet ta kuptosh se fshehet helmi i dikujt në çdo lule
në çdo dashuri. Pra shikoje lulen sikur të ishte jotja
edhe dashurinë sikur të ishe ti

Mos prek as në lulen kur petalet ia shkundi stuhia
e duket erë puhizë!
As femrën që shtiret dhelpër me lëkurë qengji!
Provoje vetveten, po hetoje frymën e fundit!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:09

Ardhesi.

Dikush trenisht nget ta shkimbe shkendijen e ballit tim
dhe syte e tu.
Dikush trenisht m'i kall rrembat e trupit
e nje nga nje mi vret zogjt.
Dikush prej agimit n'agim, prej munzgut ne muzg
veten kaperdine buze nje uji te madh.
une e une ende emrin s'ia mesova nje dite me
bubullime hyre ne kullen time
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:09

LUM LUMI

A thua eshte dita jote e fundit ne spital
do t'i biem deri ne fund a thua
edhe kesaj dite te lodhur ne oren e familjes.

Nuk te kam share as nuk te kam rene kurre
vetem te kam thene;Ai ne hapsi atje larg jam Une.

Ne jete, ne art vrasesit me te medhenj jane frikacaket.
mjeshteria e tyre; gjuajtja ne gabime, dhelperia.

Ti meso te duash vogelush. Ti meso te ecesh me kembet e tua
mbi te keqen mbi te miren, mendo me koken tende
kurre mos peshtyj ne dashuri, as ne pleh;
Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; te dish te celesh deren e shtepise
ne cdo kohe,
te dish te thuash fjalen kur duhet thene.
Urrejtja eshte me e rende se vrasja.

Me dite me shikon nga krevati i vjeter;spitali teper i vogel
per dhimbjet e tua
per shtate plaget e tua
per ditet, per netet e tua plot klithje.

spitali teper i vogel
i vogel teper spitali
nen te Danubi i thelle e i kalter.
A thua tere jeten do te na vije era jod
semundje , murtaje
do peshtyjme gjak e vrer,
a thua tere jeten t'i dezifektojme plackat, enderrat, fjalet.
A thua edhe kete dite do ta kalojme ne spital.
Te shikoj; ne syrin tend flaka, etja, qielli,
ne syrin tend asnje dredhi, asnje mllef
pastertia e syrit tend me ka perbire te terin.
Ne fund te syrit tend
hap fatin tim te kobshem.
Ai nuk jam Une
Ai nuk je TI
Kush jam, kush je?
Syri yt mbyllet, dhe frengjia ne Kulle.
Poezia me e bukur ende s'eshte shkruar
as do te shkruhet
perderisa zhytesit ende jetojne
Vogelushi im, thellesia mashtron, vetem largon nga e verteta
dhe cdo fund eshte tragjik.
Po c'ka aty poshte ne materie
Miu i Bardhe, antimateria.

Do te vije koha kur do te me hapesh si nje liber
te vjeter psalmesh
kur do te mesoj te ecesh neper pluhurin tim
por koha ecen shpesh here ne shpine te breshkes.

A thua na u sosen fjalet, kenget,
na mundi enderra, udha,
a thua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe.

Ti je me i madh, vogelush, me i forte se ky spital
per inat kete dite ta sosim deri ne fund.
Lum Lumi.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:10

Nuk kam bere kurregje per Lumin

E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere
kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s'ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s'e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepite rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c'sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete
ne bixhoz asgje nuk ka lene
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:10

NJË NATË NGA NETET PA GJUMË


Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:11

(Mëngjesi)

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Kaltria jote
botën
zgjoi.

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Êndrra jote
dritaret e jetës
m`i hapi.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:11

Je si shpirti im

E pakufi je
si shpirti im,e pakufi-

e unë pash e m`pash
mundohem të të bi,

në grykë të shkëmbit
t`gurrëzohem,

në pishnaje të malit
të bëhem syri yt...

E pakufi je,e pakufi
si ime frymë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:11

Në udhëtim

Në buzë tua
sa herë vdiqa
prej mallit-

ti u betove
në kokë time
dhe zot tjetër s`njohe...

Nxora sy
maje kodre
kur zë më lëshove

e në udhëtim
të zbulova oj-
herë t`urtë,herë t`sertë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:11

Dua të jem

Nganjëherë dua të jem lumë-
të rrjedh nëpër damarët e tu,

gemb ëndrre dua të jem nganjëherë-
dita e nata jonë të pushojnë n`mua,

nganjëherë dua të jem ti oj-
heshtjet e shirat e kohërave t`i ndiej,

dua të jem atje nganjëherë-
ujërat e tua deri n`pikë t`i pi.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:12

Unë do të dua

Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.

Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.

Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrë-

unë do të dua...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:12

LOJA ME VDEKJEN


Nuk di sa vjet u bënë
por unë u mësova më në fund
edhe me minj e gjarpërinj e engjuj

Bi e cohem
me nga një therrë të re
në këmbë të majtë

E rreth qafës sime të hollë
vazhdon të trashet
vezullima e tmerrshme e Thikës

Nuk më mashtrojnë më
as fjalët e urithit dhëmbëkali
në vesh që m`i pëshpërit

E shoh
Mall e kam
edhe këmishën e arnuar të Nënës

Tani për tani vetëm e di
se jetoj në mënyrë krejtësisht normale
dhe me vdekjen luaj si me kokë maceje


NÊ MESNATÊ

"Në dritare ra një zog i zi
e më tha: Mos shko!Të pret Djalli!"
(Fragment i harruar nga Stina e Armëve)


Në orën dymbëdhjetë në mesnatë
në gjunj do të biesh
të fshijsh në Pasqyrë
Pikën e Zezë

Dhe në mes xhenazeve
nuk do ta pranosh kurrë
se gjakun ta kanë pirë
me pambuk njerëzit e akullit

Në orën dymbëdhjetë në mesnstë
Po nuk këndove
do të celë zogj
Qyqja

Dhe Hënën do të kërkojnë
në fund të Pusit hienat
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:13

UJE I MADH VJEN

Thuajmë dicka miku im
Thuajmë se prapë
do të shoh Lumin p.sh
me një trëndafil në dorë

Thuajmë miku im
se do të kemi gjithcka
dhe Lirinë do ta lidhim fort
për rrënjë rrapi

Thuajmë miku im
qershitë janë sytë
e fëmijëve tanë
të helmuar

Thuajmë miku im
na polli kudra
e cofi
Vdekja

Hajt ta pafsha hajrin
Ujë i Madh
vjen
e harron cdo gjë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:13

KULLA

I
Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes
baba im ka ngritur një kulle.
Në majë të botës e ka ngritur,
deri në tokë e kanë rrenuar zoterat.
Motra ime, vëllai im kmban janë bërë,
baba im atëherë perëndi ka sharë.
Gurin e rënde në themel e ka vënë
në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar.
Sa më lart kullën e ka ngritur
10 aq më të fortë veten e ka ndier.

II

Një ditë baba im është mbyllur
në qiell i dashuruar, në tokë i harruar.
E kanë dalë helenët e romakët,
e kanë kaluar mbretërit e sulltanët,
e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët,
e baba im s'ka besuar në fuqinë e gjakut,
në kaltrinë e fjalës mitare.

III

Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë,
do njerëz kanë ardhur në të hardhë
pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh.
Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur
nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë.
Gur e m'gur atje janë ngjitur,
në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë.
E baba im atëherë gurin e rënde
në themel ka vënë, gurin e përrallave,
Në takim me zotin e djallin kanë dalë
ai këmbësor kohësh të serta.
E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:13

Kur u zgjuam


Kur u zgjuam
ishim vishkull
fshiheshim nga vetvetja

Ujerat na i k'in bartur edhe endrrat
dhe leshuar na i k'in qente
dhe rrezuar na i k'in gardhiqet

Deri ne Maje te Majes kundermonte bar minjsh

Kur u zgjuam
ploje i kishte bere vathet
Ujk i Cale

E fluturimin e zogut
e buzeqeshjen e femijes
e fytyren e nenes i kishim relikte

Tani shikojme Qiellin e Verdhe kah hapet
dhe bartim ne shpine Malin e Ulurimave
derisa te na harrojne te vdekurit
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:14

Bukuria

Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
"Mos - fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
"Mos! - përsëri m'u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m'u bë.
"I lumi ti!" - dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s'pashë as ndjeva.

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:14

Unë Biri Yt

Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:14

Hija e Tokës

Ara e misrit është kallur

(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)

dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi.
gjithë natën e lume kallur janë

me sytë e mi të përgjakur
Ara e misrit është herrur
Plepi ka rënë
Dhe zogu im i mbramë.

Unë kam kafshuar etjen
Deri sa vdekja pikon

- O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?

Medet, na i dogj krejt
Fushat e bukës
Dhe livadhet tona
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:15

Rënkimi

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:15

Metafora e Jetës Sime

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fiala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 5:15

Dritarja e hapur

E pastaj

Asgje nuk ka levizur
Aty Guri
qe nuk na le ta bejme Arberine

Pak me tutje
Uji i Madh
Dhe Syri i Gastarte qe vezullon

E ne fund

E ne fund te fundit
Varka e Noit
Por nuk e shohim Bregun
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRiMJA Empty Re: ALI PODRiMJA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi